div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-483 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Italia në alarm – Virusi vdekjeprurës godet sërish, i merr jetën tre të moshuarve

Virusi i Nilit Perëndimor ka marrë një tjetër viktimë në Itali.

Një burrë 77-vjeçar ndërroi jetë në agim në Institutin “Spallanzani” në Romë, ku ishte shtruar pas një përkeqësimi të shpejtë të gjendjes shëndetësore.

Ai kishte kryer një transplant zemre në vitin 2014, vuante nga dështimi kronik i veshkave dhe po trajtohej në Spitalin “San Camillo-Forlanini”.

Burri jetonte në Isola del Liri, në provincën e Frosinones, por dyshohet se është kafshuar nga mushkonja bartëse e virusit në zonën turistike Baia Domizia, në provincën e Casertas.

Ky është rasti i dytë fatal pas vdekjes së Filomena Di Giovangiulio, 82 vjeç, e cila humbi jetën më 20 korrik në spitalin “San Giovanni di Dio”, pasi ishte infektuar gjatë pushimeve në Fondi.

Viktima e parë u regjistrua në rajonin e Kampanias: një 80-vjeçar nga Maddaloni, i cili ndërroi jetë në spitalin “Sant’Anna e San Sebastiano” në Caserta. Ai kishte probleme serioze shëndetësore dhe gjendja e tij u përshkrua si “e kompromentuar” në momentin kur rezultoi pozitiv për virusin.

Rajoni i Lazios ka raportuar 16 raste të reja, duke e çuar numrin total të infeksioneve në 44. Komunat ku dyshohet ekspozimi përfshijnë: Aprilia, Cisterna di Latina, Fondi, Latina, Pontinia, Priverno, Sezze, Sabaudia, Anzio dhe Nettuno.

Autoritetet shëndetësore kanë intensifikuar masat e mbikëqyrjes, veçanërisht për kuajt, të cilët mund të jenë bartës të virusit, në zonat e Roma 5 dhe Roma 6.

Rajoni i Lazios ka shtuar gjithashtu përpjekjet për trajnimin dhe ndërgjegjësimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor, përfshirë mjekët e familjes dhe pediatrit, për të përballuar përhapjen e virusit.

“Të fala…”, Blerta Deliu publikon mesazhin që ia dërgoi burri i Albulena Haxhiut

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka publikuar një mesazh që thotë se ia kishte dërguar tetë vite më parë Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Në mesazhin e publikuar shkruan “Të fala krimineleve oj plastikë. Krejt krimet keni me i pagu deri ne fund. Gjakun e shkelun, perdhunimin e ketij populli qe ja keni ba qe 18 vjet ka me ju kthy me te njejten monedhe. Ate qe e kan ba paramilitaret ne drenice e kosove e keni ba ju ne Kosove. Andaj po friksohuni nga drejtesia qe ka me ju shtyp si gjakpires qe jeni. Kriminele”.

Kodra-Deliu i është drejtuar Ministres Haxhiu pasi ajo i doli në mbrojtje deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, e cila është bërë kryetemë për zhvatjen e parasë publike.

“Sot, rastësisht, Facebook më kujtoi sulmin seksist që më është bërë nga bashkëshorti juaj, pikërisht më 28 korrik, para 8 vitesh. Për fat të keq, kjo ngjarje nuk ka marrë kurrë trajtimin e duhur institucional.

Ndërsa kritikat ndaj Fitore Pacollit janë për korrupsionin kronik që e ka kapluar vendin nga pushteti i juaj. Askush nuk po e sulmon Fitoren për shkak te gjinisë së saj, por për dyshimet e bazuara për keqpërdorim. Kaq e thjesht është kjo punë”, ka shkruar Deliu-Kodra.

