div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-389 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pozhari i ashpër: Nuk ka krizë me SHBA-në, opozita po mashtron opinionin publik

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar në mbrojtje të Qeverisë Kurti, pas lajmit për pezullimin e përkohshëm të Dialogut Strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për krizë në marrëdhënie, por për një keqinformim të qëllimshëm, shkruan Gazeta Imazhi.

Pozhari thekson se ky proces ishte iniciuar për herë të parë gjatë Qeverisë Kurti 2, ndërsa asnjë qeveri e mëparshme nuk e kishte sjellë këtë temë në tavolinë.

“Pezullimi i përkohshëm i Dialogut Strategjik nuk do të thotë shkëputje e raporteve me SHBA-në. Lajmi i sotëm nuk flet për krizë, por për pezullim të një procesi specifik. Marrëdhëniet nuk maten me lajme bombastike, por me vepra”, ka shkruar ai.

Pozhari ka përmendur disa prej investimeve dhe marrëveshjeve të arritura me SHBA-të gjatë qeverisë Kurti:

  • 40 dronë ushtarakë RQ-20 Puma
  • 50 autoblinda të reja
  • Marrëveshje për helikopterët Black Hawk
  • Pagesa për 246 raketa Javelin

Sipas tij, këto janë dëshmi të qarta se partneriteti me SHBA-në jo vetëm që nuk është ftohur, por po thellohet edhe më tej.

“Opozita po përpiqet t’i shtrembërojë këto fakte për përfitime politike, por realiteti nuk manipulohet me deklarata boshe. Aq më tepër, mllefi ndaj Kurtit nuk është koncept, është vetëm një përpjekje e dështuar për t’ia rrëmbyer pushtetin në emër të ‘pro-perëndimores’, ngaqë e kanë të pamundur t’i fitojnë zgjedhjet”, ka shtuar Pozhari.

Ndëshkimi i ShBA-së, Deliu-Kodra: Dështimi më i madh i Qeverisë Kurti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas vendimit të ambasadës amerikane në Kosovë për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik për Kosovën.

Përmes një postimi në facebook, Deliu-Kodra tha se sot Kosova humbi jo vetëm një proces strategjik me ShBA-në, por edhe besimin e aleatit më të madh.

Sipas saj, këto janë pasojat e një pushteti të ndërtuar mbi populizëm, që lë qytetarët të paguajnë çmimin e gabimeve të politikës.

“Sot Kosova humbi jo vetëm një proces strategjik me SHBA-të, por edhe besimin e aleatit tonë më të madh. BE-ja na mbylli dyert me sanksione, e tash edhe Amerika po na kthen shpinën. Këto janë pasojat e një pushteti të ndërtuar mbi populizëm, që lë qytetarët të paguajnë çmimin e gabimeve të politikës. Për qytetarët që shpresonin në mbështetjen e partnerëve tanë, kjo është zhgënjyese. Dështimi më i madh i qeverisë Kurti. Pa fjalë!”, ka shkruar deputetja.

I vjen radha edhe Shqiprim Arifit t’i reagoj Kurtit: Mund të luash me Luginën, Maqedoninë e Veriut e Kosovën, por jo me SHBA-në

Ish-kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pasi SHBA ka vendosur të pezullojë dialogun strategjik me Kosovën. Arifi ka thënë se Kurti mund të luaj me Luginën e Preshevës, Maqedoninë e Veriut, me popullin e Kosovës, por jo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mund të luash me Luginën e Preshevës, me Maqedoninë e Veriut, madje edhe me vet Kosovën e popullin e saj, por JO me SHBA-të!

Propozim i shpejtë: Meqë qeveria i dha surprizë politike popullit dhe dialogu strategjik u shtye, tani mund ta shtoni në menynë e ditës edhe “Çorbën e Krizës”! “, ka shkruar Arifi.

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në Qendrën e Studentëve, kaq është çmimi

Qendra  e  Studentëve  e  Universitetit  të  Prishtinës (UP),  ka shpallë  konkursin  për pranimin e  studentëve për banim  në  konvikte dhe  për ushqim  në mensë, për vitin akademik 2025/2026. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 15.09.2025 deri më datën 20.09.2025.

Çmimi do të jetë 35  euro për muaj. 20 euro banimi dhe  15 euro ushqimi.

Qendra e Studentëve këtë vit  do të pranojë rreth 4000 studentë.  Qendra e Studentëve ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për studim.

Po ashtu, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.

Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.

Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Studentët  të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.netdhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Veteranët e UÇK-së reagojnë pas goditjes që mori Kosova nga Amerika: Kurti e Osmani janë fajtorë

OVL UÇK  ka reaguar me shqetësim të madh pas lajmit për pezullimin e dialogut strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.

“ Ky është një lajm i rëndë dhe një sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit tonë.Çdo krizë politike që dëmton marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara prek vetë themelet e shtetit tonë.”, kanë thënë në reagim.

“Për fat të keq, Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë treguar papërgjegjësi të jashtëzakonshme dhe dëmprurëse”, kanë shtuar në reagim.

Reagimi i plotë:

Ne shprehim mirënjohje të thellë për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve për Kosovën dhe theksojmë se kjo marrëdhënie është jetike dhe e pazëvendësueshme për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e vendit tonë.

Për fat të keq, Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë treguar papërgjegjësi të jashtëzakonshme dhe dëmprurëse. Me arrogancën e tyre politike, me retorikën e papërgjegjshme dhe me veprimet që shkelin mbi interesin strategjik të Kosovës, ata kanë rrënuar raportet me partnerin tonë kryesor. Sot Kosova po paguan çmimin e egoizmit të tyre, të cilët në vend që të jenë shërbyes të popullit, janë shndërruar në pengues të së ardhmes së shtetit.

Në këtë moment kritik, OVL UÇK apelon për unitet kombëtar dhe përgjegjësi shtetërore. Kosova nuk guxon të humbasë arritjet e saj historike dhe as të dëmtojë aleancën e saj jetike me SHBA-të. Luftëtarët e UÇK-së dikur ishin në front për lirinë e Kosovës, sot jemi ushtarë të përkushtuar të aleancës me Amerikën.

OVL UÇK do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Paralajmërohet protestë madhore kundër Kurtit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar në një deklaratë për “Front Online” pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara për suspendimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën si shkak i qasjes se kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Haliti e ka cilësuar këtë si lajmin më të keq për Kosovën, duke thënë se ky vendim dëmton drejtpërdrejt interesat e Kosovës.

 

“Lajm më të keq për Kosovën nuk ka e dëmton interesin e Kosovës. Të marrin qëndrim SHBA për ta ndalu dialogun pasi qeveria e Kosovës nuk po bashkëpunon me SHBA është diçka e pabesueshme për secilin qytetar kudo që jeton”, u shpreh Haliti.

Ish-deputeti Haliti ka kërkuar që qytetarët duhet ta mbushin sot sheshin për ta kundërshtuar qeverinë e Kurtit.

Ky është gabim shumë i rëndë për të cilin duhet të jap llogari Albin Kurti dhe ne me qenë aq patriot duhet me u mbush sot sheshi me protesta kundër qeverisë së Albin Kurtit”, ka thënë Haliti.

Behrami: Ditë zie për Kosovën

“Ditë zie për Kosovën!” – kështu e përshkroi me të drejtë deputeti i PDK-së, Artan Behrami, vendimin e rëndë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik me Kosovën.

Reagimi i tij vjen pasi Kosova sot mori një goditje nga aleati i saj kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për pezullimin për një kohë të pacaktuar të Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Reagon Qeveria e Kosovës: I mirëpresim kritikat nga SHBA, do të përpiqemi t’i përmirësojmë dhe korrigjojmë veprimet tona

Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë Kurti në detyrë ka dhënë reagimin e parë nga ekzekutivi pas goditjes së marrë sot nga ambasada amerikane.

Në reagim thuhet se Qeveria mirëpret kritikat dhe se kurdo që janë ato konkrete, përpiqen t’i përmisojnë dhe korrigjojnë.

