div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-770 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Për cilin banor është zarfi i zi në shtëpi?

Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë diskutuar në lidhje me Zarfin e Zi, i cili ka ardhur në shtëpi.

Nga ta ka pasur mendime të ndryshme se cila mund të jetë arsyeja e këtij zarf.

“Me zarf të zi ka mundësi me dal më shumë veta se vetëm një”, ka thënë Diana.

Ndërkaq, Xheneta ka thënë disa emra të cilët sipas saj do të jenë pjesë e këtij zarfi.

“Unë mendoj që është Besforti, Xuxi, Rezi dhe Burimi”, është shprehur ajo.

Vritet me armë zjarri një 37 vjeçar në Gjilan

Një person është gjetur i vdekur në rrugën ”Mërgimtarët e Gjilanit” në Gjilan.

Policia ka konfirmuar se sipas dyshimeve të para personi është vrarë me armë zjarri, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas njoftimit të policisë, personi është gjetur pa shenja jete në skaj të rrugës.

“Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima  është pa shenja jete.

Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987   është qëlluar nga armë zjarri.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Pasi doli nga “Big-u”, Atilla’s i ndodh e papritura

Atilla Kardesh hyri për 3 ditë në shtëpinë më të famshme në vend BBVK.

Pas daljes nga ky format, atij i ka ndodhur e papritur në Instagram, shkruan Indeksonline.

Duke hulumtuar profilin e tij shohim që nga 2 mijë 356 ndjekës sa ka pasur në fillim tani ai numëron 8 mijë 891 ndjekës.

Gjithashtu ai ka marrë edhe një tjetër vendim, ku nga profili që e kishte publik, tani e ka bërë privat.

Rama në Hungari takohet edhe me Vuçiqin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Budapest të Hungarisë ku ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Evropian.

Rama është takuar me disa liderë nga rajoni e nga Evropa.

Një takim i ngrohtë ka qenë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn. Nuk ka munguar shtrëngimi i duarve me Orbanin apo Macronin, shkruan “BalkanWeb”.

Por Rama ka gjetur dhe një kohë për t’u ulur dhe me presidentin e Serbisë Alleksandar Vuçiq. Gjatë bisedave me Orbanin nuk kanë munguar dhe të qeshurat.

Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, në seancën plenare e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.

Sesioni për migracionin do të përfshijë të gjitha aspektet e migracionit, ndërsa ai për sigurinë ekonomike do të diskutojë edhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT-së dhe gjithashtu tregtisë globale

Kabineti i ri i Donald Trump: Ja posti që pritet të marrë Richard Grenell

Donald Trump pritet të fillojë procesin e përzgjedhjes së kabinetit të tij dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës në javët e ardhshme pas fitores në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Sipas agjencisë Reuters, Richard Grenell pritet të marrë një post në administratën e re republikane.

Grenell ka qenë një nga këshilltarët më të afërt të Trump-it për çështjet e politikës së jashtme. Gjatë mandatit të parë katërvjeçar të presidentit të zgjedhur, ai shërbeu si drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare dhe ambasador në Gjermani.

Grenell konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për rolin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, një pozicion që nuk kërkon miratim nga Senati, megjithëse një post që kërkon miratimin e Senatit nuk është përjashtuar.

Me siguri nuk e keni ditur që edhe kjo aktore turke është shqiptare

Su Burcu Yazgı Coskun është aktorja e njohur turke e cila ka interpretuar rolin e Asiye-s në serialin “Për familjen time”. Gjatë një interviste televizive, Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan, Albert Dumani zbuloi se aktorja ka origjinë shqiptare.

Dumani tregoi se aktorja ia kishte thënë vetë këtë gjatë një takimi në shesh-xhirimin e një seriali. Ai shton se nëna e saj është shqiptare, me origjinë nga Prishtina.

“E kam takuar së fundmi. Kur i thashë që jam nga Shqipëria, tha ‘edhe unë jam shqiptare’. Dhe pastaj i thashë “si ka mundësi”, “po, nëna ime është shqiptare dhe është nga Prishtina”, më tha. Është kontakti i drejtpërdrejtë, që unë kuptova se Su Burcu është shqiptare. Ajo mori famë nga seriali “Për familjen time”. Tani ka nisur një serial të ri që shpresoj të ecë mirë dhe besoj se do të shfaqet edhe në Televizionin Klan vitin e ardhshëm”, -tha Dumani.

Albert Dumani zbuloi edhe disa detaje nga eksperiencat e tij në shesh-xhirimet e serialeve turke. Ndër rastet kur ka mbetur i mrekulluar ishin xhirimet e serialit “Osmani” dhe “Doktori i mrekullive”, skenat e të cilit janë xhiruar në një spital real.

Flet avokatja e Drenushës: Kujdes me komentet, fëmijët po i lexojnë!

Avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla Sadiku, theu heshtjen ekskluzivisht në një intervistë për Prive.

Pas ngjarjeve të fundit, ajo erdhi për të rrëfyer të gjitha të pathënat.

Duke folur mbi ish burrin e Drenushës, Atilla Kardesh, avokatja kishte një lutje për komentuesit në mediat sociale.

“Ai është baba, i mirë apo i keq, baba. Ndaj keni kujdes se çfarë shkruani, fëmijët i lexojnë”, tha ajo pos tjerash.

Shiko videon:

‘Organizata QIKA’ i dërgon letër kompanisë licencuese të BBVK, kërkon heqjen e licencës për ‘show-n televiziv’

Organizata, QIKA i ka dërguar letër kompanisë të Big Brother që i kërkohet heqja e licencës televizionit Klan Kosova për mbajtjen e këtij ‘show-i televiziv’, raporton Sinjali.

Ky reagimi dhe kjo kërkesë e QIKA vjen pasi shtëpia më e famshme në Kosovë pranoi në një format televiziv, Atilla Kardash ish-burrin e Drenusha Latifit që dyshohet se është personi i denoncuar nga vet këngëtarja për dhunë në familje.

Largimin nga shtëpia e Big Brother të Kardish e kërkoi edhe Ministria e Drejtësisë.

Në reagimin e publikuar nga Ministria thuhet se ndaj Kardeshit deri në shtator ka pasur urdhër mbrojtës, dhe kërkohej që ai të largohej menjëherë nga ky program dhe ndaj mediumit të merren masa lidhur me këtë vendim nga KPM-ja.

Kështu, Atilla dje la shtëpinë me arsyetimin se po largohet për t’iu treguar vajzave të tij se ai dhe Drenusha janë mirë dhe nuk kanë telashe.

“Ta kesh parasysh…”, mesazhi i koduar që Atilla ia la Rezartit për relacionin e tij me Drenushën

Në momentet e fundit të qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Atilla Kardesh surprizoi banorët dhe publikun me një mesazh të koduar, të drejtuar aktorit të njohur nga Shqipëria, Rezart Veleshnja.

Teksa po i përshëndeste të gjithë banorët për herë të fundit, Atilla i drejtoi Rezit disa fjalë që ngjallën kureshtje.

“Më vjen mirë që ju njoha të gjithëve, edhe ty Rezi… ta kesh parasysh që është një nënë, ika dy fëmijë jashtë, me respekt”, tha Atilla në adresë të aktorit, duke lënë të kuptohet se mesazhi përmbante një nënkuptim për situatën që ishte zhvilluar gjatë kohës së tyre së bashku në shtëpinë e BBVK.

Ky mesazh ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të programit dhe mediave online, të cilët e interpretuan si një lloj paralajmërimi për afrimitetin e krijuar mes Rezit dhe ish-bashkëshortes së Atillës, Drenusha Latifit.

Drenusha Latifi refuzon t'ia japë dorën Atillës gjatë përshëndetjes së largimit nga shtëpia

Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Rezarti dhe Drenusha kishin ndërtuar një raport të ngushtë dhe shpeshherë kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të afërsisë së tyre.

Deklarata e Atillës u interpretua nga shumë shikues si një kujtesë për Rezartin që të mos harrojë se Drenusha është nënë e dy fëmijëve dhe që situatat e krijuara në shtëpi mund të kenë ndikim në jetën e saj jashtë programit. Ky moment u shoqërua me një heshtje të shkurtër në shtëpi, ndërsa Rezi u tregua i matur në reagimin e tij, duke e marrë mesazhin pa koment.