“Godet” Vjosa Osmani, e nis aktivitetin politik me një aderim të fuqishëm
Fahrije Hoti më 7 qershor do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Kjo është bërë e ditur e ditur nga ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Postimi i plotë:
Një heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës!
Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë.
E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën – e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush.
Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën.
Këtë forcë e kemi dëshmuar bashkë edhe përballë Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit, në Parlamentin Evropian dhe kudo tjetër — me dinjitet, me të vërtetën tonë, me zërin e grave që nuk heshtin.
Do ta dëshmojmë sërish, bashkë.
Na priftë e mbara, e dashur Fahrije!
