11.6 C
Pristina
E hënë, 12 Maj, 2025
Home Blog Page 357

Një ndër ikjet më Spektakolare nga Burgu i sigurisë së lartë

0

Ikja më spektakolare nga burgu ndonjëherë është ajo e vitit 1962, nga burgu i sigurisë më të lartë ndonjëherë – Alkatraz.

Modeli i ri kompjuterik tani sugjeron se nëse ata ikën gjatë mesnatës, ishin në gjendje që të arrijnë gjallë nga ishulli në breg.

Në të kundërtën, ka shumë gjasa të kenë vdekur në ujërat e ftohta të San Franciscos së SHBA-ve.

Shiko Videon:

Planeti që ka një shtresë nëntokësore prej diamantesh, 18 km të trashë

0

Një zbulim i jashtëzakonshëm i ka magjepsur shkencëtarët dhe entuziastët e hapësirës:

Mërkuri, planeti më i vogël dhe më afër Diellit në sistemin tonë diellor, mund të ketë një shtresë nëntokësore të përbërë nga diamante, me një trashësi prej mbi 18 kilometrash.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, kjo shtresë e diamanteve besohet se është formuar menjëherë pas një përplasjeje të dhunshme midis Mërkurit dhe një planeti tjetër, rreth 4.5 miliardë vite më parë.

Kjo përplasje e lashtë mund të ketë krijuar kushte ekstreme të temperaturës dhe presionit, të cilat janë ideale për formimin e diamanteve.

Diamantet e Mërkurit janë supozuar të jenë krijuar në një re gjigante me gaz dhe pluhur.

Në fazat e hershme të historisë së Mërkurit, planeti i ri ishte i mbuluar me një kore grafiti që notonte mbi një oqean të thellë magme.

Ky mjedis unik, sipas shkencëtarëve, ka qenë i përshtatshëm për transformimin e grafitit në diamante.

Një ekip kërkuesish ndërkombëtar ka simuluar këto kushte ekstreme duke përdorur një makineri që zakonisht përdoret për studimin e sjelljes së materialeve nën presion ekstrem dhe për prodhimin e diamanteve sintetikë.

“Është një shtypje e madhe, e cila na mundëson të nënshtrojmë mostra të vogla në të njëjtin presion të lartë dhe temperaturë të lartë që do të prisnim thellë brenda mantelit të Mërkurit, në kufirin midis mantelit dhe bërthamës,” tha Bernard Charlier, kreu i departamentit të gjeologjisë në Universitetin e Lièges në Belgjikë dhe bashkautor i studimit që raporton gjetjet.

Ky eksperiment i avancuar ka hedhur dritë mbi sekretet e fshehura nën sipërfaqen e Mërkurit, duke sugjeruar se diamanti mund të jetë shumë më i zakonshëm në këtë planet sesa mendohej më parë.

Studimi i këtyre diamanteve jo vetëm që na ofron një pasqyrë më të thellë në evolucionin dhe strukturën e brendshme të Mërkurit, por gjithashtu ndihmon në kuptimin e strukturës së brendshme dhe evolucionit të ekzoplaneteve të ngjashëm.

Ky zbulim hap një kapitull të ri në gjeologjinë planetare dhe mund të ketë implikime të gjera për kërkimet e ardhshme të hapësirës.

Studimet e mëtejshme mund të zbulojnë edhe më shumë përbërës të fshehur nën sipërfaqen e planeteve dhe mund të çojnë në zbulime të reja në lidhje me formimin dhe evolucionin e sistemit tonë diellor.

Nëse këto gjetje konfirmohen nga misionet e ardhshme në Mërkur, do të kemi një arsye më shumë për të eksploruar këtë planet intrigues dhe për të zbuluar thesaret e tij të fshehura.

Për shkencëtarët dhe eksploruesit e hapësirës, ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë dhe emocionues drejt zbulesës së sekreteve të fshehura të universit.

Shkencëtarët zbulojnë sheqerin që rrit flokët te tullacët

0

Në studimin që është publikuar në “Frontiers in Pharmacology”, është gjetur se sheqeri natyral i njohur si 2-deoxy-D-ribose (2dDR), mund ta nxisë rritjen e flokëve te tullacët.

Shkencëtarët nga Universiteti i Sheffieldit dhe Universitetit COMSATS në Pakisatan kanë zbuluar një komponim të sheqerit i cili mund të luajë rol në restaurimin e fijeve të flokut.

Ata gjetën se sheqeri natyral, i cili prodhohet natyrshëm nga organizmi, që quhet 2-deoxy-D-ribose (2dDR), mund ta nxisë rritjen e flokëve përmes formimit të enëve të reja të gjakut.

Ky proces vital i ushqen folikulat e flokëve, duke i mbështetur në prodhimin e flokëve të reja.

Sheqernat si riboza dhe dezoksiriboza, të cilat klasifikohen si monosakaride apo sheqerna të thjeshta që jetojnë në organizma, janë komponime esenciale të acidit nukleik. Riboza gjendet në acidin ribonukleik (ARN) kurse dezoksiriboza gjendet në acidin dezoksiribonukleik (ADN).

Përgjatë tetë vjetëve të fundit, ekipi i studiuesve janë fokusuar në përdorimin e sheqerit 2dDR për të stimuluar rritjen e enëve të gjakut për riparimin e plagëve. Papritur, ata vunë re një ndërveprim në mes të shërimit të plagëve dhe rritjes së flokëve.

Për të parë efektin e këtij sheqeri në humbjen e flokëve, shkencëtarët zhvilluan një model për minj, duke shkaktuar humbjen e flokëve të tyre përmes nxitjes së testosteronit.

Ata pastaj panë se një sasi e vogël nga ky sheqer natyral promovonte ri-rritjen e flokëve duke ngritur nivelin e rrjedhshmërisë së gjakut te folikulat e flokëve.

Ky zbulim mund të çojë në krijimin e kurës për tullacërinë, gjendje kjo që prek rreth 50% të burrave në botë.

Rezultatet preliminare

Rezultatet e studimit tregojnë se dezoksiriboza përshtatet me efektin e minoksidilit për stimulimin e rritjes së flokëve, duke prezantuar kështu një trajtim premtues për trajtimin e çështjes së humbjes së flokëve.

Minoksidili, në barnatore në SHBA gjendet vetëm në dy produkte, të cilat janë të aprovuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), në Rogaine dhe Theroxidil, ilaçe këto që kanë efekte anësore si ndjeshmëri ndaj dritës dhe irritim të lëkurës.

“Dezoksiriboza gjendet natyrshëm në organizëm, është jo e kushtueshme dhe stabile.

Ne kemi parë së mund jetë burim i zhvillimi të ndonjë gjeli për flokë. Kjo gjë e bën atë kandidat atraktiv për të eksploruar mundësitë për trajtimin e rënies së flokëve tek burrat”, ka thënë në konferencë për shtyp, profesori Muhammed Yar, nga Universiteti COMSATS.

Ndërsa Sheila MacNeil, nga Universiteti i Sheffieldit ka thënë se ani pse këto rezultate janë preliminare, janë mjaft premtuese.

“Kjo mund të ofrojë një tjetër qasje në trajtimin e tullacërisë, e cila mund të ndikojë për të mirë tek vetëbesimi i burrave dhe imazhi personal”, ka thënë MacNeil.

A e keni ditur më parë? Ja arsyeja pse e mbajmë orën në dorë të majtë

0

Le të hedhim një vështrim të shkurtër në historinë e orës.

Ora e parë e dorës u shfaq në shekullin e 19-të.

Konkretisht, ishte në vitin 1810, kur Mbretëresha Carolina Murat, një nga motrat e Napoleon Bonapartit, porositi për të një byzylyk në të cilin ishte montuar i gjithë mekanizmi i një ore.

Në shekullin e ardhshëm, orët e dorës u bënë të njohura në vende të ndryshme, duke u ofruar njerëzve një mënyrë praktike për të veshur një artikull në modë.

Gradualisht, pati zhvillime të rëndësishme në zhvillimin dhe funksionimin e orëve.

Për sa i përket arsyes se pse e mbajmë orën në dorën e majtë, është më e thjeshtë dhe më e dukshme nga sa mendojmë.

Nuk ndikohet nga rregulla apo etiketa, por qartësisht ka një qëllim praktik.

Në veçanti, është vërtetuar se ne e mbajmë orën në dorën që nuk e përdorim aq shumë.

Mendoni për këtë dhe praktikisht, kur shkruani në një fletore, do të duhet të mbani me vete orën e dorës sa herë që lëvizni, gjë që pa dyshim do të ishte e pakëndshme.

Kështu, ne jemi mësuar t’i shohim orët në dorën tonë “më të palëvizshme” dhe për këtë arsye është e çuditshme t’i shohim në anën e djathtë, edhe nëse dikush është mëngjarash.

A e dini pse themi “Alo” kur përgjigjemi në telefon?

0

Me siguri e keni pyetur veten se përse përgjigjemi gjithnjë me “Alo” kur flasim me dikë në telefon.

