6.2 C
Pristina
E shtunë, 17 Maj, 2025
Home Blog Page 339

Moti gjatë javës shira të dendura vijnë në Ballkan, dhe në viset tona!

0

Masat e fuqishme ciklonike që po mbretërojnë në pjesë të Evropes, sidomos në Francë, pjesë të Iberisë dhe Afrikes veriore do të shtrijnë ndikimin e tyre intensiv në drejtim të Italisë, Ballkanit dhe pjesëve tjera të Kontinentit të Vjetër.

Temperatura shumë të larta po mbretërojnë në viset tona, por kjo pritet të ndryshojë gjatë javes së re.

Reshje të shumte atmosferike po ndodhin në Afriken veriore, Francë, Spanjë dhe Evropen qendrore.

Sistemet ciklonike po shtrihen drejt Ballkanit ku pritet të fillojnë reshje të fuqishme shiu që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina.

Këto reshje të hënë pritet të përfshijnë edhe Shqipërinë dhe pastaj edhe Republiken e Kosoves dhe Maqedoninë Veriore.

Afërdita lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat trupore në top formë

0

Ish-miss Kosova, Afërdita Paqarada është ndër figurat publike më të komentuara sa i përket rrjeteve sociale dhe jo vetëm.

Në moshën 50 vjeçare ajo vazhdon t’iu bëjë konkurrencë vajzave të reja me linjat e saj trupore.

E për tu dukur sa me mirë, Afërdita vazhdon të jetë aktive në palestër.

Se fundmi ajo ka publikuar një pamje nga palestra ku ekspozon linjat e saj trupore në top formë.

Vitet janë vetëm numra për ish-miss Kosova.

E la futbollin muaj më parë, Eros Grezda shkon në Mekë

0

Futbollisti i njohur, Eros Grezda aktualisht gjendet në Mekë.

Ai postoi fotografi nga ai me anë të së cilës bëri të ditur se e ka falur Xhumanë bashkë me imamin e njohur Ahmed Kalaja.

“Xhumaja në Mekë + bashkë me Ahmed Kalaja të shijon pafund”, ka shkruar Grezda.

Peci: VV dhe Guxo janë në koalicion, s’ndodhi formalisht për shkak të afateve kohore

0

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njëherit edhe bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me koalicionin parazgjedhor me Vetëvendosjen, duke thënë se ata janë pjesë e tij.

Peci u shpreh se ky koalicion nuk është bërë në formë formale, për shkak siç u shpreh ai, afatit kohor të përcaktuar nga KQZ-ja.

“GUXO do të jetë shumë i rëndësishëm në procesin e koalicionit të cilin tashmë e kemi arritur, që nuk është një koalicion formal, ashtu siç edhe ne e dëshironim, përmes përfshirjes së logos, megjithatë jemi bashkë, sikurse kemi qenë në zgjedhjet e kaluara”.

“Ne kemi thënë që afati kohor i përcaktuar nga KQZ-ja nuk na ka mundësuar që t’i rezaurojmë të gjitha aspektet statutare dhe ligjore, në këtë rast nuk po flasim as për Guxo dhe as për Alternativën, por po flasim për subjektin më të madh politik në vend Lëvizjen Vetëvendosjen, për shkak se ata pjesë të statutit dhe detyrimit të tyre e kanë që koalicionet parazgjedhore të iu nënshtrohen një referendumi, një anëtar, një votë”.

“Vetëvendosja i kishte diku mbi 60 mijë anëtarë të regjistruar dhe të evidentuar, e kjo nënkuptonte që procesi i organizimit të një referendumi të tillë do të merrte kohë, pavarësisht që ne jemi njoftuar edhe për vendimin që e ka pasur kryesia e subjektit politik, Vetëvendosje, në të cilin kanë parapëlqyer koalicionin ose vazhdimin e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje, Guxo-s dhe Alternativës”, është shprehur tutje Peci.

Ministri i jashtëm i Turqisë shkon për vizitë në BIK, Tërnava: E falendërova për ndihmën e popullit turk

0

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, i cili sot gjatë ditës qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë.

Fillimisht Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje ministrit në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas e falënderoi “atë dhe nëpërmes tij Qeverinë dhe popullin turk për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për vendin tonë, e posaçërisht për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës”.

