div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-459 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Shpat Kasapi u rrah nga dasmorët, policia jep detaje për rastin në Shkabaj

Të shtunën u raportua se Shpat Kasapi është rrahur në një dasmë për shkak se ishte vonuar. Për rastin policia ka raportuar edhë përmes raportit 24 orësh.

Aty thuhet se fillimisht janë arrestuar tre persona pasi kishin sulmuar shterasin e Mqedonisë së Veriut i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Një nga tre të arrestuarit eshtë dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

SULM

Shkabaj, Magjistralja Prishtinë Mitrovicë, 09.08.2025-01:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (m/k) pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Më i dashuruar se kurrë, “Tevidja” pozon krah bashkëshortes

Aktori i njohur Butrint Lumi se fundi me rolin e tij në “Bashkallajk” e njohur si ‘Tevidja’ ka rrëmbyer zemrat e mijëra shikuesve.

Jashtë skenës Butrinti në shumë intervista e ka theksuar se është një bashkëshort dhe një baba tejet i përkushtuar për familjen tij, shkruan “Kosovarja”.

Andaj ai dhe bashkëshortja e tij kanë publikuar disa imazhe teksa shihen të lumtur në krahët e njëri tjetrit, ku kanë marr pjesë në një aheng familjar.

Fotot kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vlerësuar lidhjen e tyre të fortë dhe harmoninë familjare.

Si u martua në heshtje Leonora Jakupi, ja kush është burri i këngëtares!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka befasuar të gjithë me një lajm të papritur: ajo është martuar në heshtje, duke e mbajtur këtë ngjarje larg syrit të publikut dhe mediave.

Dashuria e saj me ish-zyrtarin shtetëror ka qenë një rrugëtim intrigues, me një histori që ka filluar disa vite më parë, por që tani ka arritur në një pikë të re.

Çifti ka preferuar që lidhjen e tyre ta mbajnë të fshehtë, duke e ruajtur privatësinë e tyre si prioritet kryesor.

Burri i Leonorës është një njeri me një të kaluar të njohur në administratën publike, por kurrë nuk është shfaqur në publik me emrin e vet të plotë. Ai ka qenë i martuar më parë dhe ka një fëmijë, por tani duket se është gjetur në një marrëdhënie të re dhe stabile me këngëtaren e njohur.

Martesa e tyre është një dëshmi e dashurisë që kanë ndërtuar ndër vite, dhe lidhja e tyre ka mbetur larg sytë e mediave që zakonisht analizojnë çdo aspekt të jetës së Kennethës.

Megjithëse ndodhen në qendër të vëmendjes si figura të njohura, ata kanë zgjedhur të jetojnë në një botë private, ku mund të mbajnë përfshirë edhe momente të bukura siç është kjo martesë e re.

Leonora dhe partneri i saj tani janë një çift i lumtur, që dëshmojnë se ndjenja e vërtetë mund të mbijetojë edhe në një botë ku çdo lëvizje e tyre ndjeket nga paparacët.

Martesa e këngëtares shqiptare është një provë e fortë se dashuria ka fuqinë për të qëndruar e fortë edhe në mes të zhurmës dhe tensióneve të jetës publike.

Duke qenë se ata kanë zgjedhur privatësinë, dëshirojmë të ndjekim rrugëtimin e tyre në këtë kapitull të ri të jetës, me besimin se ata do të ruajnë shpirtin e tyre të lirë dhe dashurinë pa pengesa.

 

E dhimbshme: Vdes i riu Art Dervishaj

Ka humbur jetën Art Dervishaj nga Kotradiqi i Deçanit, i cili u aksidentua ditë më parë.

Për shkak të plagëve të marra, i riu u shtrua në spital për trajtim. Megjithatë, fatkeqësisht, Arti nuk mundi t’iu mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë sot.

Mediat lokale e kanë konfirmuar lajmin e hidhur të humbjes së tij.

Detajet mbi ceremoninë mortore ende nuk janë bërë të ditura.

“Mufo, ta ha atë zemër”, Bajqinovci ‘shkrihet’ nga fjalët e Sabri Fejzullahut, lezetin e shfaq edhe me këtë veprim

Mefail Bajqinovci, bashkë me familjen e tij, ishte mysafir në një dasmë së fundi.

Aty rastisi të këndojë këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu.

Ky i fundit e përshëndeti Bajqinovcin me fjalinë e tij të famshme “Ta ha zemrën”.

“Në dasmën e Vedatit dhe Rinetës, falënderoj nga zemra Sabri Fejzullahun për respektin që na bëri” u shpreh Bajqinovci, duke shpërndarë video të momentit.

 

Pasi e bëri nusen për spital dhe u rrah nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi

Një dasmë e zhvilluar në një restorant në Shkabaj është kthyer në një skenë kaosi dhe dhune, ku protagonist rezulton të jetë këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Sipas raportimeve, Kasapi dhe vëllai i tij ishin të ftuar në aheng, por mbërritja e tyre me vonesë dhe gjendja e dehur në të cilën ndodhej këngëtari, kanë tensionuar situatën në vendngjarje. Mospajtimet me nikoqirët kanë eskaluar në një përplasje fizike, e cila përfshiu disa persona.

Në incidentin e dhunshëm është lënduar edhe nusja e dasmës, për të cilën dyshohet se mund të jetë goditur nga vetë Kasapi gjatë përplasjes.

Raportohet se këngëtari dhe familjari i tij, Albin Kasapi, janë sulmuar fizikisht nga tre persona – Feim Kicaj (62 vjeç), Bledar Kicaj (36) dhe Blerim Kicaj (29).

Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Pas ngjarjes së bujshme, Shpat Kasapi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku është shprehur:

Tre persona rrahin Shpat Kasapin, këta janë të dyshuarit!

Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital- Ja pse ndodhi përleshja në aheng

Ndodh edhe kjo në Kosovë: Djali rrah nënën, e bën për spital

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrajë e Vogël të Lipjanit, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar nga djali i saj.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se viktima N.K. rreth 60-vjeçare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i saj, O.K. rreth 29-vjeçare. Ajo ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

 

 

Në rast është përfshirë edhe njësia e specializuar për dhunë në familje. Pas intervistimit të palëve dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.