div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-531 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Përplasje për pronë në Malishevë, tre të arrestuar -U përdoren edhe armë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për tre të arrestuar në Malishevë.

Malishevë / 10.08.2025 – 14:04. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit, si pasojë e një kontesti pronësor, kishin kanosur njëri-tjetrin.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 fishekë dhe 7 copë gëzhoja, kurse nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me gas me 7 copë fishekë.

Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.

‘Befason’ reja e Mihrijes, lexon libra në plazh

Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha jo rrallë herë ka treguar për raportet e mira që ka me nusen e djalit të tij, Tringën.

Madje, jo rrallë herë ajo edhe publikon imazhe të saj, gjithmonë duke e lavdëruar.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të saj, derisa kjo e fundit shihet duke lexuar në mes të plazhit.

“Tringa loçka”, ka shkruar ajo krahas fotografisë,

Duket se pushimet verore, dyshja në fjalë po i kalojnë bashkë

Jeton me vjehrrit, reja e Mihrijes zbulon se kush i bën punët e shtëpisë

 

Gjykata Themelore në Gjilan: Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive, por Policia thotë se ka mbi 30 vepra penale

Në lidhje me rastin e vrasjes së djeshme të ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit, Gjykata Themelore në Gjilan njofton opinionin publik dhe mediat, se ndaj të personit të dyshuar Mefail (Fehmi) Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë Gjykatë.

Ndërkohë, sa i përket dosjes së tij penale, ne bazë të evidencës ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Gjilan, personi Mefail Shkodra ka pasur 3 (tre) lëndë penale dhe të gjitha janë të përfunduara me aktgjykim dënues edh atë:
Në vitin 2018 (PKR.nr.198/2018), është akuzuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës është gjykuar duke shpallur fajtor të njëjtin dhe është dënuar;

Në vitin 2014 (P.nr.610/2014) është akuzuar për veprën penale vjedhja e shërbimeve komunale nga neni 320 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, i cili për këtë rast është gjykuar dhe dënuar.

Në vitin 2011 (P.nr.343/2011), është akuzuar për veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm neni 356 i KPRK-së, ku edhe për këtë rast është gjykuar dhe shpall fajtor nga kjo Gjykatë.

Sa i përket, dy të dyshuarve të tjerë Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale të Gjykatës për ndonjë vepër penale të gjykuar me vendim të plotëfuqishëm apo ndonjë rast të papërfunduar.

Nga dasma në zi/ Edmondi i cili u vra dje në Gjilan ishte martuar 3 muaj më parë

Vetëm tre muaj pasi kurorëzoi dashurinë e tij me martesë, Edmond Hasani ka humbur jetën tragjikisht së bashku me babain e tij, Selami Hasani.

Babë e bir u vranë nga persona të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme të fajdesë, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në rrethana ende të paqarta, por që kanë tronditur thellë opinionin në mbarë vendin.

Edmondi ishte i martuar me Njomza Grabanicën, ish-drejtoreshë e Kadastrës në Komunën e Klinës.

Sot, Gjilani do të përcjellë për në banesën e fundit dy viktimat e kësaj tragjedie. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e qytetit pas namazit të ikindisë, në orën 16:40.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. Sipas deklaratave të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, një person është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të dyshuar të tjerë ndodhen në arrati. Ata janë identifikuar si Mefail Shkodra (53 vjeç) dhe dy djemtë e tij, Edonis (25) dhe Engjull Shkodra (22).

This image has an empty alt attribute; its file name is 31.jpeg

Autoritetet kanë shpallur në kërkim të trefishtë të dyshuarit, ndërkohë që apelojnë për bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e tyre./IndeksOnline./

 

Ekskluzive: Para dy javësh Mefail Shkodra është denoncuar në polici nga Bujar Hoxha

Qyteti i Gjilanit është tronditur dje nga një ngjarje tepër e rëndë dhe tragjike. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda një kafeneje në rrugën “Ibrahim Rugova”, tre persona kanë humbur jetën.

