div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-835 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kosova në prag të rikthimit të mallrave nga Serbia, pas presionit të Gjermanisë

“Ne po punojmë dhe jemi të përkushtuar që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i suksesshëm”. Kështu iu përgjigj Qeveria e Kosovës pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse është duke shqyrtuar kërkesën e Gjermanisë për heqjen e ndalimit të importit të mallrave nga Serbia.

Ambasada gjermane në Kosovë konfirmoi për REL-in se “ka pasur shumë bisedime mes zyrtarëve gjermanë dhe kosovarë për këtë temë”, sepse, siç tha, “Gjermania do që të arrijë rezultate sa i përket CEFTA-s në samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit”.

Kërkesën për heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia në Kosovë e bëri i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në fillim të shtatorit, me shpjegimin se kjo ndalesë bllokon punën e CEFTA-s, ose Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Ai tha se, për shkak të kësaj ndalese, Kosova mund ta rrezikojë pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit – një nismë që synon ta ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit do të mbahet më 14 tetor.

Sa eksporton Kosova në vendet e CEFTA-s?

Nga viti 2019 e këndej vlera e produkteve që Kosova ka eksportuar në shtetet anëtare të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), ka arritur në rreth 1.6 miliardë euro. Përveç Kosovës, pjesë të CEFTA-s janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia.

Image

 

Qeveria e Kosovës mori vendim për t’i ndaluar importet e mallrave nga Serbia në mes të korrikut të vitit 2023, për, siç tha, arsye sigurie.

Atëkohë, policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës. Edhe pse ata, ndërkohë, u liruan, vendimi për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia mbeti në fuqi.

BE-ja ka deklaruar në disa raste se një vendim i tillë i autoriteteve të Kosovës është në kundërshtim me marrëveshjen CEFTA dhe në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim të Kosovës me BE-në.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha më 1 tetor, në një konferencë përgatitore me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, se dy javët e ardhshme janë vendimtare për mbajtjen me sukses të samitit të Procesit të Berlinit.

“Varet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje për zbatimin e CEFTA-s. Ka ende punë për ta arritur këtë”, tha ajo.

Ekspertët mbështesin heqjen e masave që ndalojnë importet nga Serbia

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia është marrë për arsye sigurie më shumë se një vit më parë dhe se është koha që të shqyrtohet seriozisht shfuqizimi i tij.

Ai thotë se ky vendim rrezikon jo vetëm punën e CEFTA-s, por edhe Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, për të cilin u ra dakord në vitin 2020.

“Të gjitha janë të lidhura me njëra-tjetrën. Prandaj, është e rëndësishme që të largohen të gjitha pengesat, jo vetëm nga Kosova… Ne kemi probleme edhe me eksportimin e mallrave në Serbi, sepse ajo nuk e njeh dokumentacionin fitosanitar të Kosovës”, thotë Rafuna.

Me të pajtohet edhe ekonomisti Safet Gërxhaliu, i cili thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të “eksperimentojë” në bashkëpunim ekonomik rajonal.

Sipas tij, Kosova duhet ta kuptojë rëndësinë e integrimit ekonomik evropian dhe ajo nuk e ka “luksin” ta bllokojë bashkëpunimin rajonal me vendime politike.

Rafuna: Investitorët e shohin rajonin si një treg

Rafuna, i cili është edhe kryetar i bordit drejtues të odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor, thotë se të gjitha nismat rajonale janë të rëndësishme, andaj çdo pengesë që ndikon në funksionimin e tyre, duhet të hiqet.

“Ne jemi një vend i vogël, jemi një treg i vogël dhe të gjithë investitorët e shohin rajonin si një treg. Është e rëndësishme që mes nesh të mos ketë pengesa. Ato nuk janë mesazh i mirë për investitorët”, vlerëson ai.

Tregu në vendet e Ballkanit Perëndimor ka rreth 18 milionë banorë.

Qëndrim të ngjashëm shpreh edhe ekonomisti Gërxhaliu, i cili shton se CEFTA ka një rëndësi të madhe për biznesmenët, për shkak të përfitimeve doganore dhe plasimit të mallrave.

Ai nënvizon se edhe Procesi i Berlinit është një iniciativë e rëndësishme, nga e cila përfitojnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe se Kosova, në asnjë mënyrë, nuk duhet të lejojë që të përjashtohet.

“Nuk mund të presim investime të huaja nëse nuk ka stabilitet politik. Ai stabilitet politik nuk mund të arrihet nëse nuk kemi pjesëmarrje aktive në të gjitha nismat rajonale”, thotë Gërxhaliu.

Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 në Berlin, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel, si një kontribut në perspektivën e zgjerimit të BE-së.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, janë pjesë e Procesit të Berlinit: Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Disa nga marrëveshjet e nënshkruara mes këtyre vendeve, si pjesë e Procesit të Berlinit, janë: marrëveshja për njohjen reciproke të kartave të identitetit, të diplomave universitare, të kualifikimeve profesionale, pastaj bashkëpunimi në fushën e transportit, energjisë, ekologjisë, digjitalizimit dhe në roaming.

Kosova është anëtare e CEFTA-s që nga viti 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend – UNMIK.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar që ky përfaqësim i Kosovës të ndryshohet, ndërsa Gjermania ka ofruar “zgjidhjen” në këmbim të heqjes së ndalesës për importin e mallrave nga Serbia.

Sarrazin i tha Rrjetit Ballkanik të Kërkimeve – BIRN, më 23 shtator, se pranë emrit të Kosovës do të kishte një yll, ose një fusnotë, që tregon se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur përfundimisht.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi këtë javë Gjermaninë, ku kërkoi mbështetjen e këtij vendi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, BE-ja dhe NATO-ja.

Përmes një postimi në platformën X, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë tha se e përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale, ashtu si edhe të normalizimit të marrëdhënieve të saj me Serbinë.

 

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjatë së mërkurës dëshmitarja Stamena Jeliq ka dëshmuar përmes video-lidhjes. Sipas ZPS-së, në gusht të vitit 1999, pjesëtarë të UÇK-së e morën bashkëshortin e dëshmitares, Marko Jeliq, nga shtëpia e tyre në Rahovec i cili që prej atëherë është i zhdukur.

Dëshmitarja e 94-t e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kur u pyet për një deklaratë të dhënë kohë më parë për MUP-in serb, e mohoi ta ketë dhënë atë deklaratë.

Po ashtu këtë javë gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se janë edhe 65 dëshmitarë për t’u thirrur në gjykatë si dhe 54 dëshmi për t’u pranuar me shkrim, por ky numër mund të zvogëlohet në të ardhmen.

Duke iu përgjigjur kërkesës së trupit gjykues, ZPS-ja deklaroi se data e synuar e 1 prillit 2025 për përfundimin e çështjes së tyre është e arritshme. Ata gjithashtu deklaruan se përditësimi i tyre i radhës mbi numrin e dëshmitarëve do të bëhet deri më 1 nëntor të këtij viti.

ZPS-ja shprehu synimin e saj për të thjeshtëzuar dëshminë e të paktën 7 dëshmitarëve, duke i kthyer potencialisht disa prej tyre në deklarata me shkrim ose duke përjashtuar të tjerët fare.

Gjithashtu, palët biseduan për përshpejtimin e procedurave dhe diskutuan aspektet e ardhshme, siç janë mocionet sipas Rregullës 130 dhe kohëzgjatja e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të Viktimave dhe prej Mbrojtjes, në qoftë se kanë.

Trupi gjykues ka shpallur edhe orarin e modifikuar të seancës së planifikuar më 21 tetor, e cila do të zhvillohet nga ora 13:00 deri në 16:30.

Mbrëmë u sulmua prona e ish-kryetarit të Zubin Potokut

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë vonë në Zubin Potok, i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar.

Lajmin e konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar.

“Në Zubin Potok është raportuar një shpërthim nga i cili dyshohet se ka shkaktuar edhe një zjarr në një ndërtesë të pabanuar e të papërfunduar”.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet se nga ҫka është shkaktuar shpërthimi, por njësitet policore adekuate janë në vendin e ngjarjes”, thuhet tutje në konfirmim.

Rastin e ka dënuar Izmir Zeqiri, kryetari Zubin Potokut, i cili tha se mbrëmë është sulmuar prona e ish-kryetarit të kësaj komune.

“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit t’i kapin dhe t’i qesin para drejtësisë”, ka shkruar Zeqiri në Facebook.

“Sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin kudër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të  papranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rend dhe ligj”.


ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

 

Fero tregon nëse do ti rikthehet sërish muzikës

Ish-reperi Fero mbrëmë ka bërë disa deklarata sa i përket jetës së tij private.

Ka pasur shumë zëra që ai do t’i rikthehet sërish muzikës.

Mirëpo përmes një shkrimi ai ka theksuar se nuk duhet të mbani shpresa sepse kjo nuk mund të ndodh.

“E di qe ju mungon muzika jem ma shume se ish-at e juve”, shkroi ai ndër të tjerash.

Postimi i plotë.


ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Merr tjetër kthesë drama Fero-Arbenita — deklarata e papritur e avokates së modeles

 

Avokati i Popullit po shqyrton çështjen e largimit të 18-vjeçares nga shkolla

Edhe pas takimit me ministren e Arsimit, Arbërie Nagacit, drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës ende nuk ka vendosur se a do ta rikthejë apo jo në shkollë 18-vjeçaren. Ai ka thënë se ka marrë vetëm një sugjerim për rikthimin e saj nga ministrja Nagaci. E rastin është duke e trajtuar edhe avokati i popullit.

Kanë kaluar një muaj kur nxënësja A.D. nuk vijon mësimin në shkollën “Bedri Pejani”. 18-vjecarja nga Peja ishte përjashtuar për shkak të mbulesës.

Ani se të premten e kaluar Ministria e Arsimit kërkoi që kjo nxënëse të rikthehet në bankat shkollore, kjo nuk ndodhi.

Për këtë kërkesë, të martën nga Peja në Prishtinë erdhi edhe drejtori i arsimit, Naser Gega. Por as pas këtij takimi ende nuk ka ndonjë vendim për rikthimin e 18-vjecares.

“Me ministren Nagavci kemi biseduar për mundësin ligjore të cilat janë a kemi të drejtë me leju apo nuk kemi të drejtë me leju qito tema, ministrja ka pasur vetëm sugjerim për rikthimin e nxënëses, këshill. Kemi edhe disa konsultime me disa ekspert ligjor, dhe dikur me vonë nëse jo sot nesër dalim me një njoftim. Jemi në bashkëpunim me Ministrin dhe jemi duke bërë më të mirën e mundshme”, ka thënë Naser Gega, drejtor i Arsimit në Pejë.

E largimi nga shkolla për gati një muaj, do të ketë edhe efekte negative në gjendjen e saj emocionale.

”Në aspektin psikologjik normalisht që ndikon kur një fëmijë apo një nxënëse përjashtohet pavarësisht për çfarë motivesh, normalisht që ka më përjetu shumë vështirë sidomos atë ndjenjën e refuzimit të mos jesh i pranuar në grup të mos shihesh sikurse nxënësit e tjerë dhe pa dyshim kjo mund të përcjelle me disa gjendje jo të mira emocionale”, ka thënë psikologu Yll Ademaj për Teve1.

“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke e trajtuar temën në fjalë dhe është në fazën përfundimtare të analizimit të kësaj çështje, dhe do të bëjë publik mendimin e tij. Do ju mbajmë të informuar për ndonjë risi”, tha Petrit Çollaku, zyrtar komunikim dhe qasje në dokumente publike në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Ndërkaq nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

Ndryshon moti sot në Kosovë

Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje lokale shiu.

Sipas MeteoKosova, era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë me shpejtësi prej 10-41 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 12°C.

Ndërsa, ato maksimale prej 20 deri në 24°C.

ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

Këto zona do të ngelin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të enjten, më 03.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 220/35/10 [kV] Podujeva do të ndërprehet:

 

 

NS 10/0.4kV TS Sibovc i Ulët (Riadi) (kodi: 14000010218) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllave 04kV.

Arsyeja:  Sibovc i Poshtëm.

* * *

 

 

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 35/10kV Prishtina II do të ndërprehet:

LP 10kV J17 Lesna (kodi: 10010006) nga ora 09:00 deri 17:00

 

 

Vendet: rruga Dervish Hima (një pjesë e lagjes Kalabria – banesat e Arabëve)

Arsyeja: Montimin e lidhëseve te kabllove XHE 10(20)kV dhe bartjen e linjave Lesna, Veterniku 2 nga NS PR II 35/10 kV në NS PR 1 110/10(20)kV.

2.

Nga TS 35/10kV Prishtina II do të ndërprehet:

 

 

LP 10kV J09 Exluzivi (Veterniku 2) (kodi: 10010009) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Valoni petroll,  banesat Marigona, Shtypshkronja Rezniqi, Furra Kobake, Merkom Pezho, Panorama, Internation helth center, Lagjja Logreta, Albert Rudari, Bt Luli, Betonjerka Renulual Betoni dhe Auto Sherreti.

Arsyeja: Montimin e lidhëseve te kabllove XHE 10(20)kV dhe bartjen e linjave Lesna, Veterniku 2 nga NS PR II 35/10 kV në NS PR 1 110/10(20)kV.

3.

 

 

Në TS 110/10(20)kV Prishtina 2

Nga dalja 10 kV J27 Blloku I do të ndërprehen TS-at:

TS 10/04kV Blloku i parë  (kodi: 11000002005) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

TS 10/04kV Blloku i parë  (kodi: 11000002111) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

 

 

Vendet: rr.Hakif Mehmet Ersoy dhe rr. Lidhja e Lezhës

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,  vendosja e shtyllave të tensionit të ulët- rr. Ali Hadri.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

 

 

1.

Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

LP 10kV J22 Juniku (kodi: 53000007) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Poberxh, Prilep, Rastavic, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq dhe Gjocaj.

 

 

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga 35/10 kV Gurakovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Onix (kodi: 50052006) prej orës 11:30 deri në ora 14:30

 

 

Vendet: Banjë, Dobrushë, Baicë, Lubovë, Kaliqan, Cerollukë, Orroberdë, Banja e Pejës, Banjë Kom.Ban K/5 Nr.2,si dhe BRRE Onix Solar.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kontrollimi i ndarësit të kthinës J02 në stabilimentin shpërndarës “TS Rina Comerc Banjë.

3.

Nga TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Lumbardhi (kodi: 53000005) prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Lluka e Epërme, Lluke Gecaj, Pozhari, Gllogjan, Shaptej, Lumbardh, Irzniq, Ratishe, Gramaqel dhe Maznik.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrim i shtyllës se thyer.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV  Shpenadia (kodi: 32000023)  nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet:  fshatrat: Caparc, Novak, Serbica e Epërme, Shpenadi, Smaç, Trepetincë dhe Velezhë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar), pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 35/10kV Dragash do të ndërprehet:

LP 10kV J07 Rapqa (kodi: 30036009) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Rapqa e ulet, Rapqa e epërme, Fabrika Meka, Brezne, Krsteci ult, Krsteci nalt, Rrenci,Ferma  TS- Berham Jonuzi,TS- Qendra Petroll,Buqe, Pllavë, TS-Ujsjellsi Brezne

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar), pastrimi i trasesë.

Ferizaj 

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Varoshi (kodi: 40042005) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Varoshi, Gërlica, Komogllava, Rakaj dhe bizniset private

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive,  pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:

LP 10kV J21 “Gadime” (kodi: 41000013) prej orës 09:30 deri në ora 14:30

Vendet: Babushi i Muhaxherëve, Gadime e Ulët, Gadime e Lartë, Vrella dhe  Plitkoviqi.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

3.

Nga TS 35/10 KV Magure do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Fshatrat Magure   (kodi: 41048002) nga ora 10:00 deri në orën 13:00

Vendet: Magure, Medvevc, Dobrajë, Rreze, Blinaje, Qylagë, Poturovc, Torinë, Poturovc, dhe Gllanicë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, rregullimi i transformatorit i cili rrjedh vaj, TS Dobraj e Madhe III (Ajnunët) 41048002038.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

LP 10kV Likovci me (kodi: 74000001)nga ora 10:30 deri 14:30

Vendet: fshatrat: Arbëri e Epërme, Arbëri e Poshtme, Likovcë, Makërmal, Morinë, Plluzhinë, Pozhullë, Murg, Obri e Ulët, Obri e Epërme, Rrezallë, Shtuticë, Ticë, Tushillë dhe një pjesë e Skenderajt.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë dhe kontrollimi i ndarësve dhe linjës – kontrollimi  i transformatorit etj.

2.

Në TS 35/10 kV Shupkovci

Nga dalja 10 kV Sitnica do të ndërprehen Ts-at:

TS 10/04kV Azbesti 1 (kodi: 70000103001) prej orës 11:00 deri në ora 15:30

TS 10/04kV Azbesti 2 (kodi: 70000103004) prej orës 11:00 deri në ora 15:30

Vendet: rr.Kemajl Ataturku dhe Sheshi Adem Jashari.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- rritja e fuqisë të transformatorit nga 630 kVA në 1000 kVA TS Azbesti.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20)kV Gjakova 2 do të ndërprehet:

LP 10kV J30 Ura e Terzive (kodi: 81000004) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Damjan (një pjesë), Fshaj Kushavec, Muhader, Pnish, Rogovë, Smaq dhe Ujëz.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrimi i trasesë.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga  TS 110/35/10kV Rahoveci (H05) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Malisheva (H07) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 09:00  deri në ora 17:00.

Vendet: rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumator), 603 Adem Jashari (1 konsumator), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), Spitali i Qytetit në rrugën 608 Hamdi Berisha, 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Uiliam Uoker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skendërbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku. 612 Uiliam Uoker; fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmiz, Lubizhdë (1 konsumator) dhe Senik (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 557 Bedri Berisha (1 konsumator); fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës, Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë, Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë, Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë, Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë, Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.

Arsyeja: Projekte investive, instalimi i përçuesit ACCC në linjën 35 kV Rahovec – Malishevë si dhe ndërrimi i izolatorëve 35kV.

* * *

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 35/10kV Gjakova I do të ndërprehet:

LP 10kV J14 Beci (kodi: 80080010)  nga ora 10:00 deri 12:00

Vendet: fshatrat: Bec, Janosh, Lugbunar, Rr.Mark Malota, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot dhe Trakaniq.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në Veri, Policia në vendngjarje

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para disa minutash në Zubin Potok.

Dyshohet se bëhet fjalë për një mjet shpërthyes me fuqi të madhe, shkruan “Jepi zë”.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur tek në vend që njihet si “Mokra Gora”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

 

Shpërthim i fuqishëm në Zveçan, Policia jep detaje

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

Ende nuk dihet për dëmet që mund të ketë shkaktuar shpërthimi.

Adrola Dushi publikon foto nga dushi

Modelja shqiptare Adrola Dushi ka arritur të mbajë një prani të fortë në rrjetet sociale, duke u bërë një figurë e njohur dhe e dashur për ndjekësit e saj.

Aktiviteti i saj në platforma si Instagram dhe Facebook është i përhershëm, ku ajo ndan jo vetëm momente nga jeta e saj personale, por edhe përvojat e saj profesionale në botën e modës.

Në postimin e saj më të fundit, Adrola ka shpërndarë një foto që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

E shfaqur në një ambient dushi, ajo ka arritur të krijojë një pamje elegante dhe provokuese, duke e bërë atë një temë të diskutimit në rrjet.

Me një ndriçim të butë dhe një pozë që thekson bukurinë e saj natyrale, Adrola ka arritur të kapë frymën e momentit, duke shfaqur një imazh që është njëkohësisht relaksues dhe tërheqës.

Kjo foto është një shembull i shkëlqyer i mënyrës se si ajo di të luajë me estetikën dhe të krijojë përmbajtje që është e përshtatshme për një audiencë të gjerë. Adrola është e njohur për stilin e saj të veçantë dhe aftësinë për të eksperimentuar me dukje të ndryshme, dhe ky postim është një pasqyrë e kësaj.

Shiko fotot:


ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Befason Adrola Dushi, publikon foto pas dushi

Ish-banorja e Big Brother nuk i lë vend imagjinatës, publikon foto nga dushi

Zhegrova shkëlqeu ndaj Realit, komentatori i TNT SPORT ‘thur elozhe’ për të

Sonte në kuadër të Champions League, Lille ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Real Madridit, në një përballje emocionuese që u zhvillua në Francë. Ndeshja u vendos nga një penallti, të cilën e fitoi ylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili gjithashtu u shpall lojtari i ndeshjes.

LEXO EDHE: 

Zhegrova dhuron ”show” para Viniciusit dhe Real Madridit (VIDEO)

Zhegrova, i cili shkëlqeu gjatë gjithë ndeshjes, arriti të fitojë penalltinë që vendosi rezultatin përfundimtar të takimit. Ai u tregua i palodhur në sulm, duke vënë vazhdimisht në vështirësi mbrojtjen madrilene. Kjo paraqitje e tij nuk kaloi pa u vlerësuar, pasi komentatori i TNT Sports, me plot emocion, deklaroi: “Zhegrova po e bën sonte krenare Kosovën!”, shkruan Gazeta Imazhi.

Me këtë performancë, Zhegrova vazhdon të tregojë formën e tij të shkëlqyer, duke i sjellë fitoren një ekipi si Lille dhe duke qenë një inspirim për gjithë tifozët kosovarë dhe më gjerë. Në fund të ndeshjes, ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, duke përforcuar pozitën e tij si një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit francez.

Kjo fitore kundër gjigantëve të Real Madridit është një sukses i madh për Lille dhe një moment krenarie për të gjithë Kosovën, falë kontributit të pabesueshëm të Edon Zhegrovës.

Zhegrova dhuron ”show” para Viniciusit dhe Real Madridit (VIDEO)