div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-397 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Burri vret gruan, dy fëmijët dhe veten në Oldenburg të Gjermanisë

Katër persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri të hënën në Oldenburg.

Sipas hetimeve të para, një burrë vrau një grua dhe dy fëmijë, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Policia po zhvillon hetime në lagjen Osternburg, ku ndodhi krimi, ndërsa rruga është bllokuar për siguri.

Të katër viktimat u gjetën pa shenja jete në një shtëpi, dhe hetuesit janë ende në fazën fillestare të hetimeve.

Deri tani identiteti i tyre apo motivet e aktit, ende nuk janë bërë të ditura./klankosova

Çitaku: Kurti ka përçarë shqiptarët në rajon

Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për rrënim të aleancave me partnerët ndërkombëtarë.

Ajo ka thënë se Kosova tash e disa vite është nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

“Për më tepër, ne kemi edhe raporte të ftohta me Shqipërinë, kemi raporte të cenuara me shqiptarët në rajon. Z. Kurti ka luajtur një rol përçarës me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi”.

”Pra, është një personalitet destruktiv i cili me një lehtësi të padurueshme ka rrënuar aleancat të cilat janë krijuar me shumë mund. Më keq se kaq nuk mund të bëhet. Çfarë po pritni që duhet të ndodhë?”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe sa i përket bllokadës parlamentare dhe vendimit që pritet ta marrë Gjykata Kushtetuese.

Çitaku tha se PDK është përmbajtur të komentojë lidhur me vendimin që pritet të nxjerrë Gjykata Kushtetuese, me qëllim që të mos interferojë apo të duket si ndërhyrje në vendimmarrje.

“Ajo me të cilën po ballafaqohemi nuk është as krizë juridike, as krizë kushtetuese, por krizë politike e cila ka ardhur kryekëput si rezultat i kryeneqësisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.

“Kosova drejt izolimit total, po bën gabime të pafalshme -Vëmendja e SHBA ndaj Serbisë, e shtuar“

Ish ministri shqiptar Paskal Milo komentoi për ‘Real Story’ qëndrimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, menjëherë pas konferencës në Kombet e Bashkuara.

Sipas Milos, grindjet e klasës politike në Kosovë nuk tërheqin vëmendje dhe se fokusi i amerikanëve ka shkuar ndaj Serbisë. Më tej, Milo tha se Kosova po bën gabime të mëdha strategjike të cilat janë të pafalshme dhe nuk mund të jetojë pa një mbështetje të fuqishme të një faktori ndërkombëtar.

“Kosova nuk përbën lajm për tu afishuar në OKB, lajmi i keq është ai që përhapet më shpejt. Kosova e ka arritur pikën e ngopjes dhe nuk tërheq vëmendje, vetëm nëse ndodh një krizë më të madhe seç e kemi. Grindjet e brendshme të klasës politike nuk tërheqin më vëmendje, dhe Kosova me aq sa e gjykoj nga distanca, po braktiset nga fati i vet. Serbia e ka rritur potencialin e vet, dhe vëmendja e SHBA ndaj Serbisë është rritur. Serbia është një vend që ka më tepër peshë në llogaritë perëndimore.

Objektivi është që Serbia të shkëputet nga influenca ruse. Perëndimoret, por edhe amerikanët e kanë gabim nëse mendojnë se do e tërheqin Vuçiç nga ana e tyre, nuk mund të fshijnë historinë dhe ta shkëpusin nga Rusia, madje nuk e tërheqin as nga Kina sepse është bërë donator ekonomik nga Serbisë.

Ai po luan me SHBA, BE, Rusinë por edhe me Kinën, është një aftësi. Ky luan me këto katër qendra të mëdha të politikës botërore.

Kosova ka shumë kohë që po bën gabime të mëdha strategjike, të pafalshme. Kosova nuk mund të mbijetojë pa një mbështetje të fuqishme të një faktori ndërkombëtar. Duhet të heq dorë nga ambiciet e parealizueshme, nuk ndodh ajo që ka në mendje Kurti dhe partia e tij për shqiptarët në rajon dhe politikën rajonale. Një vend i vogël është i detyruar që të mbijetojë të ketë një aleat.”/Abcnews.al

Pas pezullimit të Dialogut strategjik, SHBA me kusht për Kosovën dhe Qeverinë Kurti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë derën e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës, por me kushtin që qeveria në detyrë të angazhohet për t’i ulur tensionet.

Kështu ka deklaruar një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, i pyetur nëse çështja e pezullimit të dialogut të planifikuar strategjik do të trajtohet në takimet me liderët e Kosovës që morën pjesë në margjinat e sesionit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

“Siç ia kemi bërë të qartë qeverisë në detyrë, dera është e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit. Megjithatë, kjo kërkon hapa konkretë nga kryeministri në detyrë Kurti për të ulur tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet ekonomik të ndërsjellë. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë në detyrë”, kanë thënë për Kohën në Ambasadën e SHBA-së.

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën, qeveria në detyrë nuk dha sinjale se do të ketë ndryshim kursi ashtu siç kërkuan Shtetet e Bashkuara.

Deri tash në asnjërin prej takimeve të realizuara, për të cilat qeveria lëshoi komunikata, nuk përmendet Dialogu strategjik.

Po ashtu deri tash kanë munguar edhe takimet me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit.

E në një takim me studentë në SHBA, Kurti ka thënë se Shtëpia e Bardhë ka pezulluar Dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të mbylljes së strukturave ilegale serbe në veriun e Kosovës, i banuar me shumicë serbe.

“[Arsyeja e pezullimit të Dialogut të planifikuar strategjik] është për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise. Nuk mund t’ia lë këtë problem brezit tuaj. Mendoj që brezi im është ai që duhet ta përfundojë këtë”, ka deklaruar Kurti.

Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje – daljeve në BE, Policia e Kosovës del me njoftim

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim për rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 Tetor 2025.

Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE, njofton policia.

“Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës. Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale. Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia”, thuhet në njoftim.

Detaje nga njoftimi i publikuar në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar:

 

Vdes ish-futbollisti i njohur kosovar

Ka ndërruar jetë sot në moshën 79-vjeçare ish-futbollisti i njohur kosovar, Jakup Kuqi, një nga figurat më të respektuara të futbollit në Kosovë gjatë gjeneratës së artë.

I lindur më 12 qershor 1946, Kuqi ka lënë gjurmë të thella në sportin kosovar me paraqitjet e tij për skuadrat legjendare të Vllaznimit dhe Trepçës.

 

Me talentin dhe përkushtimin e tij në fushën e blertë, ai u bë një simbol i pasionit për lojën dhe i shpirtit sportiv.

Jakup Kuqi ndërroi jetë në qytetin e tij të dashur, Gjakovë, ku edhe kishte kaluar një pjesë të madhe të jetës dhe karrierës.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur thellë komunitetin sportiv dhe më gjerë, ndërsa shumë miq, bashkëlojtarë dhe dashamirë të futbollit po e kujtojnë me respekt dhe mall.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Gjakovë në orën 15:0.

Pushofsh në paqe, legjendë!

Moderatori i Klan Kosovës zbulon datën e nisjes së ‘Big Brother Vip Kosova’

Edicioni i katërt i ‘Big Brother VIP Kosova’ pritet të nisë shumë shpejt, dhe fansat janë në pritje të madhe.

Në një video live të fundit, moderatori i njohur Kron Sadiku ka zbuluar datën e mundshme të fillimit të këtij reality show të njohur, duke ngjallur entuziazëm te ndjekësit e programit.

“Big Brother VIP Kosova fillon më 31 tetor, qashtu po flitet,” ka thënë ai, duke i dhënë një shpresë të madhe fansave të këtij formati që ka bërë bujë në Kosovë dhe më gjerë.

Edhe pse data e shpallur nga Sadiku ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni, kjo deklaratë ka shkaktuar një valë entuziazmi, duke bërë që fansat të fillojnë numërimin mbrapsht për ditën e madhe.

Interesi për ‘Big Brother VIP Kosova’ është rritur ndjeshëm pas suksesit të edicioneve të kaluara, ku shumë nga banorët e përzgjedhur janë bërë figura publike të njohura.

Me një format që përfshin sfida, drama dhe marrëdhënie të ndryshme mes banorëve, ky edicion pritet të sjellë më shumë surpriza dhe momente emocionuese.

Fansat e këtij reality show janë të etur për të parë se kush do të jetë pjesë e këtij edicioni dhe si do të zhvillohen ngjarjet brenda shtëpisë, duke e bërë këtë një nga ngjarjet më të pritura të vitit.

Me datën e fillimit që po afrohet, emocionet janë në maksimum, dhe të gjithë janë të gatshëm për të përjetuar përsëri magjinë e ‘Big Brother VIP Kosova’.

Kjo është gjendja e të lënduarit në aksidentin ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Ngjarja e rëndë që i mori jetën Eldionit, vëllait të artistit të njohur Gjesti, tronditi të gjithë. Përveç viktimës, në aksident ka mbetur i plagosur edhe një mik i tij, i cili ndodhej si pasagjer.

Emisioni “Kosova Live” në T7 ka kontaktuar Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për të mësuar më shumë mbi gjendjen e të plagosurit. Në një përgjigje me shkrim, nga ky institucion kanë deklaruar:

“Një pacient pas një aksidenti është duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku po merr trajtimin e nevojshëm. Për shkak të respektimit të privatësisë së pacientit, nuk mund të japim më shumë detaje, mirëpo gjendja e tij aktualisht është stabile.”

Zbardhet vrasja tronditëse në Shqipëri: Biznesmeni i njohur ekzekutohet për një sherr banal, ky është autori i dyshuar

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi pak ditë më parë në Tepelenë.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se grupi hetimor ka gjetur provat e krimit dhe ka identifikuar autorit, i identifikuar si Kamber Sulçaj, i cili punon si çoban.

Ata dyshohet se janë konfliktuar verbalisht për dritat e gjata të makinës, dhe më pas 48-vjeçari e ka qëlluar me armë.

Njoftimi i policisë:

Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.

Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S..

Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.

Gjithashtu, sekuestrohen automjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26.09.2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian E. S., 44 vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit.

Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. S., 48 vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. S. dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas shtetasi K. S. dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.

-Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.

-Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.
Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.

-Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).

Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit K. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Tragjedia e papritur në dasmë: Dhëndri humb jetën në mes të festës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Egjipt, ku një dasmë është kthyer në tragjedi.

Ngjarja e papritur ndodhi gjatë një feste të gëzueshme, kur Ashraf Abu Hakam, dhëndri, ishte duke kërcyer me nusen e tij, i rrethuar nga familjarë dhe miq.

Atmosfera ishte e mbushur me gëzim dhe emocion, por gjithçka ndryshoi në një moment të vetëm.

Papritur, Ashraf është rrëzuar në tokë, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.

Të ftuarit e tjerë janë përpjekur të ndihmojnë menjëherë, duke u munduar të kuptojnë se çfarë kishte ndodhur, por përpjekjet e tyre për të rikthyer gjendjen në normalitet ishin të kota.

Edhe pse mjekët mbërritën shpejt në vendngjarje, ata konfirmuan se Ashraf kishte ndërruar jetë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, shkaku i vdekjes ishte një atak kardiak, një ngjarje e papritur për një të ri që sapo kishte filluar jetën e tij të re.

Tragjedia ka lënë të tronditur jo vetëm familjarët e të ndjerit, por gjithashtu ka prekur thellësisht komunitetin lokal.

Të gjithë ata që ishin të pranishëm në dasmë ndihen të shokuar nga humbja e papritur e një njeriu të ri dhe të dashur.

Videot e momentit tragjik janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke rritur edhe më shumë shqetësimin dhe tronditjen në mesin e publikut.

Kjo ngjarje ka nxitur diskutime mbi shëndetin kardiovaskular dhe rëndësinë e kontrollit të rregullt shëndetësor, sidomos për të rinjtë.

Familja e Ashrafit ka kërkuar që të bëhet një hetim mbi shkaqet e vdekjes së tij, duke shpresuar që kjo tragjedi të ndihmojë në rritjen e vetëdijes për shëndetin dhe sigurinë e të rinjve.

Ata shprehin dhimbjen e tyre dhe kërkojnë mbështetje nga komuniteti në këtë kohë të vështirë.

Ngjarja e rëndë shërben si një kujtesë për të gjithë ne mbi rëndësinë e shëndetit dhe nevojën për të qenë të vetëdijshëm për shenjat e mundshme të problemeve shëndetësore.

Të gjithë duhet të kujdesemi për veten dhe të bëjmë kontrolle të rregullta për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen