div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-58 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kamioni godet për vdekje një këmbësore

Një këmbësore është goditur për vdekje këtë të enjte në Prizren.

Viktima është goditur nga një kamion ku si pasojë e plagëve të marra e njëjta ka ndërruar jetë, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Faton Alija.

“Rreth orës 13:00 një aksident ka ndodhur në afërsi të KEDS-it në Prizren. Në aksident janëë përfshirë një kamion dhe një këmbësore – për pasojë kombësorja femër ka vdekur nga lëndimet e marra”, tha Alija për Dukagjinin.

Shoferi i kamionit është ndalur nga Policia teksa hetimet dhe veprimet tjera për këtë aksident janë duke vazhduar.

Zgjedhjet e 28 Dhjetorit, Genta Ismajli del publikisht në përkrahje të kësaj partie

Fatmir Limaj do të garojë i vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Edhe pse u përfol gjatë për një rikthim të mundshëm në PDK – partinë nga e cila u nda në vitin 2014 – marrëveshja dështoi pasi PDK refuzoi ta përfshinte në listat e saj.

Tani, kreu i Nismës e ka të qartë situatën: duhet ta kalojë i vetëm pragun prej 5%, një sfidë jo e vogël duke parë rrethanat.

Por, nëse politika i mbylli derën, një mbështetje interesante i ka ardhur nga estrada. Këngëtarja Genta Ismajli ka publikuar një video ku bën thirrje hapur për mbështetjen e tij.

“Përshëndetje, unë jam Genta Ismajli. Kjo video shkon për z. Fatmir Limaj. Të uroj më të mirat për fushatën e re dhe shpresoj ta fitosh,” thotë Genta në mesazhin e saj.

Mbetet të shihet sa do të ndikojë ky suport i këngëtares në terren, tani që Nisma është e detyruar t’i matë forcat e vetme. /Prive By Liberta Spahiu

 

Qytetarit i përkeqësohet gjendja, politikani kosovar i jep ndihmën e parë

Në një kafiteri në Prishtinë, sot një qytetar u përball me një gjendje të rëndë shëndetësore, e cila kërkonte  ndërhyrje të menjëhershme.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të ish drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi i cili është asambleist e dhe kandidat për deputet, qytetari mori ndihmën e parë në çastet vendimtare, deri në mbërritjen e ekipit mjekësor.

 

Kurti për reagimin e Ambasadës Amerikane mbi Listën Serbe: Unë jam kryeministër i Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe dhe reagimet e Ambasadës Amerikane dhe organizatave të shoqërisë civile, raporton Ekonomia Online.

Pyetjes për deklaratën e Ambasadës Amerikane, e cila kishte thënë se “Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse”, Kurti iu përgjigj shkurt se janë çështje të Ambasadës dhe KQZ.

“Ajo është çështje e Ambasadës Amerikane, është çështje e KQZ-së, unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha ai teksa mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të stadiumit në Podujevë.

Demokracia në Veprim (DnV) ka reaguar në lidhje me vendimin për moscertifikim e Listës Serbe duke shprehur shqetësimin duke thënë se ky nuk është rasti i parë që KQZ devijon nga praktikat e mëparshme dhe nga vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme.

Rrahje mes disa personave në Prishtinë

Tre persona janë shoqëruar në polici mëngjesin e sotëm në Prishtinë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, ka njoftuar edhe se si pasojë e rrahjes, një person ka pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Agim Ramdani’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast.

Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Pllana

Burri i Albulena Haxhiut: Loti i së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Krasniqi ka paraditen e sotme ka bërë një shkrim në “Facebook” rreth keqpërdorimeve, e me theks ato në kohë të fushatës.

“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”, ka shkruar Krasniqi.

Sulmohet zyrtari policor, i dyshuari ikën pas incidentit

Një incident i rëndë është raportuar dje në autoudhën “Ibrahim Rugova”, ku një zyrtar policor ka qenë viktimë e një sulmi fizik nga një person ende i paidentifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në afërsi të fshatit Ternje – Suharekë, teksa zyrtari policor po lëvizte jashtë detyrës zyrtare në drejtim të Prishtinës.

Ai kishte vërejtur dy automjete të ndaluara në shiritin anësor të autoudhës dhe, për shkak të mjegullës së dendur dhe kushteve të rrezikshme për qarkullim, u kishte kërkuar personave të merrnin masa sigurie për të shmangur ndonjë aksident.

Në ato momente, një person i panjohur, që dyshohet të ketë qenë me një autobus, e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pas incidentit, zyrtari është paraqitur në Stacionin Policor Suharekë rreth orës 21:30, ku ka raportuar rastin, ndërsa më herët ka marrë tretman mjekësor në QKMF Suharekë.

Burimet e besueshme, nga struktura të afërta me hetimin, bëjnë të ditur se Policia ka nisur kërkimet për identifikimin e të dyshuarit, por deri në këto momente ai nuk është hasur.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Tentim-vrasje në Veri

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, ku një shtetas sirian është gjetur i plagosur rëndë me mjete të mprehta në disa pjesë të trupit, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali nga burimet, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të datës 10 dhjetor 2025, kur dy dëshmitare – V. U. dhe B.U. – kanë njoftuar Policinë se në oborrin e shtëpisë së tyre gjendej një person i gjakosur.

Sipas informacioneve të para, viktima – identifikuar sipas të dhënave të spitalit si Muhamed Ali, shtetas i Sirisë – është gjetur i ulur pranë një objekti ndihmës (garazhe), pa veshje të mjaftueshme dhe me plagë të shumta në kokë, krah dhe afër brezit në anën e djathtë, të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Viktima nuk ka arritur të komunikojë, përveçse ka shqiptuar fjalën “Siria”.

Policia ka intervenuar menjëherë, duke siguruar vendin e ngjarjes dhe duke mbledhur deklaratat e dëshmitareve, të cilat thanë se e kishin vërejtur viktimën te dera e shtëpisë së tyre dhe më pas kishin marrë masat për ta lajmëruar rastin.

Njësitë e emergjencës dhe hetimeve rajonale kanë dalë në terren, ndërsa të plagosurit i është ofruar ndihmë e parë në vendngjarje dhe më pas është transportuar fillimisht në Spitalin e Mitrovicës Veriore, e më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës Jug, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Me autorizim të prokurorit, rasti është iniciuar si Vrasje në Tentativë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personit apo personave të mundshëm të përfshirë në këtë sulm.

Rasti mbetet nën hetim nga njësitë përkatëse.

E dhimbshme: Vdes në moshë të re, Leonita Hoti

Fshati Ratkoc është tronditur thellë nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Leonita Hoti, e reja e cila u shua në mënyrë të papritur, duke lënë pas dhimbje të madhe dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm në familje dhe në komunitet.

Sipas familjarëve, ikja e Leonitës është ndodhi krejt e papritur, duke e zhytur familjen Hoti në dhimbje të paimagjinueshme. Banorët e fshatit Ratkoc, miq, të afërm dhe të njohur të saj janë shprehur të tronditur nga humbja e vajzës së re, e cila njihej për sjelljen e mirë, karakterin e qetë dhe buzëqeshjen gjithmonë të pranishme.

Lajmi për vdekjen e saj është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë ndarë kujtime për Leonitën, e cila do të mbetet përgjithmonë në mendjet e atyre që e kanë njohur.

Në këto momente të rënda zie, redaksia e Gazeta Imazhi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë komunitetit të fshatit Ratkoc.