div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-844 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gazetari serb: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën

Gazetari Slobodan Georgiev deklaroi të dielën se kur është fjala për Kosovën, serbët duhet të përballen me të vërtetën.

Ai theksoi se Serbia ka humbur të gjithë autoritetin atje, se marrëveshja është arritur në masë të madhe dhe se Serbia në fakt tashmë e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Mendoj se nuk ekziston më asnjë ndërtesë, ndoshta vetëm universiteti në Mitrovicë ku ndodhet stema e Serbisë në Kosovë. Pra, kjo çështje ka përfunduar dhe ne nuk e dimë se çfarë do të diskutojnë më pas”, tha Georgiev, raporton Danas.

Ai beson se marrëveshja për Kosovën tashmë është arritur në Ohër vitin e kaluar dhe shton se e vetmja gjë që nuk e ka të qartë është se pse përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së thonë se duhet ende të punohet në të.

“Marrëveshja është arritur, siç e shohim po zbatohet”. Kosova arriti administrimin e plotë mbi të gjithë territorin e veriut. Dhe kaq”, theksoi Georgiev.

Mundësitë si për dialog ashtu edhe për konferencë ndërkombëtare janë shterur, tha ai.

“Unë supozoj se një dialog i ri mund të jetë për atë se si Serbia duhet ta njohë apo jo Kosovën, gjë që në fakt e ka bërë tashmë,” është i bindur Georgiev.

Për të çdo konflikt, edhe ai i ngrirë në Kosovë, përfundoi me ngjarjet në Banjskë.

“Kaq ishte, ata pushtuan, nuk bënë atë që donin, Vuçiq e ngriti ushtrinë, Blinken e thirri, Vuçiq e tërhoqi ushtrinë dhe çështja mbaroi”, shpjegoi Georgiev.

Georgiev nuk ka as dilemë për Kosovën apo BE-në, sepse integrimi është ndalur, dhe sipas tij serbët në Serbi janë viktima të mungesës së politikës së zgjerimit.

“Ne e kishim më parë atë dilemë dhe kapitullin 35, çfarë do të bëjmë me të dhe si do ta bëjmë? Është krejtësisht e tepërt. Nuk ka integrim në BE. Nuk ka të bëjë me Serbinë, por në një masë të madhe me BE-në. Evropa nuk di çfarë të bëjë me vetveten”, tha Georgiev.

Ai mendon se nuk do të ndodhë që Kosova të marrë ulëse në Kombet e Bashkuara, por vëren se Serbia as që pyet për këtë.

“Në Këshillin e Sigurimit, në mesin e anëtarëve të përhershëm, kemi së paku tri shtete që janë sponsorë të pavarësisë së Kosovës, kështu që nëse Kosova duhet të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara, kjo është një pyetje për ta, ata duhet ta zgjidhin atë”, shpjegoi Georgiev.

I pyetur për formimin e Asociacionit, Georgiev theksoi se as drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, nuk e përmend më.

Sipas mendimit të tij, çështja e AKS-së “është shpallur dhe pikërisht atëherë kur plani për të bërë diçka në veri të Kosovës dështoi për shkak të ndërhyrjes së Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, dhe që atëherë ajo histori është zhdukur”.

“Prandaj nuk ka as dinarë, as tabela serbe, as targa, as letërnjoftime, as patentë shoferi. Kurti ka vendosur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e veriut dhe tani me këtë po shkon në zgjedhje të reja”, ka saktësuar Georgiev.

Ai nuk e sheh mundësinë e mbajtjes së referendumit për Kosovën dhe beson se nuk do të ndodhë kurrë.

Kjo është e dashura e Ardian Bujupit

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka mbajtur në fshehtësi detajet e jetës së tij private për një periudhë të gjatë, përfshirë faktin se është i martuar.

Pas një kohe të gjatë në të cilën bashkëshortja e tij, Fjolla, ka mbetur një mister për publikun, Ardiani ka vendosur të zbulojë më në fund identitetin e saj.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Ardian Bujupi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të bashkëshortes së tij, duke e bërë atë të njohur për herë të parë.

Fotografia tregon Fjollën në një moment të bukur dhe natyral, dhe është e qartë që ajo është një bukuroshe e vërtetë.

Ky postim ka shkaktuar shumë reagime pozitive nga fansat e këngëtarit, të cilët kanë shprehur përgëzime dhe komplimente për çiftin, përcjell telegrafi.

Ardiani, i njohur për karrierën e tij të suksesshme në muzikë, ka qenë gjithmonë i rezervuar në lidhje me jetën e tij personale, por tani duket se është gati të ndajë më shumë nga momente të veçanta me publikun e tij.

Bashkëshortja e Ardianit, Fjolla, është prezantuar tani si një pjesë e rëndësishme e jetës së tij dhe fansat janë të emocionuar të mësojnë më shumë rreth saj dhe lidhjes së tyre.

Bakaj fiton me nokaut, boksieri shqiptar vazhdon me formë fantastike

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist.

25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Maëuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center.

Bakaj fitoi me nokaut në raundin e katërt duke treguar formën e tij fantastike në sportin e boksit.

Boksieri shqiptar i lindur në Lezhë tani ka 12 meçe të zhvilluar gjatë karrierës dhe të gjitha me fitore.

Aktori i njohur pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Fillimi i sezonës së re të Big Brother Vip Kosova 3 po afrohet.

Këtë e ka konfirmuar së fundmi edhe faqja zyrtare e BBVK.

E natyrisht, si show televiziv në Kosovë është shumë i përfolur, bashkë me të edhe emrat që po aludohet lartë e poshtë se mund të jenë banorë të tij në sezonin e ardhshëm.

Mirëpo kush pretendohet të jetë pjesë e tij?

Lajmi.net ekskluzivisht nga burime të sigurta ka arritur të konfirmojë se sërish pjesë e sezonit të ardhshëm do të jetë një emër tejet i përfolur që vie nga Shqipëria. Pra, banorin e parë të edicionit.

Personi në fjalë është aktori e këngëtari i njohur, Bes Kallaku.

Kallaku sidomos gjatë këtij viti ka qenë jashtë mase temë e mediave rozë për jetën e tij private.

Ai përveç projekteve të reja, u komentua shumë edhe për ndarjen më këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Por kjo nuk është risia e vetme e këtij BBVK. Veçanti tjetër e këtij sezoni do të jetë një tjetër emër i përfolur.

Olsa Muhameti, e njohur shumë për programin e “Përputhen“ në Shqipëri që theu kufinj të shikueshmërisë, vie këtë radhë në Kosovë si producente ekzekutive e sezonit të ardhshëm të Big-ut.

Po ashtu, po qarkullojnë lajme se emra të tjerë të njohur si Adnan Blaku, Diona Fona, Mevlan Shaba, Kaltrina Selimi, Miran Ramadani e të tjera fytyra të njohur të botës së showbizit mund t’i bashkohen edicionit, por që deri më tani asgjë e konfirmuar.

Kjo mbetet të shihet tutje./Lajmi.net/

Erjola Doçi merr propozimin për martesë, ja përgjigja e saj

Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell” sot në Top Channel, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, ku si qëllim ka njerëzit e thjeshtë por me ëndrra të mëdha e histori frymëzuese apo komike.

Një nga konkurrentët, Aldo pas imitimeve që bëri në studio dhe komenteve që mori, në fund nxori unazën duke bërë një gjest tepër romantik. Sipas tij, propozimi për Erjolën vinte nga një shok por që e kishte të pamundur të dilte në ekran.

Ndiqni videon për më tepër duke klikuar KËTU!!

Pacolli: Me Qeverisjen e Albin Kurtit, çdo e keqe që nuk është dashtë me ndodhë, ka ndodhur

Behgjet Pacolli nga AKR-ja ka folur për sesionin e ri të Kuvendit të Kosovës, atë vjeshtor-dimor, ku në përgjithësi e quan si të dështuar.

Pacolli ka folur edhe për punën e Qeverisë Kurti në këto katër vite.

Sipas tij, çdo gjë që është dashtë me ndodhë, nuk ka ndodhur.

“Nëse mundemi me një fjalë me i përmbledhë të gjitha, Kuvendi ka dështuar, edhe pse ndoshta ka qenë më identiteti më efektiv i këtij legjislacioni.

Çdo gjë që ka ndodhur në këto katër vite i kisha etiketuar me një: Nuk ka, por ka. Do të thotë çdo gjë që është dashtë me ndodhë, nuk ka ndodhur, por çdo gjë e keqe është dashtë mos me ndodhë, ka ndodhur”, tha Pacolli për GazetaBlic.

Vulin: S’duhet të hyjmë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë që Serbia është në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por kjo “duhet të ndryshojë” nëse i kërkohet njohja e Kosovës.

“Nëse përballemi gjatë rrugës me njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, obligimin për të pranuar martesat e gjinisë së njëjtë apo përfshirjen në konfliktin me Rusinë dhe Kinën, ne nuk duhet të shkojmë në atë rrugë”, ka thënë ai për “Vecernje Novosti”.

Ai ka theksuar se deri atëherë duhet që Serbia të vazhdojë “forcimin”.

Martesa e vajzës së Lutës, Mozziku e “kall” atmosferen, kërcen valle

Është martuar vajza e vogël e politikanit Lutfi Hazirit, Kënga.

Video të shumta janë publikuar në rrjetet sociale nga studioja që e ka incizuar dasmën.

Në këto video shihet atmosfera e krijuar e disa momente shumë të veçanta të Lutës me të bijën.

E nuk ka munguar as reperi Mozzik, dhëndri i ri i familjes Haziri, i cili shihet duke kërcyer valle e duke ia qit ‘’flakën’’ atmosferës, shkruan IndeksOnline.

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu

Shqipe Hysenaj shpërthen në lot, ja çfarë e emocionoi aq shumë

Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell” sot në Top Channel, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, ku si qëllim ka njerëzit e thjeshtë por me ëndrra të mëdha e histori frymëzuese apo komike.

Një nga pjesëmarrëset, Kajmelina nga Elbasani tregoi historinë me djalin e saj i cili i përket spektrit autik.

Kajmelina e solli këtë histori në ekran për të frymëzuar nënat që kanë fëmijë me aftësi të veçanta, dhe që ta shohin autizmin tek fëmijët si mrekulli.

Shqipe Hysenaj nuk u përmbajt në fund të historisë duke mos fshehur dot lotët, momente mjaft emocionuse.

Për më tepër ndiqni videon duke klikuar KËTU, nga minuta 28’ deri në minuten 31të.

Çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të jenë të larta

Produktet e konsumit kanë shënuar sërish rritje. Qytetarët po ankohen për çmime të larta e Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet janë rritur për 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të këtij viti.

Çmimet e produkteve të ndryshme ushqimorë në Kosovë, vazhdojnë të jenë të larta, madje edhe të pa përballueshme. Kështu thonë për RTK, qytetarët.

Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se çmimet e konsumit kanë shënuar rritje prej 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të vitit 2023.

Kjo kryesisht sipas ASK-së, është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të pemëve, biletave të avionëve, lëndëve djegëse të ngurta, ujit mineral, bukës, drithërave dhe disa produkteve te tjera ushqimore.

Video këtu