div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-57 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdes një person në vendin e punës, mbeti i bllokuar nën kamion

Një person ka vdekur në vendin e punës në një fshat të Gjakovës, në Meqë.

Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës, tha se ë vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë, dhe se pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë.

‘’Sot, rreth orës 09:55, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Meqë. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor(mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë. Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë”.

Ambasadori i Serbisë në Zvicër citon Gazemend Muhaxherin për veriun për ta sulmuar kryeministrin Kurti

Ambasadori i Serbisë në Zvicër Ivan Trifunoviq, , e ka lavdëruar kryetarin e Pejës dhe anëtarit të Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i cili e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti me Sllobodan Millosheviqin.

Trifunoviç i cili ka qenë aktiv si lobist i qeverisë serbe në SHBA dhe nga ministri i jashtëm Marko Gjuriq është shpërblyer me postin e ambasadorit të Serbisë në Bernë

Në një intervistë për portalin zviceran të lajmeve “20 minuten” ambasadori i Serbisë në Bernë, Ivan Trifunoviq, ka folur edhe për situatën në Kosovë. Ai e ka quajtur qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti si “ekstremiste”. Si shembull Trifunoviq ka marrë një deklaratë të kryetarit të Pejës dhe anëtarit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri.

Trifunoviq e lavdëroi Muhaxherin duke thënë: “Vetë udhëheqësit e opozitës shqiptare thonë për Kurtin: Ajo që ai po u bën serbëve është e papranueshme. Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka krahasuar veprimin e Kurtit në komunat serbe me veprimin e Millosheviqit në vitin 1989 ndaj Kosovës”.

Trifunoviq, një biznesmen serb i emigruar në SHBA, ka qenë aktiv si lobist i qeverisë serbe në Washington dhe nga ministri i jashtëm Marko Gjuriq është shpërblyer me postin e ambasadorit të Serbisë në Bernë. Trifunoviq tha se qeveria e Kurtit dëshiron t’i heqë qafe serbët e Kosovës ngjashëm siç ka bërë Kroacia me pakicën serbe. Ambasadori serb në Bernë tha se policia e Kosovës po hyn në shkolla e spitale të menaxhuara nga serbët, gjë që sipas të gjitha raportimeve të deritanishme është e pavërtetë.

Trifunoviq përmendi, sipas tij, “arrestimet arbitrare” të serbëve në Kosovë, por nuk përmendi me asnjë fjalë sulmin terrorist të bandës së Millan Radoiçiqit më 2023, me ç’rast u vra një polic i Kosovës. Megjithatë, sipas Trifunoviq, çfarë po bën qeveria e Kosovës në veri është “saktësisht ajo që Millosheviqi u bëri shqiptarëve”. Trifunoviq deklaroi se një përfaqësues i qeverisë serbe ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizatë terroriste. Ai, sipas Trifunoviq, u arrestua, për diçka që hyn te liria e tij e shprehjes. “A synojnë të arrestojnë çdo zyrtar apo diplomat serb që thotë se UÇK-ja ka qenë një organizatë terroriste – përfshirë edhe mua?”, pyeti Trifunoviq.

“Mos ma prekni veturën…” – i riu kërcënon 5 policë në Prishtinë, i sekuestrohet vetura, përfundon në stacion

Një incident me tone kërcënuese ndaj zyrtarëve policorë është shënuar në Prishtinë, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 29 prill 2026 rreth orës 11:00 në rrugën “Lidhja e Pejës”, ku Njësia për Reagim të Shpejtë ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit VW Arteon, të cilën e drejtonte  G.B.

Sipas burimeve, gjatë verifikimeve ka rezultuar se i dyshuari ishte duke drejtuar mjetin nën masë mbrojtëse. Në momentin kur policët kanë nisur procedurat për veprime të mëtejshme, ai ka refuzuar t’u bindet urdhrave të ligjshëm dhe ka reaguar me tone të larta, duke i kanosur pesë zyrtarët policorë, duke paralajmëruar pasoja në rast të konfiskimit të veturës.

Pas ndërhyrjes, i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Rrahje mes familjarëve

Dy burra dhe një grua janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

“Të dyshuarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022

Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2022, pas një raporti se ushtria amerikane do të informojë presidentin Donald Trump mbi planet e reja për veprime të mundshme në luftën e Iranit.

Komanda Qendrore e ShBA-së ka përgatitur një plan për një valë sulmesh “të shkurtra dhe të fuqishme” ndaj Iranit, në përpjekje për të thyer bllokimin në negociatat me Teheranin, raportoi faqja e lajmeve Axios, shkruan BBC.

Nafta bruto Brent u rrit me pothuajse 7% në më shumë se 126 dollarë (94 paund) për fuçi, niveli më i lartë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia.Çmimet e energjisë janë rritur këtë javë, ndërsa bisedimet e paqes duket se kanë ngecur, me kanalin kryesor të Ngushticës së Hormuzit që mbetet praktikisht i mbyllur.

Eskalon debati mes Berishës së PDK’së dhe Rrustemit të VV’së: Ik ore pjellë serbe, papagall i Dejona Mihalit

Ka degraduar debati mes ish-deputetit të PDK-së Hisen Berisha dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi, pasi Kosova dështoi të zgjedhë presidentin e ri duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Vetëvendosje akuzon opozitën për bllokim, ndërsa opozita thotë se qëllimi i Vetëvendosjes është të fitojë kohë deri në votën e diasporës.

Rrustemi i VV e akuzoi opozitën se ka frikë nga Kurti për shkak të pasurisë së pajustifikueshme që kanë fituar kur ishin në qeveri.

Në përgjigje të këtyre deklaratave, Berisha akuzoi Rustemin si pjellë të Serbisë, ndërsa akuza ngriti edhe ndaj ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.

Të dy palët akuzojnë njëri tjetrin për bashkëpunim me listën serbe.

Pjesë nga debati:

Hisen Berisha: Qëllimi ishte me e çu çështjen kushtetuese me blerë prapë kohë. Çka do të thotë blerja e kohës? Me i shty zgjedhjet në një moment të përshtatshëm që këta aludojnë në mërgatën dhe mundohen ta trajtojnë se gjoja opozita i trembet të votës së mërgatë.

Adnan Rrustemi: Po ta kishim që do ta bënim. Ju na ndaluat

Hisen Berisha: Mbylle gojën kur flas unë zhurmës

Adnan Rrustemi: Ju e keni hallin e pasurisë dhe i frikoni konfiskimin e pasurisë se ju e keni hallin, natyrisht koordinim me Listën Serbe për ta sabotuar shtetin e Kosovës, për të penguar qeverisen e mirë të vendor dhe e përdor çdo metodë për ta goditurin kurtin. Unë e kuptoj ku e keni hallin edhe shqetimin por jo caktoni dot kush qeverisë në Kosovë populli i Kosovës ka votuar edhe populli Kosovës e vet përsëri propagli Deon Mihajlit mjaft më mjaft më

Hisen Berisha: Ju e keni hallin, o papagall i Dejona Mihalit te zgjedhjet, te mergimtarët.

Adnan Rrustemi: Ju e keni hallin te milionat që i keni përfituar kur keni qenë qeveri ju e keni hall pasurinë, ju i frikësoni dhe i druani byrotë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë ku zyrtarët e lartë të politikës të partisë të cilët janë bërë milionerë me kurriz të popullit dhe shtetit të Kosovës. Po ajo pasuri do të konfiskohet dhe do të kthehet. Angazhimi jonë të cilin ju dëshironi ta ndërprisni prandaj përpiqeni maksimalisht për ta bllokuar Kurtin në cilindo moment, përdor edhe Listën Serbe.

Hisen Berisha: Ju pjella të Serbisë ju punën e Serbisë e bëni në Kosovë me Listën Serbe bashkëpunoni ju. Ku e ke zotin Sveçla? E kishe me prostituta në vilën e Radqiçit dhe secilin prej juve.

Sadiku: Kosovës i nevojitet një opozitë e re me emrin Vetëvendosje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka thënë se Vetëvendosja është më e përshtatshme për opozitë sesa për qeverisje.

Sadiku në Debat Plus tha se pajtohet plotësisht me deklarimet e kryeministrit Albin Kurti që opozita është e vjetër.

“Kosovës i nevojitet një opozitë e re me emrin Vetëvendosje”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se Vetëvendosje duhet të rikthehet në opozitë, duke theksuar se aty, sipas tij, e bën më së miri rolin e saj, ndërsa kërkoi që të mos dëmtohet shteti përmes qeverisjes aktuale.

“Edhe mendoj se ata janë të mirë në opozitë, dhe janë shumë qesharakë në pozitë, edhe e kanë dëshmuar qe gjashtë vjet që janë qesharak e të gjorë në pozitë e në qeverisje e le të bëjnë opozitë ku e bëjnë më së miri e çfarë dijnë të bëjnë por shtetin të mos e marrin ën qaf”, ka deklaruar Sadiku në Debat Plus.

Befason deputeti i VV-së thotë se nuk do të jetë kandidat i VV-së, por…

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s, në zgjedhjet e reja.

Duke folur për një takim të fundit me kryeministrin Albin Kurti, Avdyli tha se mes tyre ka pasur vetëm një përshëndetje.

“Me zotin Kurti u përshëndeta në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mos prishur urat, sepse në fund të fundit jemi njerëz. Mund të kemi mospajtime, unë mendoj që është bërë gabim, ai mendon që nuk është bërë gabim,” ka deklaruar Avdyli.

Ai theksoi se nuk do të jetë pjesë e listës së VV-së apo GUXO-s, ndërsa nuk e ka të qartë nëse do të garojë në ndonjë listë tjetër.

“E di që nuk do të jem kandidat i VV-së ose i GUXO-së. A do të jem në ndonjë listë tjetër nuk e di,” u shpreh ai, duke shtuar se do të preferonte t’i kthehej profesionit të tij.

Avdyli tha se vendi po shkon në zgjedhje për shkak të dështimit për zgjedhjen e presidentit dhe se qytetarët do të vendosin për këtë çështje.

Sipas tij, kandidatja e VV-së për presidente, Feride Rushiti duhet të jetë bartëse e listës së VV-së në këto zgjedhje, duke e lidhur kështu drejtpërdrejt garën zgjedhore me çështjen e presidentit.

“Por unë u përshëndeta në mënyrën më të mirë të mundshme duke mos prishur gjithmonë urat sepse tek e fundit jemi njerëz, mund të mos kemi një mospajtim në këtë rast unë mendoj që është bërë gabim ai po mendon që nuk është bërë gabim. E tash populli ka me vendos, shkuam në zgjedhje sepse nuk e zgjodhëm presidenten. Pyetja ka me qenë a e doni për presidente Vjosa Osmanin apo Feride Rushtin. Kështu ka me qenë pyetja në publik. Rushtin duhet me vendos me i pri listës së VV-së për president”, ka deklaruar Avdyli.

Nis lufta e VV-së ndaj Vjosa Osmanit, fillon ‘fshesën’ ndaj…

Me të marrë Zyrën e Presidencës, pushteti i VV-së ka filluar “fshesën” në diplomaci. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri Albin Kurti kanë nisur shkarkimet e para.

Merret vesh, se tashmë është shkarkuar ambasadori në Misionin e Posaçëm në Vatikan, Vehbi Miftaraj.

Kështu shkruan Nacionale, e cila raporton se pushteti ka diskutuar edhe për shkarkime tjera në diplomaci.

Një burim nga Presidenca i ka thënë gazetës se Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu kanë diskutuar për ndërprerjen e mandatit të shumë ambasadorëve të Republikës së Kosovës në botë dhe kthimin e tyre në atdhe.

Më 26 janar të vitit 2024, Vehbi Miftaraj ishte emëruar udhëheqës i misionit të Kosovës në Selinë e Shenjtë.

Deri në atë kohë, Miftaraj, kishte shërbyer si këshilltar i presidentes Vjosa Osmani.

“Sot, pas tri vjetësh pune si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angazhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës. E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e deritashëm dhe për besimin, të cilin ajo dhe institucionet e tjera të vendit ma kanë dhënë, për ta udhëhequr misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan”, kishte shkruar Miftaraj në profilin e tij në Facebook, pasi ishte emëruar si ambasador nga presidentja Vjosa Osmani.

Ky emërim ishte bërë pak kohë pasi Osmani kishte njoftuar për hapjen e këtij misioni.

Më 12 janar, Vjosa Osmani kishte njoftuar se ka dekretuar hapjen e Misionit të posaçëm të Kosovës në Vatikan.

Aso kohe Osmani kishte vlerësuar se njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë do të ndikonte në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë së Kosovës dhe në procesin e integrimin të vendit në strukturat euro-atlantike.

Ligji për Shërbimin e Jashtëm tregon për roli e misioneve të posaçme.

“Mision i përkohshëm, që përfaqëson Republikën e Kosovës në një shtet tjetër ose organizatë ndërkombëtare, me pëlqimin e tyre, për të negociuar ose kryer detyra të posaçme, të cilat janë në interes të Republikës së Kosovës”, thuhet në ligj.

E bujshme: Fatmir Limaj rikthehet në PDK?

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka lënë të hapur mundësinë për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK.

Musliu ka thënë se se Limaj duhet të ofrohet te PDK nëse e sheh si mundësi këtë veprim.

“PDK i ka dyert hapur për secilin qytetar që është i interesuar qe të kontribuojë në PDK për Kosovën. Sot PDK është në një stad tjetër, Fatmir Limaj është në një pozicion krejt tjetër, ndarja nga PDK i ka mundësuar Limajt që të krijojë një subjekt të ri politik”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

Ndër të tjera, Musliu tha se është mëkat që Limaj ka mbetur jashtë institucioneve.

“Limajn e shoh si vlerë kur ai është pjesë e institucioneve, dhe mëkat që ai të jetë jashtë, sepse konsideroj që mund të japë kontribut për shtetin, por unë nuk jam në stadin që mund flas a mund të vijë apo jo, edhe Limaj vet nëse ka vullnet duhet të ofrohet, kemi një kryetar partie të nderuar e të respektuar. Ata duhet të takohen si dy kryetarë dhe pastaj jemi ne që e ngritim dorën pro ose kotra”, shtoi ish-deputetja.