div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-33 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Murati jep lajmin e madh – 3 vendime të reja, përfitues të gjitha familjet

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar për masa të reja mbështetëse që do të zbatohen qysh në fillim të mandatit të ardhshëm të Qeverisë Kurti 3.

Përveç shtesës së njëhershme prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët, Murati bëri të ditur se do të ketë edhe mbështetje financiare për studentët, të punësuarit në sektorin privat, si dhe rikthim të masës për subvencionimin e qytetarëve që kursejnë energjinë elektrike.

Sipas tij, këto masa do të jenë pjesë e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila pritet të miratohet ndër pesë vendimet e para të Qeverisë Kurti 3, me synim lehtësimin e barrës ekonomike për qytetarët përballë rritjes së çmimeve.

“Nuk do të përsëritet asnjë veprim më”, zbutet në gjykatë militanti i Kurtit që kërcënoi Klan Kosovën

Valton Hasani, militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, i arrestuar për kanosje ndaj stafit të mediumit Klan Kosova, ka kërkuar falje në seancën dëgjimore të mbajtur ndaj tij.

Ai ka kërkuar po ashtu që të mos i caktohet masa e sigurisë me paraburgim, pasi është kryefamiljar

Mes tjerash, Hasani thotë se nuk do e përsërisë asnjëherë më këtë veprim.

“I pandehuri Valton Hasani në seancën dëgjimore të mbajtur, ka theksuar se “E mbështes deklarimin e avokatit, dua të shtoj se jam 24/7 i gatshëm për të u paraqitur në organet e rendit siç jam paraqitur për herë të parë në ora 16:30 pasi që jam kthyer nga Italia dhe po e pranoj sa kam sha e kam fyer, por kur e kam parë lajmin që më kanë quajtur sekser edhe në afekt kam sharë e kam fyer, mirëpo asnjëherë s’kam kërcënuar askënd. Kërkoj falje të dëmtuarit Adriatik Kelmendit dhe mediumin në të cilin ai punon, Klan Kosova, të cilët i kam bërë tag në statusin tim dhe nuk do të përsëritet asnjë veprim më. I propozoj gjykatës që të më lirojë se jam kryefamiljar dhe të mos më caktojë masën e paraburgimit dhe më punën time mbaj familjen dhe çdo herë që më thirrni jam i gatshëm të përgjigjem”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore mbi çështjen e caktimit të masës së sigurisë.

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për paraburgim me arsyetimin se është e pabazuar.

Ndërkohë, vet Hasani kishte njoftuar për lirimin e tij, dy ditë pas ndalimit të tij për 48 orë.

“Ju Pershendet Militaniti i Sapo Liruar e Kismet me 28 +50% Respekt e VVazhdojme..”, ka shkruar ai.

Hasani prej kohësh ka bërë postime të ndryshme në faqen e tij në Facebook, përmes të cilave ka ushtruar mashtrim dhe kërcënime.

Megjithatë, Valton Hasani, i cili në profilin e tij shfaqet si admirues dhe i fiksuar pas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka përdorur termin “Klan Serbia” në disa mesazhe që dukeshin të drejtuara ndaj udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilit i referohet si “babë”.

Mesazhet e Hasanit pasuan një lajm të publikuar nga Klan Kosova tre ditë më parë, ku televizioni raportoi për dallaveret në konkursin e “Ibër-Lepencit”, duke iu referuar si sekserë Dejona Mihalit dhe ministres në detyrë, Artane Rizvanolli.

Valton Hasani u arrestua për veprën penale të kanosjes më 20 dhjetor të këtij viti.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është arrestuar një person për një kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Kanosje’, në bazë të nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit ndodhet në fazën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete hetimore, në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vullnetit të Rusisë dhe Serbisë

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka deklaruar se nuk ka kontrolla të detajuara nga doganierët dhe policët në kufij dhe se qytetarët po kalojnë qetë për të marrë pjesë në protestën e sotme në Shkup kundër Speciales.

Ai ka falënderuar policët dhe doganierët shqiptarë për bashkëpunimin.

Derisa, Gucati ka shtuar se gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas tij vullnetit të Rusisë dhe Serbisë, duke shtuar se mendohet se ambasadat e tyre kanë ndikuar.

Ndërkohë, kryetari ka shprehur besimin se kjo do të jetë padrejtësia e fundit dhe se epoka e shqiptarëve do të mbyllet një herë e përgjithmonë.

Ai ka përmendur përkrahjen nga qytetarët shqiptarë të Shkupit dhe nga politikanë të Maqedonisë së Veriut.