“Qeveria jonë ka qenë e para që ka përmbushur mandatin e plotë që nga shpallja e pavarësisë. Kjo i ka kontribuar stabilitetit institucional dhe zhvillimit socio-ekonomik të vendit, përkundër gjitha sfidave globale që kemi përjetuar nga viti 2021 e tutje, përfshirë këtu pasojat e pandemisë, krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë.
Veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Stabiliteti që gëzojmë sot është rezultat i natyrshëm i sundimit të ligjit dhe rendit publik. Në Kosovë kurrë nuk ka pasur më shumë sundim ligji e luftim krimi e korrupsioni në gjithë territorin e Kosovës. Në të kaluarën, stabiliteti është synuar në kurriz të sundimit të ligjit dhe rendit publik, rrjedhimisht kemi pasur stabiliteti të rrejshëm. Kjo është dëshmuar më së miri në ngjarjet dhe protestat e dhunshme të majit të vitit 2023 në të cilat individë dhe grupe kriminale nuk kursyen as pjesëtarët e KFOR-it dhe të EULEX-it në sulmet e tyre. Ndërkaq sulmi terrorist dhe paramilitar në Banjskë në shtator të po atij vitit, me përfshirjen e drejtpërdrejt të shtetit të Serbisë, e ka shpërfaqë para të gjithë botës se kush dhe ku në fakt është burimi i destabilitetit në rajon. Shprehim bindjen tonë të thellë se Republika e Kosovës është partneri më serioz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitet, siguri dhe paqe në rajon.
Ne e kemi depolitizuar integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve tanë për integrim nuk ka munguar asnjëherë. Por ai shpesh ka qenë i sfiduar e i shtypur nga struktura ilegale e grupe kriminale. Ne jemi përballur me strukturat e Serbisë në Kosovë jo me serbët e Kosovës. Asnjëherë nuk i kemi barazuar qytetarët serb në Kosovë me strukturat ilegale e paralele të Serbisë në Kosovë. Përkundrazi, ne i kemi mbrojtur dhe i mbrojmë bashkëqytetarët tanë serb nga po këto struktura që për shumë gjatë janë përdorur si mekanizma dhe instrumente frikësimi, kërcënimi e kontrolli. Në të njëjtën kohë, duke i zëvendësuar ato me institucionet të Republikës së Kosovës jemi siguruar që nuk ka vakuum të shërbimeve. Gjithashtu jemi angazhuar për integrim të qëndrueshëm të serbëve në shoqërinë dhe institucionet tona, sidomos nëpërmjet punësimit dhe arsimit, siç është rasti me masën për punësim për banorët e katër komunave në veri të vendit dhe verifikimin e diplomave të Universitetit të Mitrovicës së veriut me qëllim lehtësimin e punësimit të bashkëqytetarëve nga radhët e komunitetit serb, krahas masave të tjera e të shumta sociale nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt pjesëtarët e këtij komuniteti.
Sa i përket kritikave publike të kryeministrit ndaj Gjykatës Kushtetuese, është qëndrimi i tij i hapur se me vendimet e saj, Gjykata Kushtetuese e ka cenuar karakterin demokratik të Republikës së pavarur, dhe se me joefikasitetin e saj në trajtimin e lëndëve është bërë bashkëpjesëmarrëse në agjendën e partive politike opozitare për të vonuar reformat themelore të paraparë në programin qeverisës. Rikujtojmë se aktualisht janë 18 ligje ende pa ndonjë vendim të Gjykatës Kushtetuese, të cilat janë në pritje të shqyrtimit të paktën qe 9 muaj, me theks te Ligji për Fondin Sovran që është pa përgjigje më shumë se 1 vit e 8 muaj.
Ne i jemi gjithmonë mirënjohjes për kontributin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe i falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe ndihmën ndaj shtetit të Kosovës dhe popullit tonë në aq shumë fusha. I mirëpresim edhe kritikat. Kurdo që janë konkrete përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona” thuhet në reagimin e Qeverisë.

Musliu-Shoshi: Kurti nuk është më problem politik, por rrezik kombëtar

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi SHBA-ja e ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se ky veprim i ShBA-së e demaskon Albin Kurtin.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkrua se Kurti nuk është më problem politik, por rrezik kombëtar.

“Kurti nuk është më problem politik ai është rrezik kombëtar! Deklarata e SHBA-së e demaskon plotësisht dështimin e Albin Kurtit. Ai e ka kthyer Kosovën në vend të pabesueshëm, të izoluar dhe të braktisur nga miqtë tanë më të mëdhenj. Sa më shpejt të largohet, aq më shpejt Kosova do të kthehet në rrugën e saj me SHBA-në dhe aleatët tanë strategjikë. Këtë aventurë të Albinit po e paguan populli i Kosovës!”, ka shkruar ajo.

“Shuplaka më e madhe për Kosovën nga Amerika”, reagimi i Xhavit Halitit

Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar para pak minutash pezullimin e pacaktuar për Dialogon e tyre Strategjik në Kosovë për shkak të veprimeve të kryeministrit Kurti.

E në lidhje me këtë ka reaguar anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti.

Haliti ka thënë se pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA është shuplaka më e rëndë që Kosova ka marrë nga partneri ynë historik.

Postimi i plotë:

Pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA është shuplaka më e rëndë që Kosova ka marrë nga partneri ynë historik.

Ky është mesazhi i qartë se udhëheqja aktuale ka dështuar dhe duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen ku e ka sjellë vendin.