div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-434 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion në një autostradë të Gjermanisë, raportohet për rreth 30 të lënduar

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Salzburg–Mynih, në afërsi të daljes Irschenberg.

Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, një autobus udhëtarësh nga Kosova është përplasur pak pas mesnate me një kamion me rimorkio që po udhëtonte përpara tij.

Siç raportohet më tej, nga 41 pasagjerët që ndodheshin në autobus, 30 kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre më rëndë.

Katër persona u dërguan në spitalet më të afërta për kontrolle mjekësore.

Kamioni, i cili ishte i ngarkuar me perime, humbi një pjesë të ngarkesës për shkak të përplasjes.

Për pasojë, autostrada në drejtim të Mynihut u bllokua për disa orë për pastrimin dhe heqjen e mjetëve, duke u rihapur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Autobusi i dëmtuar rëndë u desh të tërhiqej nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, shoferi i autobusit e kishte vënë re me vonesë kamionin me rimorkio dhe, ndonëse u përpoq të devijonte në të majtë, u përplas me pjesën e pasme të rimorkios.

Nga goditja, pjesa e përparme e autobusit “mbeti e ngjitur” pas rimorkios dhe u dëmtua rëndë.

“Është vrarë, mos e kërkoni”, familjarët marrin mesazh tronditës për shqiptarin që u zhduk në Spanjë

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në Spanjë.

Dyshohet se atje, një i ri nga Shkodra është vrarë nga bandat e drogës.

30 vjeçari Miklovan Dakaj, thuhet se i humbi kontaktet me familjen qysh nga fillimi i majit, transmeton Klankosova.tv.

Që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Mediat shqiptare raportojnë se familja e të riut ka marrë një lajmin e hidhur.

“Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”, i ka thënë familjes një person nga Durrësi.

Thuhet se personi që e pa herën e fundit ka qenë bashkëshortja e tij, me të cilën ai disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së tyre.

Pas këtij momenti ata janë ndarë dhe pasi nuk është lidhur ne telefon për disa orë me radhë, gruaja e tij ka bërë denoncim në policinë spanjolle.

Njëherazi në policinë e Shkodrës familjarët e tjerë kanë denoncuar zhdukjen e tij.

Familja kërkon zbardhjen e rastit dhe informacione rreth fatit të birit të tyre.

Miklovan Dakaj ka qenë I ndaluar në burg në Itali për 3 muaj dhe sipas të dhënave është i vetmi record kriminal që kishte, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet se një autobus nga Kosova u aksidentua në Gjermani, 10 të lënduar

Një autobus nga Kosova po raportohet se është aksidentuar në Gjermani.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se janë lënduar 10 persona, nëntë prej tyre lehtë kurse një tjetër sipas policisë është lënduar më rëndë.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës në autostradën A8 në Irschenberg.

Mediat gjermane raportojnë se autobusi me 41 pasagjerët brenda u aksidentua me një kamion teksa po përpiqej ta tejkalonte.

Në vendin e ngjarjes kanë dal një numër i madh i ekipeve emergjente, policisë dhe zjarrfikësve.

Qarkullimi në këtë autostradë në drejtim të Munihut u ndërpre për dy orë e gjysmë. /Klankosova.tv

Bahtiri i bindur: Faton Peci do ta fitojë Mitrovicën e Jugut pa balotazh

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut dhe deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, në Tëvë1, ka folur rreth zgjedhjeve lokale në këtë komunë, ku kandidati i Vetëvendosjes është Faton Peci.

Bahtiri është shprehur i bindur se Peci do ta fitojë garën në raundin e parë pa balotazh.
“Sigurisht që po, asnjë dilemë. Zoti Peci do të fitojë në rundin e parë pa ballotazh me 60% dhe unë do ta ndihmoj që ta fitojë këtë mandat”, tha Bahtiri.

Ai shtoi se ka arsye për ta përkrahur kandidatin e LVV-së, duke përmendur se qytetarët e Mitrovicës kanë reflektuar për zgjedhjet e kaluara.

“Qytetarët e kanë parë që kanë gabuar një herë kur nuk më votuan mua, edhe më kanë kërkuar shumë herë. Unë nuk kam kandiduar, por do ta ndihmoj z. Peci”, theksoi ai.

Duke folur për garën politike, Bahtiri u shpreh se opozita nuk do të ketë më hapësirë në Mitrovicën e Jugut.

“Do të shihni fitoren bindëse në Mitrovicë dhe ju nuk do ta shihni PDK-në më kurrë në këtë qytet”, deklaroi Bahtiri.