“Nuk ka kontrolla të detajuara nga doganierët dhe policët në kufij, jem duke kaluar qetë, falënderoj policët shqiptarë dhe doganierët në kufij. Kufini është i hapur për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që vijnë protestë sot, unë dua me besua te shqiptarët se sot duhet të vijnë këtu në protest, besoj që do të jetë numër i konsiderueshëm. Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është vullnet i Rusisë dhe Serbisë, jam i bindur që ka bo ambasada serbe bashkë me ambasadën ruse. Besoj që do të jetë padrejtësia e fundit dhe epoka e shqiptarëve do të mbyllët një herë e përgjithmonë…..Përkrahje kam gjetur shumë prej shqiptarëve të Shkupit dhe prej politikanëve të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Gucati për Tëvë1.

Murati jep lajmin e mirë për subvencionimin e rrymës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se edhe gjatë këtij muaji mbi 90 mijë familje të cenueshme kanë përfituar subvencionimin e faturave të energjisë elektrike.

Sipas Muratit, programi i subvencionimit, i cili zbatohet tashmë çdo vit, mbulon periudhën 6-mujore të dimrit, nga tetori deri në mars. Subvencioni aplikohet çdo muaj drejtpërdrejt në faturën e energjisë dhe qytetarët mund ta shohin atë përmes llogarisë së tyre online tek furnizuesi i energjisë.

Po ashtu, ministri ka paralajmëruar se një nga pesë vendimet e para në mandatin pas 28 dhjetorit do të jetë rikthimi i masës për subvencionimin e faturave për familjet që kursejnë energjinë elektrike. Kjo masë, sipas tij, në të kaluarën ka mbështetur mbi 200 mijë familje në vend.

Qeveria, sipas Muratit, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qytetarëve dhe lehtësimin e barrës financiare gjatë muajve të dimrit.

Del sondazhi i ri me 20 mijë të anketuar, ky është rezultati i VV’së

Një analizë e gjerë online, e mbështetur në rreth 20 mijë respondente dhe në modele të avancuara statistikore, tregon se situata elektorale në Kosovë mbetet e ndërlikuar dhe me gjasa të larta për ngerç politik.

Sipas të dhënave të prezantuara, lëvizjet e votuesve nga 9 shkurti e deri më tani kanë qenë minimale, ndërsa vetëm 6% e qytetarëve deklarohen të pavendosur se kujt do t’ia japin votën.

Sipas këtij sondazhi online fituese e zgjedhjeve do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 40.8%.

Sqarim: Kjo matje është publikuar nga Bleron Baraliu.

Topi e goditi në gjoks teksa luante futboll, vdes 42-vjeçari

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, pasi është goditur nga topi në gjoks, teksa luante futboll.

Incidenti ndodhi në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë.

Policia tha se nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak, siç shkruan A2CNN.

E dhimbshme: Vdes më moshë të re farmacistja

Ka ndërruar jetë në moshë të re farmacistja Kaltrina Gashi. Kështu ka bërë të ditur Oda e Farmacistëve të Kosovës .

“𝐌𝐞 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥𝐞̈, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐤𝐨𝐥𝐞𝐠𝐞𝐬 𝐭𝐨𝐧ë 𝐊𝐚𝐥𝐭𝐫𝐢𝐧𝐚 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢. Në këto çaste të rënda, Oda e Farmacistëve të Kosovës, në emër të gjithë komunitetit të farmacistëve, shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjen Gashi, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohën Kaltrinen”, thuhet në njoftim.

LVV “fluturon” në sondazh – dyfish më shumë vota se PDK

Gazeta Sinjali ka realizuar një sondazh për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duke e pyetur opinionin publik: “Kush mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet më 28 dhjetor?”.

Sipas sondazhit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me një mbështetje prej 56% të votave, që përkthehet në 3,790 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta, me 25% të votave (1,705 vota), e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 15% të votave (1,017 vota).

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka një mbështetje shumë më të ulët, me vetëm 3% të votave (228 vota).

Këto rezultate mund të ndryshojnë deri në momentin e zgjedhjeve, por ky sondazh tregon tendencat e momentit.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, LVV doli e para në zgjedhje, pasuar nga PDK, LDK dhe koalicioni AAK-Nisma.

Ilir Shaqiri publikon këngën “Çlirimtarët”, dedikuar krerëve të luftës çlirimtare

Ilir Shaqiri vazhdon të sjellë në repertorin e tij këngë emocionuese dhe me tematikë nga lufta jonë çlirimtare.

Kënga e radhës “Çlirimtarët”, e cila ka zgjuar interesim të madh tek audienca e muzikës vendore, iu kushtohet ish-krerëve të luftës çlirimtare Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilat tash e pesë vjet po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Së bashku me Ilirin, tingujve të këngës “Çlirimtarët” i bashkohen edhe Korab e Alte Shaqiri.

Teksti dhe muzika e këngës është shkruar nga vetë Ilir Shaqiri, ndërsa orkestrimi nga Korab Shaqiri.