div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-822 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Pasi Lumbardhi e përmendi mbrëmë në ‘Prime’, reagon Kaderi

Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj ka dhënë një mesazh për ‘dikë’.

Mesazhi mund të jetë për Lumbardhin që mbrëmë ia përmendi emrin duke thënë se “ajo është një vajzë e bukur”.

“Jepi durim zemrës, dhe vazhdo”, ka shkruar Kaderi në gjuhën turke, gjersa shfaqet e buzëqeshur.

 

 


PËR TË SHIKUAR LAJMET MË TË FUNDIT NGA BIG BROTHER – KLIKO KËTU:

 

E rëndë: Gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete një person, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Gjilan-Kamenicë, ku një person u gjet pa shenja jete, në një skaj të rrugës. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Posa rasti është denoncuar, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

 

 

Në anën tjetër, Policia ka marrë informacionet e para lidhur me rastin dhe sipas hetimeve fillestare, viktima nuk kishte ndonjë shenjë dhune.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Krasniqi: Pse e duan njerëzit spektaklin ‘ Big Brother‘?

A u kujtohet çka u kam thënë, pse e duan njerëzit spektaklin “Big Brother!”

Spektakli “Big Brother” la pas vetes disa dilema të rrejshme të dy grupeve hipokrite: elitës intelektuale dhe asaj fetare. Këta shfaqen habi dhe pakënaqësi për publikun enorm të spektaklit ( spektakleve) dhe për përmbajtjet problematike. Moralizuan dhe e mbyllën dilemën e tyre, duke larë duart. Ndërsa e vërteta është si vijon: populli, më saktë kombi ynë, i vuan pasojat e izolimit, defetarizimit dhe të çmoralizimit komunist. I vuan pasojat e arsimit të dobët. I vuan pasojat e brutalitetit të qeverisjeve. I vuan pasojat e drejtësisë së munguar. I vuan pasojat e medieve klienteliste. I vuan më së shumti pasojat e hipokrizisë së elitave intelektuale dhe atyre fetare. I mbetur pa udhëzues dhe pa përfaqësim, shqiptari i braktisur kërkon azil dhe argëtim edhe në përmbajtje si “Big Brother.” Aty ka degraduar niveli i tij dituror dhe moral. Po kush e ka lënë në atë nivel? Në atë nivel e kanë lënë elita intelektuale dhe ajo fetare, me hipokrizitë e tyre. Elita intelektuale dhe ajo fetare më të shumtën flasin për gjërat që nuk i bëjnë vetë. Shpesh flasin për gjëra që nuk janë reale e as të dobishme. Ndërsa punë që janë të mundshme dhe të dobishme, kjo dorë intelektualësh nuk përpiqen t’i realizojnë. Njeriu i papërfaqësuar, krahas injorimit që i bëhet dhe mjerimit ku jeton, e ka edhe një problem madhor: nuk di kujt t’ia ofrojë besnikërinë. Të gjithë ia kanë me hile, të gjithë e gënjejnë. Për të mos iu djegë e vetmja kartë që ka në dorë, besnikëria, atë ua jep njerëzve që e përfaqësojnë mjerimin e tij: personazheve të një spektakli sadist. (9 maj 2023) Ripostim 11 shkurt 2024

Kurti lajmëroi heqjen e vizave me Bosnjen, i kundër-përgjigjet Dodik

Presidenti i Republika Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka deklaruar se Bosnje-Hercegovina nuk e ka njohur Republikën e Kosovës dhe se për këtë arsye, nuk mund t’i njohë as dokumentet e saj.

Kjo deklaratë e Dodik vjen pak kohë pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi nga Samiti i Berlinit se Kosova do t’i heqë vizat për qytetarët e Bosnjës nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, deklaroi se përderisa Dodik nuk i lejon shqiptarët e Kosovës të hyjnë në Bosnje-Hercegovinë, nuk do të marrë asgjë në këmbim, raporton A2.

“Edhe po të ma japësh gjithë Gjermaninë, këtë nuk do ta marrësh. Ju ende mund të vini të merrni satelitët tuaj. Ata vazhdojnë të përpiqen të na japin leksione. Nuk funksionon kështu”, tha Dodik në një konferencë për shtyp në Sarajevë.

Bosnja është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrëveshje për lëvizje të lirë me Kosovën.

Hoteleria në Mitrovicë të Veriut: Shqiptarët në kafene, serbët i marrin me vete

Qytetarë të shumtë në Mitrovicë të Veriut po e shijonin këtë të shtunë, ndonëse pa diell.

Por këto pamje janë të pazakonshme për këtë pjesë të vendit, në këto 25 vjet të pasluftës, raporton Klan Kosova.

Shumica e këtyre qytetarëve që po i shijojnë kafetë këndejpari janë shqiptarë, ani se zona është e dominuar nga serbët.

Madje, vizitat këndejpari janë bërë edhe pjesë e pushimit të mërgimtarëve.

Gjithë kjo situatë e re është edhe falë hapjes së bizneseve të shqiptarëve në këtë zonë, shumica prej të cilave objekte hotelerike. Veçse këta pranojnë se myshterinjtë serbë ende nuk ndihen komodë t’i marrin shërbimet e tyre.

Ata thonë se serbët më së shumti marrin shërbime me vete.

Kronikën e plotë e gjeni më poshtë:

Cila nga banoret e “Big Brother Vip Kosova 3” është “Bebi” i Bleros?

Blero edhe një herë është vendosur në qendër të vëmemdjes për shkak të jetës së tij private.

Këngëtari i njohur, u takua me ish gruan, Afrona Diken dhe kjo ngjali dyshime për ribashkim mes dyshes.

Ndërkohë u përfol ish e dashura e tij, e njohur si “Bebi”. U tha që do të bëhet pjesë e “BBVK” edicioni i tretë.

Nuk u përmend ndonjë “Bebi”, apo mes aq shumë emra të panjohur fshihet ndonjëra?/Kosovarja/

Blero ka arsye për ta shikuar ‘Big Brother Vip Kosova 3’, ja kush po bëhet pjesë e spektaklit