div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-715 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Platforma legjendare e komunikimit mbyllet sot – Ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat tua!

Është fundi i rrugëtimit për Skype, pasi sot shënohet “dalja zyrtare” nga përdorimi e platformës legjendare të komunikimit.

Përdoruesit ekzistues të Skype mund të “migrojnë” në Microsoft Teams (falas) me kredencialet e tyre të Skype, kontaktet dhe historikun e bisedave që transferohen automatikisht në platformën e re.

Gjithashtu, përdoruesit e Skype mund të eksportojnë të dhënat e tyre deri në janar 2026, pas së cilës ato do të fshihen përgjithmonë.

Arsyetimi zyrtar i Microsoft për mbylljen e Skype është “përmirësimi i ofertave tona falas të komunikimit për konsumatorët në mënyrë që të mund të përshtatemi më lehtë me nevojat e klientëve”.

Që nga fillimet e tij modeste në vitin 2003 dhe disa blerje të mëdha, përfshirë atë nga Microsoft në vitin 2011, Skype ishte një nga platformat më me ndikim të zërit mbi IP (VoIP) gjatë dy dekadave të fundit.

PDK-së i ‘mbet hatri’: Kurtit s’i lamë as vend për letër, e lëre më për kompromis!

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe raportin me PDK-në.

Ai tha se si parti nuk kanë flirtuar dhe nuk i kemi dhënë mundësi kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për kompromis.

“Mendoj që është angazhimi ynë politik gjatë kësaj dekate të fundit ku kemi qëndru ne dhe VV që e bën të pamundur një koalicion, ne kemi qëndru për çështje krejt të tjera, ata për çështje krejt të tjera. Me qeverisjne e PDK-së nuk ka ndodhur asnjë herë ky inflacion, mos rritja e pensioneve, rritje e çmimit të energjisë elektike, ngritja e tatimit në pronë, pagat e njëjta. Qëndrojmë në pozicione të kundërta në mënyrën si e qeverisim vendin dhe si i prezantojmë prioritetet”, tha Tahiri.

Tahiri rikujtoi se si parti kanë kërkuar zbritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke shtuar se e “kanë goditur” edhe në çështjen e pagave

“VV i ka ofruar LDK-së postin e Presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe disa ministri”

Gazetari dhe opinionisti Valon Syla ka deklaruar se, sipas burimeve të tij, Lëvizja Vetëvendosje (VV) i ka ofruar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) disa poste të rëndësishme në shtet.

Sipas Sylës, oferta e VV-së përfshin postin e Presidentit të Republikës, Kryetarin e Kuvendit si dhe disa ministri.

Ai ka theksuar se kjo lëvizje e Kryeministrit Albin Kurti është pjesë e një strategjie për t’u përgatitur për zgjedhje të reja. “Kurti po tenton që para qytetarëve ta paraqesë veten si dikush që i ka lutur të tjerët për bashkëpunim, por ata nuk kanë pranuar”, ka thënë Syla.

Përplasja Xheneta–Drilon: Gjykata vendos në favor të…

Pas vendimit të gjykatës në favor të saj në përballjen me Drilon Ramën, Xheneta Fetahu ka reaguar menjëherë përmes një postimi ironik dhe të mbushur me thumbime në Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.

Duke iu referuar Ramës si “fitues i shpikur i BBV-së”, Xheneta ka akuzuar atë për “dramë plastike” dhe përpjekje të kota për të tërhequr vëmendje.

Në mesazhin e saj, ajo ka hedhur poshtë pretendimet e tij për shkelje të privatësisë, duke theksuar se Driloni vetë kishte dhënë pëlqim për publikimin në fjalë.

Ajo citoi institucionin përkatës që kishte shqyrtuar çështjen: “S’ka shkelje. S’ka hetim. Rasti? Pa bazë”.

Me sarkazëm të theksuar, Xheneta përmbylli reagimin me një pyetje thumbuese.

“Athua gishtin ku do ta fus sonte?”

Një kundërpërgjigje kjo ndaj një fotografie të mëparshme të publikuar nga Driloni, ku ai shihej duke ngritur gishtin e mesëm – një imazh i drejtuar ndaj saj në kontekstin e përplasjes së tyre publike.

Alarm për konsumatorët: Shtrenjtohen këto produkte për 4.7%

Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4.7 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Ndërsa, sipas ASK-së, në TM1 2025, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 0.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Në ASK thonë se prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

“Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.

Ndërkaq, në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë.

Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Dramë në Lozanë: CAS flet për fatin e Kosovës pas ndeshjes së ndërprerë ndaj Rumanisë

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka marrë vendim kundër ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në lidhje me ndeshjen e ndërprerë ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, duke hedhur poshtë pretendimet e palës kosovare dhe duke konfirmuar qëndrimin e UEFA-s.

Kjo përballje, e zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar, u ndërpre kur Kombëtarja e Kosovës vendosi të largohej nga fusha si shenjë proteste ndaj thirrjeve me përmbajtje urrejtëse dhe antikombëtare nga tifozët rumunë.

FFK-ja më pas apeloi vendimin e UEFA-s për të ndëshkuar Kosovën me një gjobë prej 6 mijë eurosh dhe për ta mbajtur përgjegjëse për ndërprerjen e ndeshjes.

Reagimi i CAS-it:

“Një seancë dëgjimore u zhvillua në selinë e CAS në Lozanë më 24 mars 2025. Paneli shqyrtoi provat dhe arriti në përfundimin se lojtarët e Kosovës morën një vendim të njëanshëm për t’u larguar nga fusha në mungesë të një drejtimi të vlefshëm nga gjyqtari dhe ishin përgjegjës për zhvillimin e ndeshjes së braktisur.

 Paneli pranoi se vendimi i lojtarëve të Kosovës ishte marrë për shkak të disa brohoritjeve dhe megjithëse janë të papranueshme, dhe subjekt i sanksioneve të tjera nga UEFA, ato nuk mund të justifikojnë braktisjen e fushës nga kombëtarja e Kosovës.

 I takonte gjyqtarit të vendoste për hapat që do të merren. Për më tepër, Paneli vuri në dukje se lojtarët e Kosovës qartazi refuzuan të ndiqnin udhëzimet e gjqytarit që të kthehen në fushë dhe të vazhdojnë ndeshjen.

Paneli vendosi që FFK-ja, jo RFF-ja, ishte përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes. Hudhet ankesa e FFK-së dhe vërtetohet vendimi i kontestuar”, thuhej në vendimin e CAS.

Moti ndryshon ndjeshëm: Rrebeshe shiu dhe rënie e madhe temperaturash

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar rrebeshe shiu dhe rënie temperaturash këtë javë.

Ai tha sot në T7 tha se rrebeshe parashihen më së shumti të premten dhe të shtunën.

“Temperaturat zbresin, ndoshta edhe për 5 gradë celsius”, tha ai, duke parashikuar përkeqësim të motit në fundjavë.

Mendim Rugova tha se temperaturat mund të biejnë “deri në 16-17 gradë, eventualisht deri në 13 gradë celsius”.

Egli gati për projektin muzikor me Gjestin? – ja si do të quhet kënga”

Egli Tako, e njohur për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP 4”, ishte së fundmi e ftuar në rubrikën “Boulevard Show” të spektaklit humoristik “Portokalli”, ku solli të qeshura dhe energji në një intervistë me personazhin e famshëm komik “minioni”.

Kur u pyet nëse një bashkëpunim me Gjestin është në horizont, ajo zgjodhi ta linte përgjigjen pezull, por nuk i kurseu batutat:

“Tani, do bëjmë apo s’do bëjmë këngë bashkë, kjo është akoma duke u parë… Ama titulli është i sigurt. Nëse do ta bëjmë, titulli është: ‘Mos i hy thellë’.”

Krahas kësaj deklarate që shkaktoi reagime, Egli foli edhe për jetën dhe karrierën e saj, duke i dhënë publikut disa pista për planet që mund të vijnë ku përveç muzikës, ishte edhe televizioni.

 

Pavarësisht karakterit komik të intervistës, fjalët e saj u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale, duke rritur pritshmëritë për një projekt të mundshëm muzikor në të ardhmen.

Turpërohet Vuçiq në SHBA: Kapet duke tentuar hyrjen me emër të rremë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq raportohet se ka tentuar të hyjë me emër të rremë në një darkë donatorësh të kandidatit republikan për guvernator të Floridas.

Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë së Serbisë e quajti turp dhe dëm të madh diplomatik dhe gjeopolitik për Serbinë, duke reaguar pas dëshmisë së serbo-amerikanit Aleksandar Joviçiq nga organizata “Serbët për Trump 2024”, i cili foli në lidhje me këtë.

“Kapur duke u përpjekur të hyjë me emër të rremë Aleks Vuçi në Konventën e Byron Donalds, presidenti i Serbisë u kap në shkelje të ligjit dhe me mirësjellje u lut të largohet nga SHBA”, deklaroi Vojislav Mihailoviq, kryetar i kësaj lëvizjeje, siç raporton gazeta Danas.

“Na ka turpëruar para serbëve në SHBA dhe në mbarë botën. Për më tepër, i ka shkaktuar dëm të madh serbëve në SHBA, falë të cilëve Serbia mësoi të vërtetën. U mësua edhe që Trump e mban mend mirë financimin që Vuçiq i bëri fushatës së Hillary Clinton dhe se me të në krye, Serbia nuk ka ç’të shpresojë për mirë kur është fjala për marrëdhëniet me këtë vend. Me keqpërdorimin e VMA-së dhe mediave serbe për ta mashtruar të gjithë popullin e Serbisë jemi mësuar prej tij, dhe askush nuk e besoi atë shfaqje”, theksoi Mihailoviq, transmetoi kjo lëvizje në një komunikatë për media.

Vuçiq u kthye urgjentisht në Serbi pasi kishte nisur një vizitë në SHBA dhe autoritetet shtetërore dhe mediat e kontrolluara prej tij thanë se kjo ndodhi për shkak të disa problemeve shëndetësore të tij.

Goditi Gjestin në Big Brother, Jozi bën këtë veprim tani

Joz Marku ka rikthyer vëmendjen e publikut pas një incidenti të rëndësishëm që ndodhi gjatë të dielës, kur ai goditi Gjestin pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.

Ky moment shkaktoi një diskutim të madh në rrjetet sociale, ku mijëra ndjekës shprehën mendimet e tyre të ndara.

Disa e dënuan veprimin e tij, duke e quajtur atë të papranueshëm, ndërsa të tjerë e mbështetën, duke argumentuar se tensionet brenda shtëpisë kishin arritur në kulmin e tyre. Si rezultat, Joz Marku fitoi mbi 40 mijë ndjekës të rinj në Instagram brenda disa orëve, duke reflektuar interesin e madh për jetën e tij publike

Pasi u arrestua nga policia dhe u lirua vetëm disa orë më vonë, ai ka qenë në heshtje të plotë, duke shmangur çdo intervistë apo koment në lidhje me incidentin e bujshëm. Që nga ajo moment, ndjekësit e tij kanë qenë në pritje të një reagimi, por deri tani, vetë Jozin duket se e ka lënë atë pas dhe po përqendrohet më shumë në muzikë.

Disa orë më parë, ai ndau një video në Instagram ku shihej duke punuar në një studio muzikore, një veprim që shkaktoi aludime të shumta mes fansave.

Shumë prej tyre filluan të spekulojnë se kënga e re mund të jetë një “diss” për Gjestin, duke parë kohën e publikimit të saj, pak ditë pas ngjarjes së papritur që ndodhi në “Big Brother”.

Ajo çfarë i dha një shtysë më të madhe këtyre aludimeve ishte atmosfera e fortë e videos, që përmbante një energji revoltuese dhe emocionale, duke lënë të kuptohet se Joz Marku është i gatshëm të shprehet nëpërmjet muzikës. Përdorimi i muzikës si formë shprehjeje është një praktikë e njohur për shumë artistë që kalojnë nëpër situata të vështira, dhe duket se Jozin po ndjek të njëjtën rrugë.

Videoja e tij, e cila është e disponueshme për t’u parë online, e ka bërë të qartë se Joz Marku është fokusuar te karriera e tij muzikore dhe duket se synon të nxjerrë diçka të re për publikun. Ajo që është më interesante është se me kalimin e ditëve, parashikohet që kënga e tij të bëjë bujë të madhe, duke tërhequr një publik më të gjerë.

Megjithatë, do të jetë emocionuese të shohim se si do të reagojë Gjestin ndaj këtyre aludimeve dhe deri në çfarë mase këtë situatë do ta shfrytëzojë ai për të përgjigjur. Në këtë pikë, tensionet midis tyre duket se janë vetëm të fillimit, dhe fansat e dy artistëve janë tejet të etur për të parë se çfarë do të ndodhë më tej.

Rikthimi i Joz Markut nëpërmjet muzikës është një moment i rëndësishëm për të, dhe një simbol se ai është gati për të përballuar pasojat e veprimeve të tij të fundit. A është kjo mënyra e tij për të shprehur emocionet pas incidentit, apo thjesht një rikthim i fortë në industrinë muzikore? Kjo mbetet për t’u parë me publikimin e plotë të këngës.