div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive date custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arrestohen personat e shumë kërkuar në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, pas urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur rreth orës 10:20, ku një person mashkull kosovar është arrestuar në aeroport dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan Insajderi.

“ANP. Adem Jashari, Prishtinë / 09.05.2026 – 10:20. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari m/k dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në rastin e dytë, rreth orës 17:11, një tjetër person mashkull kosovar është arrestuar në të njëjtin aeroport, bazuar në dy urdhëresa të gjykatës, dhe është dërguar gjithashtu në vuajtje të dënimit.

“ANP. Adem Jashari, Prishtinë / 09.05.2026-17:11. Në bazë të dy urdhëresave lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari m/k dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport. /Insajderi.org/

Dy vëllezër rrahen për pronë, përfundojnë në polici

Një incident mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten rreth orës 13:45 në Mitrovicë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor.

Sipas informacioneve, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht ndërmjet vete, ndërsa gjatë përpjekjes për t’i ndalur ata, një viktimë ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i policisë:

Mitrovicë Jugu / 09.05.2026 – 13:45. Dy të dyshuar m/k (vëllezër) pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ishin përleshur ndërmjet vete. Pas incidentit, trajtim mjekësor ka pranuar viktima m/k e cila kishte tentuar ti ndalojë të dyshuarit. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Vëllai rrah vëllan në Prishtinë, intervenon policia

Një person është arrestuar të shtunën në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, bazuar në deklarimin e viktimës, i dyshuari kishte tentuar të dilte me veturë në qytet në gjendje të dehur, por ishte penguar nga familjarët. Pas kësaj, ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, shkruan Gazeta Demos.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet.

Prishtinë / 09.05.2026 – 23:52. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën m/k. Sipas viktimës i dyshuari kishte tentuar të dal me veturë në qytet në gjendje të dehur por nuk ishte lejuar dhe për atë shkak ishte sulmuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Gruaja rrah burrin e saj

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një mosmarrëveshjeje mes bashkëshortëve, një grua dyshohet se e ka sulmuar fizikisht burrin e saj, shkruan Gazeta Demos.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.

‘Prishtinë / 09.05.2026 – 19:40. Pas një mosmarrëveshje në familje në mes dy bashkëshortëve, e dyshuara femër kosovare dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovë.