2.9 C
Pristina
E mërkurë, 14 Maj, 2025
Home Blog Page 360

Avdyli: Në orët vijuese zyrtarizohet koalicioni VV-Guxo- Alternativa

0

Anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar se orët vijuese do të zyrtarizohet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alternativën.

Avdyli tha se në zgjedhje do të shkojnë si kolaicion me dy partite e tjera që për katër vjet kanë bashkëqeverisur me vendin.

“Falë bashkëpunimit të mirë që kemi pasur në ekzekutiv dhe legjislativ si parti VV dhe Guxo e shohim të nevojshme që ky bashkëpunim duhet të vazhdojë dhe në këtë drejtim diskutimet kanë qenë dhe kanë vazhduar edhe sot dhe besoj do të arrihet të nje marrëveshjeje e tillë që do t’i përfshijë një bashkëpunim të ardhshëm për katër vitet e ardhshme të qeverisjes mendoj që partia Guxo i ka dhënë shumë këtij koalicioni edhe në Kuvend edhe në ekzekutiv dhe në këtë drejtim gjitha këto premisa na çojnë që ne ta vazhdojmë bashkëpunimin e ardhshëm në katër vitet e ardhshme dhe besoj se kjo do të arrihet përmes një koalicioni. Pritet në oret vijuese (zyrtarizimi i koalicionit) Kolaicioni deri në orën 16:00 besoj se do sqarohen të gjitha dhe besoj se ky koalicion do të regjistrohet dhe do vazhdojmë bashkëpunimin në katër vitet ardhshme per të vazhduar punët e mira…”, tha Avdyli për rtv21.

I pyetur nëse do të ketë ndonjë koalicion paszgjedhor me partitë e tjera Avdyli tha se koalicioni Vetëvendosje-Guxo-Alternativa nuk ka nevojë për parti të tjera.

“Besojmë se kaolcioni VV- Guxo dhe Alternativa nuk ka me pasë nevojë për parti tjera ky koalicion përbëhet për të kaluar rezultatin e 14 shurtit 2021, besoj do të kalohet rezultati 51%”, tha Avdyli për Rtv21.

Bajrami nxjerrë të dhënat nga Trusti, krahason Qeverinë Kurti me qeveritë tjera në bazë të rritjes së llogarive

0

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë një krahasim të Qeverisë Kurti me qeveritë tjera në bazë të rritjes së llogarive aktive në Trustin Pensional të Kosovës.

Në një grafikë që e ka shpërndarë në Facebook, shihet se në vitin 2023, numri i llogarive aktive në Trust është 442 mijë e 383.

“Nëse dojmë me krahasu qeverinë Kurti me qeveritë e kaluara në bazë të rritjes së llogarive aktive në Trustin Pensional të Kosovës, kjo është gjendja” – ka shkruar Bajrami.

Të shtëna me armë në një lokal nate, plagoset një person e gjashtë të lënduar

0

Një person është plagosur me armë zjarri dhe gjashtë të tjerë janë lënduar nga gjësende të forta, dhe xhamat e thyer të dritareve të një lokali ku ishin duke qëndruar.

E gjithë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në fshatin Topliqan të Suharekës.

Policia ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën ndërsa personat e tjerë po trajtohen në spital.

Prokurori ka urdhëruar policinë që rasti të hapet si vrasje në tentativë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja të armës të cilat dyshohet të jenë shkrepur nga një kallashnikov.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

‘Vrasje në tentativë’

Prizren, 30 gusht 2024

Me datën 30.08.2024 rreth orës 02:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri në një lokal nate në fshatin Topliqan,Komuna Suharekë.

Me ta pranuar informatën me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes të gjitha njesitët relevante.

Nga hetimet e para mësohet se në vendin e ngjarjes në parkingun e një lokalit hotelier janë gjetë dhjetë (10) gëzhoja që dyshohet të jenë shkrepur nga arma automatike AK-47.

Si pasoj e gjuejtjes me armë zjarri një person dyshohet se është goditur në këmbë, i cili është dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Prizeren, edhe gjashtë persona tjerë dyshohet të jenë lënduar nga gjësende të forta, dhe xhamat e thyer të dritareve të lokalit ku ishin duke qëndruar.
Sipas raportit të mjekut personat e sjellur kanë lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është bër bastisja e shtëpis dhe lokaleve përcjellëse të njërit nga të dyshimtit ku i njejti nuk është hasur në shtëpi dhe i njejti është në kërkim policor, gjatë bastisjes nuk është gjet diçka e dyshimt.

Rasti në bashkpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit dhe Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizeren vazhdon te hetoeht deri në arrestimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e rrethanave se si ka ardh deri te ky rast i rëndë.

Me vendim të prokurorit rasti cilësohet ‘’Vrasje në tentativë”.

Detaje ekskluzive nga plagosja e të miturit në Podujevë – Shoku 15-vjeçar plagosi shokun

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Obrançë në Podujevë, ku një person është qëlluar me armë zjarri. Viktima, një 16-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit thonë se edhe i dyshuari është i moshës së mitur, rreth 15 vjeç, i cili tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari ka deklaruar se aksidentalisht e ka plagosur shokun e tij dhe se nuk ka pasur për qëllim që ta plagosë.

“Doja ta frikësoja…” – ishin disa nga fjalët e të dyshuarit që i tha para policëve në vendin e ngjarjes.

Megjithatë, kjo pistë pritet të konfirmohet gjatë ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Lidhur me incidentin, janë kryer edhe bastisje, me ç’rast është konfiskuar arma e përdorur në rast dhe janë kryer ekzaminimet e tjera.

