div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-789 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Abrashi: Qeverinë do ta bëjmë vet, sondazhet e fundit e nxjerrin LVV-në 49%

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se qeverinë e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit beson se do ta formojnë vet, pa e pas nevojën e mbështetjes së ndonjë partie tjetër.

Abrashi ka pohuar se qytetarët u besojnë dhe se deri tani nuk kanë ndonjë preferencë për të pasë ndonjë koalicion, me ndonjë parti tjetër politike.

“Nuk kemi preferenca për koalicion. Në fund të fundit jemi subjekt demokratik. Gjithmonë kemi shprehur gatishmërinë për bashkëpunime, derisa kemi gjetur afërsi programore. Disa parti po thonë se kanë nis një proces të reformës së brendshme. Nuk po duket ajo reformë”, tha Abrashi.

“Por me vendos kështu në vija të kuqe dhe vija të betonume, jemi duke hyrë në një fazë ku Kosovës i është kthyer normaliteti politikë. Ka përfunduar epoka e politikanëve të konsumuar, të cilët kanë bërë këso lloj gjërash. E kemi mbështetjen e mjaftueshme qytetare deri në fund, besoj që nuk do të jemi të varur nga vota e asnjë subjekti politik, dhe qeverinë do ta bëjmë vet”, ka thënë Abrashi, në DPT Fidani në Klan Kosova.

Abrashi, nuk beson aspak në sondazhet të cilat partinë së cilës ky i takon, e paraqesin rreth 35% fituese në zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Ai thotë se të tilla rezultate po rrjedhin prej qarqeve të caktuara që lidhen me partitë opozitare.

Për Abrashin, sondazhi i fundit, sipas tij serioz, e nxjerrë VV-në në 49%.

Ai shtoi se pretendimet e partisë që udhëheq aktualisht me vendin, janë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare t’i sigurojnë 60 deputetë.

Dëshmitari i radhës në Hagë: Nëse nuk ishe i afërt me UÇK-në, të quanin tradhtar

Dëshmitari Haxhi Mazreku gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se je quajtur tradhtar vetëm pse je takuar me ndonjë serb dhe në rast që nuk ke qenë i afërt me UÇK-në, atëherë këta të fundit të kanë quajtur tradhtar.

“Po personat tash të UÇK-së që e kanë marrë atë ofensivën e vet dhe që nëse nuk je i afruam me ata ose je i papërshtatshëm atëherë ose je tradhtar ose spiun ose bashkëpunëtor. UÇK- ja këta e ka ba”, tha ndër tjerash dëshmitari.

Përpara kësaj, prokurori Matt Halling ia prezantoi dëshmitarit një intervistë të mëhershme, ku kishte thënë se UÇK-ja nuk ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe se ka qenë i pakënaqur me këtë pjesë.

Ai kishte shtuar se 10 ditë para sulmit të familjes Jashari tre persona me maska iu afruan me një listë që kishte 17 emra.

“17-18 persona, ka qenë natë dhe s’i kam marrë saktë me i njeh. Kështu, të UÇK-së, faktikisht me tesha të zeza ishin dhe kanë ardhë në gjysmë të natës diçka. Kjo ishte e papërshtatshme për mua”, tha dëshmitari duke shtuar se kjo ngjarje kishte ndodhur në Optorushë.

Dëshmitari u pyet se a ka parë persona të maskuar që po kërkonin kolaboracionistë në zonën e tyre. Tha se ka dëgjuar llafe se anëtarët e UÇK-së po dalin dhe po vëzhgojnë natën, por që vetë nuk ka parë.

Ai tha se menjëherë pas sulmit ndaj familjes Jashari, kishte filluar të dëgjojë konkretisht për persona të maskuar të UÇK-së.

Për ZPS-në, dëshmitari kishte thënë se po t’i ofronte një karrige, ulej në tavolinë apo t’i ofronte kafe një serbi, do të konsiderohej kolaboracionist.

“Po u flitke në popull, aty në fshat edhe çdokund që ky po e pin kafen, që ky po rrin, që ky po maron dyer e dritare. Unë nuk e kisha atë problem, as sot nuk e kam atë problem… mua më ka kushtu shumë kjo”, tha dëshmitari.

Ai tha se personat që e cilësonin dikë kolaboracionist, sa i takon këtyre veprimeve ishin vëtë UÇK-ja.

Ndryshe, gjatë seancës u pranuan në prova materiale deklaratat e dëshmitarit të dhëna më herët për autoritetet e drejtësisë duke përfshirë edhe në një rast gjyqësor të EULEX-it si publike.

Ndërsa, disa pjesë të intervistës së dëshmitarit u klasifikuan si konfidenciale gjë për të cilën kërkoi sqarim, avokatja Nina Tavakoli.

Gërvalla dhe Gjuriq përplasen në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB

Kryediplomatët e Kosovës dhe Serbisë janë përplasur në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohet për raportin gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për misionin e OKB-së në Kosovë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se serbët e Kosovës po diskriminohen dhe po shtypen nga autoritetet e Kosovës. Por, këto akuza u hodhën poshtë nga kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla.

Gërvalla mbrojti veprimet e Qeverisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe, që komuniteti ndërkombëtar i ka cilësuar si veprime të njëanshme.

Ajo tha se nuk duhet t’iu besohet pretendimeve të Gjuriqit se serbët në Kosovë nuk kanë qasje në shëndetësi, arsim dhe llogari bankare.

“Realiteti është i qartë. Përfundimisht qytetarët po marrin frymë lirshëm dhe pa frikë nga bandat kriminale”, tha ajo.

Gjuriq u ankua se serbët po përballen me diskriminim, dhunë dhe shtypje, duke përmendur disa nga vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, sikurse ndalimi i përdorimit të dinarit serb për pagesa me para të gatshme, mbyllja e degëve të Postës së Serbisë dhe komunave që punonin sipas sistemit serb.

Ai tha se Serbia qëndron me serbët në Kosovë dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të reagojë.

“Koha për veprime vendimtare është tani. Veprimet e Prishtinës vazhdon të minojë stabilitetin, shkelin të drejtat e njeriut dhe injorojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Na duhen pasoja të qarta. Duhen të vendosen sanksione ndaj administratës së [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit dhe duhet zero tolerancë ndaj veprimeve të tjera të njëanshme që nxisin konflikte dhe tensione”, tha ai.

Shefja e misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, Caroline Ziadeh, përmendi shqetësimin e shprehur nga sektori civil serb, banorët dhe partitë politike lidhur me vendimet për mbylljen e institucioneve në veri – që vepronin sipas sistemit serb – për ndikimin që kanë në jetën e tyre.

“Mbyllja e degëve të Postës së Serbisë dhe zyrave komunale që udhëhiqen nga ana e Serbisë kanë kufizuar qasjen e tyre në shërbime kyçe, në veçanti sa i përket komunitetit serb në Kosovë”, tha ajo.

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, po ashtu kërkoi që Kosova të themelojë menjëherë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që tha se do të garantonte të drejtat e serbëve.

Gjuriq po ashtu tha se Kosova nuk do që ta themelojë këtë asociacion, që tha se nuk është opsion, por obligim nga dialogu i Brukselit.

Por, Gërvalla tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është i interesuar që Asociacioni të lehtësojë jetën e serbëve të Kosovës.

“Për të Asociacioni nuk është vegël për të lehtësuar jetën e qytetarëve, është opsion për ta copëtuar një vend të territorit tonë. Sikurse [presidenti rus, Vladimir] Putin me Ukrainën, Vuçiqi nuk do asgjë më pak sesa zhdukjen e Kosovës”, tha ajo.

Gërvalla tha se Serbia nuk është e interesuar për dialog, duke e akuzuar Beogradin për bllokim të procesit.

Gërvalla po ashtu foli për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Ajo tha se ky ishte vetëm tentimi i parë, siç tha, i Serbisë, ndaj Kosovës, duke paralajmëruar se Vuçiqi “po përgatitet për më shumë”.

“Sulmi i Serbisë i 24 shtatorit të vitit të kaluar u planifikua si invazion ushtarak dhe aneksim i një shteti paqësor që ka mijëra trupa të NATO-s. Për ta bërë të qartë, ai ishte sulmi i parë i aleancës së Putinit kundër një shteti me prani të NATO-s. Është test për Perëndimin, test për më shumë. Dhe Vuçiqi e Putini nuk po heqin dorë. Prandaj, fillimisht na duhet parandalim, e më pas dialog. Vetëm me parandalim, paqja dhe siguria mund të jenë të sigurt”, tha ajo.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin në Banjskë, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Përgjegjsëinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Ndaj tij dhe dhjetëra serbëve të tjerë, autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë.

Gërvalla tha se Kosova kërkon ekstradimin e Radoçiqit nga Serbia. /REL/

E dhimbshme: Nesër varroset i riu që u gjet pa shenja jete

Djali 27-vjeçar i familjes Podrimqaku nga Vitomirica e Pejës, Laurant Podrimqaku që po kërkohej qe disa ditë, u gjet pa shenja jete dje. Ky rast tronditi gjithë familjen, që s’dinin gjë për fatin e tij, nga mesdita e së shtunës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se i riu është gjetur i vdekur në fshatin Gllaviçicë në Pejë, jo shumë larg veturës me të cilën kishte dalë nga shtëpia.

Bazuar në informacionet e para, 27-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Sot familjarët kanë bërë të ditur se Lauranti do të varroset nesër nga ora 14:00 në varrezat e fshatit, Dubovë e Madhe.

Kujtojmë se viktima, djali i një zyrtari të SHKK-së dhe vëllai i një zyrtari policor, ishte larguar nga shtëpia të shtunën pasi ishte kthyer nga Hungaria.

Për rastin ka raportuar Sinjali gjatë ditës së djeshme, pasi Policia nisi hetimin, kur babai i viktimës raportoi për dyshimet se i biri ia kishte marrë armën zyrtare.

Zgjedhjet në SHBA/ Trump rekord në sondazhe, ky është rezultati

Teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhet vijojnë të bëjnë punën e tyre për të parë se kush është favoriti kryesor për të fituar.

Në sondazhin e krijuar nga portali i njohur “Polymarket”, Donald Trump vijon të udhëheqë dhe tashmë më bindshëm se kurrë.

Republikani udhëheq me 66.4%, një rekord që nga nisja e këtij sondazhi, teksa Harris deri më tani ka vetëm 33.7%.

Trump gjithashtu po udhëheq në shtetet e lëkundura, teksa Miçigani është e vetmja që është e ndarë në mënyrë të barabartë.

Në disa shtete, votimet kanë nisur, teksa presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të mësohet pas datës 5 nëntor.

 

 

 

“Të gjithë më thonë falja”, Besi bën të ditur arsyen e ndarjes nga Xhensila?

Bes Kallaku është një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë sidomos pas ndarjes së bujshme me Xhensila Myrtezaj.

Teksa flitet për ribashkim mes saj dhe Besit, Xhensila publikon këtë video

Pak momente më parë Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

Ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur aludimet se kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur.

“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila.

TË NGJASHME:

Divorci e “hallakat” krejt Xhensilen

 

Banorët hakmerrën ndaj Xhenetës, i’a bëjnë të papriturën: ”Po më dridhet trupi prej sikletit”

Dikush prej banorëve në shtëpinë më të madhe në vend, ka kryer hakmarrje ndaj Xhenetës.

Kjo si rezultat i veprimeve të saj të mbrëmshme ku banorët përfunduan të acaruar, nga zhurma që ajo krijoi me tenxhere, dhe për pasojë, tani, rrobat e saj janë përlyer me kos.

LEXO EDHE:

“Nëse kish vdek ai e kishim pa tani..” – Xuxi e ndjek Rrezin në mes të natës, tmerrohen banorët tjerë

”E kuptoj lojën, ato e dita që janë tuj bo diçka me tesha të mija”.

”Unë e prita që kanë me mi gjujt në pishinë, amo me lujt me bukë, njerëzit vuajnë për një ajran për …”.

”Po më dridhet trupi prej sikletit”.

TË NGJASHME:

Ky banor dëshiron të largohet nga “Big Brother”

 

 

Qeveria mban mbledhjen e radhës, merr vendimin e rëndësishëm

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës sot është miratuar buxheti për vitin 2025 me vlerë prej 3.6 miliardë euro.

I pari i Qeverisë të martën në një konferencë për media ka premtuar se nga janari i vitit 2025 do të ketë rritje prej 55 euro të pagës, për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

“Pagat do të rriten për të gjithë të punësuarit…”, thotë Hekuran Murati

Kurti, të martën deklaroi se punëtorëve të sektorit publik nga korriku do të ketë ngritje page prej 110 euro.

Ndryshe, këto deklarata Kurti i ka thënë në mbledhjen e Qeverisë, që pikë të vetme të rendit të ditës e ka shqyrtimin e Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2025.

“55 euro më shumë nga janari, 110 nga korriku”, Rritja e pagave për këto kategori