div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-823 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vesa Vllasaliu e konfirmon lidhjen, ky është i dashuri i saj

Një prej konkurrenteve më të komentuara të “BBVK2”, Vesa Vllasalihu, ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë me Arlind Kahrimanin.

Dyshja e konfirmoi romancën e tyre gjatë një interviste së bashku në emisionin e Kahrimanit.

“A po i tregojmë publikut se ne të dy jemi në lidhje apo nuk po i tregojmë”, iu drejtua në një moment ai Vesës.

“Hajt po i tregojmë se u bë boll. Më kanë bërë bashkë me 100 njerëz, ja e vërteta”, u përgjigj ajo.

“Unë të dashuroj se pak më duket me të dashtë”, ishte dedikimi që i bëri i dashuri Vesës gjatë intervistës, duke i dhënë edhe një puthje në faqe.

 

 

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, vjen lajmi i fundit

Boris Ruge, Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që tani nuk është situata që mund të flitet për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike, NATO.

Ai është shprehur se Kosova deri tani nuk është duke ecur drejt anëtarësimit në Partneritetin për Paqe.

Ndër tjera, Ruge theksoi se NATO nuk ka hequr dorë nga mbështetja në dialogun Kosovë-Serbi, dhe se janë me shpresë së ky proces do të vazhdojë tutje.

Rute është deklaruar edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për të cilën, tha: “E kuptojmë që kjo urë ka qenë temë e diskutimeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka një marrëveshje për parimet që ajo duhet të hapet plotësisht, pra jo vetëm për këmbësorë por edhe automjete, por nuk duam asnjë veprim të njëanshëm për këtë”.

Për mundësinë e shtimit të numrit të ushtarëve në KFOR, numri dy i NATO-s potencoi se deri tani është i mjaftueshëm numri që kanë në terren.

Intervista e plotë:

Klankosova.tv: Duke e parë influencën e ruse në Ballkan, a besoni se është në interesin më të mirë të NATO-s që t’i ofrojë Kosovës anëtarësimin? Dhe a mendoni që Kosova është gati t’i bashkohet NATO-s?

Ruge:  Ajo që do të thoja është kjo: unë kam shërbyer në Kosovë dy herë. Herën e parë në vitin 1999, kur u vendos selia e parë e KFOR-it dhe kur trupat e parë të KFOR-it erdhën në Kosovë dhe pastaj gjatë viteve 2001 dhe 2002. Isha në Kosovë së fundmi në gusht dhe e di, bazuar në vizitat e shumta dhe kohën e kaluar në Kosovë se ka një qëndrim shumë pozitiv nga kosovarët në raport me NATO-n dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Njerëzit e vlerësojnë atë çfarë NATO dhe KFOR-i kanë bërë në 1998 dhe 1999 dhe përgjatë 25 viteve pasuese, kjo është e shkëlqyeshme.

Nuk mendoj se aktualisht jemi në një situatë kur mund të flasim për anëtarësim. Por e di që presidentja Osmani dhe të tjerët, kanë folur për Partneritetin për Paqe, dhe ajo natyrisht që do të ishte hapi i parë. Siç e dini, kjo është diçka që kërkon konsensus, duhet që 32 shtetet anëtare të NATO-s të votojnë për këtë dhe nuk jemi ende as ty. Nuk jemi duke lëvizur drejt Partneritetit për Paqe tani për tani. Por mendoj se fakti që përshtypja e popullit të Kosovës karshi NATO-s është kaq pozitive është, diçka që duhet ta kemi parasysh, ta vlerësojmë dhe është një hap i madh drejt së ardhmes.

Klankosova.tv: Kosova dhe Serbia deri tani janë për disa vite me radhë në një proces të dialogut. Si e shihni ju këtë proces, si është duke vazhduar?

Ruge: Besoj se kemi aranzhuar një rreth të ri bisedimesh për javën e ardhshme në mes përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Procesi po vazhdon prej kohësh tashmë dhe e kuptoj se ka frustrime sa i përket kësaj, por politikat tona në NATO na bëjnë ta mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE dhe nuk kemi hequr dorë nga shpresa se procesi mund të vazhdojë tutje. Do ta potencoja faktin se të hënën e kësaj jave ne kishim Procesin e Berlinit i cili u mbajt në Berlin. Njëra prej ngjarjeve ishte avancimi i marrëveshjes për tregti të lirë, tani në tavolinën e CEFTA-s ulet Kosova që e zëvendëson UNMIK-un. Kjo i hapë rrugë një zone ekonomike në Ballkanin Perëndimor që është tejet e rëndësishme sepse asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është i madh mjaftueshëm sa të ekzistojë si i vetëm. Keni nevojë për qasje në tregje nga rrugë të ndryshme. Ky është shembulli se si mund të arrihet progresi. Kjo është mënyra si mendoj se do të vazhdojë ky proces, besoj se Z. Lajçak ka njoftuar tashmë largimin e tij në fillim të vitit të ardhshëm, kemi liderë të rinj në Bashkimin Evropian dhe procesi do të vazhdojë me një kastë të re karakteresh, por u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përfshihen në formë konstruktive në interes të qytetarëve të rajonit dhe të Kosovës, në veçanti.

Klankosova.tv: A shihni edhe ndonjë rrezik që të ketë edhe një Banjska 2 në Kosova?

Ruge: Ajo çfarë ka bërë NATO që nga ngjarjet e majit 2023 dhe incidenti në Banjskë në shtator 2023 është se kemi shtuar 1,000 trupa në kuadër të KFOR-it. KFOR-i është më i fuqishëm, ka më shumë kapacitete dhe prezencë të shtuar në veri të Kosovës, dhe mendoj se jemi në një situatë të mirë tani. Kemi raporte të mira me Policinë e Kosovës, marrëdhënie të mira pune me EULEX-in, kështu që jemi në formë të mirë. Dhe ne nuk komunikojmë vetëm me institucionet e Kosovës, por edhe me Qeverinë e Serbisë.

Klankosova.tv: Kryeministri Albin Kurti ka deklarata rreth Urës së Ibrit. Ai ka thënë se aty duhet të qarkullojnë edhe automjete dhe jo vetëm njerëzit. A duhet që Kosova të komunikojë me aleatët si NATO dhe BE-ja, dhe a i duhet Kosovës ta bëjë këtë gjë vetë?

Ruge: E kam njohur kryeministrin Kurti që nga viti 2002 kur kam shërbyer në Kosovë dhe kam respekt të madh për të. Kur flasim për Urën e Ibrit duhet të përsëris atë që kam thënë në gusht dhe atë që ka thënë Admirali (Stuart) Munsch, komandanti i komandës në Napoli, se nuk duam asnjë hap të njëanshëm sa i përket kësaj ure. E kuptojmë që kjo urë ka qenë temë e diskutimeve në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka një marrëveshje për parimet që ajo duhet të hapet plotësisht, pra jo vetëm për këmbësorë por edhe automjete, por nuk duam asnjë veprim të njëanshëm për këtë, kjo nuk ndihmon dhe ajo që presim është që të gjitha palët të përfshihen për të komunikuar me banorët lokalë, dhe një arsye pse nuk e duam këtë është se kemi ushtarët tanë në urë të cilët nuk duam t’i shohim të vendosen para një vale rreziku, andaj presim që palët ta respektojnë këtë.

Klankosova.tv: A është në planin e NATO-s që të rrisë edhe më shumë numrin e ushtarëve të saj në kuadër të KFOR-it që është në Kosovë?

Ruge: Jo, nuk planifikojmë. Mendoj se kemi konsolidim të mirë aktualisht. Ne kemi sjellë trupa të forcës operacionale rezervë, po e shohim nga afër situatën, por në përgjithësi, sa i përket nivelit të forcës, ndjejmë se kemi atë çfarë na duhet për ta mbajtur mjedisin e qetë dhe të sigurt.

Kush është personi që i dërgoi Rikes gjithë këto dhurata romantike

Rike Roci, modelja dhe blogerja e njohur, ka publikuar një fotografi mrekullueshme në Instagram që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Në këtë foto, ajo shfaqet e ulur përballë një sërë buqetash lulesh, duke sjellë një atmosferë romantike dhe shumë ngjyra. Sytë e saj janë të mbushur me gëzim, duke reflektuar dashurinë për natyrën dhe bukuritë e saj. Rike ka zgjedhur të veshë një fustan elegant që thekson linjat e saj, duke e bërë atë edhe më atraktive.

Fotografia vjen me një përshkrim të thjeshtë por domethënës: ‘La ragazza che ha sempre amato i fiori’, që tregon pasionin e saj për lule, një simbol i bukurisë dhe dashurisë. Në këtë mënyrë, ajo arrin të përcjellë një mesazh të fuqishëm për ndjekësit e saj, duke i inkurajuar ata të vlerësojnë çdo moment të vogël në jetë.

Me një prani të shquar në rrjetet sociale, Rike Roci është bërë një figura inspiruese për shumë të rinj, duke i motivuar ata të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të shprehin veten në mënyrë kreativa. Ajo është një shembull i shkëlqyer i asaj se si pasioni mund të shndërrohet në sukses, duke e bërë atë një influencuese të vërtetë.

E lindur si një adhurues i natyrës, Rike shpesh ndan momente të jetës së saj me ndjekësit, duke e bërë ata të ndihen si pjesë e rrugëtimit të saj. Kjo lëvizje e saj për të promovuar natyrën dhe florën është një hap i rëndësishëm drejt vetëdijesimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Reagimet në postimin e saj kanë qenë të menjëhershme, me ndjekësit që shprehin admirimin e tyre për bukurinë e saj dhe shkëlqimin që sjell në çdo foto. Kjo ka çuar edhe në një rritje të numrit të ndjekësve, duke theksuar se Rike Roci është një emër që duhet të mbahet mend në botën e modës dhe influencës.

Kjo foto na kujton se janë momentet e vogla që bëjnë ndryshimin e madh në jetën tonë. Rike Roci, me elegancën dhe stilin e saj të veçantë, ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me ndjekësit e saj, duke i bërë ata të ndihen të veçantë gjithashtu.

Me çdolloj postimi, ajo tregon se sa e rëndësishme është të duam veten dhe të kujdesemi për natyrën rreth nesh. Cila do të jetë hapja e radhës për këtë ikonë të bukurisë? Të gjithë presim me padurim për të parë se çfarë do të sjellë ajo në ardhmërinë e saj.

Shiko foton:

Image

“Alajdin mamit m’shkatrrove mamit çka o kta”, ish banorja e ‘Big Brother’ ironizon me Alaudin Hamitin

Mbrëmë ka filluar edicioni i ri i Big Brother Vip Kosova, ku tërhoqi vëmendjen e shumë shikuesve përfshirë edhe personazheve publik.

Në një moment emocionues të banorit Burim Vatovci , në shenjë solidariteti me të moderatori Alaudin Hamiti u shpreh duke thënë:

“Ne nuk mund te fluturojme edhe ne jemi me aftesi te kufizuara”

Kjo fjali e tij bëri këngëtaren Arta Kabashi të reagoj  me këtë instastory :

Vlera e Bitcoin po shkon drejt kaq mijë dollarëve

Çmimi i bitcoin-it u rrit për herë të katërt në pesë ditë, dhe ekspertët presin që vlera të arrijë në 70 mijë dollarë, për shkak të rritjes së kërkesës për këtë kriptomonedhë.

Haim Baeha, një nga njerëzit kryesorë në fondin mbrojtës të kriptove AnB Investments tha se tendenca aktuale rritëse e çmimit të Bitcoin ka “moment të fortë”, që do të thotë se çmimi pritet të rritet më tej dhe thekson se, duke pasur parasysh gjendjen aktuale makroekonomike kushtet, ka më pak pengesa ose rreziqe që mund të parandalojnë rritjen e mëtejshme të vlerës, sipas Bloomberg.

Në orën 23:00 CET mbrëmë, vlera e Bitcoin ishte rreth 68,500 dollarë, megjithëse në një moment sot ishte 68,898 dollarë.

Investitorët derdhën më shumë se 1.8 miliardë dollarë në një duzinë fondesh amerikane të tregtuara që mbajnë Bitcoin këtë javë.

Ai shton gjithashtu se këto produkte investimi u miratuan për herë të parë në SHBA në janar, duke treguar se ato janë një opsion relativisht i ri investimi. Çmimi më i lartë i Bitcoin ishte në muajin mars, kur kjo kriptovalutë ishte 73,797 dollarë.

Opinionistja Olta tejet joshëse në BBVK, rrëmben vëmendjen e shikuesve me këtë detaj

Tashmë ka nisur aventura e shumëpritur i edicionit të tretë të Big Brother Vip Kosova.

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixharit, nga produksioni i Big Brother Vip Kosova i është besuar karrigeja e opinionistes.

Mbrëmë startoi Prime i 1-rë, por Olta rrëmbeu vëmendjen e shikuesve me paraqitjen e saj.

Me një fustan të zi të gjatë, ajo shkëlqeu mbërmë.

Duket se përgjatë muajve të ardhshëm do të jetë më shpesh e pranishme në Kosovë./Indeksonline/

“Ka një krah të thyer dhe disa qepje në kokë” – Rakiq u rrah brutalisht…

Mjeku dhe politikani serb nga Kosova, Marko Jakshiq në një intervistë për gazetën nova ka deklaruar se është “sekret publik” se ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është rrahur në Mitrovicë.

Sipas informacioneve të tij, Rakiq ka një krah të thyer dhe një numër të madh të qepjeve në kokë dhe aktualisht po trajtohet në shtëpi.

“Po, ai u rrah. Është një sekret publik. Ai ka marrë ndihmë dhe është liruar për mjekim në shtëpi. Pse qeveria nuk e pranon publikisht është një pyetje tjetër. Ndoshta sepse është ‘nusja e tyre’. Ju e dini që unë kam qenë drejtor i spitalit dhe se shumë kolegë të mi punojnë atje. Pra, njeriu ynë është rrahur, ka një krah të thyer dhe një numër të madh të qepjeve, para së gjithash në kokë. Thuhet se dy veta e kanë rrahur, por askush nuk thotë se kush janë ata”, pohoi politikani serb.

U raportua se Rakiq u rrah brutalisht, politikani serb nga veriu i Kosovës: Ka një krah të thyer dhe disa qepje në kohë

“Tani pse u rrah Rakiq? Unë vetëm mund të hamendësoj dhe supozoj se janë të përfshira disa marrëdhënie personale”, tha Jakshiq ndërsa theksoi se njerëzit janë të zemëruar me Listën Serbe.

Jakshiq iu përgjigj edhe pyetjes se nëse prapa sulmit qëndron terroristi Milan Radoiçiq.

“Nëse Milan Radoiçiq do ta bënte, do ta bënte shumë më lehtë në Beograd. Tani pse u rrah Rakiq? Unë vetëm mund të hamendësoj dhe supozoj se përfshihen disa marrëdhënie personale. Ai ka qenë në krye të Listës Serbe për një kohë të gjatë. Nuk e ka ndihmuar askënd, por sigurisht ka dhënë premtime. Edhe një gjë tjetër, njerëzit janë të zemëruar me Listën Serbe”, pohoi ai.

Drejtori shumëvjeçar i spitalit në Mitrovicë flet edhe për atë se çfarë fati e pret shëndetësinë dhe arsimin në veri të Kosovës dhe pse serbët i frikësohen Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

“Për ne, Asociacioni është i rrezikshëm sepse është një mashtrim i madh ndaj serbëve. Tani shëndetësia dhe arsimi janë ende në sistemin e shtetit serb. Drejtorët e spitaleve dhe qendrave shëndetësore emërohen nga Ministria e Shëndetësisë e Serbisë. Qeveria e Serbisë emëron anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Universitetit. Në rast të formimit të Asociacionit, gjithçka do të bie në juridiksionin e Asociacionit, i cili do të funksionojë në kuadër të sistemit juridiko-politik të Kosovës. Në këtë mënyrë shëndetësia dhe arsimi, de fakto do të kalojnë në duart e Prishtinës”, deklaroi Jakshiq.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se Rakiqin në spital e ka dërguar ish-bashkëpartiaku, Igor Simiq.

Ndërkohë, raportohet se dy hetues policorë e kanë vizituar Rakiqin në banesën e tij dhe i kanë kërkuar të kthehet në spital për të bashkëpunuar në hetimet lidhur me rastin, kërkesa të cilat ai i ka refuzuar.

Banorja e re, u përjashtua nga një program për dhunë, por tash banore në BBVK3

Banorja e re e cila u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu,  u përjashtua nga emisioni  ”She’s on top ”.

Por rrugëimi i saj pëfundoi përgjysmë pasi që  ajo u perjashtua nga ky program per shkak qe kishtesulmuar fizikisht  njërën  nga konkurentet ne këtë emision.

Duke pare rrugëtimin e saj ne ate emision,  do shohim se cfarë do të sjellë Xheneta  në Big Brother.