div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-822 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ymeri komenton kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër: Njerëzit si ai vështirë të gjenden

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tash analist Visar Ymeri, është deklaruar sa i përket kandidaturës së Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në “Paradoks” Ymeri shpalosi më shumë rreth vlerësimit të tij ndaj Hamzës.

Siç u shpreh ai, “Hamza nuk është përfolur për korrupsion dhe njerëzit si ai janë vështirë të gjenden”.

“Nuk ka qenë qëllimi jem, çka kam thënë për Bedri Hamzën janë fakte. Kurgjo të re nuk po them, kurgjo nuk po ia ngjes, kurgjo nuk po e zbukuroj. Për Bedri Hamzën askënd nuk e kam ni, a ka ndonjë përfolje për aferë korruptive, jo. Ky është fakt.

Bedri Hamza ka përvojë politike. Ai ka qenë në qeverisje. Në Kosovë mendoj, njerëzit më të rrallë janë ata që kanë qenë në pushtet e nuk janë korruptu. Ky është njeri i vështirë me gjet. Njerëz që nuk kanë qenë në pushtet ke, njerëz që kanë qenë e nuk flitet mirë për ta ke, njerëz që është mendu që nuk janë të korruptum shumë ke”, tha Ymeri

Ekspertët: Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën

Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë të çështjeve të integrimit evropian dhe ekonomisë, po i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës të heq masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia, mes shqetësimeve se refuzimi mund ta lërë Kosovën jashtë proceseve të rëndësishme siç është Procesi i Berlinit.

Qeveria e Kosovës ndali importet e mallrave nga Serbia në qershor të vitit 2023, si një masë sigurie pas situatës së krijuar me arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe, të cilët më pas u lanë të lirë nën trysninë perëndimore.

Gjatë një vizite në Kosovë në fund të muajit të kaluar i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i kërkoi qeverisë heqjen ndalëses duke theksuar se ajo është kundër parimeve të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore, të njohur si CEFTA, ku bën pjesë edhe Kosova krahas pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë.

Në këmbim, diplomati gjerman ka ofruar që Kosova të përfaqësohet në CEFTA me emrin e saj – me fusnotë dhe jo përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), siç është aktualisht.

Pas vizitës, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, në një postim në rrjetet sociale tha se “nëse është e nevojshme vendet e tjera të Ballkanit do të vazhdojnë përpara pa Kosovën me bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”.

Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave, Naim Rashiti, në një bisedë me Zërin e Amerikës thotë se këto kërkesa Kosovës po i bëhen në prag të takimit të radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Të gjitha këto agjenda që po zhvillohen si tani Tregu i Përbashkët Rajonal II, jo që kanë pasur suksese të mëdha dhe jo që kanë përparuar shumë bashkëpunimin rajonal por megjithatë agjenda të reja po ndërtohen mbi to dhe Kosova duhet t’i kapë ato. Natyrisht Kosova ka shumë probleme me CEFTA-n dhe ne si organizatë kundërshtojmë që Kosova ende të thirret si UNMIK në këto agjenda dhe duhet të bëhet gjithçka që të hiqet, por në të njëjtën kohë Kosova duhet të ruajë ato vlera që ka, që të jetë e hapur dhe të jetë territor i tregtisë së lirë, bashkëpunimit institucional demokratik me perëndimin sepse vetëm kështu mbijeton”, thotë Rashiti.

Ai shprehet i bindur se Kosova nuk do të përjashtohet nga nismat rajonale por do ta humb ndikimin mbi to.

“Nuk e besoj që do të ndodhë sepse është vështirë të paramendohet që në Kancelarinë gjermane të ulen liderët e vendeve e të nënshkruajnë një marrëveshje pa praninë e të gjithëve, jam i bindur që në fund edhe Gjermania edhe Kosova do të bëjnë përpjekje më shumë, por negociatat e momentit të fundit janë shumë të rrezikshme. Këto negociata është dashur të zhvillohen në mënyrë shumë më transparente, më gjithëpërfshirëse, më të kujdesshme e më aktive, të dy palët por në veçanti po flasim për Kosovën sepse mund të ketë edhe të panjohura, apo agjenda të tjera apo shtojca të tjera të vendeve tjera, sic zakonisht e bën Serbia. Kështu që pastaj Berlini nuk do ta lë Serbinë jashtë, kështu që Kosova duhet në mënyrë proaktive t’i paraprijë ndërtimit të agjendës, t’i formësojë mirë, të komunikojë drejt me prijësin e këtij procesi por edhe vendet tjera”, thotë Rashiti.

Skender Krasniqi kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, thotë se qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojë këtë situatë ashtu që krahas heqjes së ndalesës për mallrat nga Serbia të rinegociojë në tërësi marrëveshjen e saj në CEFTA, e cila u nënshkrua nga UNMIK-u në emër të Kosovës në vitin 2006.

“Sepse Kosova është i vetmi vend që ka nënshkruar marrëveshjen e CEFTA-s pa e mbrojtur asnjë produkt, gjë që ka ndikuar në rritjen me mijëra për qind të importit nga këto vende dhe me dhjetëra ndoshta më pak në raport me eksportin e produkteve tona në vendet e CEFTA-s. Ky ka qenë gabimi i vazhdueshëm i kësaj dhe të gjitha qeverive në Kosovë që asnjëherë nuk ka nisur rinegocimin e marrëveshjes së CEFTA-s dhe fillimin e mbrojtjes së produkteve që i kemi e që janë konkurruese në treg”, thotë ai.

Në përgjigjen që qeveria e Kosovës i dërgoi Zërit të Amerikës thuhet se “Kosova mbështetet bashkëpunimin rajonal dhe thellimin e integrimit ekonomik përmes Procesit të Berlinit, bazuar në parimin e barazisë, reciprocitetit, vlerave dhe rregullave të Bashkimit Evropian”.

“Në takimin e djeshëm me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Kurti shprehu angazhimin e Qeverisë së Kosovës për marrëveshje të reja në kuadër të këtij procesi, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në Berlin dhe Tiranë”, thuhet në reagimin e qeverisë, duke shtuar se “ajo po punon për zhbllokimin e CEFTAs si mekanizëm i rëndësishëm në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, në mënyrë që të sigurohet përfaqësim direkt dhe barazi mes palëve”.

Procesi i Berlinit, që këtë vit shënon dhjetëvjetorin e themelimit, është një nismë e hedhur që në vitin 2014 nga ish kancelarja gjermane Angela Merkel, me synim thellimin e bashkërendimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Takimi i radhës pritet të mbahet me 14 tetor dhe diplomati gjerman Sarrazin ka kërkuar që deri atëherë të ndërmerren veprime konkrete që ndihmojnë përparimin e vendeve të rajonit që aspirojnë integrimet evropiane duke theksuar se “për këtë duhet kompromis dhe nganjëherë edhe gatishmëri për lëshime mbi pajtimin rreth marrëveshjeve politike që nuk janë të lehta për Serbinë dhe as për Kosovën”.

Rashiti thotë se Procesi i Berlinit ka mbetur e vetmja agjendë evropiane e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, që përfshin të gjitha vendet e rajonit dhe i trajton ato në mënyrë të barabartë. Rrjedhimisht thotë ai, këmbëngulja e Kosovës për reciprocitet është politikisht legjitime, por në kuptimin afatgjatë nuk është qasje e duhur.

“Masat aktuale janë masa që përkojnë me dy prioritete të qeverisë, nëse ju kujtohet qeveria që kur ka ardhur në pushtet ka proklamuar reciprocitetin dhe kjo është baza e qëndrimit politik dhe e dyta ka të bëjë me sigurinë pas Banjskës. Që të gjitha kuptohen por në të njëjtën kohë duhet të luftohet e para për lobim dhe avancim të këtyre agjendave rajonale për një mobilizim të partnerëve për ta luftuar Serbinë, pra ti i heq masat por nuk heq dorë nga kërkesat jote dhe pastaj mund të krijosh agjenda të tjera që kërkojnë vendosjen e reciprocitetit ose zgjidhjen e çështjeve dypalëshe në kuadër të mekanizmave të tjerë apo vendosjes së mekanizmave të ri”, thotë ai.

Rashiti thekson se përplasjet e Kosovës me aleatët rrezikojnë të bëjnë atë një vend të cenueshëm në të ardhmen.

“Në Kosovë duhet të kuptohet që Kosova ka nevojë për aleatët perëndimorë, jo Gjermania, jo Franca dhe jo Shtetet e Bashkuara. Kosova ka nevojë që të jetë në vija uniforme me këto agjendat ndërkombëtare të integrimeve që të përfitojë, përndryshe Kosova do të bëhet vend i cenueshëm, nëse nuk e shohim sot do ta shohim vitin tjetër, apo një vit pas. Të gjitha këto procese të shtrirjes së sovranitetit, të reciprocitetit, të bashkëpunimit rajonal, të rritjes së prezencës së Kosovës dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare do të arrihen më mirë në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë. Nuk është perfekte, këto vende kanë agjenda të ndryshme, kanë shpesh agjenda kontradiktore sic e kemi parë e favorizojnë Serbinë në faza të caktuara, megjithatë qëllimi primar i Kosovës është konsolidimi i shtetësisë brenda dhe jashtë ku nuk do të ja arrijmë dot pa faktorin ndërkombëtar, kjo mund të kuptohet sot ose pas dhjetë vitesh apo pesëmbëdhjetë vitesh, nuk ka zgjidhje tjetër”, thotë ai.

Raporti i këtij viti i departamentit amerikan të Shtetit për klimën e të bërit biznes në Kosovë dhe Raporti i Progresit për Kosovën i vitit 2023 kritikojnë ndalesën e importit të mallrave serbe duke vlerësuar se ajo është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dhe se ka “shkaktuar konfuzion të madh tek importuesit dhe ka ndikuar negativisht te kompanitë në pronësi të subjekteve të huaja në Kosovë, për shkak të ndërprerjes në zinxhirin e furnizimit”./VOA

Ish-banorja e Big Brother nuk i lë vend imagjinatës, publikon foto nga dushi

Këngëtarja shqiptare, Semi Jaupaj po vazhdon të jetë shumë aktive me projekte të reja muzikore.

Pëveq projekteve muzikore, Semi është mjaftë aktive edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, në Insta Story, ka publikuar një foto nga dushi ku duket mjaftë tërheqëse.

“Më pëlqen se si ndihet lëkura ime pasi përdor një scrub për të eksfoluar lëkurën e vdekur…”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë.

Borrell javën tjetër pret në drekë pune liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell të mërkurën në New York, pret në një drekë pune liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Evropian.

Kjo është bërë me dije nga Komisioni Evropian, përmes një komunikate ku kanë njoftuar në lidhje me aktivitetet e BE-së në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Të mërkurën, përfaqësuesi i Lartë, Borrell do të presë gjashtë liderë nga Ballkani Perëndimore në një drekë tradicionale pune…”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ndërkaq, fokusi i angazhimit të BE-së, siç bëhet me dije, do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në mbarë botën.

Vlen të theksohet, se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një vizitë të kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministres Donika Gërvalla, të cilët do të marrin pjesë në dy tubime politike të kësaj partie atje.

Fero po ‘thumbon’ Arbenitën me këtë video?!

Fero është ndër emrat më të përmendur në media rozë ditëve të fundit.

Pas padrejtësisë që po i bëhet sipas tij, ndjekësit po komentojnë secilin postim të Feros.

Para pak minutave ka publikuar një video në instastory, teksi i së cilës flet për marrdhënjet në përgjegjësi.

Sipas ndjekësve kjo mund të jetë një “thumb” indirekt për Arbenita Ismajli, shkruan Kosovarja.

Kiara Tito nis provat për Portokallinë, batuta e Luiz Ejllit merr të gjithë vëmendjen

Kiara Tito këtë sezon do të vjen në një emision ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim.

Pasi zbuloi se do të moderojë këtë sezon Portokallinë, spektaklin e humorit në TCH, Kiara Tito menjëherë nga provat. “Ky sezon do të jetë flakë” shkruan ajo, ndërsa nkë reagim i Luiz Ejllit ka shkaktuar zhurmë të madhe në rrjet.

“Ky sezon do të ndiqet edhe në Shkodër” ka qenë batuta e Luiz Ejllit ndërsa shumë komentues besojnë se ka qenë ai që ia ka mundësuar Kiarës realizimin e një prej ëndrrave të saj siç është moderimi i një prej spektakleve më të ndjekura në TCH.

Pësoi aksident të rëndë, kërkohet ndihmë për të riun Blend Dodaj nga Gjakova

Blend Dodaj i lindur me 02.08.2006 ne Gjakovë ka pësuar nje aksident të rëndë.

Blend është duke u trajtuar në spitalin e Shkupit (Cistina) për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë, dhe përballë tij janë shpenzime të konsiderueshme mjekësore.Ne një nate qendimi ne spital kërkohen 1,500 euro . Për të përballuar kostot e trajtimit dhe të operacioneve të nevojshme, kërkohet një shumë prej 45,000 euro.

Në njoftim thuhet se për fat të keq, familja e Blendit gjendet në kushte të vështria ekonomike dhe nuk janë në gjendje të përballojnë keto shpenzime te larta pa ndihmën e të tjerëve.

Jemi në kërkim të ndihmës monetare nga njerëz bujarë si ju, që të mund ta ndihmojmë Blendin të marrë kujdesin mjekësor që i nevojitet. Çdo kontribut do të bëjë një ndryshim të madh dhe do të jetë jashtëzakonisht i vlerësuar.

Nëse keni mundësi të ndihmoni, ju lutemi të kontriboni përmes

Adem Dodaj (babai )

Llogarisë bankare RAIFFEISEN BANK : 1506030001916352

Për më shumë informacione ose nëse keni ndonje pytje mund të kontaktoni ne ket nr tel : 044939264 Çdo mbështetje, sado e vogël, do të ndihmojë shumë në këtë situatë të vështirë.

Ju falënderojmë nga zemra për ndihmën tuaj dhe për mbështetjen në këtë kohë të vështirë për Blendin dhe familjen e tij.

Me respekt dhe mirënjohje të madhe,


18 vjeçari në gjendje të rëndë, ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Blend Dodaj, 18 vjeçar është duke u trajtuar në spitalin e Shkupit (Cistina) për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë.

Atij i duhen 45 mijë euro për operacion. Falimja nuk ka mundësi t’i përballojë shpenzimet, andaj ka kërkuar ndihmë për shërimin e tij.

Kërkesë për ndihmë

Blend Dodaj i lindur me 02.08.2006 ne Gjakovë ka pësuar një aksident të rëndë.
Blend është duke u trajtuar në spitalin e Shkupit (Cistina) për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë, dhe përballë tij janë shpenzime të konsiderueshme mjekësore.
Një natë qendrimi në spital kushton 1500 euro.
Për të përballuar kostot e trajtimit dhe të operacioneve të nevojshme, kërkohet një shumë prej 45,000 euro. Për fat të keq, familja e Blendit gjendet në kushte te veshtria ekonomike dhe nuk janë në gjendje të përballojnë keto shpenzime te larta pa ndihmën e të tjerëve.

Jemi në kërkim të ndihmës monetare nga njerëz bujarë si ju, që të mund ta ndihmojmë Blendin të marrë kujdesin mjekësor që i nevojitet. Çdo kontribut do të bëjë një ndryshim të madh dhe do të jetë jashtëzakonisht i vlerësuar.

Nëse keni mundësi të ndihmoni, ju lutemi të kontriboni përmes
Adem Dodaj (babai )
Llogarisë bankare RAIFFEISEN BANK : 1506030001916352
Për më shumë informacione ose nëse keni ndonje pytje mund të kontaktoni ne ket nr tel : 044939264 Çdo mbështetje, sado e vogël, do të ndihmojë shumë në këtë situatë të vështirë.

Ju falënderojmë nga zemra për ndihmën tuaj dhe për mbështetjen në këtë kohë të vështirë për Blendin dhe familjen e tij.

Me respekt dhe mirënjohje të madhe!

Ky është vendi më i shtrenjtë në Evropë

Visual Capitalist ka analizuar diferencat e çmimeve në vendet e Bashkimit Evropian, duke përdorur të dhëna nga Eurostat.

Çmimet relative u përcaktuan nga paratë e nevojshme për të blerë të njëjtin vëllim produktesh në vende të ndryshme, të llogaritura duke përdorur konsumin aktual individual të mallrave dhe shërbimeve dhe kursin e këmbimit në secilin vend.

Luksemburgu ka çmimet më të larta midis vendeve të BE-së, 52% më të larta se mesatarja e BE-së.

Në veçanti, arsimi është më i kushtueshëm se kudo tjetër në BE, 276% mbi mesataren.

Vendi ka gjithashtu pagat më të larta në Evropë, gjë që ndihmon në mbështetjen e kostove më të larta.

Në anën tjetër të shkallës, Rumania ka çmimet më të lira, 46% nën mesataren e BE-së. Vendi ka kosto shëndetësore 70% nën mesataren dhe kostot e arsimit 62% nën mesataren.

Megjithatë, ajo gjithashtu ka të ardhurat mesatare më të ulëta pas tatimit, prej 6,568€.

Duke parë listën e plotë të vendeve të BE-së, çmimet natyrisht priren të jenë më të larta në vendet perëndimore me një standard më të lartë jetese dhe të ardhura më të larta.