7.3 C
Pristina
E shtunë, 17 Maj, 2025
Home Blog Page 338

Mbyllet për qarkullim pika kufitare në Bërnjak: Ekstremistë serbë të maskuar kthejnë me forcë një familje kosovare mbrapsht

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se një familje që po udhëtonte drejt Gjermanisë, është kthyer prapa me forcë, pasi ka kaluar përmes Bërnjakut.

Dhjetëra serbë janë mbledhur nga ora 18:00 për të barrikaduar kufijtë që janë me Republikën e Kosovës, në shenjë proteste për aksionin e javës së kaluar që çoi në mbylljen e pesë objekteve që funksionin ilegalisht si komuna paralele serbe, raporton Indeksonline.

Ministri Sveçla ka thënë se kjo gjë është duke ndodhur përpara syve të policisë së Serbisë, gjë që e bën edhe shtetin serb bashkëfajtor.

“Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne” shkroi Sveçla.

Ministri shtoi se deri në stabilizim dhe qarkullim normal, të papengueshëm e të sigurtë, pika kufitare në Bërnjak do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

Para pak çastesh, një familjes e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë.

Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne.

Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të papengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim.

Kiara Tito publikon momente intime me Luizin, shfaqen më të dashuruar se kurrë!

0

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, çiftin e njohur dhe të dashur nga publiku, po kalojnë një periudhë të veçantë në jetën e tyre si prindër.

Pas lindjes së fëmijës së tyre, ata po shijojnë çdo moment të kësaj faze të re në jetën e tyre, dhe kjo duket se është bërë një burim i madh gëzimi dhe dashurie për ta.

Së fundmi, Kiara dhe Luizi janë shfaqur në një moment të ëmbël dhe të ngrohtë, duke shijuar kohën e tyre së bashku në një natë festive.

Në një foto të postuar në rrjetet sociale, Luizi është parë duke puthur Kiarën në qafë, duke treguar një anë të re të dashurisë dhe afeksionit të tyre.

Ky moment i sinqertë dhe i ndjerë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe ka përforcuar imazhin e çiftit si një model i dashurisë së sinqertë dhe të thellë.

“Sot kemi festë”: Kurti s’ia prish qejfin vetes në “Hardh Fest”, s’i komenton bllokadat e kufijve

0

Kryeministri Albin Kurti i cili e ka vizituar festivalin e vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec, ka thënë se “sot kemi festë” kur është pyetur për bllokimin e pikave kufitare ndërmjet nga Serbia në drejtim të Kosovës.

Ai ka preferuar të flasë për verërat që i ka degustuar në panairin e këtij festivali.

Kurti e pranoi se ka provuar goxha shumë sonte dhe se e ka të vështirë ta zgjedhë më të mirën.

Sipas tij, verërat e Rahovecit janë cilësore dhe mund të krahasohen me ato franceze. Ai, tutje ka treguar edhe për ndihmën e Qeverisë për vreshtarët dhe verëtarët e Kosovës.

Ndryshe, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përditësimin e fluksit në pikate kufitare të Kosovës, ka treguar se cilat pika janë të bllokuara për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Në të dhënat e zakonshme të fluksit kufitar që Ministria e Punëve të Brendshme i përditëson kohë pas kohe, përditësimi i fundit tregon se pikat kufitare: Jarinje, Bërnjak, Merdare janë të bllokuara.

Gol në ndeshjën Kosovë-Rumani

0

Rumania ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.

Dennis Man heshti të pranishmët në ”Fadil Vokrri”, në minutën e 40-të.

 

Shahini: Në 2024 jemi më të varfër, më të vjedhur dhe më të izoluar

0

Në emisionin EURO n’T7 janë analizuar vendimet e fundit të qeverisë Kurti në rrafshin ekonomik, vendimet të cilat ekspertët i kanë vlerësuar si të pavrejtëshme.

Agim Shahini, kryetar i AKB ka thënë se këto vendime nuk pritet që të përmirësojnë jetesën e qytetarëve tanë apo t’ua lehtësojnë atë.

Sipas tij askush nuk ka pritur që në vitin 2024 të kemi këtë gjendje ekonomike ku në të gjitha raportet kredibile ndëkombëtare renditemi si vendi i dytë më i varfër në Evropë.

Kjo sipas Shahinit tregon për dështimet e kësaj qeverie në rrafshin ekonomik.

“Realisht ne sot jemi edhe të varfër edhe të vjedhur edhe të izoluar. Kjo nuk është aspak e mirë për askënd në Kosovës dhe askush nuk i gëzohet kësaj. Nuk ka pritur pothuajse askush që në vitin 2024 të ballafaqohemi me këtë situatë. Vazhdojmë të jemi të varfër dhe këtë e thonë raportet ndërkombëtare të statistikave, në të cilat thuhet se Kosova ka një varfëri ekstreme, jemi shteti më i varfër në Ballkan dhe i dyti në Evropë. Në anën tjetër cdo sukses i arritur në Kosovë i atribohet vetëm bizneseve. Neve si biznese na mungon dialogu me qeverinë e vendit, dialog ky i cili do të prodhonte rritje ekonomike, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ngritjes së pagave”, ka shtuar kreu i AKB-së, Agim Shahini.

Në anën tjetër kreu i AKB-së ka thënë se ne përvec se jemi të varfër jemi edhe te vjedhur sepse kemi raste të shumta të identfikimit të korrupsionit dhe kjo dukuri vazhdon të jetë kanceri më i madh i ekonomisë dhe shoqërisë tonë.

“Pikërisht për shkak se jemi të vjedhur jemi edhe të varfër dhe këto lidhen njëra me tjetrën. Poashtu duke qenë të izoluar dhe nënsanksione na rritet varfëria. Kosova pothaujse për dy vjet radhazi është nën sanksione ekonomike nga Bashkimi Evropian ku shumë projekte milionshe janë bllokuar. Janë tri projekte që për shkak të sanksioneve janë ndaluar dhe vlera e tyre është hic më pak se 405 milion euro”, ka pohuar tutje Shahini.

Nga këto 405 milionë, 87 prej tyre kanë qenë projekt për ngrohje qendrore në Prishtinë, 110 milionë për rritjen e kapaciteve për energji solare dhe 207 milionë euro tjera projekte infrastruktore.

Edhe Bardhi e fali sot xhumanë, ja kë takoi në Xhami! Publikon foto nga Xhamia!

0

Pos për hite, estrada jonë ka nisur promovimin e një trendi të ri, atë të praktikimit të ritualeve fetare.

Me të zëshëm në këtë sferë u treguan djemtë.

Shpesh herë yjet përfshirë Feron, Getinjon, Gold Ag e të tjerë, po publikojnë foto nga xhamitë.

E së fundmi listës iu shtuan edhe dy emra të tjerë – Bardhi dhe Ervin Gonxhi.

Ata u takuan sot në xhuma, dhe shkrepën bashkë një ‘selfie’ të cilën mund ta shihni më poshtë.

 

“Me hi borxh për me mbajtë punën”, polici jep dorëheqje në 25 vjetorin e Policisë

0

Policia e Kosovës ka mbushur sot 25-vjet që nga themelimi i saj në shtator të vitit 1999.

Pikërisht në këtë ditë, polici Bekim Ibishi, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si polic.

Ai tha se deri tek ky vendim erdhi si pasojë e kushteve, siç u shpreh ai “Me hi borxh për me mbajtë punën”.

Me këtë letër ju njoftoj për dorëheqjen time nga Policia e Kosovës. Kam pasur një nder të madh të jem pjesë e këtij institucioni që përfaqëson trashëgiminë kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por fatkeqësisht kushtet aktuale më kanë shtyrë të marr këtë vendim.

Policia e Kosovës po përballet me sfida serioze, ku pjesëtarët e saj detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për rrugën dhe ushqimin e përditshëm, apo qysh thotë populli “Më hi borxh me majtë punën e shtetit“, ka shkruar Ibishi.

Polici i dorëhequr tha se arsye ishte edhe mungesa e sigurimeve shëndetësore dhe kushtet e vështira të punës.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të përmirësoj kushtet e policëve.

Kjo situatë, bashkë me mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe kushtet e vështira të punës, e bën të pamundur për mua të vazhdoj më tutje. Jeta e një polici patrulle vlerësohet me një shtesë minimale për rrezikshmëri vetëm me 60 euro. Qeveria e Kosovës t’i lërë hajgaret me një anë dhe t’i përmirsojë kushtet për Policinê e Kosovës dhe qytetarët e saj“, njoftoj Ibishi.

Autobusit me udhëtar i ndalohet hyrja në Serbi, përmes pikës kufitare në Bërnjak

0

Një autobus me udhëtar është kthyer mbrapa në pikën kufitare në Bërnjak, i është ndaluar hyrja në Serbi.

Ekipi i Tëvë1, është duke qënduar në Bërnjak, ku në pamjet e dërguara shihet autobusi duke u kthyer mbrapa.

Ndryshe, situata në këtë pikë është e qetë dhe se qarkullimi i veturave është i pakët.

Edhe situata në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë është e qetë, pas paralajmërimit për bllokimin e pikave kufitare të cilat lidhin Serbinë me Kosovës, thirrje kjo e lëshuar nga e ashtuquajtura “Organizata për bllokada në Serb”.

Po ashtu situatë e qetë aktualisht është edhe në Merdarë.

Kujtojmë, se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në apelin e MPJD’së.

Tallet Zogaj: Mbështetja e vetme që i ka mbetur Kosovës është nga një komunë e Austrisë

0

Analisti Petrit Zogaj, ka thënë se pas katër viteve qeverisje të Kurtit 2, e vetmja mbështetja që i ka mbetur Kosovës është ajo nga një komunë e Austrisë.

Zogaj ka thënë se nuk ka qenë e lehtë me ardh deri këtu, ku ka shtuar se qeverise duhet me ia dhënë këtë kredit.
”Pas 4 viteve te qeverisjes Kurti 2, mbeshtetja e vetme qe i ka mbete Kosoves eshte ajo e nje komune te rendesishme te Austrise. Nuk ka qene edhe aq e lehte me ardhe deri ketu, dhe qeverise duhet me ia dhene kete kredit”, ka shkruar analisti Petrit Zogaj.

Ky është formacioni i Kosovës, befasi në sulm

0

Ndeshja Kosova – Rumania nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Formacioni i Kosovës përbëhet nga Fisnik Asllani i cili do të debutojë me fanellën e Kosovës dhe bashkë me Vedat Muriqin, do të jenë në krye të sulmit për ndeshjen kundër Rumanisë.

Ne mesfushë debuton edhe Elvis Rexhbeçaj që do të luajë në krah me Valon Berishën.

Selektori Franco Foda ka vendosur në krahun e djathtë Edon Zhegrovën, kurse Milot Rashicën në të majtin.

Mbrojtja përbëhet nga Leart Paqarada, Fidan Aliti, Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda.

Arijanet Muriq është në portë.