div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-453 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Aksion i madh i Policisë në veri, ka të arrestuar
Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut ka rezultuar me bastisje në disa lokacione, ku janë sekuestruar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Si rezultat i këtyre bastisjeve, një person është arrestuar, ndërsa në një rast tjetër është identifikuar një i dyshuar.

Në rastin e tretë të operacionit, Policia ka kontrolluar një shtëpi banimi në lagjen Korile, Komuna e Zveçanit, ku pronari i objektit ka njoftuar se posedonte dy armë me leje të UNMIK-ut, të cilat kishte deklaruar se i kishte transferuar në Serbi. Gjatë kontrollit, në shtëpi u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël e municionit.

Duke u bazuar në informacione operative dhe me qëllim parandalimin e humbjes së mundshme të provave materiale, Policia ka kryer bastisje shtesë në objektet përcjellëse të të dyshuarit, në përputhje me nenin 108 të Kodit të Procedurës Penale – që lejon kontrollin dhe sekuestrimin e përkohshëm pa urdhër të gjykatës në raste urgjente

Njoftimi i plotë:

Lidhur me rastet e raportuara më herët ku Policia në rajonin e Mitrovicës Veri ka kryer kontroll në 5 lokacion, ju informojmë se në vazhdimin e kontrollës ne Rastin III: Ku në një shtëpi banimi në lagjen Korile Komuna Zveqan, është kontrolluar një shtëpi dhe nga pronari Policia është informuar se dy armët të cilat i kishte me leje të UNMIK-ut i kishte dërguar në Serbi, në shtëpinë e tij është gjetur një sasi e vogël e municionit  të cilat janë sekuestruar.

Po në këtë lokacion mbi dyshimin e bazuar dhe informatave se mund të ketë sasi tjetër të armatimit dhe çdo vones do të rezultonte me asgjësimin apo humbjen e provave materiale Policia duke u bazuar ne Neni 108 Arsyet për kontroll dhe sekuestrimi te përkohshëm pa urdhër të gjykatës paragrafi 1.5 për të parandaluar shitjen, asgjësimin apo humbjen e menjëhershme të provave apo pasurisë së specifikuar ka realizuar bastisje edhe në objektet tjera përcjellëse të te dyshuarit.

Gjate bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si ne vijim :

• Dy (2) karikator për arme te gjate

• Detonatorë elektrik 49 copa

• Një (1) thike

• Një këllëf për arme te gjate

• Një fishek me mbishkrim ne baze PPU 8×75 IS

• Një fitil ngadalë ndezës për eksploziv bashkë me një detonator mekanik

• Gjashtë (6) detonator elektrik 4 (katër) nga ta te rinj

• Dy (2) paketime sfera (thashme) që shërbejnë për mbushje te fishekëve te gjuetisë

• Makineria për mbushje municioni

• Pjese shtuese për arme te gjate për trombllon

• Tel i cili shfrytëzohet për iniciues te detonatorëve

• Arme e gjate e çmontuar me nr. Serik K – 414675 me dy karikator me municion te plote me gjithsej 60 fishek te kalibrit 7.62×39

• Tridhjetë e pesë (35) kutia te mbyllura me municion me mbishkrim ne baze “IK 89”(35×15=525fishek te kalibrit 7.62×39)

• Pesëdhjetë e nëntë (59) fishek me mbishkrim ne baze “E”

• Gjashtëdhjetë e pesë (65) fishek për arme te gjate me mbishkrim ne baze “IK 89”

• Pesëdhjetë (50) fishek për pistoletë me mbishkrim ne baze “PPU 9mm LUGER”

• Dy (2) karikator për armë te gjatë pa municion

• Pajisje distancë matës

• Thike për pushke bajonetë

Ne lidhje me këtë raste është arrestuar personi S.G. 73 vjeçar i cili pas intervistimit ne prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër te prokurorit te shtetit i është caktuar masa e ndalimin për 48 orë ne qendrën e mbajtjes. Ndërsa është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjithashtu policia ka realizuar edhe kontrollin:

Rasti VI: Në një shtëpi banimi në rrugën “Prote Stojana” Zveqan, njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar si ne vijim:

• një pushkë gjuetie,

• 12 fishek te pushkës se gjuetisë

• 15 gëzhoja te kalibrave te ndryshëm,

• 2 sfera te fishekëve te gjuetisë,

• Rrip për mbajtjen e fishekëve te gjuetisë.

Lidhur me ketë rast nuk ka persona te arrestuar, mirëpo është ne interes te policisë qe te intervistohet një person si i dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri do të vazhdojë me aksione të tilla, andaj  apelojmë tek qytetarët që të respektojnë ligjin. Çdo armë e cila mbahet pa leje të vlefshme konsiderohet e kundërligjshme, prandaj qytetarët inkurajohen të paraqiten në stacionet policore për të kryer procedurat për vazhdimin e lejeve të armëve.

Kështu përgjigjet Vjosa Osmani kur pyetet se a do të rikandidoj për presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur nëse synon një mandat të radhës në krye të presidencës, pak muaj para përfundimit të mandatit si presidente e vendit.

Osmani ka dhënë një përgjigje interesante përkitazi me këtë çështje.

“Sa po vendosi që të pushoj, po çohen disa gazetarë po me sulmojnë e po më shtyjnë të punojë më fuqishëm”, ka thënë Osmani në një deklaratë nga presidenca.

E para e vendit ka folur gjerë e gjatë për çështjen e djeshme rreth raportimeve se vajzat e saj mbrohen nga policët.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se fëmijët e saj s’kanë faj qe ajo ka qëndrime politike, dhe se vajzat e saj e urrejnë përcjelljen.

Gazetarja e RTK-së që shkollonte fëmijët bashkë me të Osmanit: Të mitë në borë, ata në xhip me klimë

Gazetarja e RTK-së, Drita Loshi, ka ndarë një përvojë personale lidhur me vajzat e presidentes Vjosa Osmani, duke vënë në dukje kontrastin mes kushteve të zakonshme për prindërit dhe masave të veçanta të sigurisë për familjen presidenciale.

Në një postim Facebook, Loshi tregoi se vajzat e presidentes kanë ndjekur mësimet në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Ajo kujtoi situata kur priste djalin e saj jashtë, në shi e borë, ndërsa sigurimi presidencial qëndronte brenda ose mbante të ndezur veturën e ngrohur për fëmijët e Osmanit.

“Vajzat e presidentes Osmani kanë ndjekur mësimet në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Nuk e di nëse vazhdojnë ende, por gjithmonë më ka bërë përshtypje kontrasti: unë prisja djalin tim jashtë në të ftohtë, shi e borë, ndërsa sigurimi i saj hynte brenda ose e mbante makinën ndezur.

E kuptoj që kjo lidhet me protokollin e sigurisë – sipas ligjit, familja e ngushtë e presidentes, përfshirë fëmijët, mbrohen nga Policia e Kosovës. Kjo do të thotë që edhe në shkollë publike ata shoqërohen me masa të veçanta, për të cilat vendos Policia, jo shkolla.” – shkroi ajo.

Megjithatë, gazetarja tha se ky kontrast i ka lënë një përshtypje të pakëndshme nga trajtimi i veçantë që i bëhej në krahasim me fëmijët e tjerë.

“Megjithatë, si prind, nuk mund të mos e ndiej dallimin mes masave të veçanta për ta dhe realitetit tonë të përditshëm. Edhe kur bëhet fjalë për çështje sigurie, përsëri më linte një përshtypje jo të mirë ky privilegj i tyre përballë ne të tjerëve.” – shtoi gazetarja.

Vdekja e të riut në Viti, Policia po e heton rastin si vrasje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vitisë më 8 shtator, ku një veturë përfundoi mbi disa të rinj që po qëndronin në parkun “Bafti Haxhiu”.

Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari Egzon Shallti, 21-vjeçar, me veturën e tij “Opel Insignia”, fillimisht ka goditur disa karrige e më pas pesë persona që gjendeshin aty. Nga sulmi mbetën të plagosur A. F., V. G., E. S., M. A. dhe A. S.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dje njëri nga të lënduarit, Auron Ferizi, ka ndërruar jetë derisa po trajtohej në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti tashmë është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe po hetohet nga njësitet kompetente.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet që organet e rendit të publikojnë më shumë detaje në ditët në vijim.

Habiten ndjekësit, Xheneta nxjerr Gjestin në story?

Ish finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka ngjallur reagime në rrjete sociale me Instastory-n e fundit, ku ndau një foto misterioze të flokëve biond platin, duke shkruar sipër: “Gjeni personazhin”.

Ky veprim ka bërë që shumë ndjekës ta lidhin menjëherë me një nga personazhet me të cilët ajo pati afërsi gjatë kohës në shtëpinë e Big Brother – Gjestin.

Postimi i saj i fundit shihet si një rikthim tek kujtimet e asaj kohe, duke i bërë ndjekësit të pyesin nëse Xheneta po tenton të risjellë vëmendjen mbi atë marrëdhënie të lënë pas apo thjesht ka dashur të krijojë pak mister me ndjekësit e saj.

Mbetet për t’u parë nëse ajo do të japë ndonjë shpjegim tjetër, apo do ta lërë publikun të vazhdojë me hamendësimet. /Prive By Liberta Spahiu

Fitorja e Kosovës ndaj Suedisë, reagon Kurti

Pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Suedisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti e ka cilësuar këtë si rezultatin më të mirë që Kosova ka arritur ndonjëherë kundër Suedisë dhe si një ndër fitoret më të rëndësishme pas asaj ndaj Zvicrës.

“Rezultati më i mirë që kemi pasur ndonjëherë ndaj Suedisë, e më i miri i mundshëm pas ndeshjes me Zvicrën. Kosova jonë me një fitore të jashtëzakonshme, që nuk vonoi shumë në këto ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Jemi të dytët në grup. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti.

Kombëtarja e Kosovës tani pozicionohet e dyta në grupin kualifikues, duke shtuar gjasat për një kualifikim historik në Kampionatin Botëror.

Disa detaje të rëndësishme për motin gjatë kësaj jave në Kosovë dhe rajon

Gjatë kësaj jave do të kemi të ndryshueshëm ku priten temperaturat të larta, por edhe jo-stabilitete atmosferike dhe reshje lokale shiu të cilat në shumë rajone do të jenë në formë të rrebesheve dhe stuhive lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Nxehtësi verore me jo-stabilitete të dobëta lokale-fillimi i javës.

Tri ditët e para të javës do të na shoqërojë moti mjaft i nxehtë, por asgjë ekstreme. Përpos rrezeve të shumta diellore do të ketë edhe vranësira të cilat orëve të pasdites në zonat kryesisht malore do të marrin karakter zhvillimi konvektiv duke krijuar kushte për ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë, megjithatë në shumicën absolute të territoreve tona tri ditët e para të javës nuk priten reshje.

Temperaturat do të jenë mjaft të larta në Kosovë deri në 33 gradë Celsius apo ndoshta 34 mund të shkojë maksimalja të Mërkurën.

Përderisa para frontit rriten temperaturat në viset tona të mërkurën një ciklon dhe fronti i fuqishëm afrohen nga veriperëndimi dhe Italia duke sjellur kushte për destabilizim të fuqishëm ditën e Enjte.

Në bregdet të Enjten priten rrebeshe dhe stuhi të fuqishme lokale me vetëtima dhe bubullimë, por ashtu edhe në viset kontinentale priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale, por ende nuk mund të themi se reshjet do të kapin gjithë territorin. Temperaturat do të shënojnë ulje normalisht për shkak të vranësirave dhe reshjeve që priten.

Të Premten cikloni largohet (thellë në lindje dhe veri të Evropës) së bashku me frontin e ftohtë, por ende mbeten kushte për reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në zonat kontinentale të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Fundjava vjen më e qetë në fillim. Sipas ecurive aktuale sinoptike e shtuna vjen jo tërësisht stabile. Fillimisht do duket qetë, por pasdite në disa zona priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa po ashtu edhe të dielën pas një moti relativisht të nxehtë parashihet destabilizim i atmosferës me zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë orëve të pasdite.

Ishte ky parashikimi i motit për këtë javë. Pritet mot më dinamik në pjesën e dytë të javës. Për shkak të dinamikes së atmosferës ndryshime në parashikim mund të ketë nga e Enjta e tutje. Deri atëherë mot stabil dhe mjaft i nxehtë me destabilizime të izoluara. Të Enjten destabilizim i përgjithshëm. E Premjta dhe fundjava me alternime vranësirash, intervalesh të gjata kohore me diell dhe rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Vraşja që tronditi qytetin, dalin pamjet kur i dyshuari…

Ragil Gila është i dyshuari i atentatit në Shkondër paraditen e së hënës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Pas krimit, autori Ragip Gila nga lagjja “Serreq” dlargohet në drejtim të lagjes Skënderbeg, me mjetin tip BMW që ia ka marrë me forcë një qytetari pasi kreu krimin në Shkodër.

Top Channel raporton se makina duket se është e aksidentuar në pjesën para pasi ishte përplasur me një automjet tjetër gjatë tentativës për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes

Pasi ka mbërritur në afërsi të lumit Kir dhe i ndjekur nga forcat e policisë, ai ka lënë makinën dhe ka tentuar të largohet në këmbë, por më pas është prangosur.

 

Momenti kur Osmani dhe Kurti përqafohen pas golit të parë të Kosovës ndaj Suedisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti janë të pranishëm në ndeshjen e kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë.

Kosova po fiton 2-0 ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”, me golat e Rexhbeçajt dhe Muriqit.

Te goli i parë i Rexhbeçajt, Presidentja Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Kurti u panë duke festuar së bashku, madje duke u përqafuar.