div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-535 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
E rëndë: Ky është personi që vdiq në QKUK, s’i përballoi plagët nga aksidenti në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka humbur jetë personi i cili ishte duke u trajtuar që nga 6 qershori në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti që ndodhi në Lushtë të Mitrovicës, raporton GazetaDemos.

Viktima pavarësisht ndihmës mjekësore të pranuar tash e disa ditë, s’mundi t’i bëj ballë plagëve.

Për vdekjen e tij kanë shkruar të pikëlluar edhe familjarët e të ndjerit.

“Shumë gjera ne jet i mesova por me ndarjen tende nga jeta Lavdim Hoti, smundem te pajtohem ndihem pa forc te shkruaj per ty vlla Lavdim ishim kusheri shok madje u rritem ne nje sofer me quaje ne shumë emra si, Bushi Qorri madje shumë her me thoje ngjiti syzat se nuk sheh mir te gjitha ato qe mi thoje me pelqejshin mirpo pse more vlla na le, te pikelluar mbar familja Hoti”, thuhet në njoftimin e familjarit.

Kush u shpall fitues i edicionit të dytë të “Ferma VIP”?

Spektakli “Ferma VIP” përmbylli edicionin e dytë me një finale emocionuese, ku pas 24 javësh sfidash dhe përballjesh të forta, Big Basta u shpall fitues nga publiku.

Emri i tij u shpall nga moderatorja Luana Vjollca, e cila me emocion njoftoi verdiktin: “Fitues i Ferma VIP 2 është Big Basta.”

Në natën finale garuan pesë konkurrentë: Big Basta, Andueli, Andrea, Big Mama dhe Erandi. Ky i fundit u eliminua i pari nga gara, ndjekur më pas nga Big Mama dhe Andrea. Dueli i fundit u zhvillua mes Big Bastës dhe Anduelit, me publikun që i dha epërsinë reperit.

Fitorja e Big Bastës erdhi si rezultat i një rrugëtimi të fortë brenda fermës, ku ai arriti të fitojë simpatinë e publikut me qasjen e tij të qetë, lojën e ndershme dhe karakterin e qëndrueshëm.

Vdes një person në QKUK

Një aksident trafiku i ndodhur mëngjesin e 6 qershorit 2025 në fshatin Lushtë të Mitrovicës së Jugut ka rezultuar fatal për një shtetas mashkull kosovar, i cili ndërroi jetë më 20 qershor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të rënda të marra në aksident.

Përveç viktimës, në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra kosovare, të cilat janë duke u trajtuar për plagët e tyre.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedurat e nevojshme.

“Fsh. Lushtë, Mitrovicë Jugu  06.06.2025 – 05:04. Më 20.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull  kosovar  i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara në një aksident trafiku që kishte ndodhur më datë 06.06.2025. Përveç viktimës në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra  kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë

Guri: Nomad nuk është opozita, por vetë Kurti që s’ka shtëpi në Kosovë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit të pishinës gjysmolimpike në Podujevë, më 19 qershor, i quajti “nomadë” deputetët e opozitës, duke i fajësuar ata për moskonstituimin e Kuvendit.

Guri e ka cilësuar këtë deklaratë si fyes dhe të papërshtatshme, duke theksuar se “nomadë janë ata që nuk kanë shtëpi”. Sipas tij, “i vetmi në Republikën e Kosovës që nuk ka shtëpi është Albin Kurti”, duke shtuar se Kurti nuk ka një vend rezident ku jeton dhe as nuk ka familjen e tij këtu.

“Nomadë nuk është opozita, por është Albin Kurti, që nuk ka vend rezident ku jeton. Nuk e ka familjen këtu”, tha Guri para nisjes së seancës së 35-të konstituive të Kuvendit.

Ai po ashtu e ka kritikuar kryeministrin në detyrë për përdorimin e këtij epiteti, duke thënë se Kurti e ka bërë këtë për të pasqyruar veten dhe jo realitetin politik.

Egli thyen heshtjen, tregon raportin me Gjestin pas Big Brother

Egli Tako ishte sonte në emisionin Canapé, ku theu heshtjen për herë të parë pas përfundimit të Big Brother Albania.

Ajo foli për karrierën, projektet e reja, shtëpinë e re mediatike dhe mbi të gjitha – për raportin e saj me Gjestin.

Ashtu siç kishte raportuar më herët Prive By Liberta Spahiu, Egli konfirmoi se marrëdhënia e saj me Gjestin jashtë shtëpisë është e pandryshuar.

“Kemi kontakt herë pas here. Siç ka qenë raporti ynë në shtëpinë e Big Brother, ashtu ka mbetur edhe jashtë,” u shpreh ajo.

Egli tha se ka parë videon ku Gjesti, gjatë një koncerti live, ka puthur bluzën me fotografinë e tyre, dhe reagoi për këtë veprim të Gjestit: “I dërgoj një puthje nga studio, ashtu siç veproi edhe ai,” u shpreh ajo me një buzëqeshje.

Megjithatë, Egli theksoi se nuk ka më çfarë të shtojë mbi marrëdhënien me Gjestin, duke respektuar dëshirën e tij të shprehur në ‘Post Big Brother Albania’ për ta mbajtur privatësinë e tyre larg vëmendjes publike.

Egli theksoi se është gati për një kapitull të ri në industrinë e muzikës.

PDK s’përjashton bashkëqeverisjen – Deputeti i partisë: Të kërkojmë mundësi nga Kurti

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka deklaruar se asgjë personale nuk ka ai dhe partia e tij me kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Nura, Haxhiun e cilëson të papranueshme që të jetë kryetare e Kuvendit, pasi që gjatë mandatit të saj si ministre e Drejtësisë ka pasur një luftë të hapur me gjykatat dhe drejtësinë kosovare.

“Kjo është një bllokadë që po shkaktohet për arsye të partisë fituese të zgjedhur, pasi që nuk po mund ta kalojë kandidaten e vetë për kryetare të Kuvendit e cila mendoj që përpjekjet e LVV-së me e imponua një kandidatë të tillë është e papranueshme. Ne e kemi thënë edhe më heret ky emër është i papranueshëm për ne, asgjë personale nuk kam as unë e as PDK, po duke e parë sjelljen e mëparme të saj gjatë gjithë mandatit si ministre e Drejtësisë duke e parë që ka pasur një luftë të hapur me Gjykatat, drejtësinë kosovare, atëherë mendoj që është e papranueshme për ne që të jetë kryetare e Kuvendit”, ka deklaruar Nura në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Nura thotë se ministrat të cilët ai dyshon se kanë qenë të korruptuar gjatë mandatit të tyre nuk do të kenë votë nga PDK-ja.

“Mendoj që është duke u bërë një veprim jashtëzakonisht i dëmshëm për shtetin dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e fondeve shtetërore, ministrat të cilët dyshojmë dhe janë të korruptuar asesi nuk do të kenë votë nga PDK. Kanë emra të mjaftueshëm aty që mendoj që do ta përfaqësonin Kuvendin me dinjitet. Disa deputetë të Listës Serbe janë të gatshëm të votojnë kryetarin e parlamentit, nëse donë t’i marrin votat nga Lista Serbe atëherë le t’i merr hapur, jo me vota të fshehta. Atëherë pasi që ka fillua një votim me vota të hapura, le të vazhdojë kështu deri në fund”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sipas deputetit, Kurti nuk ka fuqi ta ndërrojë kandidaten Albulena Haxhiun për kryetare të parlamentit, pasi që është njëra nga figurat që ka bërë sakrificë për pushtet në VV.

“Kurti nuk ka fuqi ta ndërrojë kandidaten, Haxhiu është imponua në partinë e saj e ka kërkua atë pozitë dhe nuk mund të del dikush tjetër përveç nëse ajo hjek dorë, është njëra nga figurat e dyta që ka bërë sakrificat më të mëdha për pushtet në Vetëvendosje, pas Albinit mund ta krahasoj bashkërisht me të në protestat që i ka pasur VV-ja dhe kryesisht në Kuvendin e Kosovës me hedhjen e gazeve lotsjellëse”, ka potencuar ai.

I pyetur për mundësi bashkëpunimi mes VV-së dhe PDK-së, ky i fundit thotë se VV-së i ik mundësia e manipulimeve dhe keqpërdorimeve.

Ndryshe, Nura ka theksuar se duhet të kërkojnë nga kryeministri Kurti një mundësi bashkëqeverisje.

“PDK është fuqi politike e madhe, ajo e din rrezikun, po u fut me PDK-në në pushtet i ik mundësia e manipulimeve dhe keqpërdorimeve, të cilat i ka shkuar prej fillimit deri në fund siç ata e kanë menduar dhe e kanë planifikuar, po u fut me ne ato keqpërdorime dhe atë bllokim të të gjitha zhvillimeve në Kosovë, nuk do të mund ta bëjë. Unë individualisht kam thënë qe ne duhet t’i kërkojmë kryeministrit për mundësi bashkëqeverisje, përndryshe nuk kemi asnjë arsye për të shkuar me të, është mendim dhe propozim personal”, tha ai ndër të tjera.

Krizë energjetike: Nesër fillojnë reduktimet në Kosovë, tarifat pritet të rriten

Një “kolaps energjetik” pritet ta përjetojë vendi nga nesër si rrjedhojë e mungesë së theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike.

Këtë gjendje e ka paraqitur sot kompania KESCO, e cila tha se në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit.

Pas kësaj, ka reaguar edhe KEK-u, duke thënë se nuk do të ketë kolaps, përkundër që tha se vetëm Njësia A3 është në operim.

“Njësia A3 është rikthyer në operim dhe po funksionon normalisht. Njësia B1 parashihet të rikthehet brenda 48 orëve, ndërkohë që po punohet maksimalisht për rikthimin në operim edhe të njësive të tjera të Termocentralit “Kosova A” në ditët në vijim”, thuhet në reagim.

Por, cilat pasoja mund të ndodhin nga kjo krizë energjetike? Njohësi i fushës së energjisë, Adhurim Haxhimusa, tha se rritja e importeve mund të reflektojë drejtpërdrejt në rritjen e tarifave për qytetarët dhe reduktimin e energjisë elektrike.

Në një deklaratë për KosovaPress, Haxhimusa theksoi se importi i energjisë elektrike ka një kosto dukshëm më të lartë sesa prodhimi vendor dhe se rritja e importeve mund të reflektojë drejtpërdrejt në rritjen e tarifave për qytetarët.

“Paqëndrueshmëria me furnizim të energjisë elektrike në Kosovë varet kryesisht nga qëndrueshmëria e gjenerimit nga impiantet gjeneruese të Kosovës A dhe Kosovës B. Si rrjedhojë vjetërisë së tyre, këto impiante janë të pa qëndrueshme dhe si rrjedhojë e kësaj kemi edhe ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike apo rritjen e nevojës për importe. Siç dihet importet me energji elektrike në Kosovë e kanë një çmim shumë më të lartë sesa gjenerimi vendor. Si rrjedhojë vjen edhe shtrenjtimi ose rritja e kostos së furnizimit me energji elektrike, për të cilën edhe KESCO bënë ftesë që të bëjmë kursim, ashtu që në vitin e ardhshëm të mos kemi nevojë për ngritje të tarifave ose përshtatje të tarifave për t’i mbuluar kostot e importeve shtesë që janë bërë në 2025…”, tha Haxhimusa.

Sipas Haxhimuses kjo situatë mund të ndikojë drejtpërdrejt në ngritjen e tarifave për qytetarët, nëse nuk merren masa për kursim dhe planifikim më të mirë.

Në fund, Haxhimusa bëri thirrje që institucionet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ndërtuar një strategji afatgjate.

Njohësi i energjisë elektrike, Adhurim Haxhimusa tha se nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme për të rritur efikasitetin energjetik dhe për të siguruar burime alternative të prodhimit, vendi rrezikon të përballet me kosto gjithnjë e më të larta dhe një sistem energjetik të pasigurt për qytetarët.

Sipas njoftimit të KESCO-s, “në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit”, duke rritur ndjeshëm koston e furnizimit.

Ndërkaq, pas kwtij njoftimi të KESCO-s, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar duke thënë se operimi i njësive prodhuese vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë kolaps prodhimi.

Krahas kësaj, përmes një shkrimi në Facebook, KEK njoftoi për një varg problemesh me të cilat është duke u përballur, duke thënë se Kosova A dhe Kosova B janë të stërvjetëruara dhe se po përballen me probleme teknike të paplanifikuara.

“Njësitë e Termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B” janë të stërvjetruara dhe përballen me defekte teknike të paplanifikuara dhe të vështira për t’u parashikuar me saktësi. Megjithatë, ekipet tona teknike janë në gatishmëri të plotë dhe reagojnë me profesionalizëm dhe përkushtim të menjëhershëm për çdo situatë”, thuhet në njoftimine  KEK-ut.

