div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-398 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Mjeku kosovar i arrestuar për përndjekjen e moderatores është psikiatër i fëmijëve në QKUK

Mjeku kosovar Behar Kamberi ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit në Shqipëri, nën dyshimin se është përfshirë në një veprimtari të kundërligjshme. 42-vjeçari u arrestua nën akuzën e përndjekjes së moderatores sportive, Albana Bejko.

Kamberi, emri i të cilit doli në të gjitha mediat shqiptare është psikiatër i fëmijëve dhe adoloshentëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka njoftuar gazetarja Saranda Ramaj, në profilin e saj në Facebook.

Siç u raportua nga mediat në Shqipëri, psikiatri ka ndjekur vazhdimisht viktimën, duke u shfaqur në mënyrë të përsëritur pranë banesës së saj, gjë që ka shkaktuar shqetësim të thellë te ajo – derisa ia bëri ‘gropën’ për ta kapur Policia.

Bazuar në informacionet e para, moderatorja ka bashkëpunuar me policinë për të organizuar një takim në një zonë të Tiranës, ku mjeku ishte ftuar. Në momentin që ai ka mbërritur në vendin e caktuar, oficerët kanë ndërhyrë dhe kanë kryer arrestimin e tij.

Behar Kamberi ndodhet aktualisht në paraburgim në ambientet e burgut “Mine Peza”, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes.

Dogji kishën në SHBA dhe vrau katër persona, autori vritet nga policia

Autori i sulmit tragjik në kishën “Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme” në qytetin Grand Blanc është kapur dhe është asimiluar nga forcat e rendit.

Ngjarja ndodhi gjatë një shërbese të dielën, ku qindra besimtarë ishin të pranishëm.

Sulmuesi, i identifikuar si Thomas Jacob Sanford, 40 vjeç, nga qyteti Burton i Michigan-it, fillimisht përplasi automjetin e tij në ndërtesën e kishës, hapi zjarr mbi besimtarët dhe më pas i vuri flakën objektit.

Si pasojë e sulmit, të paktën katër persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, autori u përball me forcat e rendit në parkingun e kishës, ku dhe u qëllua për vdekje.

Autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një “akt dhune i qëllimshëm”, ndonëse motivet e autorit mbeten ende të paqarta. Hetimet janë në vazhdim.

Gjendet pa shenja jete një grua në hotel

Një rast i rëndë është shënuar sot në Prizren, ku një shtetase gjermane është gjetur pa shenja jete në një hotel, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Më 28.09.2025, rreth orës 08:00, Policia është njoftuar nga Qendra e Urgjencës për një person pa shenja jete në hotelin “Premium Park”, në rrugën “Ekrem Rexha”.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se viktima është Linker Wolf Almut Veronika, shtetase gjermane, e cila është gjetur e pajetë në banjën e dhomës së hotelit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime, pasi nusja e djalit të saj është nga Kosova. Sipas informacioneve, ajo ka qenë e vetme në dhomë dhe rreth orës 03:00 familjarët kanë tentuar të kontaktojnë me të duke trokitur në derë, por nuk është përgjigjur.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, dera e dhomës është hapur nga punëtorët e recepcionit, të cilët kanë njoftuar Urgjencën. Mjeku kujdestar ka konstatuar në vend se viktima ishte pa shenja jete.

E ndjera është e lindur në vitin 1943, në qytetin Jena të Gjermanisë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, hetuesi kujdestar si dhe hetimet rajonale, të cilat janë duke u marrë me rastin.

Rasti është në hetim dhe pritet të sqarohen rrethanat e plota të vdekjes.

Nga kjo javë pritet të bjerë bora e parë, paralajmërohen edhe vërshime

Pas verës me temperatura ekstreme, situata ka ndryshuar përfundimisht që nga fundjava që e lamë pas, e cila u karakterizua me ulje të theksueshme të temperaturave dhe reshje lokale shiu.

