10.2 C
Pristina
E shtunë, 17 Maj, 2025
Home Blog Page 335

Arbana Osmani po rikthehet në ekran, me emisionin më të pëlqyer të shqiptarëve?

0

Arbana Osmani, një nga emrat më të njohur dhe më të përfolur në mediat shqiptare, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë.


Si një moderatore e suksesshme dhe e dashur nga audienca, ajo ka qenë subjekti i shumë diskutimeve rreth pjesëmarrjes së saj të mundshme në edicionin e ardhshëm të “Big Brother VIP Albania”.

Dilemat dhe spekulimet se a do të jetë Arbana pjesë e këtij sezoni të ri të “Big Brother VIP” kanë qenë temë e nxehtë në rrjetet sociale.

Fansat dhe ndjekësit e saj janë duke pritur me padurim një konfirmim zyrtar, ndërkohë që çdo postim i saj analizohet me kujdes për të zbuluar ndonjë shenjë apo sinjal të mundshëm.

Së fundmi, Arbana ka publikuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram, të cilat kanë ngjallur edhe më shumë kureshtje.

Në njërën prej fotove, ajo shfaqet me një unazë në formë të syrit, një simbol që shumë ndjekës e kanë lidhur menjëherë me logon ikonike të “Big Brother”.

Ky detaj i vogël nuk i ka shpëtuar vëmendjes së admiruesve të saj, të cilët kanë filluar të spekulojnë se kjo mund të jetë një mënyrë e sofistikuar e Arbanës për të nënkuptuar rikthimin e saj si moderatore e spektaklit.

 

 

Komentet dhe reagimet kanë vërshuar në profilin e saj, me shumë ndjekës që shprehin entuziazmin dhe shpresën se Arbana do të jetë sërish fytyra udhëheqëse e “Big Brother VIP Albania”. Ata argumentojnë se unaza në formë syri mund të jetë një sinjal indirekt, një lloj “tease” nga ana e moderatores për të mbajtur gjallë interesin dhe emocionin e publikut.

Megjithatë, deri në këtë moment, Arbana Osmani nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me rolin e saj në edicionin e ri të spektaklit. As producentët e “Big Brother VIP Albania” nuk kanë konfirmuar apo mohuar pjesëmarrjen e saj. Kjo heshtje vetëm sa ka shtuar më shumë misterin dhe pritshmëritë.

Kjo është foshnja shqiptare me emrin më të çuditshëm në botë, ka habitur edhe gjermanët

0

Kjo nuk është shaka.

Kjo foshnjë quhet Krefelda, ashtu sikurse qyteti Krefeld, ku ajo ka ardhur në jetë, më 16 mars, shkruan derwesten.de.

Ajo ka emrin më të çuditshëm në botë, ose, së paku në Gjermani!

Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, Krefeld.

Duke ia shtuar një -a, Krefelda e kanë pagëzuar prindërit refugjatë vajzën e tyre pasi që emri i qytetit është në gjininë mashkullore.

Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, pak ka rëndësi.

“Nuk është shaka: Kjo foshnjë quhet Krefelda, ashtu sikurse qyteti Krefeld, ku ajo ka ardhur në jetë, më 16 mars”, shkruan derwesten.de.

Prindërit e saj deshën që me çdo kusht ta pagëzojnë sipas emrit të qytetit, në të cilin janë pritur kaq përzemërsisht kur kishin ardhur nga Kosova.

Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld.

Në momentin e lindjes ka peshuar 4630 gramë dhe ka qenë e gjatë 53 centimetra.

Parashikimi i moti për sot

0

Sot në Kosovë pritet mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranësirat pritet të jenë të pakta, ndërsa temperatura parashihet të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror.

Temperaturat do të jenë mjaft të larta, deri në 35 apo 36 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territoreve tona.

Pasdite rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu.

Noizy sulmon sërish Mozzikun: Paguani hackerat se…

0

Para rreth një viti e gjysmë, Mozzik u bë reperi i parë shqiptar që arriti 2.1 milionë ndjekës në Instagram.

Kjo nuk i pëlqej reperit tjetër Noizyt, ku ky i fundit e akuzoj se kishte blerë followers.

Pasi menduam se kjo dramë ka marrë fund, Noizy e riktheu sërish ditën e sotme, shkruan IndeksOnline.

Në një stori në Instagram para pak minutash, Noziy ka shkruar: ‘’Paguni jepjani paret hackerat qe ju kan shtu folloëers se jau hoqen folloëersat o quna’’.

