div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-507 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia”, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet
Pesë policë u arrestuan për veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia” për rastin e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, i cili dyshohej se po sulmonte me veturë kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Express ka konfirmuar arrestimin e policëve, por refuzoi të japë më shumë detaje meqë tha se mund të dëmtohet integriteti i hetimeve.

“E konfirmoj se janë arrestuar pesë zyrtar policor për veprën penale ”Vrasje nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve”, tha prokuroria në përgjigje.

Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit tashmë është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Pas thirrjes së qytetarëve, njësitë policore kanë ndërhyrë duke e arrestuar atë.

Gjatë ndërhyrjes, atij iu vendosen prangat. Policia raporton se përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, 27‑vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

E gazeta Demos lidhur me këtë ngjarje tragjike ka raportuar në mënyrë ekskluzive.

Kërquki paralajmëron: Sonte e publikojmë videon e plotë që s’u transmetua kurrë – Agoni u mbyt nga policët

Gazetari Leonard Kërquki ka paralajmëruar se sonte do të publikohet videoja e cila sipas tij, dëshmon momentin kur Agon Zejnullahu ka vdekur.

Kërquki ka thënë se 27-vjeçari u mbyt nga policët.

Postimi:

Agon Zejnullahu nuk ka vdekur ne doren e policise, por duket se eshte mbytur nga duart e atyre policeve qe perdoren force jo-proporcionale per ta arrestuar ate ne qender te Lipjanit.

Sonte, ekskluzivisht ne “Pressing”, transmetohet videoja e plote – pa nderhyrje dhe e pa-transmetuar kurre me pare, e ku shihet qarte momenti kur Agoni jep shpirt.

Pas transmetimit te kesaj videoje, nuk besoj se dikush mund te rrije indiferent ndaj kesaj vrasje makabre nga pakujdesia, jo-profesionalitetit dhe mbi te gjitha nga kapadailleku i policise.

Sonte, ne T7 ne ora 20:45

E dhimbshme: Sot varroset 15 vjeçari që vdiq nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Gjatë ditës së djeshme ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në fshatin Treboviq të Pejës.

Viktima e dytë është Florant Murati Çeku.

Sipas faqes në Facebook, që e mban emrin e fshatit, varrimi i 15 vjeçarit do të bëhet sot me fillim nga ora 17:00, në varrezat e këtij fshati.

Në këtë vetaksident ka vdekur edhe i riu Metlind Neziri, derisa në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda po trajtohet edhe një person tjetër.

Trump vendos tarifa 35% për Serbinë, paralajmëron Vuçiqin për rritjen e mundshme në rast të reagimit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vonuar zyrtarisht vendosjen e tarifave më të larta për importet amerikane, duke i shtyrë ato për një periudhë të dytë. Në kuadër të këtij zhvillimi, Trump ka dërguar letra të drejtuara liderëve të 14 shteteve, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i njoftuar për vendosjen e masave të ashpra për importet që do të hynë në SHBA.

Ky zhvillim vjen pasi një pauzë 90-ditore që Shtëpia e Bardhë kishte vendosur mbi disa taksa të importit më agresive po skadon këtë javë.

Trump iu ka nisur letra të ngjashme liderëve të Afrikës së Jugut, Malajzisë, Mianmarit, Laosit dhe Kazakistanit, duke thënë se do t’i godasë me tarifa produktet e tyre, prej 25 deri në 40 për qind.

Një prej letrave të publikuara është ajo që Trump i ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku e njofton për një tarifë prej 35% për mallrat serbe që do të eksportohen në SHBA.

Ai gjithashtu paralajmëron se, nëse këto masa do të hasin në përgjigje nga këto shtete me tarifa të tjera, vlera e tarifës do të shtohet.

 

Aksident tragjik në Qafën e Duhlës – humb jetën një grua, burri mbetet i lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në magjistralen Suharekë – Shtime, në afërsi të Qafës së Duhlës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:57, ku një çift nga Maqedonia e Veriut, që po udhëtonte me motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të Suharekës, është përfshirë në një aksident të rëndë.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ndodhi kur një qen endacak i ka dalë në rrugë motoçikletës, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Si pasojë e përplasjes, pasagjerja D.M., 40-vjeçare, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i motoçikletës A.S., 46-vjeçar ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi emergjent, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me vendim të prokurorit të shtetit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar, ndërsa Policia ka njoftuar se rruga është aktualisht e hapur për qarkullim.

Erëra të fuqishme dhe rrebeshe shiu – Ja çfarë moti na pret sot!

Të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të shtohen, duke sjellë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h. Në ato zona ku ka zhvillime të stuhive, shpejtësia pritet të arrijë deri në 80 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 35°C.

Pishina e Gërmisë pritet të hapet sot

Pishina e Gërmisë pritet që të hapet sot, më 8 korrik.

Sipas njoftimit për media dhe qytetarë, pishina u vonua të hapet për shkak të mungesës së theksuar të ujit në burimet e Gërmisë.

“Ju informojmë se për shkak të mungesës së theksuar të ujit në burimet e Gërmisë, si pasojë e thatësisë së madhe, është shkaktuar një vonesë në hapjen e Pishinës së Gërmisë. Bazuar në planifikimin kohor dhe sasinë aktuale të ujit, ju njoftojmë se Pishina do të hapet për qytetarët më datën 08 korrik 2025”, thuhet në njoftim.

Vdekja e të riut nga Lipjani: Çfarë dihet deri tani

Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e para të së hënës në Lipjan, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve zyrtare, Policia kishte reaguar rreth orës 00:15, pas një njoftimi se një person, i dyshuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte kalimtarë dhe automjete në rrugën “Haradin Bajrami”.

Njësitet policore e kanë vënë situatën nën kontroll dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente, por përkundër përpjekjeve, mjekët kanë konstatuar se i riu kishte ndërruar jetë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Agon Borovci, zëdhënës i rajonit të Prishtinës.

Menjëherë pas ngjarjes, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë nisur hetimet me dyshimet për keqtrajtim apo tejkalim të kompetencave gjatë ndërhyrjes policore.

Mbrëmjen e djeshme, pesë zyrtarë policorë, u arrestuan nën dyshimin për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. IPK konfirmoi se këta zyrtarë ishin suspenduar paraprakisht me rekomandim të tyre.

“Sot në orët e mbrëmjes, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë)”, thuhet në njoftim transmeton klankosova.

“Pas intervstimit të tyre dhe pas administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, që të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

Hetimet pritet të zgjerojnë edhe më tej, përfshirë analizën e pamjeve filmike, dëshmive të dëshmitarëve, si dhe rezultatet nga ekzaminimet mjeko-ligjore.

Prokurori për krime të rënda, së bashku me ekipin hetimor, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Vdekja e dyshimtë e Agon Zejnullahut: Gjithçka që dihet për arrestimin dhe ndalimin e pesë zyrtarëve policorë

Pesë zyrtarë policorë janë arrestuar mbrëmjen e kaluar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në lidhje me incidentin e ndodhur në Lipjan që përfundoi me vdekjen e një qytetari.

Sipas njoftimit të IPK-së, arrestimi është bërë pas hetimeve të zhvilluara në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Të arrestuarit janë një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të cilët ishin të përfshirë në ndërhyrjen e forcave të rendit gjatë incidentit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhrin për këtë masë, nën dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, gjatë arrestimit të Agon Zejnullahut.

Ndaj tyre është marrë masa e ndalimit për 48 orë me vendim të prokurorit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Kaltrina Shala, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

“E konfirmoj se janë arrestuar pesë zyrtar policor për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve”.

“URRA!” – Pas 43 tentimeve, Bajqinovci thotë: I kemi numrat për Kuvend

Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.Mefail Bajqinovci tha se ka nisur të ketë reflektim edhe tek partitë ish-opozitare.

Bajqinovci i ftuar në Politiko tha se këtë e ka dëshmuar deklarata e sotshme e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha pak para fillimit të seancës.

“Unë po e them, përveç Bekë Berishës kam besim që ka reflektim edhe tek disa individë që mund të votojnë kryetaren e Kuvendit, dhe të kalojmë në fazën e dytë. Nuk mund të flas me datë por e tha edhe deputeti i opozitës, që i takon partisë më të madhe, nuk duhet zgjedhur individin më se kush është“, deklaroi ai.