Gjatë kësaj jave, në ditët e fundit të shtatorit, moti do të mbetet i ndryshueshëm. Të hënën pritet të mbajë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa lokalisht mund të ketë edhe reshje të izoluara shiu.

Të martën, pas mëngjesit kryesisht të vranët, gjatë ditës do të ketë intervale të gjata me diell. Temperaturat do të lëvizin rreth 20° C.

Ditët e para të tetorit do të ndikohen nga kushte të paqëndrueshme dhe masa të ftohta ajrore nga Rusia, të cilat do të fuqizohen të enjten dhe të premten, kur edhe pritet kulmi i tyre.

Paralelisht, një ciklon i fuqishëm nga Deti Mesdhe do të lëvizë drejt Greqisë, duke sjellë reshje të dendura në Ballkanin Lindor dhe Qendror, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Serbinë dhe pjesërisht Shqipërinë.

Të mërkurën moti do të dominohet nga vranësirat dhe intervalet kohore me diell, me mundësi për reshje të izoluara. Në mbrëmje parashihet shtim i vranësirave dhe intensifikim i reshjeve. Temperaturat do të pësojnë ulje graduale.

Të enjten dhe të premten pritet mot i vranët dhe me reshje të dendura shiu dhe bore. Fillimisht bora do të shfaqet në zonat malore, ndërsa gjatë ditës së enjte ose të premten pritet të shtrihet edhe në disa zona të ulëta, sidomos në Rrafshin e Kosovës. Temperaturat do të mbesin pak mbi vlerat pozitive.

Si pasojë e reshjeve të dendura të enjten dhe të premten, priten edhe vërshime lokale.

Edhe dita e shtunë do të sjellë mot kryesisht të vranët dhe reshje lokale, të cilat do të ndërpriten në pjesën e parë të ditës. Temperaturat do të shënojnë një ngritje të lehtë.

Të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira, ku temperaturat do të arrijnë mbi 10° C.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, ndërsa nga mesi i javës herë pas here do të forcohet me shpejtësi prej 20–50 km/h, e në zona të veçanta edhe deri në 70 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 11° C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 20° C. Vlerat më të ulëta pritet të regjistrohen të enjten dhe të premten. /MeteoKosova

Rusia kërcënon përsëri Europën: Nuk mund të përballoni një luftë me Rusinë

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha sot se Evropa nuk mund të përballojë dot një luftë kundër Rusisë.

“Ata thjesht nuk mund ta përballojnë një luftë me Rusinë”, tha Medvedev për fuqitë evropiane, duke shtuar se “gjithmonë ekziston mundësia e një gabimi fatal”.

Sipas tij nëse udhëheqësit e saj bëjnë gabimin të fillojnë një luftë, ajo mund të përshkallëzohet në një konflikt me armë të shkatërrimit në masë. “Rusia”, tha Medvedev nëpërmjet Telegramit, “nuk ka nevojë për një luftë të tillë”.

“Dhe një konflikt i tillë ka rrezikun absolutisht real të përshkallëzimit në një luftë me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë”, nënvizoi Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Ruse.

Të shtënat në kufi me Malin e Zi, Podgorica reagon ashpër!

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar të hënën notë proteste Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, lidhur me të shtënat me armë zjarri që dyshohet se u erdhën nga pjesa e Kosovës në zonën pranë qendrës malazeze të skijimit, Hajlla-Shtedim, afër kufirin mes dy shteteve.

“Nga organet kompetente të Republikës së Kosovës është kërkuar që t’i identifikojnë dhe t’i procedojnë autorët e këtyre incidenteve, si dhe të njoftojnë Malin e Zi për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Malit të Zi, për Radion Evropa e Lirë (REL).

Nga dikasteri i udhëhequr nga Ervin Ibrahimoviq vlerësojnë se bëhet fjalë për incidente të izoluara.

Të paktën në dy raste janë regjistruar dëmtime në infrastrukturën e qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim në Mal të Zi, e cila ndodhet rreth një kilometër e gjysmë nga kufiri me Kosovën.

Në të dyja rastet, organet kompetente malazeze dyshojnë se të shtënat janë shkrepur nga territori i Kosovës.

Incidenti i parë ndodhi në korrik të vitit të kaluar, kur u vërejtën dëmtime në kabinën e qendrës së skijimit. Prokuroria e Rozhajës ka hapur lëndë për këtë rast.

Ndërsa, incidenti i dytë ndodhi më 24 gusht të këtij viti, kur pati të shtëna në drejtim të një objekti të qendrës së skijimit. Prokuroria pritet të hapë lëndë pas përfundimit të hetimeve të Policisë.

Nota e protestës është dërguar pas incidenteve të përsëritura që janë regjistruar nga Policia në Rozhajë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, e cila shton se për incidentet u njoftua më 22 shtator edhe ambasadorja e Kosovës.

“Besojmë se rastet e izoluara nuk e reflektojnë përkushtimin e qartë të dy shteteve tona për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për REL.

Po ashtu, theksohet se palës kosovare i është tërhequr veçanërisht vëmendja për rëndësinë e zbatimit të tri marrëveshjeve ndërmjet shtetesh – për kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, hapjen e pikës së përbashkët kufitare Kotlovi–Kuqishtë dhe rregullimin e regjimit të qarkullimit kufitar.

Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion për incidente të sigurisë në kufirin me Malin e Zi, duke theksuar se policia rajonale është më shumë e angazhuar “për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, e jo për incidente ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe drejtorisë qendrore të Policisë së Kosovës me pyetjen nëse kanë ndonjë informacion lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes. Për të njëjtën çështje, përgjigje pritet edhe nga Qeveria e Kosovës.

Mali i Zi dhe Kosova në vitin 2015 e nënshkruan Marrëveshjen për demarkacionin. Mali i Zi e ratifikoi atë në të njëjtin vit, ndërsa Kuvendi i Kosovës tre vjet më vonë.

Flet Xheneta, zbulon a është shtatzënë

Emri i Xhenetës është rikthyer sot në qendër të vëmendjes pas lajmeve që nisën të qarkullojnë se ajo është shtatzënë.

Për disa orë me radhë rrjetet sociale u mbushën me aludime, duke e vënë finalisten e BBVK 3 në qendër të thashethemeve.

Por ajo nuk ka qëndruar në heshtje. Me një reagim të drejtpërdrejtë në Instagram, Xheneta ka zgjedhur t’i japë fund çdo spekulimi. “Nuk e di pse shpikni çdo ditë diçka të re për mua. Nuk jam shtatzënë dhe nuk ka asgjë të vërtetë në atë që po qarkullon”, shkruan ajo duke nënvizuar se vetëm ka humbur peshë kohëve të fundit.

Në vijim, artistja ka shtuar se kur të ketë diçka të bukur për të ndarë me publikun, do ta bëjë vetë: “Gjërat e mira kanë kohën e vet, dhe kur të vijë momenti do e tregoj unë, jo portalet”.

Kështu, ajo i ka mbyllur qartë aludimet, duke rikujtuar se jeta e saj private është e drejtë ekskluzive e saj dhe askush tjetër nuk mund të flasë në emër të saj. /Prive

“Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Eskalon përplasja mes Lulzim Pecit e Prindon Sadriut

“Rrjedhimisht, nuk duhet te mashtrohemi nga fotomorgana e fotografive ne New York, pasi perfaqesuesit e establishmentit shteteror te Kosoves nuk kane pasur asnje takim zyrtar bilateral me Administraten e SHBA-ve”. Kjo fjali e ish-diplomatit, Lulzim Peci, i pengoi Zotëriut të Parë, Prindon Sadriut, ku kaloi në fjalosje.

Sadriu me anë të një komenti në shkrimin e Pecit në ‘Facebook’ i tha “mos rrej” dhe shtoi që janë realizuar disa bashkëbisedime formale me shumë përfaqësues të administratës aktuale në SHBA nga establishmenti kosovar, shkruan Insajderi.

Mos rrej, jane be disa takime e bashkebisedime formale me shume perfaqesues te Administrates, perfshi edhe vet Presidentin Trump”, deklaroi Sadriu.

“Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Eskalon përplasja mes Lulzim Pecit e Prindon Sadriut - Insajderi - P

Peci iu kundërpërgjigj Sadriut duke e quajtur “profiter të lodhët”.

Si nuk po te vjen turp! Me kete edhe vet po e deshmon se nuk je as me pak dhe as me shume se nje profiter i lodhet! Ti e dine shume mire se cfare eshte takimi zyrtar, dhe nese nuk e dine pas kaq viteve ne diplomaci, atehere edhe me keq! Mjerim”, i tha Peci Sadriut.

“Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Eskalon përplasja mes Lulzim Pecit e Prindon Sadriut - Insajderi - LP

Peci në postimin e tij bëri një krahasim mes liderëve të Malit të Zi dhe Kosovës, ku tha se Milo Gjukanoviq përkundër që nuk ishte njohës i mirë i gjuhës angleze arriti ta anëtarësonte shtetin e tij në NATO. Ndërkaq, shtoi se lidershipi aktual përkundër që janë njohës të mirë të anglishtes “nuk po kryen punë”.

Rrjedhimisht, nuk duhet te mashtrohemi nga fotomorgana e fotografive ne New York, pasi perfaqesuesit e establishmentit shteteror te Kosoves nuk kane pasur asnje takim zyrtar bilateral me Administraten e SHBA-ve”, tha ndër të tjera ai, duke iu referuar takimeve të presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në SHBA. /Insajderi.org/

“Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Eskalon përplasja mes Lulzim Pecit e Prindon Sadriut - Insajderi - L
Burim Vatovci flet për takimin me Gjestin: E përqafova, i thashë që të më llogaritë si vëlla të vogël

Ish-banori i Big Brother Vip Kosova, Burim Vatovci në “Weekend” në Klan Kosova ka folur për takimin e tij emocional me Gjestin, në varrimin e të vëllait.

Vatovci tha se Gjesti ishte në një gjendje shumë të rëndë emocionale, duke shtuar se rasti tronditës i ka shokuar të gjithë.

“Gjesti ishte në shumë gjendje të rëndë dhe është shumë e kuptueshme sepse është një rast tronditës që na ka shokuar të gjithëve. Gjesti me të vërtetë ishte i prekur. Shpresoj që me ndihmën e zotit, t’i çoj sabër familjes”, tha Vatovci.

Ai tregoi edhe për përqafimin emocional që ndau me Gjestin, duke e përshkruar si një moment vëllazëror.

“Kuptova që kishte një gjendje jo të mirë, i dorëzum prej jetës, sa e pashë. Me ngushëllu e ngushëllova, edhe e përqafova shumë si me përqafu një vëlla temin, sepse e kam pas një kohë me të, e njoh pak a shumë. Më është dhimtë shumë, dhe i thashë në vesh, ‘llogarit si vëlla të vogël ki mem pasë gjithë’”, vijoi tutje ai. /Klankosova.tv

Ekskluzive | Ky është 28 vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik mes një veture dhe autobusi

Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën Prizren–Prishtinë, në segmentin e njohur si Qafa e Duhles në Suharekë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Nga përplasja mes një veture të tipit BMW 318i, që drejtohej nga Florim Tahiri rreth 35-vjeçar dhe një autobusi Neoplan, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri Erik Ferati rreth 28-vjeçar.

Përveç viktimës, tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar: Altin Hajredini rreth 25-vjeçar – me lëndime të rënda, ndodhet në Spitalin e Prizrenit. Erion Ferati rreth 25-vjeçar – me lëndime të lehta. Florim Tahiri rreth 35-vjeçar– shoferi i veturës, me lëndime të rënda, është transferuar për trajtim në QKUK, Prishtinë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar ndalimin e shoferit të dyshuar për 48 orë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

Burimet bëjnë me dije se në veturën e aksidentuar janë gjetur shishe birre, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit.