div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-390 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
GUXO NUK GUXON Poroshtica tërhiqet papritmas nga gara për kryetar të Gjilanit

Kandidati i partisë “Guxo” për kryetar të Gjilanit, Ilir Poroshtica, është tërhequr nga gara për të parin e kryeqendrës së Anamoravës, siç ka thënë ai për “arsyeje personale”.

“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit. Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit”, shkroi në Facebook.

“Pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdoj të kontribuoj në shoqëri, siç kam bërë vazhdimisht”, shtoi arkitekti gjilanas.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.

“Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.1 për qind“

Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje 4.5 për qind në gusht 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0.5 për qind në muajin gusht.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritje të çmimeve në gusht më së shumti ka pësur energjia elektrike me 17.1 për qind.

Ngritje të çmimeve pati edhe për pushime të organizuara me 17.1 për qind, kafja, çaji dhe kakao me 16.7 për qind, pemët me 16.6 për qind, po ashtu edhe mishi me 12.4 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,5 % në muajin Gusht 2025 krahasuar me muajin Gusht 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: energjia elektrike (17,1%), pushime të organizuara (17,1%), kafja, çaji dhe kakao (16,7%), pemët (16,6%), mishi (12,4%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (10,7%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%), perimet (9,7%), vajrat dhe yndyrnat (8,6%), shërbimet hoteliere (8,2%), qumështi, djathi dhe vezët (8,2%), shërbimet ambulantore (7,3%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (6,3%), pijet alkoolike (6,2%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,7%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,3%), shërbimet financiare (5,2%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), kujdesi personal (4,6%), peshqit (4,1%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (3,9%), prodhimet ushqimore (3,6%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%), duhani (3,4%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (3,3%)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: biletat e fluturimeve 7,8%, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 4.1%, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal 3,2% me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK-it.

Kurse, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,5 % në muajin gusht 2025 krahasuar me muajin korrik 2025.

Sipas ASK-së, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve me 15.4%, qumështi, djathi dhe vezët 2,4%, perimet 1,2%, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (0,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,5 për qind në IHÇK-it.

Demhasaj: Vjosa Osmani, nuk e meriton as edhe një ditë me qenë presidente, jo më të rikandidohet!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur ditën e djeshme konferencë për media pas incidentit të ndodhur në shkollën ku shkojnë tashmë dy vajzat e saj.

Osmani ndër të tjera tha se pas ‘sulmeve’ nga disa gazetarë po e rimendon sërish kandidimin për Presidente.

“A do të rikandidojë, do të vendosi në ndërkohë. Sa po them të marrë një pushim, po çohen do gazetarë po më sulmojnë e po më bindin mos me u ndalë e me vazhdu”, tha dje Osmani raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me deklaratën e Osmanit ka folur për “Gazeta Blic”, Arton Demahasaj nga AAK-ja.

Demhasaj e cilësoi si absurde deklaratën e Osmanit duke thënë se puna e saj duhet t’a bindë për të rikandiduar dhe jo deklaratat e gazetarëve.

Ai potencoi se e njëjta me deklaratat e fundit nuk e ‘meriton as edhe një ditë me qenë Presidente jo më të rikandidohet’.

“E para meqë ti ke qenë thuajse gati pesë vite dhe tani po dimë se qenkan disa analista që po të bindin për me rikandidu edhe njëherë, kjo është absurde.Ajo çfarë ishte dashtë me bindë atë për me rikandidu do të ishte nëse ka bërë ndonjë punë të mirë për vendin por jo atë çka tonë analistat pro apo kundër.Nëse ajo ka bërë diçka për vendin e saj që është e prekshme atëherë kjo kishte mujt me qenë arsye për me u rikandidu por jo me u nxit prej gazetarëve apo prej analistëve.Aq më pak kur flasim për problemin e fundit, sidmos shkollat publike, krejt ato çfarë i ka thënë ajo informacionet e saj, se gazetarët që janë të involvuar me Radojiçiqin e gjana të tilla, tregues se ajo nuk e meriton as edhe një ditë me qenë ma Presidnete dhe jo më me u rikandidu edhe për një mandat” tha Demhasaj për “Gazeta Blic”

Igballe Huduti: Albin Kurtin e kam pas në burg, kam qëndruar në qelinë e Donikës

Teologja Igballe Huduti ka rrëfyer një përvojë personale të lidhur me figura politike në vend, gjatë paraqitjes së saj në programin e mëngjesit në Kanal10.

Gjatë diskutimit mbi rolin e shkollës, fesë dhe mediave në parandalimin e të rinjve nga përdorimi i narkotikëve, ajo tha:

“Albin Kurtin e kam pas në burg, Doniken, aty në burgun e Donikës në qelinë e Donikës kam ndejtë.”

Deklarata e Hudutit u bë pjesë e debatit se sa mund të kenë ndikim rrethanat e ndryshme sociale tek të rinjtë.

Ky është personi që u arrestua nën dyshimin për krime lufte kundër civilëve në Kosovë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, sot kanë arrestuar personin me inicialet R.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se R.D., është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi”.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës u zotuan për përkushtim në hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve të këtyre veprave penale.

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha bllokon foltoren

Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvend të Shqipërisë ka nisur me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas kërkesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për të mbajtur fjalën për procedurë.

Berisha bashkë me deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe të tjerë bllokuan foltoren e Kuvendit, nga ku Berisha vijonte të fliste më gjithë kërkesën e vazhdueshme të drejtuesit të seancës, Vasil Llajo, shkruan Euronews.al.

Mes debatesh u votua komisioni për verifikimin e mandateve ndërsa seanca e radhës u vendos për sot në orë 17:00.

Alketa Vejsiu zbulon veturën e saj luksoze (Foto)

Njëra ndër prezantueset më të mira shqiptare, Alketa Vejsiu kohën e fundit dukshëm ka shpeshtuar paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Këtë herë, Alketa ka zbuluar veturën e saj luksoze të tipit “Mercedes e- Class”, shkruan IndeksOnline.

Vlen të përmendim faktin se Vejsiu është njëra ndër prezantueset më të dashura për publikun shqiptar. /IndeksOnline/

 

 

Rriten sërish çmimet në Kosovë, këto produkte shënojnë rritje ‘enorme’

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare prej 4,5 për qind në gusht 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Ndërkaq sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni mujor, krahasuar me korrikun 2025, ishte 0,5 për qind.

Në raportin e ASK-së thuhet se rritja vjetore u ndikua kryesisht nga ngritja e çmimeve të energjisë elektrike (17,1%), pushimeve të organizuara (17,1%), kafesë, çajit dhe kakaos (16,7%), pemëve (16,6%) dhe mishit (12,4%).

Po ashtu, ndikim të konsiderueshëm kanë pasur edhe shërbimet për mirëmbajtjen e transportit personal (10,7%), shërbimet e tjera lidhur me transportin (10,4%), perimet (9,7%), vajrat dhe yndyrnat (8,6%), shërbimet hoteliere (8,2%) si dhe produktet e qumështit, djathit dhe vezët (8,2%).

Në anën tjetër, ulje e çmimeve është shënuar te biletat e fluturimeve (-7,8%), lëndët djegëse të ngurta si druri dhe pelet (-4,1%), si dhe karburantet dhe lubrifikantët për transportin personal (-3,2%). Këto zbritje patën një ndikim të përbashkët prej -0,4% në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit.

Në krahasim mujor pra gusht 2025 me korrik 2025, rritja prej 0,5% është shpjeguar kryesisht me shtrenjtimin e biletave të fluturimeve (15,4%), produkteve të qumështit, djathit dhe vezëve (2,4%), perimeve (1,2%) si dhe karburanteve për transportin personal (0,8%).

Forcat e Shqipërisë nisen drejt Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka nisur mëngjesin e së premtes me disa foto të ushtarëve shqiptarë në misionin e KFOR-it, teksa rrugën e kishin nisur për Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Vengu thotë se djemtë dhe vajzat e Shqipërisë që janë pjesë e KFOR-it, çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat në shërbim të paqes dhe sigurisë.

“Mirëmëngjes nga Kosova me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ai.

Ramiz Lladrovci, PDK-së: Ndalni joshjet dhe presionet, “Dada Razë” s’po ju bën punë, as thesi i premtimeve boshe

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që këtë herë i hyri garës zgjedhore për të mbetur në këtë pozitë pa logon e partisë ku shërbeu, PDK-së, sot ish-bashkëpartiakëve të tij iu bëri thirrje për “ndalje presionesh”.

Lladrovci tha se është për keqardhje “niveli ku kanë rënë “krerët” aktualë të partisë shtetformuese e shtetndërtuese”, ndërsa tha se “Dada Razë”, duke iu referuar kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, nuk po iu bën punë.

““Dada Razë” nuk po bën punë as thesi i premtimeve boshe nuk ju ndihmon. Jam i habitur disa nga miqtë e mi, me shokët që deri dje kishim një synim dhe një qëllim të përbashkët partiak e politik, të cilët nuk po zgjedhin mjete për ta frenuar ortekun e fitores “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”. Është për keqardhje niveli ku kanë rënë “krerët” aktualë të partisë shtetformuese e shtetndërtuese, të themeluar nga heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Kot i keni përpjekjet për ta bërë “Dadën Razë” faktor politik në Drenasin krenar, Drenasin e nderit, të sakrificës dhe përkushtimit atdhetar”.

Lladrovci tha se as “hapja e thesit të premtimeve boshe” nuk do t’iu kryjë punë në këtë garë zgjedhore.

“Ndalni joshjet, presionet dhe shantazhet ndaj qytetarëve dhe kandidatëve për Kuvendin e Drenasit, sepse edhe më poshtë po bini. Jeni lehtas të lexueshëm. “Dada Razë” nuk po ju bën punë, as hapja e thesit të premtimeve boshe nuk do t’ju ndihmojë. Qytetarët kampion, Lista e kandidatëve kampion, kanë shtëpinë e vet, numrin 101 “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”. Vazhdojmë +4!”, ka shkruar ai.