div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-312 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vendos Surpremja: Kjo komunë në rinumërim

Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar ankesën e kandidatit të AAK-së për asamblist në Komunën e Istogut, Avni Gashi, dhe e ka kthyer çështjen në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave në rivendosje.

Supremja ka vlerësuar se rinumërimi i votave në vendvotimet e identifikuara në ankesë është i domosdoshëm për të vërtetuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve dhe për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

“Në rivendosje, PZAP, udhëzohet që të shqyrtoj edhe njëherë udhëzimet e dhëna nga kjo gjykatë, pretendimet ankimore të ankuesit, provat e deponuara dhe të procedojë tutje në hetimin e këtyre pretendimeve përkatëse që të sigurojë që mos të cenohet integriteti i procesit zgjedhor dhe secila votë të shkojë në destinimin e synuar dhe mos të ketë devijim të vullnetit të qytetarëve. Nga theksimet si më lartë dhe në bazë të nenit 118 paragrafi 4, të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendimi”, thuhet në vendimin e Supremes.

Gashi kishte kërkuar të rinumërohen votat në vendvotimet në shkollën fillore “Hysni Zajmi, 0606/03, 0606/04 dhe 0606/05, si dhe në shkollën “Trepça” në Banjë të Pejës, 0602/02, 0602/03, 0602/05, 0602/06, 0602/07, si dhe të rishikohen votat me postë në komunën e Istogut.

PZAP e kishte refuzuar këtë ankesë, por Supremja ka kthyer rastin në rivendosje.

Gashi ka marrë 194 vota në zgjedhjet për asamble dhe ishte i katërti nga më të votuarit nga radhët e AAK-së. AAK-ja i ka fituar dy ulëse.

Musliu për Osmanin: Sot e nxorre sheshit se je këmbë e kokë nën urdhrat e Dejonës

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar vendimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani që zgjedhjet të mbahen me datën 28 dhjetor, duke i përmbushur kërkesën VV-së dhe Guxo-së.

Musliu në postimin e saj tha se Vjosa Osmani po vepron nën urdhëratë e zyrtares ë VV-së, Dejona Mihali, transmeton lajmi.net.

“Vazhdimisht kemi pasur të drejtë. Sot përfundimisht e nxore sheshit që je këmbë e kokë nën urdhërat e Dejones. Presidente e Dejones.”, shkroi Musliu në postimin e saj në Facebook.

Latifi kritik pas caktimit të datës së zgjedhjeve: Bota feston, ne numërojmë vota, dëshmi se kemi dalë nga binarët
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar ndaj vendimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila ka caktuar datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve.

Latifi u shpreh se, në një kohë kur e gjithë bota normale shkon në pushim për festat e fundvitit, Kosova do të shkojë në zgjedhje. Ai shtoi se nata e ndërrimit të motmoteve mund të na gjejë duke numëruar votat dhe, sipas tij, madje edhe duke manipuluar rezultatet.

“Kur e gjithë bota normale dhe e civilizuar shkon në pushim për festat e fundvitit, ne do të shkojmë në zgjedhje, dhe nata e ndërrimit të motmoteve do të na gjejë duke numëruar vota dhe, sipas mundësive, edhe duke manipuluar rezultate,” ka shkruar Latifi.

Ai theksoi se ky zhvillim është një tjetër shenjë se vendi ka dalë jashtë binarëve të normalitetit.

“Kjo është edhe një shenjë tjetër që tregon se kemi dalë jashtë binarëve të normalitetit, dhe derisa ta thyejmë kokën fort diku, nuk kemi për ta marrë vesh këtë”, shtoi ai.

 

Egli Tako në lidhje të fshehtë me biznesmenin e njohur? (Foto)

Ka disa kohë që në rrjet po “vlon” lajmi se Egli Tako ka nisur një lidhej dashurie.

Dyshja tashmë ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Madje ka postime edhe nga vendet e njëjta duke i hedhur më shumë zjarrit benzinë.

Mashkulli për të cilën po përfolet është biznesmeni i njohur, Endri Topalli.

Deri më tani nuk dihet sesi qëndron e vërteta dhe nuk ka pasur reagim nga moderatorja.

Ankesa e PDK-së për rivotim në Mitrovicë, Surpremja merr vendimin

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për rivotim në Mitrovicë të Jugut.

