Edhe gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e nëntë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit.
Mirëpo nga AAK-ja nuk do të ndryshojnë qëndrim, sikurse tetë herave të fundit.
Time Kadrijaj deputete nga ky subjekt politik ka thënë se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim nga hera e kaluar.
‘’Nuk kemi ndryshuar qëndrim karshi propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje’’ ka thënë ajo për Indeksonline.
Ndërsa kur është pyetur nëse AAK-ja do të votojë ndonjë kandidat tjetër nga LVV-ja, ajo tha se AAK-ja ka dhënë disa propozime për kandidatë, mirëpo mbetët në dorë të VV-së.
Kreu i LVV, Albin Kurti, ka ftuar kryetarin e LDK dhe të PDK për takim me 1 maj lidhur me krijimin e institucioneve të reja, përkatësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kurti takimin me dy liderët e ka ftuar të enjten në orën 08:30.
Kjo ftesë e Kurtit për dy liderët e partive politika ka ardhur pasi ka dështuar për gjashtë herë radhazi ta zgjedh Albulena Haxhiun kandidate për kryetare të Kuvendit. Kuvendi nuk e ka përfunduar konstituimin as pas 8 mbledhjeve që janë mbajtur çdo 48 orë.
“Duke u bazuar ne Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët edhe me z. Memli Krasniqi, kryetarin e PDK-së, në sallën N-204 te Kuvendit të Republikës se Kosovës, nesër (e enjte), 1 maj 2025, në orën 8:30. Me shpresë në përgjigje pozitive, ju përshëndes”, ka shkruar Kurti në letër.
Pritet të shihet nëse Krasniqi e Abdixhiku do ta pranojnë këtë ftesë për takim nga kreu i LVV-së. Lumir Abdixhiku në fillim të këtij muaji e kishte refuzuar një ftesë të Kurtit për takim. Sipas Abdixhikut, gjuha e Kurtit e përdorur gjatë dhe pas fushatës s’mund të tejkalohej.
“Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik.”- kishte shkruar në letrën e tij Abdixhiku të publikuar më 08.04.2025.
Kurti nuk e kishte ftuar fare kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, herën e parë. Glauk Konjfuca kishte deklaruar se fakti që VV e ka ftuar LDK-në në takim tregon se kë preferon më shumë dhe sipas tij s’ka qenë ftesë e rastësishme.
Opinionisti i njohur Olti Curri ka ndezur rrjetin me një postim në Instastory, ku hedh dyshime për pamjen fizike të fituesit të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti.
Ai ka publikuar një krahasim të fotografive të vjetra dhe të tanishme të Gjestit, duke lënë të nënkuptohet se ky i fundit mund të ketë bërë ndërhyrje në hundë.
Këto pohime kanë shkaktuar shumë reagime nga ndjekësit e tij, të cilët janë ndarë mes mbështetjes dhe kundërshtimeve ndaj këtij pretendimi.
Postimi i Curri-t është karakterizuar nga një ton ironik, i njohur për stilin e tij. Shumë ndjekës e kanë interpretuar këtë si një përpjekje për të nxitur debate mbi pamjen e Gjestit, një temë që është gjithnjë e pranishme në botën e showbiz-it.
Kjo çështje e pamjes fizike bën gjithmonë bujë, veçanërisht në rastet kur flet ndonjë opinionist i njohur.
Për më tepër, Gjesti deri tani nuk ka reaguar lidhur me këto aludime, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.
Disa nga ndjekësit e kanë mbështetur, duke e pershkruar atë si një njeri që është i hapur për ndryshime, ndërsa të tjerë e shohin si një formë të kritikës që nuk ka nevojë për të qënë e pranishme.
Ajo që është interesante është se këto debatime mbi ndërhyrjet estetike janë bërë një temë e zakonshme në shoqërinë moderne, ku individët, veçanërisht ata në media, ndihen nën presionin e pamjes së tyre fizike. Kjo sjell në vëmendje një pyetje të rëndësishme: Sa e rëndësishme është pamja fizike në një botë ku vlera e individëve shpesh matet me standarde të caktuara?
Opinionisti i katër edicioneve të “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ftesë në 5”.
Ai ka folur për eksperiencën e tij në këto katër vite dhe për problemet që ka hasur.
Mes tjerash, Arbëri thotë se ka pasur dyfytyrësha shumë, të cilët i kanë ndërruar qëndrimet për një javë.
“Kemi pasur dyfytyrësha boll. Kanë mbajtur dy qëndrime në një javë, dy qëndrime të ndryshme, sepse ashtu i ka leverdisur. Nuk është etike t’i përmendi, “Big Brotherin” ka mbaruar”, u shpreh ai.
I njëjti tregoi një rast me një person që kishte, i cili e kishte sharë në rrjete sociale e më pas në takim shkoi për ta përqafuar.
“E kam rastin me një person që më shau në rrjete sociale në nja dy vende dhe më pas kur u takova m’u hodh në krahë më përqafoi edhe i them si ke qenë mirë, kam qenë me nerva nuk kam pasur gjë me ty. Më pas bëri fotografi me mua dhe e postoi”, tha ai ndër tjera.
Arbëri duhet theksuar se është pjesë e “Big Brother VIP” në rolin e opinionistit që nga fillimi i këtij spektakli.
Sektori i Hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprat përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje.
Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.
Juristi Azem Vllasi ka thënë se nëse nuk ka zgjidhje të krizës në kuvend, ku po dështon zgjedhja e kryetarit, duhet të ketë presion nga qytetarët.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të mblidhen në numër të shumtë dhe ta rrethojnë kuvendit dhe nëse deputetët nuk e zgjedhin kryeparlamentarin, të mos t’i lejojnë të dalin nga aty.
“Masi po luajnë kështu deputetët e parlamentit me vullnetin votueseve në dëm të popullit dhe shtetit, është mirë të mblidhen disa mijëra qytetarë – votues, kur të mblidhen deputetët, ta rrethojnë kuvendin e ta bllokojnë mirë, në mënyrë paqësore, pa dhunë, eventualisht t’i marrin do vezë dhe nëse nuk kryejnë punë dhe nuk e zgjedhin kryetarin e parlamentit dhe tentojnë të dalin, mos të lejohen të dalin deri sa ta zgjedhin kryeparlamnetarin, përndryshe i presin vezët shpinës”, ka thënë Vllasi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Ai ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje, nuk sheh zgjidhje tjetër përveç ngritjes së popullit në kuvend.
Sipas tij, zgjedhjet e reja nuk duhet të shihen si opsion.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ndeklaroi se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë shqetësim që nuk ka marrë letër nga Albin Kurti për bashkëpunim.
Ai theksoi se Vetëvendosje e ka PDK-në si oponentin kryesor politik dhe se qëndrimi i partisë së tij është i qartë: nuk do të ketë koalicion me VV-në, as tani, as në të ardhmen.
”Me thënë të drejtën nuk na ka mbetur merak aspak që nuk kemi pranuar letër nga Kurti. Kurti realisht oponent kryesor poliitk e ka PDK. PDK-ja ka vendosur që mos të shkoj në koalicon me VV-në as sot as nesër dhe as fare”, tha Qalaj. /Rtv21
Gazetari i sportit dhe ish-zyrtari i FFK-së, Bajram Shala, ka komentuar incidentin e Belgin Jasharit, ku djaloshi 15 vjeç nga komuniteti ashkali u sulmua fizikisht në fushë gjatë kohës sa po zhvillohej ndeshja.
Shala pati një mendim ndryshe në raport me këtë ngjarje, e cila ka nxitur shumë reagime në publik, madje edhe nga presidentja e Kosovës.
Teksa një pjesë e madhe e shoqërisë reagoi për këtë rast të cilit iu dha ngjyrimi racist, Shala po ashtu pyeti se pse Belgini u fut në këtë incident në radhë të parë.
”A e keni pa se si Belgini vrapon prej anës tjetër komplet për t’u përfshi në atë incident? Edhe pastaj i kom dëgju disa prej prononcimeve të tij ku ai po doket shumë i pafajshëm, ai m’tha kështu unë i thashë faleminderit. Pse shkove me hi në incident? Po vrapon 50 metra me u përfshi”, tha Shala në ATV Context.
Ish-deputetit, Gani Geci ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca e ka kontaktuar një ditë para seancës së parë konstituive të Kuvendit për ta bindur që vajza e tij, Marigona Geci, të votojë qeverinë Kurti.
Në Debat Plus, Geci tha se Konjufca e kontaktoi një ditë para seancës, dhe i kërkoi të shprehte se çfarë kërkonte në këmbim të votës së vajzës së tij.
Por, sipas Gecit, ai refuzoi çdo formë marrëveshjeje për votën.
Geci ka treguar se kërkesa e tij ka qenë që Albin Kurti t’i përgjigjej një letre nga familja Geci dhe të kërkonte falje publike.
“Nuk ka tani, por ka pas. Nga sekserët e LLV-së. Është një prej deputetëve të VV-së të rrethit të Prizrenit. Dhe ish-kryetari i Kuvendit të LVV-së, zoti Glauk Konjufca, me datën 14, një ditë para seancës së parë me thirri në telefon. Dhe më ka thënë çfarë po kërkon që të na votosh për, që Margiona Geci ta votojë qeverinë e Albin Kurtit. Dhe unë i kam thënë unë nuk kërkoj asgjë, unë nuk shes votën time, unë nuk i shes 20 mijë e 500 vota që i ka marrë Marigona Geci në LDK.
Por unë kërkoj që Kurti t’i përgjigjet letrës së vëllaut tim, Halil Gecit, që e ka shkruar me datën 09,10.2024, dhe të kërkoi falje publike, sepse Albin Kurti për familjen Geci po e luan rolin e njëjtë qysh e ka luajtur Hashim Thaçi për 20 vjet. Dhe për 5 vjet po e luan rolin Albin Kurti”, ka thënë Geci në Debat Plus.