Për krizën e energjetike të paralajmëruar, ka pasur reagime nga shoqëria civile dhe nga disa parti në vend./KP/

Familja pranon autopsinë e Festimit, këto janë detajet

Familja e disenjatorit, Festim Isufi ka pranuar raportin e autopsisë dhe në tërësi për procedurën që është duke u zhvilluar rreth vdekjes së të ndjerit.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila tha se prokuroria tashmë ka dorëzuar tashmë raportin e autopsisë tek familja e viktimës

 

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar Raportin e autopsisë dhe në tërësi për procedurën që është duke u zhvilluar janë njoftuar familja e të ndjerit F.I. përmes përfaqësuesit ligjor/ avokatit nga familja”, tha Shala.

Ajo tha se prokuroria nuk mund të jep informacione më shumë për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe ruajtjes së informacioneve konfidenciale.

“Dhe meqenëse për këto rrethana janë njoftuar familja, konsiderojmë se për shkak të natyrës së ndjeshme të rastit dhe ruajtjes së informacioneve konfidenciale nuk mund të ofrojmë informata”, tha Shala.

Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 9 maj në “Rrugën B” të Prishtinës, ku dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B”, ndërsa gruaja e tij (Rina Maloku) u gjet e plagosur nga therja me thikë.

Fillimisht sipas Policisë së Kosovës, dyshohej se 34-vjeçari kishte therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë po atë ditë kishte nisur hetime për këtë rast.

 

Lidhur me rastin policia kishte dhënë detaje në raportin 24 orësh, ku thuhet se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, shkruan Insajderi.

E trishtë: Humb jetën në një aksident trafiku në Itali shqiptari

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, më 18 qershor 2025, në rrugën Pisanello, ku një përplasje mes një veture dhe një motoçiklete rezultoi fatale për 46-vjeçarin me origjinë shqiptare, Leonard Uruci.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:00, motoçikleta udhëtonte në rrugën Osoppo drejt piazzale Siena, ndërsa makina vinte nga rruga Rembrandt.

Në kryqëzimin me rrugën Pisanello, shoferi dyshohet se ka kryer kthesë djathtas pa i dhënë përparësi motoçikletës, e cila sapo kishte kaluar piazzale Velasquez, duke shkaktuar aksidentin.

Leonard Uruci, i cili kishte mbushur 46 vjeçar më 23 shkurt, u transportua nga ekipet e emergjencës së Areu dhe u dërgua në gjendje kritike në spitalin Niguarda, ku ndërroi jetë pak më vonë.

Shoferi i makinës, një italian 37-vjeçar nga Milano, u ndal për të dhënë deklaratën dhe i është bërë testi i alkoolit, i cili rezultoi negativ, raporton euronews.al.

Hetuesit lokalë po vazhdojnë punën për të rikonstruktuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa prokurori ka urdhëruar autopsinë dhe sekuestrimin e automjeteve.

Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit, reagon familja e Liridona Ademajt

Familja e Liridona Ademajt ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të urdhëruar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij. Leonard Ademaj, vëllai i viktimës, shprehu zhgënjimin dhe e cilësoi këtë si një tentativë për të vonuar procesin gjyqësor, shkruan Gazeta Sinjali.

“Së pari, faleminderit shumë për angazhimin tuaj. Sa i përket rastit, për ne si familje ka qenë tepër e rëndë humbja e Liridonës. Ne presim që ky hap procedural, që është kërkuar prej mbrojtjes së të akuzuarit, të përfundojë sa më shpejt,” ka deklaruar Leonard Ademaj për Tëvë1.

Ai tha se kërkesa e mbrojtjes është një përpjekje për të zvarritur dhe keqpërdorur procedurat ligjore, duke dëshmuar sipas tij fajësinë e të akuzuarit.

 

 

“Konsiderojmë se kjo është një përpjekje për të shmangur gjykimin përmes keqpërdorimit të procedurave. Nuk e kundërshtojmë që të kryhen ekzaminimet, por ato flasin vetë për fajësinë e të akuzuarit dhe shfrytëzimin e të gjitha mjeteve – brenda e jashtë dispozitave ligjore,” ka shtuar Ademaj.

Familja kërkon që gjykimi të vazhdojë pa vonesa dhe që drejtësia të vihet në vend për humbjen tragjike të Liridonës.