Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë ditës se sot rreth orës 18:20 është vërejtur xhandarmëria serbe në kufirin e Merdares me një Land Rover.
Policia ka bërë të ditur se sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin 4 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 minuta tek hyrja e objektit te pala serbe.
“Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror.Policia e Kosovës kërkon nga autoritetet relevante ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve qe ndërlidhen me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi.
Policia e Kosovës është duke kryer detyrat e saj ligjore në funksion të ruajtjes së qetësisë, stabilitetit dhe menaxhimin profesional të kufijve shtetëror në bazë të mandatit të saj Kushtetues dhe duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhim të integruar kufitar, përderisa mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit dhe do të reagoj me profesionalizëm ndaj çdo akti kundërligjor, kundër kushtetues apo që cenon marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhim kufitar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë pozitë shtetërore e as drejtuese në korporatë vendos se kur të ndalet rryma, e kur jo në Kosovë.
Anipse nuk ka asnjë kompetencë formale ajo i jep urdhër Nagip Krasniqit, ish-Kryeshefit të KEK-ut, që rryma të mos ndalet në ditë të caktuara.
Pas kësaj, ajo ia jep Krasniqit edhe një leksion se si duhet t’i mbaj në kontroll burimet e informacionit, “sidomos ata të ndërrimit të natës”.
“Sot dhe nesër jetike mos të ketë reduktime”, i drejtohet Mihali ish-Kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi në komunikimet që i ka siguruar gazeta Nacionale.
Madje përveç kësaj, ajo ia shton edhe një “fare” në fjali, duke ia bërë të ditur Krasniqit, se për ato ditë të caktuara nuk duhet të ketë fare reduktime.
Pas urdhrit që Mihali ia jep Krasniqit që të mos ketë reduktime, pason një bisedë tjetër; ajo ia jep një leksion se si duhet të kontrollohen sinjalizuesit.
Duke ia dërguar një informacion që kishte dalur nga KEK-u, Mihali i kërkon llogari Krasniqit, se përse po dalin informacione nga Korporata e ky i fundit nuk po i di.
Krasniqi për t’u “shfajësuar” i thotë se “s’duhet të merremi me thashetheme”, derisa Mihali ia kthen me një leksion: “vërtetësia është tjetër gjë, burime të tjera të infos çka ngjan aty në vend të ngjarjes është me rëndësi, të marrim masa, të kesh njerëz që të njoftojnë paralelisht, ata që janë në ndërrim kryesisht natën.”
Blero dhe Afrona, me uljet dhe ngritjet në marrëdhënien e tyre, bënë bujë gjithandej.
Gjithçka nisi me romancë të cilën e kurorëzuan me martesë, e cila do të përfundonte vite më vonë.
Megjithatë raporti mes tyre u komentua sërish pasi Blero i shkoi në podcast Afronës.
Prive me burime 100% të sigurta, ka siguruar këtë fotografi të shkrepur në mes të Cyrihut, ku Blero dhe Afrona shihen duke shijuar momente së bashku, madje në publik.
Pas ndarjes nga bebi, mos vallë ish çifti, Blero e Afrona janë ribashkuar?
Kjo foto nxit dyshime të vërteta. Gjithsesi, neve na mbetet të presim derisa dyshja ta vulosin ‘ribashkimin’ apo ta sqarojnë raportin aktual mes tyre.
Një person ka humbur jetën në fshatin Bellopojë të Istogut, si pasojë e lëndimeve që mori duke punuar nga mjeti bujqësor.
Burimet e Indeksonline pohojnë se personi që humbi jetën tragjikisht është, Astrit Metaj i cili pësoj lëndime gjersa ishte duke bërë sillazh.
Këtë për Indeksonline e konfirmoj edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se pas lëndimeve është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, aty ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
“Në ora 13:30, policia është njoftuar se një person gjersa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime nga një mjet bujqësor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes , i lënduari është dërguar fillimisht në QMF pastaj në Emergjencë të Spitalit Rajonal, në Emergjencë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion”, tha Gashi për IndeksOnline.
Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, ka folur për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari-Lilën.
Rrahmani për Kusari-Lilën thotë se me gjasë është mësuar të informohet nga Lista Serbe ose edhe nga terroristi, Milan Radoiçiq se si të veprojë për Vetëvendosjen.
“Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar Mimoza Kusari, e them kështu sepse nuk ka të drejtë dikush që nuk është i asaj partie të jetë shef, po ajo me gjasë është mësuar të informohet nga Lista Serbe, nga Radoiçiqi për veprimet e tyre”, tha ai në Klan Kosova.
Platforma ‘Signal’ që njihet si më vështirë e përgjueshme, ka qenë forma më e shfrytëzuar për komunikim ndërmjet koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit, dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Kur në Kosovë kishte shpërthyer skandali për përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në dallaveret me rrymë nëpërmjet kompanisë GEN, shqetësimi duket se ishte prezent në figurat e larta të Vetëvendosjes.
Në komunikimet që i ka siguruar Gazeta Nacionale ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, del se Mihali e përcillte me vëmendje secilin raportim për këtë skandal energjetik. Ato ia përcillte ish-kryeshefit të KEK-ut.
Madje, në njërën prej bisedave, Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.
Para këtij raportimi, dorëzohet edhe Nagip Krasniqi i cili e konfirmon se “pak a shumë është i vërtetë”.
Mihali ia ka dërguar Krasniqit linkun e portalit Reporteri, përderisa reagimi i Nagip Krasniqit ishte i menjëhershëm.
“Pak a shumë e vërtetë”, thuhet në përgjigjen e Nagip Krasniqit, në bisedat të cilat i ka siguruar Nacionale.
Ajo që mbrohej me kërshëri nëpër media nga zyrtarët e pushtetit, del se nuk amnistohej edhe në komunikimet private.
Pra, Nagip Krasniqi, në bisedat private, ia konfirmon Dejona Mihalit, se përfshirja e Martin Berishajt në kompaninë GEN dhe përfitimet që kjo kompani ka marrë nga Kosova, janë “pak a shumë të vërteta”.
Bisedat për këtë temë, nuk ndalen.
Pas artikullit të parë, Dejona Mihali ia dërgon Nagip Krasniqit një deklaratë të Ramush Haradinajt, i cili kërkonte llogari nga Albin Kurti për skandalin me rrymë ku ishte i përfshirë Martin Berishaj.
Kjo nuk u përcoll me ndonjë reagim nga Nagip Krasniqi.
Në një tjetër shkëmbim mesazhesh në ‘Signal’, Dejona Mihalit e njofton Nagip Krasniqin për komisionin hetimor, dhe importin e rrymës.
Kombëtarja do të luajë pasditen e sotme sfidën përballë Gjeorgjisë në transfertë, e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në Tbilisi, starton në orën 18:00.
Tashmë dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj sfide. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Gjeorgji – Shqipëri.