div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-785 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Projektligji i rrezikshëm ndaj Kosovës, analisti Raci apelon të sanksionohet qeveria serbe!

Qeveria e Serbisë ka miratuar Projektligjin për organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.

Miratimi i këtij ligji ishte paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mesin e shtatorit, duke thënë se prokuroria speciale dhe trupi gjykues special “do të ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe” në Kosovë.

Lidhur me këtë, ka reaguar analisti Gazmir Raci. Sipas tij, Serbia duhet të anulojë projektligjet për Kosovën, pasi ato shkelin Marrëveshjet e Brukselit dhe Planin Franko-Gjerman, duke penguar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Ajo meriton sanksione të ashpra për të kuptuar pasojat”, është shprehur ai.

Ndryshe, Qeveria e Serbisë më 28 tetor, zgjidhjet e propozuara ligjore parashikojnë që juridiksionin në lëndët penale në shkallë të parë ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë publiku i Apelit. Prokuroria dhe Gjykata e Apelit në Beograd.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është pajtuar me qëndrimin e Bashkimit Evropian se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut Kosovë- Serbi.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, në një postim në rrjetin social “X”, transmeton Telegrafi.

“Ne pajtohemi me BE-në se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut. Kosova dhe Serbia secila duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023 duke përfshirë ASM-në dhe zgjidhjet e dialogut për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, ka pohuar ai.

Prokuroria merr vendim për Stresin

Prokuroria në Pejë i ka caktuar 48 orë paraburgimi Arkimed Lushajt, reperit të njohur si Stresi.

Kështu bëjnë të ditur burime të Indeksonline brenda Prokurorisë në Pejë.

Reperi është dorëzuar mëngjesin e sotëm në stacionin policor në Pejë pasi muaj më parë kishte një fletarrest ndaj tij.

Stresi është paraqitur me avokatin e tij ku është marrë në pyetje për më shumë se dy orë.

Santiana Maloku ka thënë se 5 vakte namaz i falë, por kjo foto në bikini do t’ju ‘lë pa frymë’

Ish- kandidatja e Big Brother Vip Kosova, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

 

 

Santi tani e cila po ushtron rolin e moderatores është “kthyer” pas në kohë, derisa ka shpërndarë një foto të saj me bikini, shkruan IndeksOnline.

 

Edhe këtë herë Santi ka provokuar derisa ka nxjerr në pah linjat e trupit të saj.

Kujtojmë se ajo muaj më parë i dha fund lidhjes së saj, ndërkohë që tani po gëzon jetën si “beqare”.

 

 

 

 

Moment i frikshëm, aeroplani dështon të ulej nga era e madhe që po fryente (Pamje)

Një aeroplan në aeroportin Taoyuan pati probleme me uljen pasi Tajvani u godit nga një tajfun më i rëndi gjatë 30 vjetëve të fundit.

Starlux JX871 po udhëtonte nga Okinawa në Taipei, por pas përpjekjes së parë të dështuar për t’u ulur, iu desh të qarkullonte përsëri në aeroport dhe u ul në një përpjekje të dytë.

Mbi 500 fluturime u anuluan në të gjithë Tajvanin.

Administrata Meteorologjike e Tajvanit tha se ishte tajfuni më i madh që goditi ishullin që nga viti 1996.

Publikohen pamjet e rënda nga krimi që tronditi Shqipërinë, trupat e pajetë të shtrirë në tokë (VIDEO)

Qyteti i Shkodrës është tronditur ditën e mërkurë nga një atentat i armatosur, si pasojë e të cilit humbën jetën tre persona, një prej tyre qytetare e rastësishme në vendin e ngjarjes.

Top Channel ka publikuar pamjet e rënda nga ngjarja, ku shihen të shtrirë në tokë trupat e pajetë.

Nga ky atentat mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Po ashtu humbi jetën një grua dhe u plagos burri i saj, të cilët ishin duke udhëtuar me motor në momentin e atentatit.

Policia ende nuk ka arritur t’i kap të dyshuarit, ndërsa dyshohet se kanë qenë tre persona.

Ish-lojtari i Valencias vdiq nga përmbytjet katastrofike në Spanjë

Numri i viktimave nga përmbytjet në Valencia ka kaluar 160…

Një nga njerëzit fatkeq që vdiq ishte Jose Castillejo, një ish-student i akademisë së Valencias dhe një lojtar i klubeve të tjera të ligës së ulët. Ai ishte vetëm 28 vjeç.

Klubi i famshëm i tha lamtumirën e tij.

“Valencia shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e José Castillejo, i cili u bë viktimë e pasojave shkatërruese të përmbytjeve. Jose ishte pjesë e Akademisë sonë dhe luajti për disa klube të tjera” – njoftoi klubi në platformën X.

 

 

Aksidenti në Viti, ky është i riu që humbi jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas menatës në rrugën Kllokot – Viti, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

I riu që humbi jetën në këtë aksident është Besnik Kurteshi nga Vitia.

Sipas informacioneve të para, Kurteshi ishte pasagjer në një veturë e cila u vetaksidentua rreth orës 01:15 mëngjesin e hershëm të së premtes.

Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Aksident i rëndë përsëri në rrugët e Kosovës, një i vdekur dhe një i lënduar

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur pak pas mesnatës në rrugën Kllokot Viti, transmeton IndeksOnline.

Viktima ishte pasagjer në një veturë, e cila është vetërrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Aksidentin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se me datën 01.11 2024, rreth orës 01:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në aksin rrugor Kllokot-Viti. Dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore ka humbur kontrollin mbi automjetin, dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur. Si pasojë, pasagjeri i mjetit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku”, ka thënë Hashani.

Mësohet se edhe drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime trupore për të cilat është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan.

Pacolli e krahason rritjen e rrogave me atë të Britanisë

Fitore Pacolli, deputete e VV-së, ka folur rreth rritjes së rrogave dhe shtesave të fëmijve.

Gjatë një debati, Pacolli ka marrë shembull Britaninë e Madhe, duke deklaruar se ky vend i ka rritur nga pesë ose gjashtë funte shtesat për fëmijë.

“Ne jemi shtet në krahasim me Britaninë, Britania ka shumëfish më shumë buxhet. Ka rëndësi vlera, sepse ne po kritikohemi pse i kemi rritur shtesat në shumën që i kemi rritur, a unë po ta jap një shembull prej një shteti supër të zhvilluar, prej një shteti me ekonomi shumë të fortë, i cili i ka rritë shtesat për fëmijë gjashtë funta, gjashtë funta”, tha Pacolli në RTV 21.

“Pagat do të rriten për të gjithë të punësuarit…”, thotë Hekuran Murati