div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-451 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdes Shoferi pasi humbi kontrollin dhe godet disa vetura të parkuara

Një person ka humbur jetën në një aksident në rrugën Komoran–Carralevë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo shtoi se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.

‘Bufi’ kërkon orë policore dhe demilitarizim të qytetarëve: “Arma i ka hije vetëm ushtarit dhe policit”

Aktori kosovar Fatmir Spahiu i njohur me emrin artistik si ‘Bufi’, u shpreh në një status se është për vendosjen e një ore policore deri në demilitarizimin e plotë të qytetarëve.

Ai thekson se do të kishte subvencionuar poligonet e qitjes si shtet dhe kritikon personat që kanë varësi nga armët, duke i cilësuar si një problem serioz që kërkon ndërhyrje të fortë, shkruan Indeksonline.

Spahiu nënvizon se arma i ka hije vetëm ushtarit dhe policit gjatë orarit të punës.

“Une jam per nje ore policore deri ne demilitarizim total te qytetarve!

Kurse poligonet e qitjes, i kisha subvencionu si shtet. Kush ka varshmeri prej armeve, qe tre asi magazina, shkuni gurte ne veshke prej rafallit edhe finito deri ne sherimin e plote nga ky ves i perzime me nje krenari artificiale.

Shume arme pa leje neper persona qe rrezikohen vetem nga paranoja.

Arma i ka hije ushtarit dhe policit, gjate orarit te punes!”, shkroi ai./Indeksonline/

 

 

Policia e Kosovës po i kërkon këto dy femra, ja për çka po kërkohen

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografitë e dy personave, femra, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tyre. Nga policia bëhet e ditur se të dyshuarat kërkohen për vjedhje.

Po ashtu nga PK-ja është bërë e ditur se kërkesa është bërë me autorizim nga prokuroria kompetente.

‘‘Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personave të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të  kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.”, thuhet në njoftim.

Publikohet fotografia, ky është i dyshuari për vrasjen në Hajvali

Një mosmarrëveshje e çastit për parkim ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e 11 gushtit në Hajvali të Prishtinës, ku një burrë u vra me armë zjarri. Reth orës 21:40, Policia është njoftuar për të shtëna në rrugën “Minatori”.

Insajderi kishte raportuar se pas një konflikti për parkim, i dyshuari Xhemajl Nuhiu ka marrë një armë zjarri dhe e ka qëlluar në kokë Muhamet Matoshin.

Tashmë edhe policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin duke publikuar edhe foton.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë mbrëmë në Hajvali.

Personi i dyshuar XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në”, thuhet në njoftim.

E-mail: info@kosovopolice.com

Android #app: Lajmero Policine

Tel: 192

 

Egli harron Gjestin, shihet e afërt me një djalë në pushime, pamjet ‘trazojnë’ rrjetin!

Mjafton një foto apo një dalje publike e Egli Takos që lajmet të shpërthejnë.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë gjatë pushimeve të saj në jug të Shqipërisë, ku prania e saj ka ndezur rrjetin.

Edhe pse vetë nuk ka publikuar asgjë, një ‘party’ buzë plazhit ka mjaftuar që ndjekësit të nisin hamendësime për një zhvillim të ri në jetën e saj sentimentale, vetëm pak ditë pasi ajo tha hapur se është beqare.

 

Në disa video të postuara nga të pranishëm të tjerë, Egli shihet për një çast shumë të shkurtër – pothuajse një milisekond – në një gjuhë trupi të afërt me një prej djemve në festë, teksa kalon pranë tij.

Edhe pse një veprim i tillë mund të mos ketë asnjë kuptim të veçantë, për fansat kjo është një shenjë e qartë e një lidhjeje të mundshme.

Pamjet i keni më poshtë – gjykoni vetë. /Prive By Liberta Spahiu

 

“Mashtrim…”, kuptohet e vërteta për rastin me djalin e Arkanit që u tha se u rrah nga një shqiptar

Gjatë ditës së djeshme, kryelajm ishte rrahja e supozuar e djalit të Arkanit nga një shqiptar nga Maqedonia i quajtur Astrit.

Lajmin e bëri publik ish-deputeti Azgan Haklaj përmes një postimi në rrjete sociale teksa gjithçka u përforcua me intervistën e dhënë nga vetë Astriti dje pasdite.

Ai tregoi një version të ngjarjes që sipas tij kishte ndodhur të dielën e që për djalin e Arkanit kishte përfunduar me ‘pasoja’.

Por, e vërteta del të jetë ndryshe.

Ky lajm nuk është i vërtetë, kjo sipas bashkëshortes së Astritit.

E kontaktuar nga Prive By Liberta Spahiu, ajo ka treguar se bashkëshorti i saj është me ç’rregullime të shëndetit mendor.

‘Nuk është e vërtetë. Astriti trajtohet për probleme të shëndetit mendor. Të dielën ka qenë në shtëpi me ne. Ai nuk e njeh dhe nuk e ka takuar djalin e Arkanit. Si familje jemi të shqetësuar nga kjo e pavërtetë’, është shprehur ajo mes tjerash në bisedë telefonike.

Bashkëshortja e tij, të cilën për arsye sigurie po e ruajmë në zbulimin e identitetit, është shprehur:

“Është e rëndësishme të theksohet se z. Sejdi vuan nga probleme të vërtetuara psikologjike. Gazetarët dhe mediat që e kanë intervistuar sot është dashur, për arsye profesionalizmi, të verifikojnë informacionin dhe të sigurohen për besueshmërinë e burimit para se ta bëjnë publikimin. Kërkojmë nga të gjitha kanalet dhe platformat që kanë publikuar këtë informacion të gabuar të bëjnë menjëherë një korrigjim dhe të heqin përmbajtjet përkatëse”.

Pamje të reja nga vrasja në Gjilan, momenti kur dëgjohen të shtënat dhe një nga viktimat rrëzohet në tokë

T7 ka siguruar pamje të reja nga vrasja që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan.

Si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri, tre persona mbetën të vrarë.

Aktualisht në kërkim policor janë Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij Edonisin dhe Engjullin si të dyshuar për këtë krim.

Në pamjet dëgjohen disa të shtëna me armë dhe shihet një nga viktimat që rrëzohet në tokë.

Video KËTU:

Ky është emri ‘unik’ që Dafina Zeqiri i vendosi djalit të saj

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë lidhur me emrin e djalit të saj.

Ajo ka treguar me krenari se djali i saj ka një emër unik dhe të veçantë në Kosovë.

Në një postim, artistja shqiptare ka theksuar se në të gjithë Kosovën ekziston vetëm një ‘Daskan’, duke lënë të kuptohet se ka zgjedhur një emër të rrallë dhe të veçantë për të birin.

Zeqiri vazhdon të jetë një nga artistet më të dashura në skenën muzikore shqiptare, duke mbajtur gjithmonë lidhje të ngushta me publikun dhe duke ndarë momente të rëndësishme personale me ta.

 

Shënohet viktima e parë nga zjarret

Paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në Shqipëri.

Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën, raportojnë mediat në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po heton për të zbardhur dhe dokumentuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e tjera të rastit.