div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-442 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kajtazi: Kur Haradinaj ishte në front e në komunikim me CIA-në, Dimal Basha po ‘kryente shkollat’ se si UÇK-ja ishte organizatë kriminale

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, sot në Speciale deklaroi se zyrtarë të zbulimit amerikan ishin në kontakt me UÇK-në, veçanërisht me ish-komandantin e UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinajn.

“Unë besoj se atyre u është thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, të mos kryenin krime lufte, dhe sigurisht, të mos e promovonin fundamentalizmin islamik. Kjo ka qenë politika jonë kryesore asaj kohe”, tha Rubin.

Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se kishte mësuar se CIA dhe Haradinaj ishin në kontakt prej vitesh.

“Unë nuk e mësova për CIA-n me Haradinajn. Këtë e kam mësuar vetëm në ’99-tën, por në atë kohë mësova se kjo ka ndodhur edhe në ’98-ën. E di që Gelbard ishte takuar me UÇK-në dhe mësova në ’99-tën kur shkova vetë në Kosovë dhe takova shefin e CIA dhe gjithë punonjësit e CIA, atëherë mësova për marrëdhëniet e tyre me Haradinajn dhe e di që kishte vite që kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin”.

Pas kësaj deklarate reagoi analisti Vehbi Kajtazi i cili e riktheu deklaratën e Dimal Bashës ku i thoshte Haradinajt ” unë një herë e kam përfundu faklultetin e tani kam hy në politik e ti një herë ke hyrë në politik e pastaj e ke përfundu shkollimin”.

Kajtazi tha se në kohën kur Haradinaj ishte në vijën e parë të frontit e në komunikim me CIA-në Dimali ishte duke përfundu shkolla se si UÇK-ja ishte organizatë kriminale.

I plotë pa ndërhyrje:

Z Haradinaj…, krahasim me ty njehere e kom kry fakultetin tani kom hy ne politike… Ti nihere ke hy ne politike tani e ke marre vesh qe duhet me I kry shkollat”, thoshte dikur Dimal Basha, kryetar Kuvendi.

Por, ne kohen kur Haradinaj ishte ne front dhe ne komunikim edhe me CIA-n, Dimali ishte duke “kry shkolla”. Ani çfare shkollash? “Shkolla” se si UÇK-ja ishte nje organizate kriminale e financuar nga trafiku i droges.

Krasniqi: Secili që kalon nga kufiri i Serbisë është tradhtar i shtetit tonë, e le më ai që e çon fëmijën për shërim atje

Dardan Krasniqi, ish-ushtar i UÇK-së, kritikoi ashpër qytetarët që kalojnë kufirin me Serbinë dhe ata që i drejtohen institucioneve të saj.

Sipas tij, çdo qytetar që blen produkte serbe, që jep para në kufi, që konsumon mallra si plazma, apo që çon fëmijët për shërim në Beograd, po i bën dëm të madh Kosovës. Ai shtoi se një pjesë e madhe e mërgatës po vepron njësoj dhe se kjo është formë e shkatërrimit të shtetit.

VIDEO

 

FFK-ja i nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sllovenisë, këto janë çmimet

Federata e Futbollit e Kosovës i ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sllovenisë, që e zhvillon në Prishtinë, më saktësisht në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Slloveninë muajin e ardhshëm, më 10 tetor, me ndeshjen që i përket kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

FFK-ja i ka nxjerrë në shitje biletat gjatë ditës së sotme, teksa janë mësuar edhe çmimet.

Biletat për pjesën perëndimore të stadiumit do të kushtojnë 30 euro, në lindje do të jenë 20 euro, teksa në jug e veri do të jenë nga 10 euro. Në VIP, biletat do të shkojnë deri në 100 euro.

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar deri më tani dy ndeshje në këto kualifikime, duke grumbulluar tri pikë.

“Dardanët” kanë pësuar një humbje nga Zvicra me shifrat prej 4-0, teksa Suedinë e mposhti në Prishtinë me shifrat prej 2-0.

Publiku e njeh si Ana, por ky është emri i saj i vërtetë

Ish-banorja e “BBVK 3” Ana Ejupi, ka hapur një pyetësor në “Instastory”.

Ajo i ka pyetur ndjekësit sesi t’i rregullojë flokët.

Një ndjekës e pyeti atë për stilin e flokëve, a i ka pasur kaçurrela gjithmonë.

“Po i kam demtu se i kom drejtu prej qe jom kon klas 6”, u përgjigj ajo.

Krahas pyetjes, vëmendje mori emri i saj tek pasaporta.

Ajo na zbuloi që emri i vërtetë i saj është Matiana, por që deri më tani nuk e ka zbuluar asnjëherë.

Dalin pamjet: Radojçiq dhe grupi shfaqen përsëri

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ka angazhuar sërish Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij për të siguruar tubimet politike dhe rezidencën presidenciale.

Në një reagim të bërë publik, Stojkoviq tha se Radoiçiq është filmuar në një tubim të Vuçiqit së bashku me anëtarë të grupit të tij, të cilët kishin marrë pjesë në sulmin paramilitar në Banjskë të Kosovës, në shtator 2023.

“Kjo është hera e dytë që shohim anëtarë të asaj organizate paramilitare duke siguruar tubimet politike të Vuçiqit dhe rezidencën e tij”, shkroi avokati në X.
Në Serbi janë publikuar edhe më herët pamje ku Vuçiq ruhet nga persona të maskuar.

 

“Unë e di që ti e din që s’mund ta kontrollosh UÇK-në”, Thaçi i buzëqeshur kur lexohet deklarata e Biden për të

Sot në Hagë po dëshmon ish-nënsekretari Amerikan i Shtetit James Rubin, i cili është ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Gjatë dëshmisë, atij iu prezantua një dokument i Komitetit për Punë të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku atëherë Hashim Thaçi, si 29 vjeçar ishte takuar me Joe Biden, i cili atë kohë kishte funksionin e senatorit.

Në këtë dokument, përshkruhet edhe një pjesë e bisedës mes Thaçit dhe Bidenit, ku ky i fundit i kishte dhënë disa këshilla.

“Z. Thaçi më tha: Ti ke qenë 29 vjeçar kur e ke marrë detyrën, ashtu siç jam edhe unë tani, a keni ndonjë këshillë? Meqë po më pyesni, atëherë po ua them menjëherë mirëpo jemi në rrethana të ndryshme. Cila është këshilla juaj, më tha z.Thaçi. Këshilla e parë: Mos e merr veten shumë seriozisht? Këshilla e dytë: Edhe unë e di, që ti e di që s’mund ta kontrollosh UÇK-në”, thuhet në pjesën e dokumentit që përshkruante bisedën mes dyve.

“Edhe nga burgu, Hashim Thaçi e mban Amerikën në krah të Kosovës”

James Rubin, ish-Nënsekretar i Shtetit dhe krahu i djathtë i Madeleine Albrihght, ka nisur dhënien e dëshmisë si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit.

Lidhur me këtë përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri.

“Edhe nga burgu, Hashim Thaçi e mban Amerikën në krah të Kosovës. Pas goditjes që i dha Amerika kryeministrit në ikje javën që shkoi, sot bota po e sheh Amerikën në Hagë, duke mbrojtur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësin e saj, Presidentin Hashim Thaçi.”, ka shkruar Tahiri.

“E pashë me sytë e mi”, Rubin i qartë në Hagë: Thaçi s’kishte kompetenca për vendime brenda UÇK-së

James Rubin po vazhdon dëshminë në Hagë, derisa u deklarua për rolin e Hashim Thaçit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, Thaçi nuk mund të ndërmerrte vendime për UÇK-në, por sipas tij, ai merrte urdhër nga komandantët e tjerë.

“Ndonjëherë Hashim Thaçi na jepte pikëpamjet e fundit të tyre, ne i shikonim, dhe binim dakord në diçka, në diçka. Por ishte e ditur për mua që ai nuk e kishte kompetenca për të marr vendime brenda UÇK-së, ato ishin çështje të personave të tjerë. Ai ishte fytyra e UÇK-së. Me fjalë të tjera ishte përfaqësia e UÇK-së”, u shpreh Rubin.

“Unë jam takuar me komandantët, dhe kam parë me sytë e mi marrëdhënien e këtyre komandantëve me Hashimin, ata i thanë atij çfarë të bënte, pra nuk i thoshte Hashimi çfarë të bënin por komandantët i thoshin Hashimit se çfarë të bënte”, tha tutje ai.