Mes viktimave janë babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në qytet, të cilët u vranë në rrethana të dhunshme. Personi i tretë që humbi jetën është Abedin Hoxha, babai i Bujar Hoxhës i cili është dhëndri i Selami Hasanit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Insajderi, Bujar Hoxha është një nga personat kyç të përfshirë në këtë ngjarje, dhe aktualisht ndodhet në QKUK. Burime të afërta bëjnë të ditur se thelbi i konfliktit që çoi në vrasjen e trefishtë ka nisur pikërisht nga Bujar Hoxha.

Ndërkohë, në Spitalin e Gjilanit po trajtohet edhe një person i pestë, Naim Hoxha, vëllai i Bujarit, i cili ka pësuar lëndime të lehta. Sipas burimeve të Insajderit, ai është intervistuar nga policia në lidhje me ngjarjen tragjike që tronditi qytetin.

Sipas informacioneve të Insajderit, të siguruara nga burime të afërta me familjarët e viktimave, del se Bujar Hoxha e kishte denoncuar para dy javësh në polici Mefail Shkodrën, në lidhje me rastin e fajdeve. Mefaili ishte intervistuar nga prokurorja Habibe Salihu dhe më pas ishte lënë i lirë.

Vetëm një javë më parë, ishte caktuar një takim për të dje (ditën e ngjarjes) me Mefail Shkodrën për të sqaruar situatën e krijuar. Megjithatë, takimi nuk shkoi sipas pritjeve dhe përfundoi në mënyrë tragjike, me tre persona të vrarë.

Sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, një person është arrestuar në vendngjarje. Ndërsa tre të tjerë, Mefail Shkodra (53 vjeç) dhe djemtë e tij, Edonis (25) dhe Engjull Shkodra (22), janë shpallur në kërkim dhe aktualisht ndodhen në arrati.

Kush është Mefail Shkodra?

Mefail Shkodra, i përfshirë direkt në këtë rast, ka qenë më parë i njohur për lidhje me figura të larta politike në vend. Ai është parë në shoqëri me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriun. Në qershor të vitit të kaluar, Mefail Shkodra dhe djali i tij ishin arrestuar nën dyshimin për përfshirje në fajde, ku gjatë një operacioni policor u sekuestruan vetura luksoze, armë, para dhe dokumente të ndryshme.

Ngjarja e djeshme mbetet një nga më të rëndat që ka goditur Gjilanin në vitet e fundit dhe hetimet për zbardhjen e plotë të saj janë ende në zhvillim

Nuk falet sherri i Big-ut, momenti kur përballen Drenusha e Xuxi

Ende nuk është mbushur një gjysmë dekade në tregun Kosovar mirëpo si kompani po njeh vetëm trend rritjeje.

Së fundmi, qendra estetike Fresh Look hapi pikën e dytë të saj. Pas suksesit në Fushë Kosovë, ajo do jetë edhe më pranë klientëve me lokacionin e ri në lagjen Arbëria.

Hapja u bë me një event me shumë të ftuar, ku nuk munguan as fytyrat publike.

Në top formë, me gjasë edhe nga trajtimet në Fresh Look, gjysëmfinalistja e BBVK3 Drenusha Latifi po shijonte mbrëmjen në shoqëri të mirë.

Disponimi i saj ishte present në vazhdimësi e nuk u prish as kur një tjetër i ftuar arriti rreth gjysëm ore pas saj.

Fjala është për Xuxin, me të cilin ajo ndau bashkëjetesën në Big për rreth tre muaj.

Tensioni në ajër u vërejt mes të dyve. Drenusha duket të mos i ketë falur e as harruar hijet e dyshimit të Xuxit për të kaluarën e familjes së saj.

As edhe një komunikim mes tyre.

Deklarimet e tyre dhe detajet e përballjes në videon e mëposhtme.

Kjo është gjendja e Bujar Hoxhës, i cili u plagos dje në Gjilan

Pacienti 41-vjeçar, i plagosur një ditë më parë në Gjilan me armë zjarri, është në gjendje stabile pas ndërhyrjes kirurgjikale në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK.

Drejtori i Kirurgjisë Abdominale, Enver Fekaj, tha për Ekonomia Online se pacienti ka pësuar lëndime të shumta, përfshirë edhe dëmtim serioz në abdomen.

“Bëhet fjalë për një pacient 41 vjeçar, Bujar Hoxha nëse nuk gaboj është emri i pacientit. Ai ka pasur lëndime në kokë, disa gërvishtje në dy duart, dy ekstremitetet e sipërme. Lëndimin më serioz e ka pasur në abdomen. Lëndimet në kokë, për këto lëndime janë kompetentë neurokirurgët, janë thirrur në konsultim dhe ata kanë bërë përpunim plage, por gjendja e vetëdijes nuk ka qenë e kompromituar dhe s’ka pasur nevojë për ndërhyrje urgjente nga ana e kirurgut, por për një përcjellje të vazhdueshme,” tha Fekaj.

Sipas tij, dëmtimi në abdomen është shkaktuar nga veprimi i armës së zjarrit dhe ka prekur zorrën e hollë.

“I ka pasur pesë përpunime, është bërë shkurtimi i zorrës, ngjitja e zorrës. Aktualisht e evidentova edhe personalisht, pacienti është stabil, është i vetëdijshëm, por për shkak të intervenimit kirurgjik që ka pasur normalisht që kërkon një përcjellje dinamike. Për momentin është stabil”, tha ai.

Pacienti fillimisht është pranuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pas plagosjes në Gjilan, dhe më pas është transferuar për trajtim në Kirurgjinë Abdominale.

Polici gjuan me armë të riun, pasi nuk iu bind thirrjeve të policisë për t’u ndalur

Një ndjekje policore është regjistruar dje pasdite në fshatin Vuqë të Leposaviqit, ku një 19-vjeçar ka sfiduar urdhrat e policisë duke tentuar t’i shmanget kontrollit.

Rreth orës 14:45, njësia e NJNSH-së, së bashku me KFOR-in, ka ndaluar një veturë Golf 2 ngjyrë të kuqe, pa targa, me dy persona brenda. Gjatë verifikimit, Mladen Miladinovic rreth 20-vjeçar ka dalë nga vetura dhe është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të policisë për t’u ndalur.

Një pjesëtar i policisë ka shtënë me armën Glock në drejtim të tij për ta ndaluar, por pa shkaktuar lëndime. Pas rreth 6 orësh, i riu është paraqitur vetë në Stacionin Policor Leposaviq, ku është intervistuar nga IPK-ja.

Prokurori ka konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale, por me vendim të gjyqtares kujdestare, Miladinovic është gjobitur me dy tiketa: një për “Mosposedim të patentë-shoferit” dhe një tjetër për “Mospërfillje të urdhrave të ligjshme”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Tragjedia në familjen Hasani, sot u jepet lamtumira e fundit babë e bir që u vranë dje

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Gjilanit ditën e djeshme.

Babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në qytet, u vranë në rrethana të dhunshme.

Dy viktimat e kësaj ngjarjeje të rëndë do të varrosen sot në varrezat e qytetit të Gjilanit. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet pas Namazit të Ikindisë, në ora 16:40, transmeton IndeksOnline.

Familjarë, miq, e qytetarë pritet të marrin pjesë në ceremoninë mortore, për t’u dhënë lamtumirën e fundit Selamiut dhe Edmondit, dhe për të shprehur solidaritetin me familjen Hasani në këtë moment të rëndë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente.

Sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, një person është arrestuar në vendngjarje, ndërsa tre të dyshuar të tjerë – Mefail Shkodra (53 vjeç) dhe djemtë e tij, Edonis (25) dhe Engjull Shkodra (22) – janë shpallur në kërkim dhe ndodhen ende në arrati.

Boksieri shqiptar rrah në mes të Zyrihut djalin e Arkanit

Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe bëhet e ditur nga ish- deputeti Azgan Haklaj.

“Sot në orën 17:25′ në Zyrih ky djalosh trim nga Kumanova Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot.
Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer!

Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, shkruan Haklaj.

Arkani (Željko Ražnatović), ishte një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve 1990.

Ai u bë i famshëm si udhëheqës i “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Arkani u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë.

Ai ishte gjithashtu i përfshirë në botën e krimit të organizuar (vjedhje, grabitje bankash, kontrabandë).

Arkani u vra në vitin 2000 në hotelin “InterContinental” në Beograd, në një atentat.