div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-781 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Momente intime mes Dj Dagz dhe Einxhel

Një nga çiftet më të komentuara janë padyshim edhe Dagz dhe Einxhel.

 

Ata dashurinë e tyre po e ndajnë në disa momente edhe me ndjekësit në rrjete sociale.

 

 

Dyshja sot ndau një video, ku nuk mungoi as puthja në buzë.

 

Kujtojmë që çifti së bashku kanë një djalë që po e rrisin me shumë dashuri, shkruan “Kosovarja”.

Fillon puna për Big Brother Albania, kështu do të duket shtëpia e re (VIDEO)

 

 

Majlinda Zeka na prezanton me motrën, qenka kaq e bukur

Majlinda Zeka është një nga figurat më të komentuara në publik, e njohur për personalitetin e saj të spikatur dhe lidhjen me reperin Majk, me të cilin ka edhe një djalë.

Ajo ka ndërtuar një imazh të fortë në mediat sociale, duke ndarë momentet më të rëndësishme të jetës së saj me ndjekësit.

Së fundmi, Majlinda ka befasuar fansat e saj duke prezantuar motrën e saj, një moment që ka kapur vëmendjen e të gjithëve.

Në një postim të veçantë në Instagram, Majlinda i uroi motrës ditëlindjen me dy foto të bukura, ku ato shihen së bashku duke shijuar një moment të këndshëm.

Pamja e tyre tregon qartë se bukuria është një trashëgimi familjare, pasi motra e saj duket po aq e mahnitshme sa vetë Majlinda.

Komentet e ndjekësve shpërthyen në emocion, duke e vlerësuar bukurinë dhe lidhjen e ngushtë mes dy motrave./InfoKosova/

Shiko fotot:

TË NGJASHME:

Kaq shumë është rritur djali i Majkit

 

Çfarë parashikuan Simpons, që ndodhi përsëri

Një episod i vitit 2019 i “The Simpsons” ka shfaqur detaje që thuhet se parashikojnë festat e famshme me veshje të bardhë të Diddy-t.


LEXO EDHE:

 

 

Episodi në fjalë, i titulluar “The Great Phatsby”, u transmetua si pjesë e sezonit të 28-të dhe përmbante një personazh që ngjante me Diddy-n, i cili organizonte një festë ekskluzive ku marrin pjesë njerëz të famshëm dhe personalitete të njohura.

Si episodi, ashtu edhe festat në jetën reale, zbatojnë një kod të rreptë veshjeje, ngjyrën e bardhë, një element dallues i festave të Diddy-t.

Gjatë viteve, “The Simpsons” ka fituar një reputacion për “parashikimin e së ardhmes” për shkak të disa episodeve që duket se kanë parashikuar ngjarje reale shumë kohë para se ato të ndodhnin.

Shtrenjtohet nafta, shkak sulmet e Iranit

Sulmi i Iranit me raketa mbi Izrael ka tronditur tregjet ndërkombëtare të naftës, duke rritur pasigurinë për të ardhmen.

 

LEXO EDHE: 

Vazhdon të bie çmimi i druve, ja sa kushton një metër

 

A do të ketë shtrenjtim të rrymës, vjen lajmi i fundit

 

 

Çmimet e naftës u shtrenjtuan me mbi një dollar të mërkurën për shkak të shqetësimeve në rritje që tensionet në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohen.

Analistët besojnë se çmimet e naftës mund të marrin një rritje të fortë nëse tensionet gjeopolitike përshkallëzohen.

Kontratat e së ardhmespër naftën Brent u rritën me 1,08 dollarë, ose 1,47 për qind, në rreth 75 dollarë për fuçi. Ndërkohë që të dy standardet e naftës së papërpunuar u rritën me më shumë se 5%.

Irani siguron rreth 4% të prodhimit global të naftës, por me rëndësi do të jetë edhe si do të reagojë Arabia Saudite e cila duhet të rrisë prodhimin nëse furnizimet iraniane ndërpriten. Sipas Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Irani është ndër 10 prodhuesit kryesorë të naftës në nivel global, me prodhim që arrin mbi 3.3 milionë fuçi në ditë në gusht – më i larti në pesë vjet.

Përtej prodhimit Irani ka ndikim të rëndësishëm edhe në ngushticën e Hormuzit një rrugë kjo e rëndësishme për transportin e naftës dhe gazit ku realizohet rreth 30 % e tregtisë botërore.

Shqetësimi kryesor për tregjet e naftës është potenciali për sulme hakmarrëse ndaj objekteve të naftës iraniane nga Izraeli, të cilat mund të rrisin ndjeshëm çmimet e naftës së papërpunuar.

Për më tepër, përshkallëzimi i konfliktit ushtarak midis Iranit dhe Izraelit mund të çojë në rivendosjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj eksporteve të naftës iraniane, duke rritur më tej çmimet e naftës.

 

TË NGJASHME:

Vazhdon të bie çmimi i druve, ja sa kushton një metër

 

Befason Nexhmedin Spahiu, del me deklaratë të fortë: Kur bëjnë tifo për Shqipërinë, bëjnë tifo edhe për Serbinë

Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkorganizatorët e Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2027.

Kjo ka nxitur reagim të madh në Kosovë. Politologu Nexhmedin Spahiu, kjo duhet t’ua çel sytë disa ‘budallenjve në Kosovë’ qe ende e përkrahin Shqipërinë para Kosovës, raporton gazeta10.

LEXO EDHE:

Spahiu gjatë emisionit ‘Politiko’ në Kanal10 ka pasur kritika të mëdha për kosovarët që bëjnë tifo për Shqipërinë.

Ai ka thënë se kur bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, ata mund të bëjnë edhe për Serbinë.

 

 

“Kur bëjnë tifo për Shqipërinë, bëjnë edhe për Serbinë”, ka qenë konstatimi i tij.

“Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”

Arbenita në një lidhje romantike?, flet për mashkullin e ri në jetën e saj

Arbenita Ismaili ditët e fundit është një nga personazhet më të kërkuar në media rozë.

Raportet pas ndarjes me reperin Fero u bënë publike duke shkaktuar polemika të shumta.

LEXO EDHE:

Arbenita me postimin e fundit, bëri që ndjeksit e saj të supozojnë se ajo është në një lidhje romantike.

Mes një burrit që flet tërë kohën, dhe lulet i ka vetëm në mendje, ajo ka dhënë edhe shembullin tjetër ku një tjetër po i dhuron lule të freskëta./Kosovarja/

Shiko foton:

TË NGJASHME:

Fero po ‘thumbon’ Arbenitën me këtë video?!

 

 

“Merkato e bujshme” nga Limaj, stomatologu i njohur aderon në NISMA

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuar të martën aderimin më të ri në parti. Bëhet fjalë për doktorin e Stomatologjisë, Flamur Vojvoda.

LEXO EDHE:

Duke i uruar mirëseardhje, kreu i Nismas ka thënë Vojvoda ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e shëndetësisë.

“Sot ne Nisma jemi të nderuar e të kënaqur e te gëzuar dhe në emër të gjithëve Nisma i dëshirojmë mirëseardhje një personaliteti, një djali që ka dhënë një kontribut të çmuar prej doktori, stomatologun e aktivistit të hershëm Flamur Vojvoda. Ka vepruar për ëndrrën për një Kosovë më të mirë. Unë besoj që është një lajm i mirë që nga sot Nisma po i bashkohet ky intelektual”, u shpreh Limaj.

Ndërsa doktori, Flamur Vojvoda u shpreh i lumtur me këtë aderim.

“Unë i bashkohemi vizonit dhe ambicieve për një Kosovë më të mirë. Unë e kam parë të rrugës që ti bashkohemi kësaj familje politike dhe të punojmë sa më shumë tash e tutje për një Kosovë sa më të mirë për ne edhe për pasardhësit tanë”, u shpreh ai.

TË NGJASHME:

“Merkato” e mirë nga Limaj, ish-ministri me dy shokë aderojn në NISMA

“Paga minimale do të bëhet 500 euro”, thotë Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, me ç’rast me kryetarin Nijazi Gashi dhe bashkëpunëtorët kanë diskutuar për Programin zgjedhor 2025-2029 të koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, veçanërisht për temat që lidhen me pensionistët.

Haradinaj tha se Gashit ia ka dorëzuar planin për rritjen e vlerës së pensionit bazë, për çka tha se mund të përballohet me buxhetin e shtetit. Paga minimale sipas tij, do të ngrihet në 500 euro dhe se pensioni i kontribut-paguesve nuk guxon të mbetet nën pagën minimale.

Haradinaj ka sqaruar se do të bëhen ndryshime në Ligjin për skemat sociale, duke përfshirë edhe njohjen e përvojës së punës për të larguarit me dhunë nga vendet e punës në vitet e 90-ta.“Në projeksionet tona buxhetore për periudhën 2025-2028, me disiplinën e numrave kemi paraparë rritjen 50 për qind. Kalkulimet ia dorëzova edhe kryetarit, në bazë të buxhetit që është paraparë të gjitha skemat pensionale, jo vetëm kontribut-pagues.

Ligji për kontribut paguesit ka paraparë 15 vite i cili në periudhë të afërt kohore pamundëson vazhdimin e kësaj skema, e prish këtë status. Pra na duhet një ndërhyrje një ndryshim në Ligj që të mos kushtëzohen me 15 viteshin”.“Në kalkulimet tona rritja bëhet për të gjitha skemat pensionale, shtohet obligimi buxhetor, mbërrin për gjithë skemat pensionale në 900 milionë, nga 608 milionë që është tash që është e përballueshëm për buxhetin e Kosovës.

Njëkohësisht një rritje e vazhdueshëm ndër vite shkon në 10 për qind. Deri tani projeksion për pagën minimale është në 350 euro, në planin tonë paga minimale do të ngritet edhe për 150 euro, do të arrijë në 500. Dhe pension i kontribut paguesve nuk guxon me mbet nën pagën minimale”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, ka falënderuar Haradinajn që ka prezantuar para tyre perspektivën se si do të gjejnë zgjidhje për kërkesat e tyre/

“Ne i falënderojmë që kanë treguar senesë për të ma dëgjuar për problemet tona dhe me na prezantuar ato traste të perspektivës qysh kat do të kishin me zgjedh çështjen e pensionistëve”, ka thënë ai.

TË NGJASHME: 

Nuk ndalet Haradinaj: Paga më e ulët në FSK do të jetë 1 mij euro

 

Raportohet se është arrestuar ish-shoferi i Shemsi Sylës

Është arrestuar Hetem Vrajolli, i cili kishte punuar në Ministrinë e Mbrojtjes si shofer i ministrit Armend Mehaj, e më pas zëvendësministrit Shemsi Syla.

Paparaci nga burimet e veta brenda organeve të rendit mëson se Vrajolli është arrestuar gjatë ditës së mërkurë.

 

Mbi të rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprës penale kërcënim, thonë burimet tona.

Arrestimi i Vrajollit vjen një ditë pas intervistës së tij për Nacionale ku rrëfen disa përjetime gjatë punës aty, që sipas tij, ‘e shtyen këtë të fundit që edhe ta lë punën’.

“Nanën qe ma ka shajt kurrë përjetë nuk kam me ia fal Shemsi Sylës, edhe kush k^^^ je ti. Me ditë qe djemtë jetima kanë me mbet. Fmijët jetima kam me i lon, unë kom me u hakmarrë. Me ditë që fundi jem është në burg e përfundoj si Astrit Dehari”, kishte thënë Vrajolli.

“Çka bëj me Shemsi Sylën, keni me marrë vesh”, ka thënë tutje ai.

Sipas Vrajollit, Shemsi Syla e ofendonte edhe Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.

“Ditën e fundit kur e kemi vozitë, kemi pasë me e çu Shemsi Sylën te Instituti Albanologjik. Tha: ‘mos ta din ai m*ti’. Thashë jo Armendi (Mehaj v.j) nuk është këtu. Tha jo ai, po Bashkim Jashari”, thotë ai.

 

TË NGJASHME:

Arrestohet një serb në veri

Dyshohet për shkëmbim me armë zjarri në Gojbulë

Një shkëmbim me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur në fshatin Gojbulë të komunës së Vushtrrisë.

Në vendngjarje shihen njësitet policor që po merren me sqarimin e rrethanave të rastit.

LEXO EDHE:

E dhimbshme: Kjo është e reja që vdiq pasi u rrëzua nga shkallët

Mësohet se shkëmbimi ka ardhur pas një kontesti pronësor në mes të palëve të përfshira.

Në këtë shkëmbim zjarri të dyja palët e përfshira janë të nacionalitetit shqiptar, ndërsa jem në pritje të konfirmimit zyrtarë nëse ka të lënduar nga ky rast.

 

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere