div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-833 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti në Poloni, flet për marrëdhëniet me Serbinë

Në ditën e tretë të qëndrimit në Poloni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me opinionbërës, personalitete të jetës publike dhe zyrtarë polakë: nga politika, media dhe rrethet e studiuesve. E pranishme e veçantë ishte edhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Polonisë, zj. Henryka Mościcki-Dendys, që përcjellë më së afërmi Kosovën.

Në këtë bashkëbisedim, kryeministri i njohu pjesëmarrësit me rrugëtimin historik të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, etapat shtetndërtuese, sfidat e shumta me të cilat vendi është përballur përgjatë viteve të para dhe pas luftës, për të mbërritur deri tek aktualiteti dhe progresi ekonomik e demokratik që po njeh vendi.

Ai diskutoi dhe rreth marrëdhënieve me Serbinë, sulmin dhe aktin e tyre të agresionit të Banjskës, mosgatishmërinë e Serbisë për ecjen tutje në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, eskalimet e kërcënimet e tyre të vazhdueshme në terren e mbështetja e kriminelëve e terroristëve si Millan Radoiçiq.

Gjatë diskutimit, u trajtuan edhe tema të tjera si prioritetet e presidencës polake të Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, perspektiva e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt procesit të integrimit në BE, efektet në rajonin tonë e veçanërisht në Kosovë që derivojnë nga agresioni i pajustifikuar rus kundër Ukrainës dhe lidhjet e ngushta ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.

Në Zveçan vendosen tabela në shqip, serbisht e anglisht

Komuna e Zveçanit që drejtohet nga Ilir Peci, ka vendosur shenja në rrugë në tri gjuhë, në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Një nga tabelat me përshkrimin “Mirë se vini” është vendosur në rrugën Zveçan-Mitrovicë.

Më herët kur ishin vendosur shenja në Veri të Kosovës ka pasur diskutimet rreth mënyrës se si duhej të shkruheshin. Komisioneri për gjuhët, Slavisha Mlladenoviq, në mars të këtij viti kishte thënë se zëvendësimi i tabelave duhet të bëhet në frymën e multietnicitetit dhe përbërjes etnike të popullsisë në veri të Kosovës, duke sugjeruar vendosjen e gjuhës serbe si të parë.

Foto: Kosovo-Online

 

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, ja çmimi i tyre

Kombëtarja e Kosovës do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin tetor.

Kosova do të ballafaqohet me Lituaninë me 12 tetor, teksa tri ditë më vonë ndeshet me Qipron në “Fadil Vokrri”.

Para pak çasteve, FFK ka njoftuar se biletat për duelin ndaj Qipros sapo kanë dalur në shitje.

Çmimi i biletave në veri e jug kushton 5 euro, në lindje 10 euro, kurse në perendim 20 euro.

Biletat mund ti bleni KËTU:

Zvicra takohet me serbinë, publikohet lista me dy shqiptarë

Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve.

“Helvetikët” do të përballen me Serbinë në udhëtim më 12 tetor dhe më pas më 15 të këtij muaji do të kenë punë me Danimarkën.

Drejt Serbisë, Zvicra do të udhëtojë me dy shqiptarë.

Yakin i ka ftuar Granit Xhakën dhe Andi Zeqirin për këto dy ndeshje.

Sot ka festë në familjen e Teuta Krasniqit

Teuta Krasniqi sot ka festë në shtëpinë e saj.

Vajza e saj Kaia mbush 8 vite jetë, shkruan IndeksOnline.

LEXO EDHE:

Teuta Krasniqi publikon foto intime me të dashurin

Me këtë rast ajo ka zgjedhur fjalët më të mira me rastin e ditëlindjes së vajzës.

“Urime ditëlindja shpirt e dritë. Je vet gëzimi e lumturia e shtëpisë. Paç shëndet dhe mbarësi përgjithmonë”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi në InstaStory.

Kujtojmë se aktorja është nënë e dy vajzave, pas të cilave duket të jetë shumë e dhënë

Teuta Krasniqi publikon foto intime me të dashurin

 

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Qipro

Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes mes Kosovës dhe Qipros.

Dueli zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Express.

Biletat mund t’i blini në këtë link: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Ndeshja luhet më 15 tetor me fillim nga ora 20:45.

Paraprakisht, Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Lituanisë më 12 tetor.

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Gjashtë ndeshjet që FIFA e UEFA s’i lejojnë të luhen, pjesë e listës edhe Kosova

 

Vuçiq: Nuk do të ketë konflikt në Kosovë, edhe pse Kurti provokon çdo ditë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se në Kosovë nuk do të ketë konflikte, edhe pse siç thekson ai, kryeministri i Kosovës Albin Kurti provokon çdo ditë.

Vuçiq u tha gazetarëve duke komentuar deklaratën e ministrit italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, se përveç konfliktit në Lindjen e Mesme, ai i frikësohet krizës së Kosovës – se Kosova është një front potencialisht shpërthyes.

“Crusetto është njeri i zgjuar, por nuk shoh konflikte edhe pse Albin Kurti i provokon çdo ditë. Duhet të jemi të fortë, t’i shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, të luftojmë për interesat e tyre, për vendin tonë në Kosovë, për njerëzit tanë në çdo vend”, tha Vuçiq.

“Nuk parashikoj luftëra për Serbinë. Është koha për të jetuar në paqe dhe përparim. Lufta është gjëja e fundit që duhet të na ndodhë dhe shpresoj se nuk do të na ndodhë kurrë”, deklaroi tutje Vuçiq.

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

 

Alba Vukaj shfaqet ‘zjarr’ në imazhet e fundit

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 2, Albana Vukaj, po merr vëmendjen edhe pas këtij formatit.

LEXO EDHE:

E vetëdijshme për këtë, Alba shpesh publikon imazhe në rrjetet sociale nga jeta e saj e përditshme.

Se fundmi, Alba ka publikuar disa fotografi ku shfaqet në top formë.

E veshur me fustan të ngushtë dhe me shumë stil, Alba po shkëlqen në këtë paraqitje.

Fejohet vajza bukuroshe e Afërdita Demakut, publikohen pamjet

Përfundon dëshminë dëshmitari i 95-të në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të enjten ka filluar dëshminë dëshmitari i 95-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar, i cili mban kodin W01158, është duke dëshmuar në seancë të mbyullur dhe pritet që si e tillë të përfundojë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Ja kur pritet të përfundojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK, flasin nga Specialja

 

Nëse keni shikimin e mprehtë ndihmoni burrin të gjejë qenin e tij të humbur (fotot)

Një tjetër iluzion optik kërkon vëmendjen tuja për të ndihmuar burrin të gjejë qenin e tij, të zhdukur mes morisë së objekteve në figurë.

Iluzioni i veshtirë kërkon punën tuaj për të hequr shqetësimin e burrit për kafshën e tij.

Iluzionet optike mund të zhvillojnë aftësitë tuaja konjitive dhe të përqendrimit, prandaj nëse nuk e zbuloni dot gjeni përgjigjen në fotogaleri.

Të tjera iluzione zbavitëse ju presin nëse shfletoni galerinë e imazheve