PDK u ankua ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 14.11.2025, përmes së cilit u refuzua si e pabazuar ankesa me të cilën kjo parti kërkonte rivotim dhe pretendonte se kishte “tren bullgar” të vjedhjes së votave në Mitrovicë të Jugut.

 

 

“Pasi PZAP kishte refuzuar ankesën e PDK-së, kjo e fundit, ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme, duke kërkuar të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që brenda afatit të caktuar ligjor të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse. Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes,  e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së”, thuhet në vendim.

Tutje thuhet se nuk ka prova që tregon se ka pasur shkelje që mund të cenojnë procesin zgjedhor.

 

 

“Gjykata Supreme konstaton se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar, andaj, vlerësoi se dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për gjykatën që të krijohet bindja se në rastin konkret duhet të urdhërohet rivotimi”, sqaron tutje Gjykata Supreme.

Trafiku Urban ngreh alarmin: Rrezikohet pezullimi i transportit publik

“Trafiku Urban” njofton se ofrimi i shërbimit të transportit publik rrezikon të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme, për shkak të pamundësisë financiare të shkaktuar nga bllokimi i mjeteve buxhetore.

Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se kjo situatë ka ardhur si rezultat i moslëshimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, çka ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes.

“Si rrjedhojë, “Trafiku Urban” po përballet me vështirësi të theksuara financiare, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar ofrimin e shërbimit për qytetarët”.

“Pavarësisht bilancit pozitiv dhe performancës së qëndrueshme të ndërmarrjes, vonesat në pagesa që nga muaji korrik kanë prekur furnitorët, partnerët bashkëpunues dhe proceset e brendshme teknike, duke krijuar rrethana që e bëjnë të pamundur operimin e rregullt. “Trafiku Urban” mbetet i përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe apelon për zgjidhje të menjëherëshme të bllokimit financiar, në mënyrë që të shmanget ndërprerja e qarkullimit për rreth 60 mijë qytetarë që përdorin transportin çdo ditë”.

Caktimi i zgjedhjeve me 28 dhjetor, reagon Kurti

Kreu i LVV-së, Albin Kurti,ka reaguar pas vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e 28 dhjetorit si datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kurti ka thënë se kjo datë është më e përshtatshmja për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik. Andaj, ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presim”, tha ai.

Zgjedhjet më 28 dhjetor, reagojnë nga PDK-ja
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se vendimi i Presidentes në caktimin e zgjedhjeve më 28 dhjetor është i njëanshëm, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka thënë se kjo datë “mbetet një mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe te vullneti i shumicës”.

Reagimi:

Data e zgjedhjeve u përcaktua 28 Dhjetor. Le ta shndërrojmë këtë ditë në momentin e rikthimit të përgjegjësisë, maturisë dhe vizionit politik që i duhet Republikës sonë.

Edhe pse vendim i njëanshëm i Presidentes, kjo datë mbetet një mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe te vullneti i shumicës.

Vendimmarrja nuk mund të jetë e plotë pa zërin e popullit, prandaj 28 Dhjetori është dita jonë.

Diasporën tonë e mirëpresim me zemër të hapur.

Vota juaj nuk është vetëm numër është forcë, është përgjegjësi dhe është pjesë e pandashme e rrugës sonë politike.
Bashkë për Kosovën!

Dhunë në Big Brother, pritet zarfi i zi

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku një prekje fizike mes dy banorëve ka shkaktuar tension të menjëhershëm.

Londrimi është ai që, gjatë një momenti loje apo shakaje, ka prekur Klodianin duke e kapur për flokësh. Reagimi i Klodianit ka qenë i menjëhershëm, teksa ai u ngrit në këmbë dhe me ton serioz e pyeti: “Kujt po ia kap ti flokët ashtu?”

Atmosfera në shtëpi u rëndua brenda pak çastesh, duke e kthyer momentin në një situatë të tensionuar. Klodiani më pas iu drejtua Vëllait të Madh duke thënë: “Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi floket…”, duke nënkuptuar se kjo nuk ishte hera e parë që ai ndihej i prekur fizikisht

Prekje të tilla fizike zakonisht konsiderohen shkelje të rënda në formatin e Big Brother, dhe rregulloret e programit parashohin penalitete të menjëhershme. Në raste të mëparshme, cenime të ngjashme kanë rezultuar madje edhe me eliminim direkt nga gara.

Tani mbetet të shihet se si do të reagojë Vëllai i Madh dhe çfarë mase disiplinore do të merret ndaj Londrimit, pasi publiku tashmë po pret një vendim zyrtar.