Në fakt, kjo fjalë është përdorur për herë të parë nga Thomas Edison.

Fjala “Alo” u përdor gabimisht nga Edison, në fund të shekullit XIX, pasi ai nuk kishte dëgjuar sinjalin që është dashur t’i vijë.

Por, sipas krijuesit të telefonit, Alexander Graham Bell është dashur që në thirrjet telefonike të përgjigjemi me “Ahoy!” e cila në thelb është një përshëndetje që është përdorur nga marinarët.

Kështu, fjala “Alo” e përdorur gabimisht nga Edison mbeti si një zakon për miliona njerëz.

9 fakte që s’i keni ditur për Albert Ajnshtajnin

0

Albert Ajnshtajn ka lindur në Ulm, Gjermani me 14 mars të vitit 1879.

Para se të shkojmë tek zbulimet e tij në fizikë dhe të kujtojmë gjenialitetin e tij, njihuni me faktet që nuk janë të njohura për masën e gjerë:

1. Si fëmijë, nuk ka pasur problem me matematikën.

2. Askush nuk e di çfarë i ka ndodhur vajzës së tij të parë.

3. Iu deshtën nëntë vite që të punësohej në akademi

4. Ai i ofroi gruas së tij çmimin Nobel si zgjidhje për divorc

5. Eklipsi diellor i ndihmoi Ajnshtajnit të bëhet me famë botërore

6. FBI e ka përgjuar me dekada

7. Ajnshtajni kërkoi rindërtimin e bombës atomike dhe më vonë u bë një ithtar i çarmatimit bërthamor.

8. Nga ai u kërkua që të bëhet president i Izraelit.

9. Truri i Ajnshtajnit u vodh pas vdekjes së tij.

Ushqimi që duhet t’i evitojnë personat me tension të lartë të gjakut

0

Ushqimi i parë që personat me hipertension duhet ta evitojnë është kripa. Duke ditur se kripërat ndikojnë në tension te lartë të gjakut, ato duhet evituar sa më shumë.

Kufizimi i përdorimit të ushqimit të kripur, bëhet duke analizuar përshkrimin e përmbajtjes tek ushqimet e paketuara, sepse ushqimet e tilla mund të përmbajnë sasi të madhe të kripërave apo sodiumit, shkruan EatingWell.

Konsumi i tepërt i sodiumit, mund të ngushtojë venat e gjakut dhe të rrisë tensionin e tij.

“Do të befasoheshit se sa shumë sodium përmbajnë ushqimet e paketuara”, ka thënë dietologia Maria Elena Fraga nga New Yorku.

Ajo i ka këshilluar njerëzit të përgatisin vet ushqimin në shtëpi, e ta bëjnë shpesh këtë, në mënyrë që të mos blejnë produkte të gatshme të paketuara.

Një shujtë e ushqimit të shpejtë mund të përmbajë rreth 1300 miligramë kripë, gati sa totali i asaj që lejohet të konsumohet gjatë tërë ditës.

Për njerëzit me tension të lartë, The American Heart Association, rekomandon të konsumohet jo më shumë se 1500 miligramë krip në ditë pasi konsumimi i 1000 mg në ditë mund ta përmirësojë tensionin e gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Për personat me hipertension është e rekomandueshme të konsumohen më shumë fruta dhe perime, sidomos ato që përmbajnë kalium.

Ushqimet e pasura me kalium janë thjerrëzat, kumbullat, bananet, fasulet, portokajtë, kivit, kungujt, karotat, patatet, bulmeti me pak yndyrë dhe kefiri.

Strategji të tjera për përmirësimin e tensionit të gjakut janë aktiviteti i rregullt fizik, moskonsumimi i duhanit, menaxhimi i stresit të tepërt, mbajtja e peshës normale trupore dhe gjumi i rregullt.

Cila pije ju lë pa gjumë?

0

Nëse dëshironi të keni gjumë të mirë, është e rëndësishme të shmangni një pije, përveç kafesë.

Shmangia e kafeinës është si opsion, por ekziston një pije tjetër që ju privon nga gjumi, që mund të mos e keni konsideruar deri tani, shkruan The Mirror.

Një birrë ose një verë mund të duket se ju bën të flini me shpejtësi, por mund të sabotojë edhe gjumin tuaj.

Ekspertët e gjumit të Bed Kingsom thonë se në krye të listës si shkaktarë të pagjumësisë janë pijet alkoolike dhe nikotina.

“Ndonëse alkooli mund t’ju bëjë të bini në gjumë më shpejt, konsumi i tij afër gjumit mund të shkaktojë gjumë të fragmentuar dhe mund të jetë shkaku i zgjimit të shpeshtë gjatë natës”, thanë ata.