Policia sërish nën shënjestër, 23-vjeçari sulmon zyrtarët policorë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një incident i tillë ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Hoçë e Vogël – Rahovec, ku një i ri ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë një kontrolli rutinë.

Më 19 gusht 2025, rreth orës 16:20, patrulla policore kishte ndaluar për kontroll një veturë të tipit VW Golf VI, që drejtohej nga Riza Ruli,rreth 23-vjeçar. Gjatë kontrollit, i dyshuari ka shfaqur sjellje të dyshimta, ndërsa në momentin kur policët kanë tentuar ta kontrollojnë, ai është përpjekur të ikë.

Zyrtarët arritën ta ndalojnë, por gjatë rezistencës i dyshuari ka sulmuar njërin prej policëve, duke i shkaktuar lëndime të lehta në të dy duart. Në përpjekje për të fshehur provat, nga pjesa gjenitale ai ka nxjerrë një paketim me pluhur të bardhë, të dyshuar si kokainë, të cilin e hodhi në tokë. Substanca është sekuestruar si provë materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Atij i është ofruar trajtim mjekësor në QKMF Rahovec, ashtu si edhe zyrtarit policor të lënduar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Ruli është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga NJHTN dhe Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Skena dramatike te Nënkalimi në Ferizaj, momenti kur policia prangos motoristët (VIDEO)

Në redaksinë e Klan Kosovës ka arritur një video ku shihet Policia që ka zënë dy motoristë në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur te Nënkalimi i këtij qyteti, ku policët shihen duke prangosur motoristët në fjalë.

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë dhe ëshët në pritje të detajeve dhe informatave zyrtare.

Sipas dëshmitarëve, dy motoristët po iknin nga policia dhe eventualisht u kapën nga këta të fundit.

Aksidenti tragjik në Llapushnik, banorët e Gorizias në Itali tubojnë para për familjen Gashi

Lajmi për vdekjen tragjike të prindërve, Shemsi dhe Ajshe Gashit, në Llapushnik dhe lëndimin e rëndë të birit të tyre, Fatlumit, ka tronditur edhe komunitetin e qytetit italian të Gorizias, ku familja banonte.

Sipas mediumit italian Il Goriziano, banorët e Gorizias janë mobilizuar për të mbështetur Fatlumin, i cili aktualisht ndodhet në koma, si dhe motrën e tij 15-vjeçare, e cila është e vetme.

Miqtë dhe klientët e Fatlumit – i cili punon si berber në Gorizia – kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve, me qëllim të ndihmojnë motrën dhe të mbulojnë shpenzimet e varrimit të prindërve.

Komuniteti e përshkruan Fatlumin si një djalë të qeshur, me pasion për punën e tij dhe shumë të lidhur me familjen, duke shpresuar për një mrekulli dhe për shërimin e shpejtë të tij.

Lushtaku: Unë jam me ata që e përkrahin UÇK-në dhe gjakun e derdhur për liri

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka thënë se gjithmonë është në përkrahje të atyre që e përkrahin luftën e UÇK-së dhe gjakun e derdhur për liri.

Në një prononcim të shkurtër për emisionin “Debat Plus”, ai është pyetur për lidhjet e tij me gazetarin Lirim Mehmetaj.

Lushtaku ka thënë se gazetarin në fjalë e sheh vetëm në emisione televizive.

“Gjitha ata që e përkrah Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, luftën dhe gjakun e derdhur për liri, unë jam me ta gjithmonë”, ka thënë Lushtaku.

Klinaku: Një prej akuzave për Thaçin erdhi nga Albin Kurti

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendimin që ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi t’i ndalohen takime me 11 persona.

Se çfarë dhe pse po ndodhin këto “izolime” atje, sonte në emisionin Politiko është i ftuar anëtari i OVL-së, Faton Klinaku.

Përgjatë fjalës së tij, Klinaku përmendi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që sipas tij ka dërguar akuzë drejtë Thaçit.

“Një prej akuzave ka ardhur edhe nga kryeministri Albin Kurti, kryeministri në detyrë që thotë që deputetët apo anëtarët/drejtuesit e PDK-së që po shkojnë atje, po marrin direktiva nga Hashim Thaçi për proceset politike në Kosovë. Akuzë është“, deklaroi ai.

 

 

Mes tjerash, Klinaku deklaroi se kurti është pro gjykatës speciale teksa përmendi edhe deklaratën e tij se ai ishte takuar me prokurorin Smith.