div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-657 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Një muaj pas përfundimit të Big Brother VIP – Jozi dhe Loredana flasin për raportin e tyre

Në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit “Goca dhe Gra” i ftuar ishte Jozefin Marku.

E në panel tashmë është edhe Loredana Brati, me të cilën nisi një lidhje dashurie në Big Brother VIP Albania 4.

Pas përfundimit të atij reality shou, marrëdhënia e tyre ka qenë në vëmendje të publikut, por asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë një deklaratë të qartë nëse janë ende bashkë apo jo.

Foto: Screenshot/YouTube

I pyetur për këtë çështje gjatë emisionit, Jozi zgjodhi të jetë i rezervuar, duke shmangur një përgjigje të prerë.


Megjithatë, këngëtari la të kuptohej se raporti mes tij dhe Loredanës po vazhdon.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk mund ta themi se jemi bashkë apo jo. Kemi momentet tona të bukura. Do ia lëmë kohës”, tha ai.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë ky raport i tyre. 

Ndodh edhe kjo – e trishtë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

Një ngjarje tronditëse është vërejtur nga një qytetar paraditen e sotme në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 19 maj 2025, rreth orës 10:30, në rrugën “Butofci”, pranë deponisë së mbeturinave, një qytetar ka vërejtur një qese të zezë brenda së cilës dyshohej se ndodhej një foshnje e vdekur.

Sipas burimeve nga Prokuroria, në momentin që qytetari është afruar, ka zbuluar se në të vërtetë brenda qeses ndodhej një foshnje e porsalindur, pa shenja jete, e braktisur në mënyrë të tmerrshme.

Menjëherë është kërkuar ndihma mjekësore dhe njësia emergjente është thirrur për të dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që autoritetet përkatëse janë parë në vendin e ngjarjes, duke nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.

Shkaku se pse është sjellë foshnja në atë lokacion dhe identiteti i personit që e ka braktisur mbeten ende të paqarta.

Sinjali disponon edhe foton e qeses dhe foshnjës, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do ta publikojë.

Gjesti thumbon hapur Xhenetën

Fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti zgjodhi emisionin ‘Goca dhe Gra’ për intervistën e tij të parë pas daljes.

Kur u pyet nëse projektet e tij të reja muzikore i kushtohen ndonjë personi, Gjesti foli hapur, shkruan “Kosovarja”.

“I a dedikoj dikujt, por dikujt jo, dikujt diss që e kom lanë e ajo nuk me ka lën” ishin fjalët e këngëtarit.

E për këtë ndjekësit kanë aluduar se është kunjë për Xhenetën, duke u shprehur se ajo vazhdon të flet për Gjestin tek emisioni ‘E diell’.

 

A do të ketë risi sot në Kuvend, ja çfarë thotë Peci

Deputeti i LVV-së, Faton Peci para mediat lidhur me risitë në Kuvend ai tha se VV është pushtet kujdestar.

Peci në një deklarim për media të hënën paralajmëroi se edhe në këtë seancë do të shkojnë me skenarin e njëjtë atë të votimit të fshehtë.

“Ata që e kanë në dorë me pasë risi, ne jemi pushteti kujdestar do të thotë ajo që mundemi me pritë ndryshim, pjesa kryesore i takon pjesës së partive, PDK, LDK, AAK. Të gjithë deputetë tanë që po marrin pjesë votojnë në funksion në debllokim të Kuvendit”, tha Peci.

Ai ndër të tjera shtoi se kjo është mënyra më e mirë për të dal nga kriza, pasi siç ka thënë ai shumë deputetë në biseda private thonë se i vret ndërgjegjja që nuk po konstituohet Kuvendi.

Nesër bllokohet disa orë qarkullimi i trafikut në këtë segment rrugor

Nesër në trasen e rrugës nacionale Prishtinë-Pejë- N9, ku po realizohet zhvillimi i punimeve në zgjerimin e segmentit Kijevë-Dollc LOT-3, do të bëhet minimi Nr.9 i masave shkëmbore.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri tek udhëkryqi i rrugës për në Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: 16:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.

Nga të gjithë shoferët kërkohet që në këtë periudhë kohore që të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Gjesti nuk ia ktheu mesazhin, reagon Xheneta: Njerëz të çuditshëm…

Ditën e djeshme, ish-banorja e “BBVK3”, Xheneta Fetahu, mori vëmendje me deklaratën e saj.

 

 

 

Ajo tha se e ka uruar Gjestin për ditëlindje me një mesazh por ai njëjti nuk ia ka kthyer, shkruan Indeksonline.

E duket se ndjekësit e dyshes kanë menduar që do të ketë një rikthim mes tyre.

Me anë të një shkrimi të gjatë, modelja theksoi se është “single”, e fokusuar dhe jeta e saj ecën përpara.

 

 

 

 

Më poshtë keni postimin e plotë./Indeksonline/

 

 

Sot dhe në ditët që vijnë: Mot i paqëndrueshëm në gjithë vendin

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se moti do të jetë me diell, shi dhe shkarkime rrufesh.

Moti i plotë për pesë ditët e javës së ardhshme:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.

E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

E premte – Mot i vranët dhe me riga shiu. Parashihen edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth, janë të kësaj grup-moshe

Nëntë fëmijë në Kosovë janë infektuar për një javë me sëmundjen ngjitëse të fruthit.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

E këto raste, sipas IKSHPK-së, vijnë nga qytete e ndryshme të vendit, pas mosvaksinimit kundër kësaj sëmundje.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) informon se nga data 05 deri më 13 maj 2025, në Kosovë janë raportuar 9 raste të fruthit: 4 raste nga Ferizaji; 2 raste nga Shtimja dhe nga 1 rast në komunat: Lipjan, Graçanicë dhe Fushë Kosovë”.

“Sipas grup-moshave, rastet e raportuara janë: 7 raste të moshës 1-2 vjeç dhe 2 raste të moshës 4-5 vjeç. Të gjitha rastet kanë të bëjnë më fëmijë të pavaksinuar me vaksinën MMR (fruth, rubeollë dhe shyta)”, thuhet nga IKSHPK.

Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

Presidenti Donald Trump ka thënë se është “i pikëlluar” pasi paraardhësi dhe rivali i tij, Joe Biden u diagnostikua me kancer në prostatë.

“Melania dhe unë jemi të pikëlluar kur dëgjuam për diagnozën e fundit mjekësor të Joe Biden. Ne i urojmë atij dhe familjes së tij shërim sa më të shpejtë”, tha Trumpi në “Truth Social”.

Një zëdhënës i Bidenit tha të dielën se diagnoza u zbulua të premten pasi mjekët gjetën një nyjë të vogël në prostatën e tij, e cila kishte nevojë për vlerësim të mëtejshëm.