div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-730 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Laerti e quajti “analfabet” dhe “s’di të flas shqip”, Gjesti i përgjigjet ish-banorit

Pas daljes nga Big Brother, finalisti Laert Vasili, Gjestin mes tjerash e ka quajtur “analfabet funksional”.

Fituesi, sonte në “Post BBVA” i është përgjigjur duke i thënë: Nuk kemi shkuar në fakultet, aty kam dhënë gjithçka e kam merituar.

Pos tjerash Vasili i ka thënë “mësoje shqipen”. Në këtë pjesë ka reaguar edhe moderatori, Ledion Liço, i cili ka replikuar duke thënë: ju gjatë gjithë kohës keni folur shqip me njëri-tjetrin. Duke lënë të nënkuptohet se kjo nuk qëndron.

Gjesti tregon si e përjetoi fitoren, dhe çfarë bëri pas përfundimit të Big-ut

Fituesi i BBVA, Gjesti, ka thënë sonte se para se të zgjidhej fituesi i formatit i kishte menduar të gjitha vështirësitë që kishte kaluar përgjatë kohës sa ishte në izolim.

Pas daljes, ai ka deklaruar se menjëherë ka filluar të punoj dhe ka kaluar vetëm pak kohë me familje e tij.

Ndërkaq, prej reagimeve që ka parë në rrjetet sociale ka pak gjëra që e kanë prekur emocionalisht.

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’, Egli tregoi se po fokusohet tek vetja dhe familja.

“Jam mirë, jam përpjekur të marr kohë me veten time, të shoh familjen,” tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë që ka për të kjo periudhë reflektimi.

Në lidhje me raportin me Gjestin, ajo u shpreh optimiste:

“Pjesa me Gjestin duket shumë ok deri tani, kemi komunikuar, kemi ndenjur bashkë, te shohim si do vijoje me pas, deri tani mirë,” konfirmoi Egli, duke i qetësuar fansat e çiftit për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre jashtë shtëpisë.

A do të ndodh përballja mes Gjestit dhe Jozit sonte në ‘Post BBVA’?

Edicioni i katërt i ‘Big Brother VIP Albania’ ka përfunduar dhe fitues është shpall Gjesti.

Pas përfundimit sonte ish banoret do të kenë një përballje që do të filloj prej orës 21:15.

Pas incidentit të bujshëm brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi në fytyrë Gjestin, publiku është në pritje për një përballje mes tyre.

Nga kjo ndjekësit kanë bërë aludime të shumta se sonte në ‘Post BBVA’ për herë të parë mund të ndodh një ballafaqim.

do të ndodh kjo përballje mbetet të shihet në spektakël.

Raportohet se qeveria serbe ka tërhequr ligjet e ndërlidhura me Kosovën

Ndonëse se u miratuan nga qeveria e mëparshme e Serbisë tetorin e kaluar, dy projektligje që kishin të bënin me Kosovën raportohet se janë tërhequr në heshtje nga procedura parlamentare – së bashku me 41 akte të tjera ligjore – nga qeveria e sapoemëruar e udhëhequr nga kryeministri Gjuro Macut.

Projektligjet e tërhequra synonin ta përcaktonin Kosovën si një zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe të krijonin një organ gjyqësor për të ndjekur penalisht ata që shkelin të drejtat e serbëve të Kosovës, përfshirë vetë serbët, siç u njoftua nga presidenti Alleksandar Vuçiq shtatorin e kaluar mes një krize të re politike në veri të Kosovës pas mbylljes së institucioneve serbe në zonë, raporton “Kossev”, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse qeveria e mëparshme i formalizoi propozimet dhe ia paraqiti ato parlamentit më 29 tetor 2024, kabineti i ri informoi Asamblenë Kombëtare më 17 prill – vetëm një ditë pasi u betua – se do të tërhiqte të gjitha legjislacionet e pezulluara të paraqitura nga paraardhësi i saj.

“KoSSev” siguroi një dokument që rendiste 43 aktet e tërhequra. Midis tyre ishin dy projektligjet që lidheshin me Kosovën, të titulluara zyrtarisht: “Ligji për Organizimin dhe Juridiksionin e Autoriteteve Gjyqësore për Ndjekjen Penale të Kryera në Territorin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, dhe “Ligji për Shpalljen e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë si Zonë e Mbrojtjes së Veçantë Sociale”.

Presidenti serb Vuçiq u zotua në atë kohë se me ligjet në fjalë do të mbronte serbët në Kosovë pas tensioneve në rritje. /Klankosova.tv

Personi që vdiq në aksidentin në Suharekë është mik i Anton Qunit, ky bën një postim prekës

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën ndërmjet fshatrave Shirokë dhe Sopij të komunës së Suharekës, ku si pasojë e një vetaksidenti ka humbur jetën një person, shkruan Insajderi.

Personi që humbi jetën është Enver Kolgeci, mik i Anton Qunit.

Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person
Quni ka reaguar në “Facebook”, duke e vlerësuar lart personalitetin e të ndjerit.

“Lamtumirë Enver Kolgeci Miku im Enver, ike herët duke m’i lënë vetëm kujtimet. Do të të kujtoj me të gjitha ato vlera njerëzore; i drejtë e i sinqertë, këmbëngulës, gazmorë e i fjalës. Ishe shembull se si me modesti ju gëzoje fitoreve e sa me dinjitet i përballoje humbjet dhe dhimbjet. Jam krenar që të njoha dhe të kisha mik të veçantë!Pushofsh në paqe!“, shkroi ai.

Shqetësuese për qytetarët: Rritet çmimi i bukës

Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë, çmimi i bukës në Gjakovë ka shënuar ngritje.

Nga sot (e premte), qytetarët do të paguajnë deri 0.70 euro për bukën, në vend të 0.50 eurove sa ishte më parë.

Kryetari i Shoqatës së Furrtarëve në Gjakovë, Genc Fetahu, tha se kjo rritje ishte e pashmangshme, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve bazë që përdoren për përgatitjen e bukës.

“Çmimi i miellit, energjisë elektrike, punës, tatimeve – të gjitha janë rritur ndjeshëm. Nuk kishim si ta shmangnim rritjen e çmimit të bukës. Nëse nuk e rrisnim, do të punonim me humbje”, deklaroi Fetahu për televizionin lokal Tv Syri Vizion.

Ai theksoi se furrtarët janë përballur me rritje të dyfishtë të çmimeve të furnizimeve, ndërsa shtoi se vendimi për çmimin e ri është marrë në koordinim me të gjithë furrtarët e komunës.

Reagime të përziera nga qytetarët

Rritja e çmimit të bukës ka shkaktuar reagime të shumta në mesin e qytetarëve të Gjakovës. Shumë prej tyre janë të shqetësuar, duke theksuar se kostoja e jetesës po rritet përditë, ndërsa të ardhurat mbeten të njëjta.

“Rritja e çmimit të bukës, së bashku me rritjen e rrymës, po ndikon në të gjitha produktet. Po bëhet gjithnjë e më vështirë për ne”, tha një qytetar.

Një tjetër qytetar vlerësoi situatën më ndryshe, duke thënë se edhe furrtarët nuk kanë faj, pasi janë prekur nga të njëjtat rritje të çmimeve. Ai vuri në dukje edhe problemin e shpërdorimit të bukës nga qytetarët.

“Na nuk ia dimë vlerën bukës. E gjen në kontejnerë. Rritja po godet më së shumti pensionistët e familjet në asistencë sociale”.

Qytetarët shpresojnë që rritja e çmimit të bukës të mos pasohet me rritje të tjera të produkteve bazike, pasi kjo do të rëndonte edhe më shumë shportën familjare të konsumatorëve në Gjakovë dhe më gjerë.