E veshi Gjestin gjatë Big Brother, Blerina Rugova thotë se i doli mosmirënjohës

Blerta Kllokoqi Rugova ka folur për herë të parë publikisht për raportin me ish-banorin e Big Brother, Gjesti.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Blerta është pyetur nëse ajo dhe Blerina kishin marrë ndonjë falënderim nga Gjesti për përkrahjen që i kishin dhënë gjatë qëndrimit të tij në reality show.

Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, por e qartë: “JO.”

Blerta dhe Blerina kanë qenë ndër mbështetëset më të zëshme të Gjestit gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother, madje ai shpesh ka qenë i veshur me rroba nga brendi “Bukur”, i drejtuar nga Blerina.

Kjo përkrahje e hapur dhe e dukshme e tyre, madje shpeshherë edhe me postime në rrjete sociale dhe jo vetëm, duket se nuk është kthyer me një shenjë mirënjohjeje nga ana e ish-banorit.

Netanyahu mohon krizën humanitare në Gaza: Nuk ka uri atje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se akuzat se Izraeli po zhvillon një fushatë urie në Gaza janë “gënjeshtra të hapura”, duke mohuar krizën humanitare në rritje në enklavë.

Ndërsa merrte pjesë në një konferencë në Jerusalem, Netanyahu tha: “Nuk ka politikë urie në Gaza dhe nuk ka uri në Gaza”.

Ai shtoi se Izraeli ka lejuar sasinë e ndihmës që kërkohet nga ligji ndërkombëtar dhe pretendoi se Hamasi po e vjedh këtë ndihmë humanitare dhe më pas po e akuzon Izraelin se nuk e ofron atë.

Netanyahu foli dje në një konferencë të udhëhequr nga këshilltarja e presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe pastorja e njohur ungjillore Paula White, sipas Times of Israel.

 

Këto pretendime e vënë atë në konflikt të drejtpërdrejtë me paralajmërimet e organizatave humanitare, të cilat theksojnë se uria dhe kequshqyerja në Gaza kanë arritur përmasa kritike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se kequshqyerja është në një “trajektore të rrezikshme” në Rripin e Gazës, me 63 vdekje të lidhura me kequshqyerjen të regjistruara në korrik.

Sipas Agjencisë së Ndihmës dhe Punës së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), afërsisht një në pesë fëmijë të vegjël në Gaza është i kequshqyer në mënyrë akute.

OKB thotë se kriza e urisë është “plotësisht e parandalueshme” dhe akuzon Izraelin për “bllokim dhe vonim të qëllimshëm të mbërritjes masive të ushqimit, ndihmës mjekësore dhe humanitare”.

Ky është personi që u gjet i vdekur në detin e Sarandës

Shtetasi portugez i raportuar i zhdukur një ditë më parë në detin e Sarandës, është gjetur i pajetë këtë të diel nga Policia Kufitare.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, trupi i pajetë i 57-vjeçarit A. G., u gjet në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, pranë lagunës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Dyshimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për mbytje në det.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.

Fitorja e “252 mijë Eurove”, eskalon në studion e RTK’së, kapet me gazetaren se e pyeti për dajën e vëllain

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, është përfolur vazhdimisht në media për disa subvencione të përfituara nga familjarët e saj, së fundmi edhe për burrin e saj.

E ftuar në RTK për të folur rreth kësaj çështjeje, si dhe për raportimet për subvencionet e ndara nga Ministria e Bujqësisë për dajën dhe vëllain e saj, ajo është kapur keq me gazetaren e RTK-së, duke e pyetur se pse nuk e ka ftuar më herët në emision.

“Ju si gazetare kur unë jom sulmu kaq shumë për këto dy tema ish dashtë me m’thirrë atëherë me diskutu. Jo, jo, jo, jo, jo, jo. Intervistën e vetme e kam dhanë te emisioni te Fidani. Nëse të intereson me i ditë detajet mundesh me shku me këqyr aty”, tha deputetja.

Gazetarja e RTK-së këmbënguli që Pacolli të tregojë nëse vëllai dhe daja kanë marrë subvencione.

“Sikur t’kish interesu ty kjo çështje… ke prit 1 vit me m’sulmu kaq shumë.”, iu kap gazetares deputetja e VV-së.

“Pse s’ma ke dhanë hapësirën atëherë”, vazhdoi Pacolli.

Së fundmi, bashkëshorti i Fitore Pacollit u raportua se ka përfituar 52 mijë euro nga Ministria e Kulturës. Sipas raportimeve, paratë i ishin ndarë atij përmes një organizate joqeveritare.

Më herët, ishte konfirmuar edhe nga ministri në detyrë, Faton Peci se Ministria e Bujqësisë kishte ndarë nga 100 mijë euro në formën e subvencioneve edhe për vëllain dhe dajën e deputetes.

Moment i sikletshëm në televizion: Një i zhveshur ia ndërpret intervistën avokatit në Klan Kosova

Një situatë e pazakontë dhe mjaft e sikletshme ka ndodhur sot gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ku po fliste avokati Gent Gjini.

Teksa ai po jepte deklaratë për Klan Kosova, duke folur rreth dorëzimit të një kallëzimi penal ndaj deputetes Fitore Pacolli nga ana e Agim Pllashnikut, papritur në sfond është shfaqur një person i zhveshur nga beli e lart, duke hyrë në kuadër të kamerës.

Avokati Gjini, i vetëdijshëm për situatën, shihet qartë në video duke u përpjekur me mimikë ta paralajmërojë personin që të mos kalojë, por përpjekja e tij rezulton e pasuksesshme.

Më pas ndërhynë moderatorja e cila thotë: “Mirë po kalojmë në studio”.

 

Rasti i Agon Zejnullahut, avokati Besnik Berisha: Liria për pesë policët është më e pakta që meritojnë

Avokati i njohur, Besnik Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbajtjen në paraburgim të pesë zyrtarëve policorë, duke e cilësuar situatën si një padrejtësi që po zëvendëson drejtësinë e mirëfilltë.

“Nuk po flasim për prova që dëshmojnë krim – por për një ‘klimë tensioni’ me palën tjetër. Kjo nuk është drejtësi, është frikë e veshur me petkun e ligjit”, shkruan Berisha në Facebook.

Ai thekson se rasti i Agon Zejnullahut, që ka prekur thellë opinionin publik, meriton një hetim të plotë dhe transparent, e jo masa simbolike që, sipas tij, kanë për qëllim vetëm qetësimin e përkohshëm të reagimeve publike.

“Sot janë pesë. Nesër mund të jetë cilido që vesh uniformën dhe mban përgjegjësi. Drejtësia nuk është privilegj, është themel i shoqërisë së lirë”, shton avokati.

Berisha përfundon thirrjen e tij me një apel të qartë: “Liria për pesë policët është më e pakta që meritojnë. Veproni!”

Zëvendësja e Kurtit kapet në kamera në “skuta” të Kuvendit duke biseduar fshehurazi me Simiqin

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, deputete nga radhët e komunitetit boshnjak, e cila ka thënë se ka votë vetëm për Vetëvendosjen dhe askënd tjetër, është kapur nga kamera nëpër “skuta” të Kuvendit të Kosovës natën e shterrimit të afatit kushtetues duke biseduar me Igor Simiqin e Listës Serbe.

Rexhepi është kapur nga kamerat buke biseduar gjatë me Simiqin në fund të sallës, siç i ka publikuar pamjet “Interaktiv Talks”.

Në seancën e parë konstitutive deputetit nga radhët e komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqit, mediat i kapën mesazhe telefonike me A.K (supozohet, Albin Kurtin) ku i thotë se Lista Serbe do t’ua ofrojë katër vota për formim të qeverisë.

 

Murati jep lajmin: Nga ky muaj rriten pagat për këtë kategori

Ministri në detyre i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se nga ky muaj e tutje shërbyesit publik që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.

Murati në Facebook ka shkruar se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro-faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025.