“Studimet kanë zbuluar se pirja e alkoolit deri në katër orë para gjumit mund të ndikojë negativisht në vazhdimësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit, duke u zgjuar shpesh, dhe duke e pasur problem për ta rikthyer atë”.

“Thënë kështu, përpiquni të pini pijen tuaj të fundit rreth katër orë përpara se të shkoni në shtrat në mënyrë që trupi i juaj të ketë kohë për ta tretur”, deklaruan ata mes tjerash. /Shqip.com

Shenjat paralajmëruese të kolesterolit në gjak

0

Për të ruajtur shëndetin tuaj, është e rëndësishme të kuptoni dhe të monitoroni nivelet e kolesterolit në gjak.

Kolesteroli i lartë mund të kontribuojë në probleme të ndryshme shëndetësore, prandaj ja pesë shenja që mund të tregojnë se niveli i kolesterolit tuaj është i lartë:

Dhjami rreth barkut

Grumbullimi i yndyrës në zonën e barkut është një tregues i zakonshëm i niveleve të larta të kolesterolit. Ky lloj dhjami, i njohur ndryshe si dhjamë visceral, është i lidhur ngushtë me probleme të zemrës dhe të metabolizmit.

Dhimbja e gjoksit dhe probleme me frymëmarrjen

Kur pllakat e yndyrshme ndahen dhe grumbullohen në arteriet tuaja, ato mund të shkaktojnë dhimbje gjoksi dhe ndjesi të vështirësisë në frymëmarrje. Këto simptoma shpesh janë të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

Gungat e verdha në lëkurë

Këto gunga, të njohura si ksantoma, ndodhin kur depozitat yndyrore fillojnë të grumbullohen nën lëkurë dhe të krijojnë gunga të dukshme. Ato janë një shenjë vizuale e mundshme e niveleve të larta të kolesterolit dhe kërkojnë kontrolle të mëtejshme.

Mbipesha ose obeziteti

Personat që janë mbipeshë ose obezë kanë më shumë të ngjarë të kenë nivele të larta të kolesterolit të keq. Humbja e peshës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe gjithashtu të reduktojë rrezikun për sëmundje të tjera të lidhura me obezitetin, si diabeti.

Gjenetika

Faktorët gjenetikë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në nivelet e kolesterolit. Nëse keni një histori familjare të kolesterolit të lartë, është e mundur që kjo të ndikojë në nivelet tuaja. Megjithatë, për shumicën e njerëzve, testimi gjenetik nuk është i nevojshëm për të menaxhuar nivelet e kolesterolit, përveç rasteve të ekstremisht të larta.

Nëse përjetoni ndonjë nga këto shenja, është e rekomanduar të konsultoheni me një mjek dhe të bëni një kontroll të kolesterolit. Në rastin e niveleve të larta, trajtimi dhe menaxhimi i tyre janë të rëndësishme për të parandaluar komplikacione të mundshme dhe për të ruajtur shëndetin tuaj në mënyrë të përgjithshme.

Më i dëmshëm sheqeri apo kripa?

0

Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me mjaft probleme shëndetësore.

Gjithmonë na këshillohet të kemi kujdes me sasinë e kripës, por shija e ëmbël e sheqerit na mashtron dhe ne thjesht nuk mundemi ta kufizojmë veten.

Kripa mund të lidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe tensionin e gjakut, por sheqeri veç efekteve të padëshirueshme në organizëm mund të rrisë efektet e dëmshme të kripës (sodiumit).

Sa më shumë sheqer të konsumojmë, aq më shumë energji shpenzojmë për të mbajtur gliceminë në nivele të ulëta. Pra, sa më shumë sheqer, aq më shumë lodhje për organizmin.

Bazuar në efektet negative të llojeve të ndryshme të sheqerit në trup, ata zbuluan se fruktoza është më e dëmshmja kur bëhet fjala për shëndetin tonë.

Fruktoza rrit në mënyrë të frikshme rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe presionin e lartë të gjakut (hipertension).

Frutat dhe perimet gjithashtu përmbajnë sheqer, veçanërisht fruktozë, por ekspertët amerikanë besojnë se sheqernat natyralë nuk janë shumë shqetësuese. Sheqeri i përpunuar është ai që rrit nivelet tuaja të insulinës, të cilat mund të çojnë në aktivizimin e sistemit nervor simpatik, i cili më pas përshpejton ritmin e zemrës, ngre presionin e gjakut dhe ngushton enët e gjakut.

Sipas mjekëve njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë.

Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet.