div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-466 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pistë e re për vrasjen e Enver Bajraktarit: Gjendet një pushkë në shtëpinë e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bastisur shtëpinë, Top Kolshit, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, në Baicë të Lipjanit.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se me urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmautomatike.

Kolshi, në seancën dëgjimore të mbajtur, më 13 gusht 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë deklarimit ka thënë se nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

Kujtojmë se më 4 gusht, policia njoftoi se u gjet një trup i groposur në Baicë të Lipjanit dhe se dyshohet për vrasje të rëndë.

Një ditë më pas, më 5 gusht, prokuroria njoftoi se është identifikuar trupi i viktimës, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur. Kurse, më 12 gusht u bë e ditur se është arrestuar i dyshuari Top Kolshi.

 

Ekskluzive: Arrestohet një pjesëtar i Njësisë Speciale në Mitrovicë

Një zyrtar policor i Njësisë Speciale është vënë në pranga në Mitrovicë, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Sinjali mëson se arrestimi është bërë mbrëmë në Mitrovicë, ku polici dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ndihmë kryerësve pas kryerjes së veprës penale”.

Burimet thonë se hetimet ndaj tij kanë nisur pas dyshimeve për veprime që bien ndesh me ligjin dhe etikën policore, ndërsa i dyshuari është shoqëruar për në IPK e më pasë në ndalim prej 48 orësh.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedura për veprat penale të lartcekura, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Egli nis punë në ekran, ja ku do e shohim

Egli Tako do të rikthehet këtë sezon në ekran, por jo si këngëtare.

Ajo është përzgjedhur si moderatore në programin “E Diell” që transmetohet çdo të diel në Top Channel, raporton VIP Magazine.

Ky do të jetë debutimi i saj i parë në drejtimin e një programi televiziv, pas disa projekteve që ka pasur në muzikë.

Pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP, Egli është komentuar gjatë për raportin me Gjestin dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Ditën e sotme ajo ka ndarë disa foto, ku shihet duke u përgatitur për këtë kapitull të ri në karrierën e saj.

U raportua se ishte shenjestër e një shpërthimi me tritol, reagon Jozi

Një shpërthim me tritol është regjistruar në mëngjesin e para disa ditëve në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetases M. D, alias M. B, ku si pasojë janë raportuar vetëm dëme materiale, transmeton DEMOS.

Gjatë kontrollit të zonës përreth, hetuesit gjetën dhe sekuestruan disa gëzhoja, në dukje të vjetra, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale.

Burime për ZËRI bëjnë me dije se shënjestra ka qenë ish-banori i Big Brother Vip, Jozefin Marku, por autorët kanë ngatërruar banesën. Ish-banori i Big Brother mësohet se është shoqëruar në Polici dhe po merret në pyetje në lidhje me rastin.

Por kjo situatë duke se nuk i ka lënë përshtypje artistit i cili para disa orësh publikoi video nga pushimet.

Jozi i poshtëron me radhë fituesit e “Big Brother”, kush e ka radhën?

Joz Marku, i njohur për tentativat e shumta në muzikë, arriti famën e madhe vetëm pasi mori pjesë në Big Brother VIP Albania.

Ky shou, që për shumë ishte trampolinë drejt suksesit, për të rezultoi thikë me dy tehe. Një shuplakë ndaj Gjestit i prishi imazhin, ndërsa një skenë e diskutueshme me Stresin e riktheu në qendër të polemikave.

Publiku dhe mediat e kanë parë shpesh sjelljen e tij si provokuese dhe të qëllimshme. Për disa, ai po përpiqet të fitojë vëmendje duke “ulur” figurat fituese të këtij reality show. Kjo strategji duket se e mban në qendër të lajmeve, pavarësisht kritikave, shkruan “Kosovarja”.


Nëse ky është plani i tij afatgjatë apo thjesht moment i rastësishëm, mbetet për t’u parë. Pyetja që lind tani është: kush do të jetë fituesi tjetër i “Big Brother” që Jozi do ta vendosë në shënjestër?

Dalin pamjet nga përleshja me thika në një lokal/ Momente tmerri për klientët

Top Channel ka siguruar pamjet e sherrit masiv në një lokal në Korçë, që la pas tre të plagosur mbrëmjen e 31 gushtit.

Video e sherrit masiv të ndodhur pak ditë më në një lokal në hyrje të parkut në qytetin e Korçës . Pamjet tregojnë momentet e konfliktit, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë tre persona.

Në pak minuta, sherri verbal u kthye në një konfrontim fizik që degradoi deri në përdorimin e thikës si dhe në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit. Gjithçka ndodhi brenda ambienteve të lokalit, ku ishin edhe klientë të tjerë, të cilët u larguan të tmerruar.

Deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv. Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve. E gjithë ngjarja erdhi për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.

Kërcënimet me jëtë ndaj Kryeministrit Kurti në Veri, reagon Sveçla

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke folur për mesazhet kërcënuese në veri ka thënë se janë pjesë e luftës hibride si dhe destabilizimit.

Ai në një deklarim për Tëvë1 ka thënë këto veprime bëhet edhe për të friksuar qytetarët serb që janë lojal ndaj shtetit të Kosovës

“ Kjo është luftë hibride me qëllim që situata në Kosovë të mos përmirësohet edhe më tutje. Janë kapsolla të destabilizimit, qoftë politik qoftë të sigurisë. Por poashtu bëhen që popullata ynë e etnisë serbe në një mënyrë apo tjetrën për disa të inkurajohet e për disa të frikësohen, grupi i dytë lojal ndaj Republikës së Kosovës, duke tentuar të shfaqin prezencë n e tyre në Kosovë”, ka thënë Sveçla.

Ai ka thënë se grupe të tilla nuk kanë potencial për destabilizim

“Unë po e thamë prapë që potenciali i tyre për destabilizim nuk ekziston duke qenë se institucionet e Kosovës janë fuqizuar në atë pjesë të Republikës. Por ne të gjitha këto provokime, të gjitha incidentet sado minore të jenë ne i marrim jashtëzakonisht seriozisht, përgatitemi dhe i përgjigjemi me nivel adekuat”, ka thënë ai.

Në mbrëmjen e së martës në rrugën “Vasilije Ostrovski” në Mitrovicën e Veriut, është hasur një shkrim kërcënues në mur, i adresuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti

Nuredin Selamani për Albin Kurtin: Ja kisha ndalu hyrjen në Drenicë

Dy të akuzuarit për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, janë deklaruar të pafajshëm gjatë seancës fillestare të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 3 shtator.

I pranishëm në gjykatë ishte edhe Kurti, në cilësinë e të dëmtuarit, i cili tha se nuk paraqet kërkesë pasurore juridike, raporton Betimi për Drejtësi.

Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani u deklaruan rreth fajësisë, pasi prokurori Bekim Kodraliu lexoi aktakuzën.

“Konsideroj se nuk ka vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kanosje dhe nuk e pranoj”, tha Klinaku.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër, Nuredin Selmani po ashtu i deklarua i pafajshëm.

“Jo, nuk i pranoj” akuzat, tha ai.

Nuredin Selmani deklaroi se po të mundte do të ia ndalonte Kurtit hrjen në Drenicë.

Prej sot qytetarët e Prishtinës kanë internet falas

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga sot qytetarët e kryeqytetit kanë qasje në internet falas, në çdo hapësirë ku e sheh shtyllën me shkrimin WiFi Falas.

Rama ka shkruar edhe se ‘’na jemi këtu me ju bo jetën ma të lehtë’’.

Postimi:

M’fal, a bon password-in e WiFi-së?

Këtë fjali s’ka me e dëgju mo, sepse prej sot krejt qytetarët e Prishtinës kanë qasje në internet falas, në çdo hapësirë ku e sheh shtyllën me shkrimin WiFi Falas. 💙

Nalu, lidhu edhe shfytëzo internet pa kufi.

Na jemi këtu me ju bo jetën ma të lehtë.

Prishtina, përtej qysh e ki passwordin?

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Mendimi për motin

Ditën e enjtë ende vransira kalojnë mbi vend. Kohëpaskohe shfaqen kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu dhe bubullimave. Nuk do të mungojnë intervale me diell, megjithëse jo të gjata. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 17C, ndërsa maksimalet megjithë një rënie të lehtë, mbesin mbi mesatare, 26C e 28C. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.

Stabilizim i kushteve atmosferike po parashihet nga dita e premtë. Megjithëse kalojnë kohëpaskohe vransira, do të ketë intervale më të gjata me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 29C e 31C përgjatë fundjave. Minimalet nën kushte kthjellimesh zbresin në 12C e 13C. Orëve të mëngjesit të ditës së premtë, përgjatë ultësirave pritet të formohen kushte për mjegull apo mjegullinë. Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, 4-10m/s.