Prokurori ka urdhëruar inicimin e hetimit për zbardhjen në plotni të rastit.

E rëndë: Plagoset me armë zjarri një 16-vjeçar në Podujevë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Obrançë në Podujevë, ku një person është qëlluar me armë zjarri. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për një të mitur, të moshës 16 vjeçare, i cili është plagosur në nga një person tjetër.

Burimet e Sinjalit thonë se edhe i dyshuari është i moshës së mitur, i cili tashmë ka përfunduar në prangat e Policisë.

Bazuar në informacionet e para, rasti dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, por kjo pistë pritet të konfirmohet gjatë ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore.

Lidhur me incidentin, janë kryer edhe bastisje, me ç’rast është konfiskuar arma e përdorur në rast dhe janë kryer ekzaminimet e tjera.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit për zbardhjen në plotni të rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Aksidenti me fatalitet në Sllatinë, Policia jep detaje

0

Çifti Bekim dhe Shehide Tora humbën jetën mbrëmë në një aksident trafiku që ndodhu në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Sllatinë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin me fatalitet ku përveç çiftit të vdekur janë edhe dy femra tjera me lëndime që po trajtohen në QKUK.

Raporti i policisë:

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Nacionale Prishtine-Pejë ,Sllatinë 29.08.2024-18:50 . Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK  Prishtinë. Në vendin  e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori. Trupat e pajetë  me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Këta janë burrë e grua, që humbën jetën në vetaksidentin tragjik dje në Sllatinë

0

Mbrëmë një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Sllatinë, ku si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona, burrë dhe grua.

Të ndjerët ishin rreth moshës 60-vjeçare.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të behët sot në orën 16:30 në varrezat e Dragodanit, Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se në veturë ishin 5 persona, ku dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, përcjell IndeksOnline.

Syla kritikon Qeverinë: Macroni nënshkroi me Serbinë 12 avionë ushtarak, juve iu fajësoi për situatën në veri

0

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas zhvillimeve gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron në Serbi.

Ai ka cituar Macronin i cili fajësoi Qeverinë e Kosovës për gjendjen në veri, derisa u nënshkrua marrëveshja për shitjen e 12 avionëve luftarakë.

“CIA ju rrehi shuplaka. Evropa, Gjermania e Bideni sankcione. Macroni ja u rrasi. Tha fajin e kanë Qeveria e Kosovës për gjendjen në Veri, edhe ja nënshkrujti 12 aeroplana ushtarak Vucicit.” – ka thënë ai.

Tutje, Syla ka pyetur:

“Ku i keni tabllat e kerrit qitash, urat, kupaće diplomacinë e Ujmanit, benzinska pumpa diplomacinë edhe shkaterrimin e billbordave.

Po ku jeni o populli i Albin Kurtit. A po muj e bani hiq?

A doni me thirrë KFOR’in me ja shkymë zjermin maleve, kur ju vjen voja, kështu se spe ngoni?”

Publikohet sondazhi i fundit, kush po prin midis Harrisit dhe Trumpit?

0

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hyjnë në fazën e tyre të nxehtë dhe sondazhe të ndryshme po kryen nga media prestigjioze për të treguar trendin se ku do të shkojë vota e amerikanëve.

“Washington Post” në pyetësorin më të fundit drejtuar amerikanëve për këtë fushatë, nxjerr kandidaten demokrate Kamala Harris me dy pikë avantazh ndaj rivalit të saj Donald Trump.

Pozicioni i saj është përmirësuar gjithashtu në shtetet kyçe, ku Kamala kryeson në tre nga shtatë kryesorët, duke rritur epërsinë në Midwest dhe duke ngushtuar atë të Donald Trumpit në Arizona, Georgia, Nevada dhe Karolina e Veriut.

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë është përpara në Michigan (+1%), Pensilvani (+2%) dhe Wisconsin (+3%), ndërsa manjati kryeson në Karolinën e Veriut (+1%), Arizona (+ 15), Gjeorgjia (+3%) dhe Nevada (+2%)./abcnews.al

Macron: Jemi të shqetësuar nga lëvizjet e njëanshme të Kosovës

0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten gjatë një vizite në Beograd se lëvizjet “e njëanshme” dhe “shqetësuese” të Kosovës nuk japin sinjal të mirë dhe se Franca është e përkushtuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Macron e nisi një vizitë dyditore në Beograd të enjten, ku Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nënshkroi marrëveshje me Francën për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale.

I pyetur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Macron tha se kjo çështje “nuk do të zgjidhet pa kompromis nga të dyja palët dhe, në përputhje me rrethanat, nëse nuk ka guxim politik për të arritur një zgjidhje”.

“Së bashku me partnerët tanë evropianë, kemi thënë se sa të shqetësuar jemi për hapat e fundit të njëanshëm të Kosovës që nuk dërgojnë sinjal të mirë”, ka thënë Macron, me gjasë duke iu referuar vendimeve të muajve të fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në veri të vendit dhe synimeve të saj për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ai theksoi se Franca dëshiron që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Jini të sigurt se Franca do të vazhdojë t’i ndjekë me vëmendje të veçantë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë dhe, në këtë kontekst, jemi veçanërisht të përkushtuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur në të kaluarën marrëveshje për themelimin e tij, për të janë hartuar drafte e propozime prej palëve të ndryshme, por Asociacioni nuk është formuar kurrë.