div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-660 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vuçiq nxit tranjerin e serbisë: “Shko në Tiranë dhe fito!

Të shtunën mbrëma, në një tubim politik në qytetin e Nishit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përmendur edhe ndeshjen e ardhshme të futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet më 7 qershor në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, shkruan Gazeta Sinjali.

Në prani të qindra qytetarëve dhe figurave të njohura, Vuçiq iu drejtua selektorit të Serbisë, Dragan Stojkoviq – i cili ishte i pranishëm në tubim – duke e përmendur ndeshjen ndaj Shqipërisë.

“Pak më parë e kam parë dhe tani po e shoh që është sërish këtu. Ju lutem një duartrokitje të madhe për selektorin e Serbisë, Dragan Stojkoviq – Piksi, legjendën e Nishit, që nuk është fshehur si shumë të tjerë dhe erdhi që të jetë sonte me ne. Në qershor apo korrik luan atje ndaj Shqipërisë, t’i mposhtësh ata”, ka thënë Vuçiq, shkruan mediumi serb “Sport Klub”.

Më herët gjatë së shtunës, Vuçiqi ka pasur edhe një takim me Stojkoviqin, i cili kishte ardhur në Nish për t’i dhënë përkrahje presidentit serb në tubimin e partisë së tij.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet të jetë vendimtare për fatin e skuadrave në garën për vendin e dytë në grupin kualifikues.

E dhimbshme: Kjo është 19-vjeçarja që humbi jetën nga vetaksidenti në Pouskë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pouskë të Prizrenit, ku një vajzë e re ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.

E ndjera është identifikuar si Dilge Nanovçe, 19-vjeçare, shtetase turke me prejardhje nga Kosova. Ajo ishte duke e drejtuar veturën në momentin kritik, kur për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Në veturë ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, për 19-vjeçaren nuk pati shpëtim, pasi ajo ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave fillestare, vajza po ngiste veturën pa patentë shoferi dhe pa përvojë të mjaftueshme në vozitje. Automjeti i përfshirë në aksident ishte i tipit Opel Astra me targa vendore, transmeton Gazeta Imazhi.

 

 

E rëndë në Shqipëri: Shembet muri rrethues, humbjet jetën një 4 vjeçare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Suk 2 të Roskovecit në Shqipëri, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga shembja e një muri rrethues, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në pronën e shtetasit L. T., babai i viktimës. Muri rrethues i amortizuar i banesës është shembur dhe ka zënë poshtë të miturën, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

E mitura është dërguar në qendrën shëndetësore të Roskovecit, por ka mbërritur pa shenja jete.

“Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

“E mbaj flamurin kudo” – Spahiu deklarohet pas takimit me Gjuriq në Beograd

Analisti Nexhmedin Spahiu është takuar me ministrin serb Marko Gjuriq gjatë një konference në Beograd, shkruan Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur dje vetë Spahiu.

Ai ka deklaruar se me Gjuriq njihen më shumë se 10 vite.

Ai ka treguar se me ministrin kanë diskutuar për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me ministrin kam më tepër se 10 vite që njihemi, komunikojmë, unë ndodhem në një konferencë këtu në Beograd dhe ka marrë vesh që jam këtu prezent dhe më ftoj në takim qëndruam dhe biseduam rreth një orë për sfidat në rajon, për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, për dialogun për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, për marrëdhëniet ndëretnike. Flamurin e Kosovës e mbajë në xhaketë, kjo është edhe kur jam në Beograd edhe në çdo vend tjetër kjo është e natyrshme”, ka deklaruar Spahiu./teve1

Moment tensioni në Tiranë: Ergodani e ‘kap’ Macronin nga gishti, nuk e lëshon

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka sajuar një “kurth” për t’i kapur njërin prej gishtave homologut të tij francez, Emmanuel Macron, gjatë një shtrëngimi duarsh.

Momenti në fjalë ndodhi pasi presidenti francez ofroi dorën me pëllëmbën poshtë, në një gjest të dukshëm dominues.

Erdogan, nga ana tjetër, u përgjigj duke ‘kapur’ njërin nga gishtat e homologut të tij dhe duke e mbajtur atë për disa sekonda shumë të gjata, duke injoruar të gjitha përpjekjet e Macron për t’u çliruar.

Presidenti francez Emmanuel Macron u përpoq të krijonte epërsi psikologjike duke vendosur dorën e tij mbi dorën e Presidentit Erdogan.

Presidenti Erdogan ia mbajti gishtin Macronit për sekonda dhe nuk e lëshoi.

Pamje:

Dy tërmete në Maqedoninë e Veriut

Mëngjesin e së dielës, rreth orës 05:07 dhe 05:16, janë regjistruar dy tërmete në Maqedoninë e Veriut, me epiqendra në rajonin Peshteni – Ohër – Strugë, afërsisht 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik në Shkup, magnituda e tërmeteve ishte ML3.4 dhe ML2.3.

“Sipas të dhënave të deritanishme të cilat disponon observatori, tërmeti i parë është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV shkallëve sipas shkallës makrosizmike evropiane”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar deri më tani. Autoritetet janë duke monitoruar situatën.

Ramush Haradinaj në super formë, mëngjesin e së dielës e nis me vrap në Gërmi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur ta nisë mëngjesin e së dielës me aktivitet fizik në natyrë. Ai është parë duke vrapuar në parkun e Gërmisë, i veshur sportivisht dhe në formë të shkëlqyer fizike.

Fotografitë e publikuara nga vetë ai në rrjetet sociale, e tregojnë Haradinajn të përqendruar gjatë stërvitjes në natyrë, duke dëshmuar një stil jetese të shëndetshëm dhe disiplinë të lartë fizike.

Ky aktivitet i zakonshëm për Haradinajn, i cili shpeshherë ndan momente të ngjashme në rrjetet sociale, që sigurisht mbetet një shembull pozitiv i përkushtimit ndaj mirëqenies personale.

Kreu i AAK-së vazhdon të mbetet i angazhuar jo vetëm në skenën politike, por edhe në ruajtjen e një forme të admirueshme fizike, shkruan Gazeta Imazhi.

POSTIMI I PLOTË:

Detaje nga aksidenti tragjik në Prizren: Vetura bie nga 9 metra lartësi

Aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së dielës në hyrje të fshatit Pouskë të Prizrenit, ka rezultuar fatal për 19-vjeçaren Dilge Nanovçe, e cila ishte në timon.

LEXO EDHE:

E rëndë: Kjo është 19-vjeçarja që humbi jetën në vetaksidentin tragjik në Pouskë të Prizrenit

 

Sipas burimeve të Sinjalit, Nanovçe po ngiste veturën Opel Astra me targa vendore, pa patentë shoferi dhe pa përvojë në vozitje. Ajo po udhëtonte në rrugën Pouskë-Opojë, kur në një kthesë të mprehtë prej 180°, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, humbi kontrollin mbi automjetin.

Vetura doli nga rruga në anën e djathtë dhe u rrokullis nga një lartësi prej rreth 9 metrash, duke përfunduar në një pjesë të thepisur të terrenit. Ajo u shkatërrua totalisht nga përplasja, ndërsa tre personat brenda saj u bllokuan në automjetin e rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes intervenuan ekipet e zjarrfikësve për nxjerrjen e të lënduarve. Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e vozitëses në vend, ndërsa dy pasagjerët që ishin me të, Fati Gashi, 27 vjeçar dhe Erdall Tumba, 25 vjeçar, u dërguan fillimisht në Spitalin e Prizrenit.Gashi ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa Tumba, pas trajtimit fillestar, u transferua në QKUK për kujdes të avancuar.

Prokurorja kujdestare ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Xheneta Fetahu nuk ndalet, shfaqet joshëse – mesazhi i saj për Gjestin ndez rrjetet sociale

Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është gjithmonë pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Edhe tani ajo ka ndarë me ta disa fotografi, ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër dhe po duket tejet bukur, raporton IndeksOnline.

Këtyre fotografive ajo ia ka bashkëngjitur një mbishkrim me nëj mesazh të dedikuar.

‘Vështirë për tu harruar’, ka qenë përshkrimi që Xheneta ju bën këtyre imazheve.

 

 

A është ku një mesazh për Gjestin? Këtë e di vetëm Xheneta.

Vdes një grua në QKUK

Ka vdekur gruaja që u akisdentua mbi një muaj më parë në Kllokot.

Akisdenti mes dy veturave që ndodhi më 12 prill të këtij viti, la të lënduar tre persona, derisa ditën e djeshme pasagjerja e njërës prej veturave vdiq.

Sipas policisë, njëri prej të lënduarve është duke u trajtuar në QKUK, derisa tjetri është liruar.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe një pasagjere femër kosovare. Pas tretmanit mjekësor njëri nga vozitësit është liruar, ndërsa vozitësi tjetër dhe pasagjerja janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Më 17.05.2025 nga QKUK është raportuar se pasagjerja ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.