6.2 C
Pristina
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Home Blog Page 359

Këta janë ish-ministrat që i’u ngritën aktakuzë nga Specialja

0

Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi janë dy ish-zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka njoftuar sot se u është ngritur aktakuzë për korrupsion.

Të dy, Shala dhe Krasniqi kanë qenë ish-Ministra të Tregtisë dhe Industrisë, i pari në kohën e Qeverisjes së Ramush Haradinajt, e i dyti në qeverisjen e Avdullah Hotit. Dy ish-ministrat e akuzuar për korrupsion kishin marrë pozitat si anëtarë të NISMA-s së Fatmir Limajt, partia e cila ishte pjesë e të dy qeverive.

Njoftimin për ngritjen e aktakuzës e dha sot Prokuroria Speciale e Kosovës e cila bëri të ditur se të dy ish-ministrat akuzohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Prokuroria ka propozuar që krahas dënimit kryesor, Shalës dhe Krasniqit t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Të dy anëtarët e NISMA’s, Shala dhe Krasniqi edhe më parë kanë qenë të akuzuar dhe dënuar për vepra të ndryshme penale gjatë kohës sa kanë qenë Ministra.

Kurti: Dogana ka mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra për shtatë mujorin e parë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vjetorin e 25-të të Doganës.

“Gushti i këtij viti përveç që shënon një periudhë 25 vjeçare të pazëvendësueshme për realitetin që gëzojmë sot, vë në pah një rekord historik të kësaj agjencie” ka shkruar Kurti.

Kryeministri deklaroi se për herë të parë që nga themelimi, Dogana ka mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra për shtatë mujorin e parë.

“Sot, sado që kjo arritje historike tingëllon e këndshme e na bën krenarë të gjithëve, rruga që na ka sjellë tek këto rekorde nuk ka qenë aspak e lehtë, përkundrazi ka qenë e mbushur me sfida. Dogana e Kosovës u themelua në vitin 1999. Afër nëntë vjet më vonë, pak kohë pas shpalljes së pavarësisë, më 19 shkurt 2008, pikat doganore 1 dhe 31 në Jarinje dhe Bërnjak, në veri të Republikës së Kosovës, u dogjën e shkatërruan nga grupe kriminale të mbështetura nga Serbia. Rimarrja e kontrollit të këtyre pikave dhe vendosja e ligjit në veri të Kosovës kanë qenë pikë kthese kritike” shtoi Kurti.

 

Kastrati: Kurti ka izoluar thellë Kosovën duke e rrezikuar seriozisht stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të vendit

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka akuzuar Qeverinë Kurti për izolim diplomatik dhe vendosje të Kosovës në një pozitë strategjike të pafavorshme.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka reaguar edhe ndaj marrëveshjes së Serbisë dhe Francës, ku përveç tjerash parashihet blerja e 12 aeroplanëve luftarak RAFALE në vlerë 2.8 miliardë euro.

Po ashtu ai shtoi se ndërsa Serbia po konsolidon agjendën e saj rajonale dhe ndërkombëtare, Kosova është në gjumë në rrafshin ndërkombëtar për shkak të mungesës së kapitalit diplomatik.

“Ku janë Kurti, Osmani e Gërvalla si bartës të politikave të jashtme këto ditë? Përderisa Kosova flen në rrafshin ndërkombëtar , sepse nuk posedon kapital diplomatik, Serbia po e shfrytëzon këtë vakum diplomatik të Kosovës për të konsoliduar agjendën e saj rajonale e ndërkombëtare përmes aktorëve të rëndësishëm ndërkombëtar.  Përderisa Albin Kurti vazhdon ta ekspozoj vendin ndaj rreziqeve komplekse e shumëdrejtimëshe, kriza diplomatike e Kosovës nuk është thjeshtë vetëm izolim ndërkombëtar.  Ky izolim paraqet edhe kërcënim ekzistencial për sigurinë dhe stabilitetin e saj afatgjatë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurti ka prodhuar një polarizim të paparë shoqëror dhe ka izoluar thellë Kosovën, duke e rrezikuar seriozisht stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të vendit,” tha Kastrati, duke shtuar se ky izolim paraqet një kërcënim ekzistencial për vendin.