Ky është një diss i drejtpërdrejt për reperin nga Ferizaj, pasi Mozzik nga 2.1 milionë ndjekës sa kishte në Instagram, tani i ka humbur duke i rënë numri në 1.8 milionë.

Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit

0

Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si një voglush bën foto me Kurtin dhe ia lë një mesazh.

“Kryeministër ishte kënqësi, çele Urën e Ibrit…”, dëgjohet të thotë voglushi duke ia vënë gishtin në gjoks.

Ai po ashtu shihet shumë i lumtur që arriti ta bëjë një ‘selfie’ me Kurtin.

Kliko këtu për ta parë videon

Djali i Adem Jasharit, Luli i shtrirë në QKUK, Lladrovci: Nuk ta lë shej ty kjo

0

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, është shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë.

Lladrovci i uroi shërim të shpejt Jasharit, teksa tha se “nuk besoj që ta lë shej ty kjo”.

“Pas lajmit se ti u shtrove në Klinikën e Kardiologjisë, pres të jesh më i fortë. Lul, shërim të shpejtë. Nuk besoj që ta lë shej ty kjo. Të shkuara”, shkroi Lladrovci, transmeton Klankosova.

Shqipëria e Sylvinhos tregon si luhet futbolli, “Kuqezinjtë” e nisin me fitore sezonin e ri të UEFA Nations League

0

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me fitore sezonin e ri të UEFA Nations League, pasi mposhti 2:1 Ukrainën në Pragë.

Në pjesën e parë nuk pati gola, dy kombëtaret luajtën shumë kujdesshëm, por në të dytën u realizuan tri, shkruan Indeksonline

Fillimisht ishin “vendasit” që shënuan gol me anë të Konoplya në minutën e 49’të, nuk vonoi shumë, Shqipëria barazoi përmes Ardian Ismajlit, ndërsa në minutën e 66të golin e fitores e solli Jasir Asani.

Shqipëria tani shkon në kuotën e tri pikëve në pozitën e dytë. Kurse kundërshtari i ardhshëm do të jetë Gjeorgjia në “Air Albania”.

Goli i Ismajlit

Goli i Asanit

 

PAMJE: GOOOL, shënon Shqipëria

0

Shqipëria barazon rezultatin ndaj Ukrainës me gola shënues Ardian Ismajlin, në ndeshjën e vlefshme për UEFA National League.

Klikoni këtu për të shikuar momentin e golit

Heq syzet e diellit, ngrihet në këmbë- Pecit i shkoi huq përgatitja për ta përshëndetur Osmanin

0

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pati një moment të sikletshëm përgjatë përurimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.

Peci po përgatitej t’i fliste dikur shefes së tij, Vjosa Osmanit, duke larguar syzet e diellit. Megjithatë, Osmani vendosi ta injoronte atë bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla, me të cilët ishin në një parti.

Pas këtij veprimi, ministri Peci u pa duke u pëshpëritur në vesh me Gërvallën.

Prishja e raporteve mes Ministres së Jashtme dhe Presidentes së Kosovës mori vëmendje publike pasi u ‘disiratën’ përmes këngëve të Dafina Zeqirit.

Ndiqeni videon nga minuta 02:10-03:00, duke klikuar këtu

Organizatori i bllokadave në pikat kufitare kërcënon me radikalizim nëse s’ka “normalizim të situatës” deri më 1 tetor

0

Organizatori i bllokadave në pikat kufitare, Rasha Rojeviq ka kërcënuar me radikalizëm nëse s’ka “normalizim të situatës” deri më 1 tetor.

Rojeviq, ka thënë për Tanjug se nuk ka bllokadë në asnjë vendkalim, duke thënë se qarkullimi në Jarinjë gjatë gjithë kohës ka qenë normal, por thotë se qarkullimi i automjeteve me mallra me dokumente të Kosovës u ndalua.

Ai po ashtu ka thënë se u kanë dhënë afat Qeverisë së Kosovës deri më 1 tetor për të “normalizuar situatën,” në të kundërtën thotë se do të marrin masa më radikale.

Veçojmë se Kosova dje mbylli Merdarën e Bërnjakun për persona të maskuar në territorin serb ia bllokuan lëvizjen vetëm shqiptarëve, qofshin edhe ata të diasporës, ndërsa serbët i lanë të kalonin.

Disa persona që u prezantuan si organizata joqeveritare vendosën këto bllokada në anën serbe të kufirit me Kosovën si shenjë proteste për mbylljen e pesë objekteve të komunave paralele serbe në veri në fund të gushtit. Si kusht për heqjen e tyre ata kishin vënë heqjen e Policisë së Kosovës nga veri dhe marrjen në kontroll nga ana e KFOR’it.