Siç njofton BIK, Myftiu Tërnava më pas e njohu ministrin Fidan për bashkëpunimin e mirë që ka Bashkësia Islame me DIJANET-in turk, Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve, TIKA-n, dhe me organizatat e tjera.

Ai në veçanti përmendi “ndihmat dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë DIJANET-i, e si kurorëzim të këtyre veçoi ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë”, për të cilën Myftiu Tërnava shprehu “një falënderim të jashtëzakonshëm”.

Nga ana e tij, ministri Fidan, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe përgëzoi atë për arritjet në ngritjen e infrastrukturës së Bashkësisë Islame, ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame dhe kontributin në ndërtimin e kohezionit social, duke u shprehur se “jemi të përkushtuar të vazhdojmë të përkrahim Kosovën”.

Serbët bllokojnë rrugën në Merdarë, përdorin veturat si barrikada

0

Dhjetëra serbë janë mbledhur në pikat kufitare të Serbisë, për të bllokuar hyrje-daljet në Kosovë.

Protesta është paralajmëruar disa ditë më parë, e motivuar nga aksioni i para shtatë ditëve, ku Policia e Kosovës mbylli 5 objekte që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe.

Protesta e serbëve ishte ftuar të niste në ora 18:00, teksa deri më herët, edhe qarkullimi i veturave ishte i zakonshëm.

Ka pak çaste prej kur ka filluar grumbullimi i protestuesve, të cilët veturat e tyre të mbuluara më flamujt serbë i kanë shndërruar në barrikada pranë kufirit.

Më poshtë pamje:

May be an image of 3 people, car, van, ambulance and road
May be an image of 4 people, van, car and road
May be an image of 3 people, car and road

Keisi Medini provokon me foto duke prekur gjoksin

0

Modelja dhe influencerja Keisi Medini ka bërë një paraqitje tërheqëse dhe provokuese me postimin e fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet e veshur me një bikini ngjyre të gjelbër që i thekson perfekt format trupore.

Në këtë fotografi, Keisi ka zgjedhur një pozë që ka ngritur temperaturat dhe ka tërhequr shumë vëmendje, duke vendosur dorën mbi gjoksin e saj të vogël dhe të rafinuar.

Bikini i ngjyrës së gjelbër, i cili është një nuancë e ndritshme dhe freskuese, përshtatet në mënyrë të shkëlqyer me tonin e saj të lëkurës dhe ndihmon në krijimin e një pamjeje shumë tërheqëse dhe moderne.

 

Megjithatë, ajo që vërtetë ka provokuar dhe tërhequr vëmendjen është pozita e dorës mbi gjoksin e saj, e cila është përzgjedhur me shumë kujdes për të ofruar një efekt vizual intrigues dhe sensual.

Fotografia e publikuar nga Keisi Medini ka marrë një numër të madh komentesh dhe pëlqimesh nga ndjekësit e saj, të cilët kanë lavdëruar për guximin dhe stilin e saj të veçantë.

Komentet shpesh janë përqendruar në detajin e pozës dhe në mënyrën se si ajo ka arritur të krijojë një efekt të fortë vizual, pa e tepruar.

Keisi, e cila është e njohur për paraqitjet e saj provokuese dhe për stilin e saj të guximshëm, vazhdon të mbajë vëmendjen në rrjetet sociale me çdo postim të saj.

Me këtë paraqitje të fundit, ajo ka dëshmuar edhe një herë se di të bëjë një deklaratë mode dhe të mbajë interesin e ndjekësve të saj të lartë.

Komentet shpesh janë përqendruar në detajin e pozës dhe në mënyrën se si ajo ka arritur të krijojë një efekt të fortë vizual, pa e tepruar.

Keisi, e cila është e njohur për paraqitjet e saj provokuese dhe për stilin e saj të guximshëm, vazhdon të mbajë vëmendjen në rrjetet sociale me çdo postim të saj.

Me këtë paraqitje të fundit, ajo ka dëshmuar edhe një herë se di të bëjë një deklaratë mode dhe të mbajë interesin e ndjekësve të saj të lartë.

Bllokadat në veri nga serbët, kjo është situata nga pikat kufitare Kosovë-serbi

0

Serbët kanë paralajmëruar për bllokimin e pikave kufitare duke filluar sot nga ora 18:00. Megjithatë aktualisht situata është e qetë dhe automjetet po vazhdojnë të qarkullojnë.

Në pikën kufitare në Merdar, njëra ndër pikat që lidhë Kosovën me Serbinë situata është e qetë. Në këtë pikë ka shumë pak qarkullim të automjeteve, në hyrje dalje të kufitit. Ende nuk shihen protestues sipas paralajmërimeve të qytetarëe serbë për bllokim të pikave kufitare

Megjithatë, serbët të cilët kanë paralajmeruar bllokadën e kufirit nga ora 18;00, kanë thënë se nuk do të lelojnë hyrje-dalje me dokumente të Republikës së Kosovës

Nga ora 18:00 nuk shihen forca të policisë përpos një patrolle të KFOR-it dhe EULEX-it.

Si rrallë herë, Verona e Bucit publikon foto në bikine

0

Verona, e dashura e ish-banorit të BBVK, Buci, ka tërhequr vëmendjen me foton e saj të fundit nga pushimet, të cilën e ndau me ndjekësit në Instagram.

E veshur me bikini me print leopard dhe një këmishë të bardhë të gjatë, Verona ka treguar se mund të dukesh mahnitëse edhe pa ekspozuar tërësisht trupin.

Kombinimi i bikinit modern me këmishën e bardhë krijoi një pamje të rafinuar dhe elegante, duke e bërë Veronën të duket plot stil dhe vetëbesim.

Edhe pse nuk e zbuloi plotësisht trupin, pamja e saj mbeti mjaft atraktive dhe plot finesë, një zgjedhje që reflekton elegancën e saj natyrale.

Komentet në postim kanë qenë të shumta, me ndjekësit që e kanë përgëzuar për këtë pamje të kuruar me shije, duke vlerësuar balancën e saj mes modestisë dhe stilit tërheqës.

Verona dhe Buci, një çift i dashur për publikun, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes me momentet e tyre të veçanta që ndajnë me ndjekësit.

Ky postim i fundit ka sjellë një frymë të re të modës dhe stilit për pushimet, duke treguar edhe një herë se Verona di të duket gjithmonë elegante, pavarësisht zgjedhjeve të saj të thjeshta dhe të kuruara./InfoKosova/

Zelensky e falënderon Kosovën për ndihmën ndaj Ukrainën me flotë automjetesh

0

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në në mbledhjen e 24 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës ka prezantuar pakon e re të ndihmës për Ukrainën.

“Kjo mbledhje ishte e veçantë sepse prezentimi i pakos, e cila është e treta me radhë nga Republika e Kosovës, është bërë në prani të Presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i cili për herë të parë merr pjesë në këtë forum në Reimstein të Gjermanisë”, ka shkruar Maqedonci.

“Presidenti Volodymyr Zelenskyy, falënderoi Republikën e Kosovës dhe gjithë kontribuuesit tjerë që në vazhdimësi kanë mbështetur Ukrainën”, ka shkruar ai.

“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka dërguar dy pako të mëdha ndihmash, të përbëra nga pajisje, mjete të blinduara dhe municione. Përveç kësaj, së bashku me EUCOM, po trajnojmë qindra ukrainas në Kosovë për operacione të deminimit, të cilat janë të një rëndësie të madhe jo vetëm për tani por edhe për të ardhmen, dhe gjithashtu po vazhdojmë mbështetjen tonë për trajnimin e njësive ukrainase përkrah aleatëve tanë britanikë në kuadër të Operacionit Interflex”, ka shkruar ministri.

Sipas tij, këtë muaj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të dhurojë një flotë automjetesh që do ti dorëzohen Ukrainës. Ky akt mbështetjeje është një shenjë e pjesëmarrjes sonë aktive në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

“Ndihma e Kosovës për Ukrainën, ndonëse më e vogël krahasuar me disa nga donacionet tuaja, dëshmon vullnetin e popullit të Republikës së Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, ka shkruar ai.

“Duke qenë vetë viktima të agresionit, ne e dimë shumë mirë çmimin e lartë të lirisë. Prandaj mbështetja jonë ndaj jush do të jetë e palëkundur deri në fitoren përfundimtare të Ukrainës dhe popullit të saj”.