div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-782 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Hamza prezanton programin qeverisës: Pagat do të rriten për 50%

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se me dinjitet do të udhëheq Kosovën drejt zhvillimit.

Duke falënderuar Memli Krasniqin, familjen e tij dhe PDK-në, për mbështetjen e pafund, Hamza u shpreh qe ndjen krenari dhe përgjegjësi të madhe të përfaqësojë partinë e krijuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Ne tani po nisim një rrugëtim të ri. Me dy fjalë: ma mirë! Kjo është për çfarë bëhet fjalë: të bëhemi më të mirë dhe ta bëjmë Kosovën më të mirë” tha Hamza.

Nën sloganin “Kosova mundet ma mirë”, Hamza u shpreh se është i gatshëm të arrijë rezultate konkrete.

Hamza tha se kanë gati programin qeverisës, me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke ndihmuar bizneset të krijojnë vende të reja të punës, shkruan IndeksOnline.

“Bizneset e vogla, me qarkullim nën 10 mijë euro, do t’i lirojmë nga tatimi. Do ta eliminojmë tatimin doganor për importimin e veturave elektronike” ka thëmë Hamza.

Ai tha se pagat deri në 400 euro nuk do të tatohen, ato nga 400 deri në 800 do të tatohen 8% ndërkaq ato deri në 1 mijë euro, 10%. Ai tha se do të rritën pagat në sektorin publik, për 50%.

“Pensionet do të rriten 50%. Njëjtë si veteranëve të luftës. Pensionistëve nuk do t’iu kushtëzohet ose pensionin e tyre ose të dëshmorit të familjes. Do të marrin edhe pensionin e vet edhe atë të dëshmorit.”

KËTU mund të lexoni programin e plotë qeverisës:

https://media1-prd-eu1.onlinefiles.info/4f68c284/a0a080f4/018b6a49/d7a84628/media/document/2010/kosovamundetmamire_f2013dc6.pdf?fbclid=IwY2xjawGTRtdleHRuA2FlbQIxMAABHce5JiWGLp7I63oaT1vJ4gfsMRR-9O3oYdVr8yOSC5DBfotYmdyIuChz-A_aem_V-6uix8-p8Q_uVl62dgY_A

Shoferi nga Kosova e godet për vdekje një 57-vjeçar në Shqipëri

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Viktima, një burrë 57-vjeçar me initialet P.B., banues në Mirditë, u godit nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën.

Policia Rrugore ka bërë të ditur se e ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin J.S., 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së regullave të qarkullimit rrugor”

Ngjarja ka ndodhur në territorin e Bashkisë së Mirditës, ku automjeti i drejtuar nga 24-vjeçari e ka përplasur për vdekje këmbësorin P.B., i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Bëhen publike, këta janë disa nga emrat që do të bëhen pjesë ‘Big Brother Vip Albania’

Big Brother po bëhet gati që të nisë një tjetër edicion. Fansat, tashmë janë njohur me muajin e nisjes së këtij formati, duke pritur me një kuriozitet të madh edhe personazhet që do të bëhen pjesë e lojës për çmimin prej 100 mijë eurosh. Në rrjet prej disa ditësh, kanë nisur të përmenden tashmë edhe personazhet, të cilët priten që t’i bashkohen formatit .

Veç emrave, që deri më tani janë mësuar, të tjerë emra dalin në pah. Një ndër to është Renee Reffo. Vajza në fjalë është e bija e aktores Julia Ilirjani, që vitin e shkuar ishte pjesë e formatit “Big Brother”. E njohur në rrjetet sociale, duket se Renne është gati që këtë vit ta provojë vetë eksperiencën e “Big Brother”.

Vetë blogerja ka folur pak kohë më parë, për mundësinë e këtij hapi në karrierën e saj. Ajo pranoi se është kthyer në Shqipëri dhe po mendon t’i hyjë botës së ekranit dhe showbiz-it. Sa i përket BBV, Renee tregon se strategjia që do ndiqte është ‘vetja e saj’ në çdo dimension të mundshëm e megjithatë thotë që nëse do të hynte kërkon falje paraprakisht për fjalorin e pisët, duke thënë se herë pas here edhe mund t’i shpëtojë ndonjë fjalë e “papërshtatshme”. Dhe tashmë duket se ftesa i ka shkuar për të qenë pjesë e lojës.

Një tjetër emër që përflitet si një ndër banoret është edhe moderatorja Atalanta Kërçyku. Pas eksperiencës së saj si moderatore dhe pjesë e “Dancing with the Stars”, duket se edhe Atalanta e ka marrë tashmë një ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother”. Deri më tani, vetë moderatorja ka zgjedhur që mos të flasë rreth hyrjes së saj në këtë format, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se, në fakt, ftesës i është përgjigjur në mënyrë pozitive.

Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njoh edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe luan. Bëhet me dije se aktori do ti bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej playboy. Një ftesë për këtë spektakël ka edhe për Tirin, që me gjasa do të jetë një ndër artistët që bëhet pjesë e këtij formati. Për Tirin, kjo do të jetë një mundësi e mirë, që të njihet nga publiku edhe si karakter dhe jo vetëm nëpërmjet muzikës së tij.

Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë realiti.

Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për tu bërë pjesë e realiti për më shumë se 100 ditë.

Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e “Fiks Fare” mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.

Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.

Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike.

Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private. Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij.

Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në “Përputhen”, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të reality

Ndodh puthje tjetër në Big Brother

Pëlqimi mes dy banorëve të Big Brother Vip Kosova, Dianes dhe Arionit duket se sa shkon e po bëhet më serioze.

Gjersa ishin të dytë të shtrirë pranë njëri-tjetrit, nuk ka munguar as edhe puthje mes dyshes.

Se sa është serioze pëlqimi i tyre, mbetët të shihet në ditët në vazhdim.

 

Treni godet veturën, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një veture në fshatin Pavlan të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 10:00, policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Gashi bëri të ditur se në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të policisë.

Një iluzion optik që zbulon nëse jeni inteligjent nga natyra

A jeni ndierë ndonjëherë sikur mendja apo sytë po ju mashtrojnë? Epo, ndoshta është e gjitha një iluzion optik

Truri dhe sytë tanë punojnë së bashku në përpjekje për të interpretuar atë që kemi përpara – por ndërsa ata mund të përpiqen të flasin me njëri-tjetrin në gjuhë të thjeshtë, ajo mund të hutohet dhe të ngatërrohet.

Gjërat si ngjyra, hijet dhe perspektiva e ndihmojnë trurin të kuptojë atë që sheh dhe ai do të fillojë të formojë një opinion bazuar në ato të dhëna – por nëse ato janë të dizajnuara në një mënyrë specifike, truri ynë mund të ngatërrohet.

Ajo që e bën atë edhe më konfuze është se dy njerëz mund të shikojnë në të njëjtin iluzion optik dhe të shohin dy gjëra krejtësisht të ndryshme, raporton Mirror.

Në këtë iluzion optik të fundit, ju sfidoheni të dalloni frutën e vërtetë në foto – dhe ajo që shihni zbulon nëse jeni apo jo natyralisht më inteligjentë.

Bërë nga një kompani britanike printimi online, duhet të përqendroheni për të gjetur frutën e fshehur mes linjave dhe ngjyrave.

Nëse sytë tuaj janë mjaft të mprehtë, ju do të jeni në gjendje ta shihni qartë frutin dhe padyshim, nëse mund ta shihni atë, ju jeni natyrisht inteligjent.

Natyrisht, njerëzit më inteligjentë, të cilët janë në gjendje të njohin frutat, thonë se “nuk ka gjasa t’i marrin gjërat si të mirëqena” dhe gjithmonë kërkojnë “nuanca në gjithçka”.

Gjithashtu, si bashkëpunëtorë, ata konsiderohen si “kënaqësi për të punuar me të, shpejtë mëson dhe tepër i besueshëm”.

Ata që janë natyrshëm inteligjentë ka të ngjarë të jenë stimulues, të mirë në komunikim në mënyra të ndryshme dhe përgjithësisht më të organizuar.

Pra, a mund të gjeni frutën e duhur? Përgjigja që po kërkojmë është një mollë.