Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka filluar pushimin verorë me familjen e tij.
Ai se bashku me gruan dhe fëmijët shfaqet tejet i lumtur në Ulqin.
Kujtojmë që këto janë pushimet e para për këtë verë që Rama po i kalon me familje.


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka filluar pushimin verorë me familjen e tij.
Ai se bashku me gruan dhe fëmijët shfaqet tejet i lumtur në Ulqin.
Kujtojmë që këto janë pushimet e para për këtë verë që Rama po i kalon me familje.
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe pjesërisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 31 gradë Celsius.
“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe pjesërisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka nisur pushimet për këtë verë.
Ajo ka publikuar disa momente intime me të dashurin.
Teuta duket më e lumtur se kurrë pran personit të zemrës.
Nuk mungojnë as puthjet në publik, e që ajo vendosi ti ndaj me ndjekësit në instagram./kosovarja
Shiko foton:
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për keqmenaxhim të taksave të qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se qytetarëve u është rritur paga vetëm 6 euro e 80 cent, kurse Gani Jakupit i ka dhënë pagë 7 mijë e 500 euro në muaj.
“Albin Kurti I ka rrit rrogat 6 euro e 80 cent, pra 1 mijë e njëqind qytetar kur i marrin ka 6 euro e 80 cent, është baraz me 7 mijë e 480 euro në muaj. Albin Kurti vetëm dostit Gani Jakupi, prej taksave i ka dhënë 7 mijë e 500 euro në muaj. Versioni tjetër 13 mijë e 200 qytetarë kur i marrin 6 euro e 80 cent bëjnë afërisht 90 mijë euro, Gani Jakupi i ka marrë vec vet 90 mijë euro nga Albin Kurti”, tha ai.
Getinjo edhe pse tash e një kohë ka vendosur të qëndroj larg muzikës por jo edhe rrjeteve sociale.
Kohë pas kohe reperi ndanë postime të ndryshme nga jeta e tij private, shkruan “Kosovarja”.
Ndjekësit e tij kanë venë re një detaj, ku reperi ka pëlqyer disa foto të Albës në ‘Instagram’.
Deri me tani dyshja nuk kanë treguar se mund të kenë një raport me njeri tjetri, por thjeshtë një miqësi në mediat sociale.
Për ndryshe Alba Vukaj ka përmbyllur sezonin e emisionit të saj veror në ‘Era verë’ ku ishte për herë të parë në rolin e moderatores
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është bërë gjysh.
Këtë lajm e ka dhënë vajza e Krasniqit, Gresa, nëpërmjet profilit të saj në Facebook.
Ky është postimi i saj i plotë:
Odeta ime,
Mirë se erdhe në jetë bija ime. Në këtë botë që jeta të sfidon kaq shumë, uroj të jetosh gjatë dhe e lumtur.
Do të rritesh me dashurinë për jetën, atdheun e familjen e mbi të gjitha do të rritesh duke ndëgjuar fjalët më të mira për gjyshin tënd e heroin tim, babin tim!
Te duam qe tani, kaq shume dhe pa fund.
Nëna dhe Babi
Deputeti Haki Abazi ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri, duke thënë se kryeministri Albin Kurti është duke progresuar në ndarjen e Kosovës.
Sipas tij, Kurti po krijon një realitet të ri, atij të kalimit nga bashkëpartneriteti dhe përkrahja e NATOs për Kosovën dhe popullin e saj, në një përplasje me NATOn dhe interesat e botës demokratike.
“Kurti nuk ka mandat për të krijuar një situatë dhe raport të tillë. Të gjithë qytetarët Shqiptarë janë për Kosovën në NATO dhe në BE. Veprime të koordinuara dhe veprime me vlerë e argumentime në tavolinë me partnerët ndërkombëtar. Përplasja e Kosovës më NATO është agjendë e Serbisë dhe Rusisë!
Fushatë elektorale me fatin e Kosovës nuk bëhet!”, shkroi Abazi në Facebook.
Postimi i plotë:
Kurti është duke progresuar në ndarjen e Kosovës dhe krijimin e një realiteti të ri, atij të kalimit nga bashkëpartneriteti dhe përkrahja e NATOs për Kosovën dhe popullin e saj, në një përplasje me NATOn dhe interesat e botës demokratike.
Kurti nuk ka mandat për të krijuar një situatë dhe raport të tillë. Të gjithë qytetarët Shqiptarë janë për Kosovën në NATO dhe në BE. Veprime të koordinuara dhe veprime me vlerë e argumentime në tavolinë me partnerët ndërkombëtar. Përplasja e Kosovës më NATO është agjendë e Serbisë dhe Rusisë!
Fushatë elektorale me fatin e Kosovës nuk bëhet!
Një ushtar ukrainas është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Prizrenit.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. ku njoftoi se ushtari ukrainas i lindur në vitin 1992, u soll nga FSK-ja në Spitalin e Prizrenit.
“Me datë 31.08.2024, rreth orës 11:35 emergjenca e spitalit të Prizrenit ka informuar policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar Ukrainas i lindur me 1992, pasi qe i njëjti ka pësuar arrest kardiak dhe sipas mjekut kujdestar ne emergjencë është pranuar pa shenja jeta.
Patrulla policore ka arrit në emergjence se bashku me hetimet.
Ështe njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti inicohet si rast “Hetim i Vdekjes”.
Hetues kujdestar nga SRH-Prizren gjithashtu kanë qenë në Spitalin Rajonale në Prizren. Me urdhër të Prokurorit kujdestar trupi i pa jete i të ndjerit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Hetuesit në kordinim me zyrtarin përgjegjes të FSK-se kanë ndermar të gjitha masat adekuate për njoftimin e institucioneve përgjegjëse lidhur me ushtarin e ndjerë.
Rasti vazhdon te hetohet nga Sektori Rajonal I Hetimeve në Prizren”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline.
Një ngjarje e rënda ka ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës, ku një person ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën gruas së tij me të cilën ishte në proces divorci.
Bëhet fjalë për Bledar Trëndafili dhe Melisa Trëndafili.
Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar interpretimet se kryeministri Albin Kurti e ka çliruar veriun e Kosovës.
Këtë intereptim, Krasniqi e ka cilësuar si gënjeshtër dhe “metastazë e propagandës kancerogjene”.
Tutje, Krasniqi ka theksuar se sigurinë në veri e mirëmban edhe sot KFOR-it.
“Gënjeshtra e tipit se Kurti e ka “çliruar veriun” është metastazë e propagandës kancerogjene. Prej kujt e paska çliruar veriun, kur sigurinë e mirëmban edhe sot KFOR-i? Hiqeni KFOR-in nga veriu dhe e shihni brenda një dite se sa është çliruar veriu e edhe Kosova! Tentimi për ta keqpërdorë KFOR-in për lojërat e Kurtit, ka qenë evident. Kosova po e paguan atë faturë me izolim, me defaktorizim, me injorim, me kërcënim”, tha ai ndër tjerash.