Në fund ai deputeti i PDK-së bëri thirrje që të largohet Kurti nga qeveria.

Tahiri: Po i paguajmë shtrenjtë eksperimentet e qeverisë Kurti

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se duhet një strategji e qartë për të forcuar pozicionin tonë diplomatik dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme.

Tahiri ka thënë se anashkalimi i Kosovës, i shoqëruar me mesazhet nga vizitat e Presidentit Macron dhe Kryeministrit Scholz në Serbi, është një sinjal i keq për ne.

“Anashkalimi i Kosovës, i shoqëruar me mesazhet nga vizitat e Presidentit Macron dhe Kryeministrit Scholtz në Serbi, është një sinjal i keq për ne. Me sanksionet evropiane ende në fuqi, ne po paguajmë një kosto të lartë për eksperimentet politike dhe diplomatike të qeverisë aktuale. Mos harroni, përderisa Serbia po i thellon raportet e saj bilaterale me shumë shtete të BE-së, lidershipi ynë operon në një realitet virtual dhe pa vizion të forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Thellimi i tyre nuk ndodh pa pasoja dhe efekte negative kundër Kosovës. Ndërkohë, Kosova po portretizohet si një vend në krizë. Kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht”, ka thënë Tahiri.

Specialja ngre aktakuzë ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin special, kundër dy personave zyrtarë, V.K. dhe E.SH. ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK-ja ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

SBASHK kërkon nga Qeveria rritje të koeficientit të pagave për 30%

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka mbajtur një takim me kryetarët e Sindikatave Komunale të Arsimit Parauniversitar (SKAP) dhe kryetarin e Sindikatës së Universiteteve të Shkencës dhe Kulturës (SUSHK).

Gjatë këtij takimi, kryetari Rrahman Jasharaj informoi pjesëmarrësit për veprimet e ndërmarra nga SBASHK që nga mbledhja e fundit.

Pas diskutimeve, u arrit marrëveshja për formimin e një komisioni që do të hartojë Draft-Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës, e cila do të përfundohet brenda një jave dhe më pas do të dërgohet për diskutim publik tek anëtarësia për të hartuar draftin final që do të dorëzohet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Në takim u vendos gjithashtu që SBASHK-u të fillojë një iniciativë qytetare për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, duke mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime nga anëtarët dhe qytetarët e tjerë për t’i dorëzuar në Parlament për procedurat e duhura

Gjithashtu, SBASHK-u do t’i drejtohet MASHTI-t dhe Qeverisë për një rritje të vlerës së koeficientit të pagave prej së paku 30%, që do të fillonte së zbatuari me pagën e muajit shtator 2024.

“Nga takimi doli kërkesa që t’i drejtohet MASHTI-t dhe Qeverisë, për ngritje të vlerës së koeficientit të pagave prej së paku 30% me rishikim të buxhetit të vitit 2024 ose me vendim të Qeverisë, por kjo ngritje të filloj së zbatuari me pagën e muajit shtator 2024”, njofton SBASHK-u.

Pjesëmarrësit shprehën shqetësimin e tyre për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin e Pagave, veçanërisht për pagesën e përvojës së punës në 15 vitet e para, ku aktualisht paguhet vetëm 0.25%.

Ata kërkojnë që Qeveria të implementojë këtë vendim në mënyrë retroaktive që nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave.

Gjatë javës së ardhshme, do të mbahen kuvendet e sindikatave komunale dhe universiteteve për të diskutuar me anëtarësinë lidhur me këto çështje dhe për të marrë mendimin e tyre për veprimet e ardhshme sindikale në rast të mosrealizimit të kërkesave.

