div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-57 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rikthimi i Kurtit në media, vjen reagimi nga LDK

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti në “Kanal10”, duke e akuzuar atë se “ka gënjyer pa iu dridhur qerpiku” lidhur me menaxhimin e ekonomisë, diplomacisë, arsimit dhe shëndetësisë.

“Papritmas ”Mafia Energjetike” dhe tregtari Vuk Hamoviq qenka prezent në rajon por kur është puna për Kosovë fajet i paskan kompanitë private paçka se energjia është sektor i rregulluar me ligj, paçka se importi i energjisë vetëm këtë vit ka arritë shifrën 247 milionë Euro dhe ka raste kur Kosovës vetëm transporti i një MWh e energjisë elektrike i ka kushtu deri 800 Euro, ndërkohë që EFT-ja e Vukit ka monopol në kapacitete transportuese ndërkufitare.”, ka shkruar Bajrami, transmeton IndeksOnline.

Statusi i saj i plotë:

Paska gënjyer pa iu dridhur qerpiku kur ka folur për rrënimin që ia ka bërē ekonomisë, diplomacisë, arsimit e shëndetësisë.Papritmas ”Mafia Energjetike” dhe tregtari Vuk Hamoviq qenka prezent në rajon por kur është puna për Kosovë fajet i paskan kompanitë private paçka se energjia është sektor i rregulluar me ligj, paçka se importi i energjisë vetëm këtë vit ka arritë shifrën 247 milionë Euro dhe ka raste kur Kosovës vetëm transporti i një MWh e energjisë elektrike i ka kushtu deri 800 Euro, ndërkohë që EFT-ja e Vukit ka monopol në kapacitete transportuese ndërkufitare.Paska marrë përgjegjsinë për mijëra kontrata njëburimore, për vjedhjen masive dhe të strukturuar të rezervave shtetërore, ndërsa pa pikë turpi paska mbrojtur tregtarin e energjisë Martin Berishaj dhe të akuzuarin Nagip Krasniqi duke sulmuar drejtësinë.Mashtruesi Kurti paska ricituar ish-ministrat dhe, në fund, e paska cituar edhe veten.Paska gënjyer për secilin numër, për Gjykatën Kushtetues dhe nuk paska thënë asnjë të vërtetë, asnjë të vetme Fundi i tij politik ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor!Kurti është në panik, sepse kurrë më nuk do të jetë Kryeministër

 

Kastrati: Nëse ka Adem Jashara të gjallë, ata janë Ramushi e Dauti

Kandidati i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ardian Kastrati ka folur së fundmi për aderimin e tij në këtë parti, ku lartësoi figurën e kryetarit të saj, Ramush Haradinaj si dhe vëllait të tij, Daut Haradinaj.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e dhënë të tyre ndër vite, teksa i paralelizoi me figurën e heroit kombëtar, Adem Jashari.

“Nëse ka Adem Jashara të gjallë, ata janë Ramushi e Dauti”, u shpreh Kastrati.

I njëjti gjithashtu kritikoi gjuhën e rëndë sipas tij të akterëve të VV-së kundrejt Ramush Haradinajt.

Kurti sfidon Prokurorinë: “Ejani në zyrën time nëse doni dëshmi”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti që një kohë është nuk iu është përgjigjur ftesës së prokurorisë për të dëshmuar, ai tha se prokuroria duhet të vijë në zyrën e tij për t’ia marr dëshminë.

“Ejani siç keni bërë në të kaluarën dhe më intervistoni në zyrën e kryeministrit.

Këtë e bën pastaj. Ka pasur raste të kërcënimit ndaj meje, ku policët hetues kanë ardhur me urdhër të Prokurorisë dhe më kanë intervistuar në zyrën e kryeministrit.

Unë besoj që Prokuroria e ka kuptuar që e ka pasur gabim. Nëse Prokuroria do të ishte shumë e interesuar për dëshminë time, do të vinte.”, tha Kurti në kanal 10.

 

Fatmir Limaj: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i bindur se Partia Demokratike e Kosovës do t’i fitojë zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në “Rubikon” Limaj tha se PDK po rikthehet fuqishëm në skenën politike.

“Jemi dy lista të cilat garojmë që atje të jemi sa më të fuqishëm, dhe pastaj procesi le të ecë. Rikthimin e fuqishëm të Partisë Demokratike, me shpresë që do të na kthehen edhe ata burra në Kosovë, për të shkuar drejt asaj Partisë Demokratike të i fiton zgjedhjet”, tha Limaj.

Mes tjerash, i pari i Nismës tha se ai ishte i gatshëm për një koalicion me PDK-në.

“Gatishmëria jonë ka qenë deri në fund. Ne me të tjerët edhe mund të ndërtojmë edhe ndonjë lloj koalicioni, partneriteti, por me Partinë Demokratike të Kosovës kemi qenë të gatshëm të përfundojmë në listë. Sigla e PDK-së është sigël që ndihem mirë”, u shpreh Limaj.

“Është sjellja ime politike. Është identiteti im politik. Nuk ka ndonjë distancim programor, është diçka që e kemi ndërtuar bashkë”, tha ai pos tjerash.

Mërgim Lushtaku kërkon test antidroge për deputetët: “Ka dyshime për përdorues në Kuvend”

Kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, kërkon që deputetëve t’u bëhet testi për të vërtetuar nëse janë ose jo përdorues të substancave narkotike.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, thuhet se dyshimet vijnë nga fakti se përfaqësues të LVV-së janë kapur me sasi droge.

Gjithashtu, ai bën thirrje që Institucionet e  sigurisë të bëjnë kontrolle te rrepta në shkolla në mënyrë që të mbrohen fëmijët nga përdorimi i narkotikëve.

Video:

Reagon sërish ish-bashkëshortja e Shpatit

Selvije Jao ka bërë një urim tejet emocional për Jehonën, motrën e Shpat Kasapit, e cila ka përfunduar me sukses Magjistraturën.

Me fjalë të mbushura me dashuri e mirënjohje, Selvija e ka konsideruar Jehonën si një motër të vërtetë që i ka qëndruar pranë në çdo hap.

“Edhe pse është motra e madhe e Shpatit, ti për mua ke qenë gjithmonë si motër e vërtetë… më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap,” shkruan Selvija në urimin e saj.

Ajo shtoi se beson me shpirt se i ndjeri Shpat Kasapit do të ishte i pafund krenar për qëndrueshmërinë, forcën dhe arritjet e Jehonës.

“Urime Magjistratura, zemra ime. Suksese në çdo rrugë që do ndjekësh. E di që Shpati sot buzëqesh për ty. Të dua shumë, Jehona,” përfundon urimi i Selvijes

 

Kamioni godet për vdekje një këmbësore

Një këmbësore është goditur për vdekje këtë të enjte në Prizren.

Viktima është goditur nga një kamion ku si pasojë e plagëve të marra e njëjta ka ndërruar jetë, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Faton Alija.

“Rreth orës 13:00 një aksident ka ndodhur në afërsi të KEDS-it në Prizren. Në aksident janëë përfshirë një kamion dhe një këmbësore – për pasojë kombësorja femër ka vdekur nga lëndimet e marra”, tha Alija për Dukagjinin.

Shoferi i kamionit është ndalur nga Policia teksa hetimet dhe veprimet tjera për këtë aksident janë duke vazhduar.