div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-673 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Takimi Ukrainë-Rusi në Turqi mbyllet – çfarë u vendos?

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka njoftuar agjencinë Reuters se janë përmbyllur bisedimet mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura sot.

Këto ishin bisedimet e para direkte që nga viti 2022, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë.

Sipas Reuters, diplomatët ukrainas kanë reaguar menjëherë pas takimit, duke thënë se kërkesat e Rusisë janë jorealiste dhe shumë larg nga ato që janë diskutuar më parë në tryezën diplomatike.

Përmbajtja e plotë e diskutimeve ende nuk është bërë publike, por palët duket se mbeten larg një marrëveshjeje të mundshme.

Rohde për ngërçin politik, kritikon pozitën: Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar çështjen e dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 16-tën herë me radhë.

Në një event për Ditën e Gjuhës Gjermane, për çka në Prishtinë të premten u mbajt një event në kick box, diplomati gjerman u pyet nga Klan Kosova se çfarë duhet të bëhet në situatën në të cilën gjendet vendi.

Ai mori një shembull interesant, duke e ndërlidhur situatën politike me një lojë futbolli.

“Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari”, u shpreh shkurt Rohde, duke iu referuar dështimit të Albulena Haxhiut për të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Në këtë event morën pjesë një ekip kick-boxi nga Ambasada gjermane, ajo austriake si dhe nga ajo zvicerane.

Ulja e temperaturave/ Bora “sfidon” verën edhe në Shqipëri, ‘zbardhen’ këto vende

Edhe pse ndodhemi në mesin e muajit maj dhe në prag të stinës së verës, reshjet e dëborës janë rikthyer këtë të premte në qarkun e Shkodrës.

Mëngjesin e sotëm, bora ka zbardhur Qafën e Thorës në Theth si dhe fshatrat Lëpushë dhe Vermosh, në njësinë administrative të Kelmendit, Malësi e Madhe.

Krahas reshjeve të dëborës në zonat malore, në të gjithë qarkun raportohen ulje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në qytetet kryesore kanë mbizotëruar reshjet e shiut.

Ky ndryshim i papritur i motit vjen në një periudhë kur zakonisht priten temperatura më të larta dhe kushte më të favorshme klimatike për sezonin turistik që po afron.

Bora surprizon në maj – shtresat e bardha mbulojnë edhe këtë pjesë të Kosovës

Ndërsa pranvera ka hyrë në mesin e saj, reshjet e borës kanë rikthyer pamjet dimërore në bjeshkët e Rugovës.

Pamje të siguruara nga terreni tregojnë zona malore të mbuluara nga bora, një dukuri e pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Edhe rruga që lidh Pejën me Rozhajën është mbuluar nga shtresa e bores, si pasojë e reshjeve të pazakonta për këtë peri udhe të vitit.

Rruga Pejë-RozhajëStankaj-Rugovë

Rugovë

Tronditje në Tiranë: Një grua gjendet pa jetë në makinë, dyshohet vet’vrasje

Një grua është gjetur e pajetë brenda një automjeti në zonë e Liqenit të Thatë në kryeqytet.

Sipas policisë, 38-vjeçarja është vetëvrarë brenda një makine tip Volvo, të parkuar në sheshpushimin poshtë pallatit.

Burime bëjnë me dije se viktima ka qenë e ulur në vendin e pasagjerit kur është gjetur nga policia që është lajmëruar nga motra e 38-vjeçares.

Ende janë të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje.

Deputeti i PDK-së takon Richard Grenell në SHBA – përshëndesin me simbolin e njohur si “gishti i Thaçit”

Deputeti nga Mitrovica, Artan Behrami, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Behrami ka ndarë një fotografi me ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, të cilin e ka përshkruar si “mbështetës të madh të Kosovës dhe luftëtar të palëkundur për drejtësi”.

Në fotografi, Behrami dhe Grenell shihen duke bërë përshëndetjen simbolike me një gisht – një gjest që në diskursin publik shpesh identifikohet me ish presidentin e të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky fshat i Kosovës mbulohet nga bora në mes të majit

Tani jemi në mesin e muajit maj, reshje bore janë shënuar sot në bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit.

Pamjet nga terreni tregojnë shtresa dëbore mbi tokë, ndonëse pranvera është në kulmin e saj.

Reshjet e borës në këtë periudhë janë të pazakonta për këtë rajon, por jo të paprecedentë në lartësitë malore, ku temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta.

Ndërkohë, moti i paqëndrueshëm ka përfshirë disa zona malore të Kosovës, duke sjellë reshje të shiut dhe rënie të temperaturave.