Pas Abelard Tahirit, edhe një figurë tjetër e rëndësishme tërhiqet nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në facebook, Gashi tha se vendimi vjen pas zhvillimeve dhe pakënaqësive që pasuan zgjedhjet e fundit në Prizren.
Gashi theksoi se politika për të nuk ka qenë thjesht pozitë apo ambicie personale, por përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe mbështetësve të tij.
“Nuk po largohem. Nuk po dorëzohem. Thjesht po zgjedh që, në këtë periudhë, të kontribuoj ndryshe”, u shpreh ai.
Megjithëse nuk do të jetë kandidat, ai tha se do të vazhdojë angazhimin politik në mbështetje të kandidatëve dhe strukturave të PDK-së.
Gjatë ditës, edhe ish deputeti, Abelard Tahiri ka njoftuar se nuk do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
