div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-473 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Policia e konfirmon: Një burrë në Lipjan u gjet i groposur, dyshohet për vrasje të rëndë

Në fshatin Baincë të Lipjanit, është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë. Dyshohet për vrasje të rëndë, ka konfirmuar për Express zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, tha Ahmeti.

Gazeta Express raportoi se trupi i viktimës është gjetur nga familjarët, ndërsa i njëjti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur.

Konfirmimi i saj i plotë:

Sot rreth orës 12:00,  më fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar).Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim.

Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë.

Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Tronditëse, një burrë i zhdukur në Lipjan u gjet i vdekur dhe i varrosur

Për më tepër se katër orë, prokurori i shtetit po qëndron në vendin e ngjarjes, aty ku është gjetur i vdekur dhe i varrosur një burrë i raportuar si i zhdukur, ditë më parë.

Gazeta Express mëson nga burimet e saj se viktima që ishte raportuar i zhdukur është gjetur i varrosur në komunën e Lipjanit, ditën e sotme. Trupin e kanë gjetur familjarët e tij.

Aktualisht po kryhen hetime dhe rasti ndodhet në fazën e mbledhjes së informatave, prandaj Gazeta Express nuk do të zbulojë më shumë detaje për këtë rast.

Rasti në fillim është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”, teksa mjekësia ligjore pritet ta vërtetojë shkakun e vdekjes.

Kurti i shkon në shtëpi biznesmenit që grushtoi punëtorin e tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar biznesmenin nga Prizreni, Burim Sallauka, i cili disa vite më parë kishte sulmuar fizikisht njërin nga punëtorët e tij.

Së bashku me deputetin Artan Abrashi, Kurti ka qëndruar gjatë ditës në shtëpinë e Sallaukës, ku kanë bërë publik edhe kandidimin e vajzës së tij për Kuvendin Komunal.

Në vitin 2019, Burim Sallauka, i cili është pronar i restorantit “Koha” në Prizren kishte grushtuar njërin nga kamerieret e tij në ambientet e restorantit.

Insajderi ka siguruar videon e sulmit fizik, në të cilën shihet biznesmeni Sallauka [i veshur me bluzë ngjyrë hiri] teksa thërret pranë tij punëtorin e tij, kamarier i restorantit, dhe e godet me grushte. Sulmin fizik ndaj kamarierit të restorantit që ai menaxhon, Sallauka e vazhdon edhe në një hapësirë tjetër të restorantit, të pa incizuar nga kamerat.

 

Për të parë videon, klikoni këtu: këtu

Pak ditë pasi u bën prindër, ky është veprimi i parë i Dafinës dhe Kreshnikut

Dafina Zeqiri ditë më parë u bë nënë për herë të parë.

Derisa po jeton ditët më të lumtura përkrahë më të voglit të saj, Daffy duket se po gjenë kohë edhe për më të dashuritë e saj, shkruan IndeksOnline.

Mbrëmë Daffy ka marrë pjesë në një dasëm, bashkë me bashkëshortin e saj, Kreshnikun.

Dafina duket se aktualisht është kaq e fokusuar në familjen e saj, ndjenjë kjo e cila duket se po e lumturon më shumë se gjithçka tjetër përreth.

Stuhi shiu të fuqishme dhe breshër i madh në këto rajone të Kosovës

Reshjet e fuqishme të shiut dhe breshërit kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke përfshirë Brezovicën, Gjilanin, Ferizajn dhe disa fshatra të Gjakovës.

Stuhi të pasdites së sotme kanë përmbytur rrugë, e oborre, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë nivel të lartë të ujit dhe breshër të dendur në shumë zona.

Në Brezovicë, një nga destinacionet më të njohura turistike në Kosovë, rruga kryesore që çon në qendrën turistike është bërë e pakalueshme për shkak të vërshimeve.

Ndërkohë, përmbytje janë raportuar edhe në Gjilan dhe Ferizaj. Në Gjilan, disa rrugë urbane janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rrezikuar bizneset dhe banesat në nivelet e ulëta.

 

Stuhi e fuqishme breshëri në Ferizaj

Sot është parashikuar depërtimi i një cikloni të fuqishëm, i shoqëruar me masa të ftohta që vijnë nga veriperëndimi i kontinentit.

Meteo Kosova ka shpërndarë disa pamje nga Ferizaj, ku raportohet se aktualisht ka stuhi të fuqishme.

Përveç në këtë zonë, në rrjete sociale janë publikuar video edhe nga pjesë të tjera të vendit.

 

Reshjet e shiut dhe breshërit, mbesin pa rrymë këto qytete në Kosovë

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se një numri “të konsiderueshëm” të konsumatorëve u është ndalur rryma në pjesë të vendit, veçanërish në rajonin e Anamoravës, për shkak të reshjeve të shiut e breshërit.

KEDS tha se ekipet e tyre janë në terren dhe po punojnë “pa ndërprerje” për ta rikthyer energjinë elektrike” sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Reshje të mëdha shiu e bresheri dhe erëra të fuqishme kanë përfshirë pasditen e të hënës Kosovën, veçanërisht rajonin e Anamoravës, por edhe pjesë tjera të vendit. Gjilani dhe rrethina janë më të prekurat, ku për shkak të motit të keq janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për një numër të konisderueshëm të konsumatorëve. Ekipet e KEDS janë të mobilizuara maksimalisht dhe ndodhen në terren duke punuar pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

“Rajonet e Pejës, Ferizajt dhe Prizrenit janë më pak të prekura. Ekipet tona janë në terren duke intervenuar edhe atje”, shton KEDS-i.

KEDS-i i ka falënderuar qytetarët për “durimin dhe mirëkuptimin në këto kushte atmosferike të vështira”.

„Drama“ në fund: Vuçiqi ka pretenduar se gati e vranë në Bosnje dhe Hercegovinë

Për të mbrojtur atë që nuk mund ta mbrojë, pra kryetarin e enklavës serbe në BeH, të quajtur Republika Serbe, Millorad Dodikun, nga vendimi i Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Aleksandar Vuçiqi u rikthye te një ngjarje e ndodhur dhjetë vjet më parë, shkruan portali boshnjak “Oslobodjenje.ba”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua publikut pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare, e cila u mbajt të shtunën, transmeton Paparaci.

Presidenti serb e thirri urgjentisht këtë mbledhje pasi të premten u konfirmua aktgjykimi i shkallës së parë ndaj kryetarit të Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Pas mbledhjes së të shtunës, Vuçiqi ka shprehur një sërë pretendimesh të pabazuara, të rreme dhe të rrezikshme në adresë të Bosnje dhe Hercegovinës, çka shkaktoi reagime nga shumë zyrtarë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Tronditëse: 64-vjeçari gjendet i varur në oborrin e shtëpisë nga nëna e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Cernicë, komuna e Gjilanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në rrethana tragjike.

Sinjali mëson ekskluzivisht se më 04 gusht 2025, rreth orës 08:00, A.V, nëna e viktimës, ka njoftuar Policinë se ka gjetur të biri, B.V. rreth 64-vjeçar, të varur në litar në oborrin e shtëpisë në rrugën “Fevzi Hoxha”.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e 64-vjeçarit.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Rënda (NJHP/SRH-së) si dhe krim-teknikët rajonalë, të cilët nën autorizimin dhe praninë e Prokurorit të Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes po vazhdojnë intensivisht.

Rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë janë ende të paqarta.