Këto takime do të zhvillohen para mbledhjes së Këshillit Drejtues të SBASHK-ut që do të mbahet në fund të shtatorit, ku do të vendoset për hapat e mëtejshëm sindikal.

Krasniqi kujton Triumf Rizën në përvjetorin e vdekjes: Nuk do të të harrojmë kurrë, shok i dashur

0

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 17-vjetorin e vdekjes së policit Triumf Riza, ka thënë se mungesa e tij është e përhershme dhe plagë që nuk shërohet.

Ndër të tjera, përmes një postimi në Facebook, Krasniqi për Rizën tha se ishte një forcë e natyrës me vullnet të hekurt, i vendosur për të bërë gjëra të mëdha në jetë.

“Triumfi i barti me krenari këto cilësi në karrierën e tij me Policinë e Kosovës, ku u bë një nga oficerët më të përkushtuar dhe më të aftë, duke luftuar pa u lodhur kundër krimit të organizuar. Por, më 30 gusht 2007, një ditë e paharruar përgjithmonë në kujtimet tona, Triumfi na u vodh në një akt frikacak dhe tinëzar, që shkatërroi jetë të shumta. Mungesa e tij është një plagë që nuk shërohet kurrë, veçanërisht për familjen e tij, e cila vazhdon të mbajë peshën e kësaj humbjeje. Drejtësia, fatkeqësisht, ende nuk ka sjellë përmbylljen që ne të gjithë e kërkojmë me insistim”, shkroi Krasniqi.

“Triumf, trashëgimia jote jeton përherë. Nuk do të të harrojmë kurrë, shok i dashur!”.

Ekzekutohen sot pagat në sektorin publik, Murati: Secili do të përfitojë 6.8 euro më shumë

0

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se pagat në sektorin publik sot ekzekutohen duke aplikuar shkallët e reja të tatimit në të ardhura personale, ku 250 eurot e para janë të liruara nga tatimi.

“Si rezultat i këtij ndryshimi, secili punonjës në Kosovë, nga ky muaj e tutje do të paguajë më pak tatim, e rrjedhimisht do të marrë pak më shumë pagë neto. Përfitimi mujor prej 6.8 euro apo vjetor prej 81.6 euro dikujt mund të mos i duket shumë, mirëpo nëse e shohim në tërësi, janë rreth 2.3 milionë euro në muaj apo rreth 27 milionë euro në vit, që nuk do të mblidhen si tatim nga shteti por do të mbesin në xhepat e qytetarëve”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ia shiti Serbisë 12 avionë luftarakë, Kurti: Franca vend mik e aleat, duam bashkëpunim të ngushtë

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot është pyetur lidhur me marrëveshjen e Serbisë me kompaninë e Francës për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë dhe kritikat që presidenti Emmanuel Macron i bëri ndaj Qeverisë së Kosovës për hapa të njëanshëm në veri të vendit.

Kurti nuk komentoi fort për këtë, por tha se Kosova do bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje ndërkombëtare, përfshirë edhe të Francës derisa shtoi se ka sundim ligji krahas paqes.

“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu natyrisht edhe Francën të cilën e konsiderojmë vend mik, aleat e partner shumë të rëndësishëm edhe në BE edhe në NATO”, ka thënë Kurti.

Zgjedhjet e 9 shkurtit, konfirmohet edhe një koalicion tjetër

0

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se deri në këto momente kanë pranuar deklarimin e katër koalicioneve ndërmjet partive politike të regjistruara.

Koalicioni i fundit sipas tij është paraqitur ai në mes Demokratska Stranka-s Boshnjakçve dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: KOALICIJA VAKAT.

Koalicionet e tjera janë si në vijim

Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT;
Aleana për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koaliconit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30; dhe
Nasha Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA.
Demokratska Stranka Boshnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: KOALICIJA VAKAT.