div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-512 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur ku si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës, një 21-vjeçar ka humbur jetën dje në QKUK.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Bujar Zeka, që ishte duke punuar në fabrikën e tullave “IMN Dukagjini” në rrugën “Gjergj Sokoli”, kur u lëndua rëndë dhe u transportua fillimisht në emergjencën e Gjakovës, e më pas në QKUK.

Derisa, Sinjali ka mësuar së i ndjeri do të varroset sot në ora 16:00, në varrezat e Qyteti të Gjakovës.

Ishte duke pirë kafe me vëllain e tij, vdes 60 vjeçari

Një personi ka vdekur në një kafiteri në Prizreni. Derisa ishte duke pirë kafe me vëllain e tij, të ndjerit ju ka përkeqësuar gjendje, ndërsa as ndërhyrja e emergjencës nuk ka arritur ta kthej në jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, Togeri Tahir Kabashi.

“Sot rreth orës 09:20 në rr. Ilaz Kodra në Prizren, qytetari T.Q. i moshës rreth 60 vjeçare, deri sa ishte në një lokal për kafe (kafiteri “Crali”) së bashku me vëllaun e tij, për një moment ju ka përkeqësu gjendja shëndetsore. Të pranishmit menjëherë kanë kërkuar ndihmën mjeksore, ku emergjenca ka dal në vendin e ngjarjes, mirëpo edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, mjeku ka konfirmuar vdekjen e të ndjerit. Sipas vëllaut të viktimës, i ndjeri kishte probleme shëndetësore të mëhershme. Njësit relevante policore menjëherë iu kanë përgjigjur rastit në fjalë”, ka thënë Kabashi.

Sipas tij, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit i cili ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore.

“Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Kabashi.

Bllokada në Kuvend, Balje: Faji shkon me fuqi, më i fuqishmi është përgjegjësi

Deputetja Duda Balje tha se bllokada në Kuvendin e Kosovës po ua vështirëson punën që e bëjnë, duke shtuar se shpreson që ky ngërç të zgjidhet sa më shpejt.

Ajo shton se fajtor ka gjithmonë, e që sipas saj është ai/ata që kanë fuqi më shumë, duke iu referuar kështu partisë së parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Me këto zhvillime, jemi si në një bllok, jemi duke jetuar në një bllok, domethënë jeta parlamentare tash. Unë jam më shumë se dhjetë vjet, dhe është hera e parë që po e përjetojmë, është sfidë e veçantë me të vërtet, jemi si duarlidhur, sepse ne nuk mundemi me punu qysh duhet, dhe qysh jemi mësuar të punojmë. Por shpresoj që shumë shpejt do ta kalojmë këtë ngërçin dhe do të vazhdojmë të punojmë sepse me të vërtetë kemi shumë nevojë”, tha Balje në emisionin “Weekend” të Klan Kosova.

“ Gjithmonë ka fajtor, dhe mendoj që fajësia shkon me fuqi, ku është më e fuqishme është edhe përgjegjësia, por po du me besu që ka ndonjë plan dhe sytë tani janë te gjykata”, u shpreh tutje ajo.

Nga sot rritje e çmimeve të pagesës së rrugës në Serbi – ja si janë çmimet

Pagesa e rrugës në Serbi është shtrenjtuar nga sot, me një mesatare prej rreth 4,3% për kilometër të përshkuar, si rezultat i indeksit vjetor të çmimeve të konsumit dhe rritjes së çmimeve me pakicë. Ky lajm do të jetë me rëndësi për diasporën, e cila shfrytëzon Korridorin 10 për të mbërritur në vendlindje për pushimet verore, përcjell INA.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Blic Biznis”, ja çmimet e reja të disa prej destinacioneve më të zakonshme:

Destinacionet:

Beograd – Preshevë
1.970 RSD
≈ 16.80 €

Beograd – Nish
1.170 RSD
≈ 10.00 €

Beograd – Novi Sad
325 RSD
≈ 2.80 €

Beograd – Suboticë
835 RSD
≈ 7.10 €

Beograd – Shid
520 RSD
≈ 4.45 €

Beograd – Zlatibor
585 RSD
≈ 5.00 €

Gjithashtu, është bërë e ditur se për pjesën e re të autostradës Beograd – Požega, në seksionin që përfshin stacionet e pagesës Lučani dhe Prilipac, tarifat e reja do të fillojnë të zbatohen nga 10 korriku 2025.(INA)

Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës

Një i ri humbi jetën tragjikisht në vendin e punës, në një aksident të rëndë të ndodhur mbrëmë në Gjakovë.

Bëhet fjalë për Bujar Zekën, 21-vjeçarin që ishte duke punuar në fabrikën e tullave “IMN Dukagjini” në rrugën “Gjergj Sokoli”, kur u lëndua rëndë dhe u transportua fillimisht në emergjencën e Gjakovës, e më pas në QKUK – ku fatkeqësisht ndërroi jetë pas mesnate.

Institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse janë shkelur protokollet e sigurisë në vendin e punës, me dyshimin se nuk ishin respektuar pajisjet mbrojtëse të domosdoshme për punëtorët.

Vdekja e 2 vjeçares në pishinën e familjes, policia jep detajet e fundit

Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Zallq të Istogut.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:40, policia është njoftuar për një rast në fshatin Zallq të Komunës së Istogit. Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se për rastin është njoftuar prokurori dhe se kanë nisur hetimet.

Kurse në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES- Istog / 05.07.2025 – 18:30. Viktima femër/kosovare-fëmijë ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se ka rënë në pishinë, mjekët kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Vdes në një ndeshje bamirësie ish portieri i njohur

Firos Mohamed, ish-portieri i njohur i Penang FC, ndërroi jetë tragjikisht gjatë një ndeshjeje bamirësie në Malajzi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ndodhi në stadiumin e Këshillit Bashkiak Manjung, në shtetin e Perakut, ku 53-vjeçari u rrëzua papritur në fushë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të stafit mjekësor, përpjekjet për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat.

Mohamed, i njohur për paraqitjet e tij të qëndrueshme gjatë viteve 1990, ka lënë një boshllëk të madh në futbollin malajzian.

Klubi i Penang shprehu ngushëllimet e sinqerta për familjen dhe komunitetin sportiv, duke kujtuar atë si një sportist të përkushtuar dhe njeri me shpirt të madh.

 

 

Vdes në QKUK një i ri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë. Një i ri rreth 19-vjeçar, ka humbur jetën tragjikisht pasi është rreziuar në vendin e tij të punës.

Policia e ka konfrimuar rastin, raporton IndeksOnline.

Viktima është dërguar në Klinikën Emergjente me lëndime të rënda, por përkundër veprimeve të ndërmarra nga ekipi mjekësor, i riu s’ka arritur të mbijetojë.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku dhe më pas trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gjakovë / 05.07.2025 – 21:55. Viktima m/k në vendin e tij të punës në një fabrikë të tullave në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjakovë dhe pastaj në QKUK, mirëpo dyshohet për shkak të lëndimeve të rënda, rreth orës 00:20’ të datës  06.07.2025 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” thuhet në raportin e plotë të policisë.

Kjo është bashkëshortja bukuroshe e “Tevides”, aktori ndan momente të rralla familjare

Së fundmi, aktori i njohur Butrint Lumi ka publikuar një fotografi ku shfaqet me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat.

Në përshkrim të fotos, ai ka shkruar:

“Shumë urime për mamin dhe gruan më të mirë në botë.”

Ky moment ka ngjallë interesim tek ndjekësit e tij, të cilët janë mësuar ta shohin Butrintin në rolin humoristik të Tevides në serialin “Bashkallajk”.

Nga një personazh që bën publikun të qeshë çdo javë, aktori dëshmon se jashtë skene është një burrë familjar, i përkushtuar dhe i ndjeshëm.

Marko Perkoviq Thompson ndez Zagrebin me fanellën me numrin 03941158 Ky është kuptimi i këtij numri

Qindra mijëra njerëz janë mbledhur në Zagreb të shtunën për koncertin e rok-këngëtarit të njohur kroat, Marko Perkoviq Thompson, në atë që ishte paralajmëruar si koncerti më i madh ndonjëherë me pagesë.

“E, moj narode”, “Kletvu kralja Zvonimira” e “Bosnu” ishin disa prej këngëve që ai ka interpretuar.

Thompson në skenë ka dalë me një fanellë që mbante numrin “03941158”. E siç ka shkruar “Jutarnji” kjo s’është hera e parë që ai ka bartur këtë numër. Këtë numër ai ia dedikon Zvonko Bushiqit, të cilit ia ka kushtuar edhe këngën “Duh ratnika”. Bushiq ishte një prej njerëzve që kishin marrë peng aeroplanin me 76 pasagjerë në fluturimin New York – Chicago më 1976. Qëllimi i marrjes peng ishte për ta shpjeguar rastin e Kroacisë në Jugosllavinë e atëhershme dhe duke bërë thirrje për pavarësi duke luftuar hegjemoninë serbe. Më 1977, ai u dënua me burgim të përjetshëm. U fal pasi kaloi 32 vjet në burg. Si i burgosur, ka pasur numrin “03941158”.

Policia ka bërë të ditur se mbi 450 mijë bileta janë shitur për koncertin. I gjithë qyteti ka qenë i bllokuar, ndërsa mbi 6200 policë janë aktivizuar në çështjen e sigurisë.

Thompson, të cilit i janë ndaluar koncerte në disa shtete të Evropës, përfshirë Holandë, Zvicër e Bosnje, akuzohet se ka qëndrime mbështetëse për qeverinë ustashe të Luftës së Dytë Botërore në Kroaci, të mbështetur nga nazistët.

Këngëtari, që nofkën e ka marrë nga arma amerikane Thompson të cilën e ka përdorur në luftë gjatë të ’90-ave, ka refuzuar deklarimet se këngët e tij mbështesin nazizmin.

Ustashët akuzohen për vrasje të hebrenjve, serbëve e romëve në periudhën 1941-1945.

Thompson më herët ka thënë se këngët e tij përfaqësojnë dashurinë nga Zoti, familja, vendlindja dhe njerëzit.

Në rrugët e Zagrebit fansat drejt koncertit kanë shkuar me flamuj kroatë.

Koncerti është aq i madh sa që edhe autoritetet e Kosovës kanë bërë thirrje që shtetasit kosovarë të shmangin disa autostrada drejt Zagrebit dhe kanë bërë thirrje që diaspora të shmangë udhëtimet në këtë kohë drejt Zagrebit.