div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-521 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Të akuzuarit për sulmin në Banjskë shfaqen në Beograd – ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive

Një protestë masive është mbajtur dje në Beograd, ku sipas të dhënave preliminare të Arkivit të Tubimeve Publike, janë mbledhur 140.000 persona.

Ministria e Brendshme serbe i ka minimizuar ato duke thënë se në protestë kanë marrë pjesë 36.000 persona.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt civil dhe sulme ndaj policisë”, si referencë për zhvillimet në fund të një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija të Beogradit më 28 qershor.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiq, ai ka kërkuar nga zyrat kompetente të prokurorisë që “të bëjnë punën e tyre” dhe “të mos sillen si të paaftë dhe naivë.

Por, Vuçiq si duket përveç organeve shtetërore është kujdesur edhe për “sigurim” tjetër.

Për ta siguruar Presidencën e Serbisë janë angazhuar edhe persona të angazhuar në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Sipas fotografive të siguruara për t’i ofruar siguri Vuçiqit janë angazguar Milorad Jevtic, me nofkën “Micko, Zarko Cvetkovic (që shihet me radio-lidhje), Vladimir Vucetic dhe Vukasin Jaredic, vëlla i Ugljesa Jaredic

Milorad Jevtic (Micko) është ”anëtar i organizates terroriste “Mbrojtja Civile” dhe pjesëmarrës në sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Letërnjoftimi i tij është sekuestruar nga Policia e Kosovës dhe një automjet i përdorur gjatë sulmit terrorist, ka qenë i regjistruar në emër të tij.

Në fotografi ai shihet i kamufluar si punonjës i “Kryqit të kuq”.

Drilon Rama mposhi një “boksier amator” që kishte 28 humbje radhazi

Boksieri kosovar, Drilon Rama u rikthye pas një kohe në ring, ku mbrëmë në Londër fitoi ndaj boksierit nga Bjellorusia, Dzmitry Atrokhau

Por pikërisht kundërshtari i tij mori vëmendjen, pasi ai u ndryshua brenda një kohe prej 11 ditësh.

Rama kur paralajmëroi rikthimin, më 17 qershor, zbuloi se kundërshtari i tij do të jetë Kelvin Ngedere, i cili kishte një rekord prej 7 fitore dhe 0 humbje.

Por dje, Driloni u përball me Dzmitry Atrokhau, një boksier me 16 fitore dhe plot 28 humbje në karrierën e tij.

Ajo që e bën më të pazakontë këtë zëvendësim është fakti se Atrokhau kishte pësuar 24 humbje radhazi dhe fitoren e fundit e kishte regjistruar që në vitin 2018.

Madje, Drilon Rama pavarësisht fitores, pati vështirësi në këtë meç, ku njoftoi se e ka thyer edhe dorën.

Lumbardhi ‘kapet mat’ në një moment intim me këngëtaren e njohur

Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova’ Lumbardh Salihu kohës fundit është mjaftë I rezervuar për jetën e tij private.

Sipas pamjeve që ka siguruar Prive, Lumbardhi shihet tejet i afërt me këngëtaren Semi Japuaj.

Ata janë kapur duke kaluar momente të ngrohta së bashku, çka ka bërë që ndjekësit të aludojnë për një romancë në zhvillim mes tyre. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende publikisht, pamjet flasin vetë dhe kanë ndezur rrjetin, shkruan “Kosovarja”.


A është kjo një lidhje e re në showbizin shqiptar? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Përleshja fizike mes shqiptarëve e serbëve në veri, Policia: Një i lënduar, dy të tjerë po intervistohen

Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mitrovicës.

Mbi rastin ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili tha se dy persona janë dërguar në stacion për intervistim.

Derisa i lënduari, sipas Elshanit, është duke pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.

Përleshje mes shqiptarëve e serbëve në veri të Mitrovicës

Ishte për pushime me familjen, 23-vjeçari nga Kosova vdes në Lezhë

Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodhej me pushime me familjen.

Sipas policisë atje, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, raporton Top Channel

Përleshje mes shqiptarëve e serbëve në veri të Mitrovicës

Një incident me përleshje fizike ka ndodhur të dielën në veri të Mitrovicës, ku janë përfshirë disa të rinj shqiptarë dhe serbë. Ngjarja, e cila ndodhi në një nga rrugicat e këtij qyteti të ndjeshëm etnikisht, ka rritur tensionet në zonë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas pamjeve të publikuara nga portali “Jepi Zë”, incidenti nisi pasi një i ri që po udhëtonte me një automjet me targa të Republikës së Kosovës u konfrontua me një tjetër person që po e incizonte me telefon gjatë lëvizjes së tij.

Arianit Koci i del kundër Kurtit: Tashmë s’ka dilemë, Albin Kurti është fajtori kryesor për ngërçin politik

Pas takimit të thirrur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive opozitare – takim ky që përfundoi pa ndonjë rezultat konkret – ka reaguar me tone të ashpra avokati i njohur Arianit Koci.

Përmes një postimi në Facebook, Koci e ka kritikuar ashpër Kurtin, duke e quajtur atë si përgjegjësin kryesor për ngërçin aktual politik në vend.

 

 

Reagimi:

Turp për Albin Kurtin.

E thërret takimin – dhe del pa reflektim.

 

 

Mendon që mundet me na hedhë të gjithëve me truqe të lira.

Kjo nuk është më bindje politike.

Është lojë me Kosovën.

Lojë me popullin. Lojë me durimin.

 

 

Tashmë nuk ka dilemë: ai është fajtori kryesor për ngërçin politik.

Një Kosovë e tërë – po don me ia pa sherrin.

 

 

 

 

Ky është 28-vjeçari që vdiq sot në aksidentin në Ferizaj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku një person ka humbur jetën.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se i ndjeri është R.Kashtanjeva, 28 vjeçar.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ku ka thënë se sipas hetimeve fillestare, shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.

”Më 29.06.2025, rreth orës 03:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, është raportuar për një aksident me pasoja fatale.

Në aksident është përfshirë një veturë e tipit Fiat me targa vendore, që drejtohej nga një person , mashkull, 28 vjeç. Sipas hetimeve fillestare, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast vetura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rajonal të Ferizajt, autoambulanca dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.” ka thënë Veseli për IndeksOnline.

Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmjen e 27 qershorit në Prishtinë, ku sipas burimeve të Sinjalit, është arrestuar gazetari Valon Syla, nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëjetueses së tij.

Sipas të dhënave policore, viktima E.N. ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar rëndë nga i dyshuari, për çka ka pranuar trajtim mjekësor dhe është fotografuar për dëshmitë e lëndimeve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet.

Në deklarimin e saj të dytë, viktima ka konfirmuar pretendimet fillestare, ndërsa dëshmitarja, motra e saj E.N., 24 vjeçare, ka dorëzuar video-incizime të momentit të incidentit, të cilat do të përdoren si provë në rastin penal.

Valon Syla është intervistuar në prezencë të avokatit të tij, ndërsa me urdhër të Prokurorisë, është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes, në pritje të procedimeve të mëtejshme ligjore.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, ndërkohë hetimet vazhdojnë nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.